Edi Rama merr sot në dorëzim zyrat dhe dosjet. Kryeministria fshin serverët

13 Shtator 2013, 09:15Politika TEMA

Sot pritet që stafit të kabinetit të Edi Ramës t’i dorëzohen të protokolluara të gjitha dosjet e qeverisë “Berisha”.

Por mësohet se kompjuterët e serverët e kryeministrisë, që kanë qenë në përdorim gjatë këtyre viteve, i janë nënshtruar riformatimit.

Gjatë këtyre dy ditëve, burime të besueshme nga kryeministria, kanë bërë me dije për gazetën Shqip se të gjithë punonjësit janë urdhëruar që të riformatojnë kompjuterët dhe serverët e tyre. Por sa u përket materialeve që përmbanin këto kompjuterë “nuk e dimë a janë ruajtur apo jo këto materiale”, thanë burime nga kryeministria.

Kjo është hera e dytë që serverët dhe kompjuterët e kryeministrisë riformatohen.

Hera e parë u regjistrua në vitin 2011, ku ish drejtori i IT, Armando Kasa, u akuzua se fshiu nga serveri i kryeministrisë  pamjet e protestës së dhunshme të 21 janarit.

Por pas procesit gjyqësor, Kasa u shpall i pafajshëm nga gjykata./A.XH

26 komente në “Edi Rama merr sot në dorëzim zyrat dhe dosjet. Kryeministria fshin serverët”

  1. Ina says:

    Urime Edit dhe shpresojme shume tek ai, ndonese ka shume toke te djegur e shkopinj nen rrota. Gjithsesi kam besim ne vullnetin dhe inteligjencen e Edi Rames. Eshte i vetmi politikan qe me ngjall besim e kuriozitet kur e ndjek. Forca Edi se jemi te gjithe me ty!

  2. Baro Liçaj says:

    Nje pyetje : A DUHET VENE PERPARA PERGJEGJSISE PERSONAT URDHERUES TE FSHIRJES SE KETYRE SERVERAVE ,PASI KETA NUK JANE KOMPJUTERA TE QYTETAREVE TE THJESHTE,POR JANE SHTETERORE ! DREJTESIA DUHET TE VEPOROJE !

  3. Bla Bla Bla says:

    se gjoja thone se riformatimi i zhduk perfundimisht gjurmet e lena, por…

    1. Ai Burri says:

      Nuk eshte aty puna, a i nxjerrin dot apo jo.
      Ketu eshte mentaliteti i lopcarit alpin, qe zyrat e shtetit i konsideron te tijat. Pse per cfare paguhen me leket tona ata, per ti fshire e prishur si tu teket? Punojne per shtetin shqiptar e pahuhen nga shteti shqiptar, nuk jane ne kompjuterat e shtepise.

  4. mimo says:

    Urime dhe me kembe te mbare.Shpresojme shume tek kryeministri i ri, me vizion perendimor dhe qytetar.

  5. wwwanticccooeeeennnn says:

    çdo të thotë “RIFORMATIM I SERVERIT”??
    normalisht të dhënat shtetrore nuk mund të shkatërrohen!!puna që është bërë këto 8 vjet është një punë e paguar nga shteti dhe për pasojë e gjitha është pronë e shtetit!!kështu qënuk mund të formatohet ose të zhduket puna e këtyre 8 vjetëve!!
    mund të formatohen sendet private,që normalisht nuk duhet të kenë vënd në orarin e punës shtetrore!
    çdo gjë duhet të kalohet në arkiv!arkivi për këtë punë është!aty mbahen dhe klasifikohen dokumentet sipas rëndësisë!aty vlersohet sa kohë duhet ruajtur dhe sa kohë duhet të mos hapet për publikun e gjërë!!
    prandaj dhe një herë:
    -çdo të thotë “RIFORMATIM I SERVERIT”??

    1. feniks says:

      Riformatimi qe u eshte bere kompjuterave te KRYEMINISTRISE eshte KRIM SHTETEROR!!!
      Te dhenat,qe kane patur kompjuterat kane qene te percaktuara ne ligje ,udhezime dhe rregulloren e brendeshme te institucionit!!!
      Personat pergjegjes per ADMINISTRIMIN e tyre duhet te japin LLOGARI per kete KRIM!!!
      Te zhdukesh te dhenat nga kompjuterat eshte njelloj si te DJEGESH DOKUMENTET NGA ARKIVA E KRIEMINISTRISE!!!
      Te ballafaqohet ky veprim me RREGULLORET E PERCAKTUARA DHE TE COHEN PERSONAT PERGJEGJES PARA DREJTESISE!!!
      DUHET AUDITIM NDERKOMBETAR!!!
      REGJIMI KRIMINAL I SALI BERISHES E KA LENE SHTETIN NJELLOJ SIC E LENE TE GJITHE PUSHTUESIT NDER SHEKUJ!!!
      KY BANDIT DUHET TE COHET NE BURG!!!

      1. wwwanticccooeeeennnn says:

        feniks
        duke u mbështetur në përvojën me titujt e artikujve,bëra pyetjen:
        “çdo të thotë “RIFORMATIM I SERVERIT”??”
        po të jetë e vërtet se tërë puna e këtyre 8 viteve është fshirë,atëherë të gjithë urdhërdhënësit dhe urdhërzbatuesit duhet të përfundojnë në gjyq!kanë qënë si kanë qënë momentet e dhënjes së urdhërit apo ato të zbatimit të gjithë duhe të dënohen dhe në të njëjtën kohë të dëmshpërblejnë tërë atë punë që kanë shkatërruar!!
        unë nuk e di sa e vërtetë o sa e saktë është kjo “fshirje serverash”,prandaj po pres të shoh reagimin e qeverisë së re!!
        qeveri që deri tashti po tregohet shumë teatrale!!shumë mëndje lehtë!fjalë ngrohtë por pa bukë ose e thënë treshë me dorë në qafë e gisht në ythë!
        dy janë mundësitë:
        -titull sensacional për të tërhequr diskutime,nuk ka ndodhur rralllë
        -sabotimi i fundit që sali berisha mund ti bënte shtetit shqiptar!
        përfundimi:
        -titulli sensacional do të harrohet pas dy ditësh,me sot bëhen tre,rregulla e tre ditëshit!!
        -duhet të kemi reagimin e drejtësisë(prokurorisë)shqiptare!(ka mundësi të mos ndodhë,sepse rama nuk do ti japë shkak saliut për tu bërë martir!boll varrosi një “dëshmor”dje në varrezat e dëshmorëve të kombit)!

  6. titi says:

    fshirja e memories institucionale eshte krim shteteror. ajo eshte pjese e arkives dhe eshte pasuri kombetare. urdheruesit dhe ekzekutoret duhet te shkojne para drejtesise. edhe pushtuesit kur u larguan nga shqiperia nuk e kane bere nje veprim te tille.

  7. lia says:

    Ka programe qe e kthejne cdo matrial qe hiqet me formatim
    Cdo gje qe shkruhet ne nje memorie mbetet aty

    1. wwwanticccooeeeennnn says:

      të fundit janë deri në 13 formatime!ndoshta më pas do të mund të rikëthehen dhe më tepër,por sot për sot pas 13 fshirjesh nuk e kthen dot!

  8. lili says:

    e keshtu neser per historine,qeveria e berishes do mbetet asgje!
    :PS:Po deshten,ministrat e ri kane mundesi me lexuar prape serverat:te pyesin CIAne!

  9. Ekonomisti says:

    E ne qofte e vertete kjo, kuptohet se cfare palco na ka drejtuar per 8 vjet dhe cfare idioti eshte. Sot kur ne arkivat e shtetit gjenden edhe dokumenta te viteve te para te pushtetit apo dhe me heret, z. Idiot (kafsha Sali) zhduk cdo gjurme nga severat. mendoj se duhet te pergjigjen si urdheruesit dhe ata qe e kane kryer kete veprim.

  10. KRENARE DHE SHQIPTARE says:

    Bashkekombas nuk e kuptoj kete riformatim te serverit por nji gje eshte e vertet se mund te nxjeresh cdo informacio te fshire ne kompjuter po te paguash, edhe regjistrimet e kamerave te kryeministrise ne 21 janar pa pyetja eshte
    Sa eshte I dedikuar kryeministri Z Edi Rama se me fjalimin e mbajtur ne kuvend mu duk sikur edhe Z Toni Blere ta kish shkruar sbehej me mire u ndjeva krenare qe po jetoje ne kete kohe te shoh ndryshime, neqofte se ndodhin sepse jemi lodh me zhgenjime
    SHQIPERIA do te behet vetem se duhet vullnet e durim
    RROFTE SHQIPERIA RROFSHIN SHQIPETARET

    1. wwwanticccooeeeennnn says:

      “sepse jemi lodh me zhgenjime”
      të shpersojmë që të mos jetë zhgënjimi i radhës?!
      këtë deshe të thoshe???
      deri tashti po!!
      nga rilindje na u bë lirindje!!
      nga përjashtimi(vetikja) i metës si hajdut në sjelljen në krye të kuvëndit!
      etj etj

  11. alban4eva says:

    normale, krimbi S-halè ka fshire gjurmet e kromeve dhe vjedhjeve qe ka bere..!! te shohim cfare do beje qeveria Rama, a do ta zbatoje ndeshkueshmerine??

  12. kill 'em all says:

    shkrimi len shume per te deshiruar “riformatuar” te pakten tekenikisht i bie qe fillimisht i kane format-uar (fshire)dhe pastaj i kane re-format-uar (rifshire).
    pastaj serverat!!!?? fjale e madhe por une dyshoi shume te kete pas ndonje ne pune atje…

  13. Alban Dega says:

    ALBAN DEGA AZEM TI JE GJALLE …. !!!! – Nga Alban Dega, Nju Jork Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari! Azem ti je gjalle ,e shte titulli i saj . Azem ti je gjalle ! Por une te desha te vdekur. Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua! Vdekja jote do te ishte ringjallja ime Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit ! Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin! Me nje gure vrisnim dy zogj: 1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se 2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une ! Azem ti je gjalle per se vdekuri! Une jam i vdekur per se gjalli! Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote! Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri ! Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres… Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane… Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty…. Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri! Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor! A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit! E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise! Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore! A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit ! Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe ! Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice! I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete. Azem ti je gjalle per se vdekuri! Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor! Azem ti je gjalle per se vdekuri … Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oooiiiiii! te karrikes sime… Jo nje por tre here.

  14. Qeveri e "dyshimte" says:

    -Ky eshte nje akt “KRIMINAL” per te zhdukur cdo veprim te qeveris se inkriminuar ne vrasjet dhe korrupsionin.
    -Kudo ne bote “xhirimet” nuk fshihen, bile dhe ato te “supermarketeve”, pasi regjistrimet mbeten dhe perdoren sa here ta kerkon nevoja, pra Krimineli Sali Bisha i fsheh popullit shume te verteta te pazbardhura.

  15. rb says:

    Mire Alban Dega, mire! Me pelqeve. N
    Ne çuditemi me fshirjen e memorjes. Mbase me mire. Te mos molepseshin te rinjt me ato dokumente qe e katandisen vendin tone ne Kandahar. Sa per kujtesen e arkiven, Saliu nuk ka çare koke per ligje e kushtetute e jo te merakoset per serverat e fshire. Deri sekonden e fundit la litarin jashte si Tersi i Pojanit. E ne merremi me te tani, pra me litarin.
    Mosndeshkueshmeria duhet te zhduket. Ju e pate si iku nga Parlamenti sa filloi Edi te cikat pak nga menyra e qeverisjes se tij. po pse ç’ kerkon ky zoteri ti themi : “bravo te qofte” qe e bere vendin nje varr e burg masiv? Jo! Ai duet te pergjigjet. Ka shume per te thene e per te mbajtur pergjegjesi…

  16. JOZEFINKA TOPALLOVIÇI says:

    AVIZIM PER BANORET E RINJ TE GODINAVE QEVERITARE
    Veprimi i pare i stafit te Edi Rames duhet te jete zmontimi nga te gjithe serverat dhe kompjuteret i hard-disqeve duke i zevendesuar ato me HD te rinj, duke i klasifikuar e numeruar ne nje data-base per nje perdorim te ardheshem.
    Kostoja e ketyre kembimeve eshte e vogel si vlere monetare por eshte e çmuar ne vleren e tyre investiguese per zbardhjen e gjithe krimeve te Berishes e ko.
    Ky zevendesim eshte i rendesishem edhe teknikisht, sepse ne HD-te e lena mund te kete brenda edhe mikro-programe te ashtuquajturit “Trojan horse” qe krijone mundesine te kontrollohen nga jashte nga kriminelet e Sali Rame Shiqere Berishes.
    Mos u genjeni nga “molle-sheqerkat” e helmuara qe ju lane. Kujtoni historine e Helenes se Trojes…

  17. river says:

    Nje verejtje e vogel per JOZEFINKA TOPALLOVIÇI .
    Kur flitet per HDD te serverave duhet te kesh parasysh qe nuk jane HDD normale , por te klasifikuar si ” business critical HDD ” mundesisht ne Raid Array.
    Per HDD egzistues harroje se do te gjesh te dhena . Nuk mendoj te kene qene kaq budallenj sa te kene lene HDD egzistues ne menyre qe te aplikohet mbi ta ” data recovery process”

  18. elinor says:

    Ky eshte KULMI! Nqs Ed Roma nuk ben dicka ne lidhje me kete, heren tjeter qe vi ne Shqiperi, do ta rrah me shputa…megjithse eshte pak gjatoje legeni!!

  19. Andrea says:

    Hard-disqet rikthehen, pra zbulohet gjithcka e fshire. Kerkohet durim dhe mencuri. Kujtoni sic u zbulua filmi i Dritanos, mendoi se fshehu koken, por e pesoi si struci. Keshtu e pesuan edhe salinjte, ky eshte fundi i te paudheve te rradhes. Nuk kane ku t’i fshehin paudhesite e tyre, ligesite e tyre, krimet e tyre. Gjithmon krimet kerkojne t’i fshehin me krim. Edhe formatimi i hard-disqeve perben nje krim shteteror.
    Ndeshkimi nuk duhet te vonoje!

  20. elinor says:

    Andrea, disku i Priftit nuk ishte disk por memorje flash. Eshte shume e lehte te rikuperohen ato lloj memoriesh. HDD e kryeministerise jane bashkime i shume disqeve se bashku. Nga menyra se si funksionon RAID, nqs i shkeput disqet nga lidhja (array), asgje nuk mundet te rikuperohet me. Aq me teper qe une jam i bindur qe disqet kyce, ata qe mbajne informacionin e lidhjes 2+1 jane nderruar me disqe te tjere. Ne kete situate, as FBI nuk mundet t’i rikuperoje ato data.
    Kam pershtypjen se kjo ka qene paketa e shpetimit te Berishes — bej c’te duash keto 3 muaj dhe fshiji edhe gjurmet se nuk te luan kush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje