Shkrihen një sërë drejtorish në selinë qeveritare. Rama propozon ish-këshilltarin e Topit në Byronë e Hetimit

14 Shtator 2013, 08:41Politika TEMA

Shumë prej punonjësve të administratës aktuale, që punojnë në selinë e kryeministrisë, rrezikojnë vendin e punës për shkak se kreu i ri i ekzekutivit, Edi Rama do të shkrijë një sërë drejtorish në selinë qeveritare.

Artur Metani, me profesion jurist dhe ish-këshilltar i ish-presidentit Alfred Moisiu dhe Bamir Topit, do të drejtojë tre drejtori në një të vetme, apo atë që është paralajmëruar nga Rama si Byroja Kombëtare e Hetimit.

Drejtoritë që do të shkrihen janë ato të: bashkërendimit të strategjive dhe koordinimit të ndihmës së huaj, që është drejtuar nga Valbona Kuko dhe ka në organikë 7 punonjës. Burime pranë kryeministrisë bëjnë të ditur se do të shkrihet edhe drejtoria e kontrollit të brendshëm dhe antikorrupsionit, e cila është drejtuar deri para dorëheqjes nga Ivi Kaso dhe 7 inspektorë. Po kështu do të shkrihet edhe drejtoria e legjislacionit dhe koordinimit, e drejtuar deri para pak ditësh nga Hasan Metuku dhe 3 juristë.

Z.Metani, i cili do të drejtojë një super-drejtori të vetme, por më të zgjeruar pas shkrirjes së këtyre tre departamenteve, është parë para dy ditësh në selinë qeveritare.

Ai është takuar me drejtorin e administratës aktuale të z.Berisha, pikërisht me z.Arben Shkodrani.

Burime pranë Metanit thanë për “GSH” se ai është njohur me propozimin konkret të Ramës, por nuk i ka dhënë atij një përgjigje përfundimtare nëse e pranon ose jo “ofertën” e re.

13 komente në “Shkrihen një sërë drejtorish në selinë qeveritare. Rama propozon ish-këshilltarin e Topit në Byronë e Hetimit”

  1. Oberazioni Vzheza says:

    Dhe po s’ja doli dot mund te kerkoje ndihme dhe ke mjeshtrat e furnaltave, se atyre po te vije fjala per shkrirje s’ja kalon njeri… Pas shkrirjes te porosise dhe disa “fshesaxhinj me pervoje” qe t’ja zbardhe faqen administrates. Tja beje naaaa t’ja beje! Te shikoni pastaj po nuk i thane:

    “U kry bac…upsss, u kry plako!”

  2. aqif says:

    Pushka Top, nipit te Kolekes beje dhe me Klon Shqyerine prape dhe vari prej gjuhe kundershtaret si ne 1945.

    1. DREAM says:

      Aqif ,kam frike se ky nuk do jete vertet si Koleka .
      Jo se po te jete sa gjysma e tij ,gezohu dhe ti i marre se po te heq litarin nga fyti .Jo vetem ty por dhe pasardhesve te tu .Rrogat e militanteve qe frynin organikat shteterore jane borxhe qe do laj dhe sternipi yt ,pervec faktit se po legalizojne fotoksinen .E vetmja gje qe beri ky shtet vampiresh !

    2. hasan says:

      A mor Aqif!Po le te jete sa gjysma e Kolekes ai qe ta mare ate Salen e ta fuse ne banje.Po ose jeni qorra qe ju ka zene syte zullumi ose jeni budallenj e jetoni ne Shqiperine e lumtur qe ekziston vetem ne trurin e doktorit te vdekjes.

  3. tol fracezi it says:

    O qife po qe si koleka do ta pi dollin me fund per edvinin ,po sma do mendja

    1. shkodra says:

      bravo ..! me pelqen komenti juaj

  4. Vetem Spiro Kolekes ‘ nuk iu degjua zeri ,tere jeten e tij!

    1. Hut ab says:

      Ishte vertet nje nga ekspertet me pervoje qe nuk fliste shume, se atij i fliste vete puna. Me sa kam degjuar nga te gjithe anetaret e byrose politike nuk besoj te kete patur njeri me te zellshem, me te perpikte, e me te apasionuar ne detyre. Si shume i kujdesshem qe ishte nuk u perzje ne punet e te tjereve. Kishte shenja tipike te nje individualisti. Njerezit qe e kane njohur nga afer i vleresonin mbi te gjitha ndershmerine dhe kane patur respekt te vecante per te. Hut ab!

  5. Nuk iu degjua zeri po iu pane veprat si kotecet me nje dhome e guzhine dhe parafabrikatet qe te merrej fryma qe te githa jane vepra te Kolekes.Kur po projektohej unaza e pare ,Koleka sugjeroi qe te therritej edhe inginer Gjadri dhe ai erdhi pasi e lajmeruan,por pasi degjoi se diskutonin ta benin 7 apo 8 metra u ngrit te shkoje.Koleka i tha pse po iken ne nuk kemi mbaruar.Ndersa Gjadri i mencur iu pergjegj.Ne kohen kur ne Tirane kalonte ndonje karroce me kal dhe nje makine ne dy ore Mbreti Zog urdheroi qe bulevardi qe kemi edhe sot te behej 30 metra i gjere,ndersa ju diskutoni 7 apo 8 metra nje unaze qe neser do te jete e bombarduar nga autumjetet.

  6. Ah se desh harrova.Flitej ne gjithe Tironen se ne nje mbledhje te byrose politike ku Enferri ulej si gjithmone ne krye i takoi Kolekes qe te ulej perballe tij.Se cfare tha dicka qe Enferrit nuk i pelqeu dhe ai kapi tufen e celsave qe kishte perpara dhe i gjuajti dret e ne fytyre.Koleka nuk levizi fare se e dinte se po te levizte me siguri do te denohej ,po per fatin e tij te mire goditja qe e gabuar sepse doli bosh.

  7. ramizi says:

    Shume interesante fantazia jote ketu o tongerllik tirone! Se nuk ma merr mendja se e ke nga eksperienca jote me Enverin.

  8. Nuk osht fantazi o Ramiz.Ti ke qene prazent ne ate mladhje.Po qe se tekan rrjedh trute ose je tu fol ka bota tjeter osht tjeter gjo.

  9. tomori i beratit says:

    O tangerllekun deri ne renje o i biri i tangerllekes o koqe kanari.Po na hiqesh si tirons o kelysh i sales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje