Mark Marku: Bojkoti i demokratëve, kundër Bashës, jo Ramës. Berisha vetëm këtë opozitë di të bëjë

13 Shtator 2013, 15:44Politika TEMA

Ish-deputeti demokrat, Marku Marku, shprehet se bojkoti i fjalimit të Ramës nga ana e demokratëve më shumë ishte një bojkot ndaj Bashës, se sa ndaj kryeministrit të ri. Sipas Markut, kjo tregoi se kush e udhëheq realisht PD-në.

Në të vërtetë, bojkoti i Parlamentit ishte më shumë një sinjal i Berishës ndaj kryetarit të sapozgjedhur Basha, sesa ndaj Kryeministrit të sapogjedhur Rama. Me këtë akt Sali Berisha tregoi jo vetëm se kush ishte lideri i vërtetë i PD-së, por edhe se cila do të jetë natyra e ardhshme opozitare e PD-së. Dhe mënyra e të bërit opozitë duket se do të jetë krejt e kundërt nga ajo që pati deklaruar pak ditë më parë Lulzim Basha teksa deklaroi për shtypin se PD-ja do të ishte një forcë që do të bënte një opozitë të fortë, alternative, të mbështetur në fakte dhe argumente. Berisha bëri krejt të kundërtën”, shprehet Marku në një analizë për “Panoramën”.

Sipas tij, kjo lloj opozite është e vetmja që Berisha di të bëjë.

Më saktë bëri të vetmen opozitë që di të bëjë ai. Në rrethana të tjera politike ajo lloj opozite legjitimohej nga mënyra se si socialistët kishin ardhur në pushtet dhe nga mënyra se si ata e ushtronin pushtetin. Në kushtet e sotme ajo lloj opozite është tërësisht anakronike. Maxhoranca e sotshme ka ardhur në pushtet me zgjedhje të organizuara nga PD, zgjedhjet janë deklaruar të lira, Berisha u shfaq në fushatë si figura kryesore që do t’i çonte demokratët drejt mandatit të tretë, i bëri vetë listat, strategjitë zgjedhore, gjithçka. Maxhoranca e sotshme është aty si maxhorancë absolute sepse votuesit shqiptarë votuan masivisht kundër Sali Berishës”, vijon Marku.

Ai e mbyll duke thënë se PD ose duhet të vazhdojë me Berishën deri sa të shkrihet, ose duhet të shkëputet prej tij dhe të shndërrohet në një forcë të re:

Kjo parti ka dy rrugë: ose të vazhdojë simbiozën me liderin e vet historik dhe ta mbyllë bashkë me të ciklin e vet politik, ose të shkëputet prej tij, të shndërrohet në një forcë të re, me një lider të ri, me elitë politike të re drejtuese me mentalitet të ri. Kështu PD mund të ketë vazhdimësi. Por, që ta sigurojë këtë vazhdimësi, nevojitet që lideri i ri ta marrë vërtet në dorë partinë, të ushtrojë përgjegjësinë e tij, të ndërtojë ekipin e tij, politikat e tij. Shkurt, PD-ja ka nevojë për atë këshillën që një qytetar gjirokastrit i dha pronarit të shtëpisë publike të qytetit teksa e pa ta lyente atë për ta bërë më atraktive: “Në do të mbash klientelën, ndërro prostitutat, – i tha gjirokastriti, – mos i ndërro bojën shtëpisë”.

20 komente në “Mark Marku: Bojkoti i demokratëve, kundër Bashës, jo Ramës. Berisha vetëm këtë opozitë di të bëjë”

  1. cub dragobie says:

    krahsim shume i bukur dhe shume domethenes/

    1. Skypion says:

      Njerez si Mark Marku kane kaq shume akses ne debatin publik edhe per shkak te nje perkatesie te caktuar.Per te gjithe te pavemendshmit apo te painteresuarit, Mark Marku,eshte perfaqesuesi tipik i intelektualit katolikocentrist,qe te keqen e madhe te shqiptareve e shohin te turqia,islami,myslimanet e gjithe cka te beje me to.Aq e vertete eshte kjo,sa edhe ne debatet per ceshtjet qe nuk kane te bejne fare me cka permenda me lart,prapeseprape, keta tipat si Marku i lidhin me to.Aq te kufizuar jane ne ate katolikocentrizmin e tyre idiot,mesjetar,sa behen qesharake ne skaj. Edhe ne konsideratat politike ndodh e njejta gje me kete berllog intelektual.
      Keta si Marku jane antikomuniste,antisocialiste etj,sepse ,sic dihet,katoliket jane perndjekur egersisht ne diktature.
      Keta si Marku jane,kur ju jepet mundesia, edhe kritike ndaj Berishes,dhe,si zakonisht eshte shume e lehte te veresh aludimet per perkatesine fetare te Berishes.
      Shkurt,keta jane antikomuniste,antimuslimane,dhe,iu duket vetja se te qenit katolike i ben ata vetvetiu europiane!
      Europian Mark Marku,se e ka emrin Mark! Mark Marku prej Mirdite,zones me te prapambetur historikisht,bashke me Malesine e Madhe, te hapesires shqiptare!Sipas logjikes se ketyre idioteve,nqs per nje moment,te na shkallonte Marku, e ta ndrronte emrin nga Mark ne Murat,atehere,automatikisht do te behej anadollak Marku yne! Mund te duket tejet e ekzagjeruar,por,logjika e ketyre gjytrymeve ketu te shpije.
      Eshte e vertete se kleri katolik,intelektualet katolike por edhe komuniteti katolik,gjate komunizmit u perndoq e masakrua me shume nga te gjithe,per shkak se nuk bene asnje kompromis si, bie fjala, orthodokset dhe muslimanet, me shtetin komunist,por kjo nuk duhet te sherbeje si argument per te mbajtur me hater,tipa si Mark Marku ,qe jane te krimbur ne paragjykime mesjetare.

      1. daja says:

        Skypion,ti qenke nje rrot k… qe ta ka zili edhe vete Sala.

      2. Ramy says:

        skypion ti qeke tamon trup pa shpatulla dell fare,tipa si ty i duhen lulit te bashkise..

      3. klara says:

        PSE JU DHEME KUR JU THON TE VERTETNNE SY, MARK MARKU APO KUSHDO QOFTE KY NJERI E KE SHUME DREJTE ATE QE FLETE E SA PER ZONENEN NGA AI VJEN ESHTE E VETMJA ZONE QE I FURI PUSHKEN SISTEMIT KOMUNISTE

  2. Artan Hoxha says:

    O Zoti Marku mire e ke ti po nuk di shume gjera qe ne populli I dime mire.Gjarperit di shtypur koka se atje e ka helmin,ne te kundert ai gjithnje eshte i rezikshem.
    E gjitha kjo kuptohet kesht sali berisha ka bere per kete popull shume gjera te kqija, qe nga krijimi I pd :mori udheheqjen e pd me vrasje dhe metoda sigurimsash, Gerdecin 21 Janarin,renoj ekonomin,shkateroje she shperfytyroje karekterin e shqiptari,krijoj ndasine very jug me paramendin,(mos haro bombardusesit qe dergoj ne jug ne 97 dhe ushtaret)mbolli vetem fare te keqe ne Shqiperi qe nga dorga marka Lazarat,e dhume te kqija te tjera dhe nuk I ka hyre gjemb ne kembe.ka nje filozofi kjo gje ne te kuptuar qe ne si fshat e kuptojme keshtu kurva nuk ka qeder nga fjalet e fshatit ajo vetem bene qejfin e saje,prandaj mos u lodh kote ,hiq ujin qe te ka hyre ne shtepine tende ne Lezhe nga permbytjet dhe ri rehat e vella…lere saliun ne vdekjen e tije natyrale kur nuk ke fuqi me shume….analisti

  3. Nishan nishani says:

    Sipas porosis se atij gjirokastrit duhet qe Sala te ndrroj Zhosefinen, mersilen,etj

  4. feniks says:

    Bravo,MARK MARKU!!
    Ke dhene KRAHASIMIN DHE KESHILLEN ME TE SAKTE E ME TE URTE PER PD-ne:
    “..Shkurt, PD-ja ka nevojë për atë këshillën që një qytetar gjirokastrit i dha pronarit të shtëpisë publike të qytetit teksa e pa ta lyente atë për ta bërë më atraktive:
    – “Në do të mbash klientelën, ndërro prostitutat, – i tha gjirokastriti, – mos i ndërro bojën shtëpisë”.

  5. eksperti says:

    o Mark ata nderruan vetem shtepine – prostitutat politike i kane brenda – ky eshte mallkim per PD.

  6. Ferit Lamaj says:

    Rinovim

    Një pronar plot tru në kokë
    krejt bordelin hedh në tokë,
    ç’i ngre dhomat nga e para,
    mobilime të papara…

    Lart e poshtë bitisën llafet:
    “Ndërro kurvat, jo çarçafët!”

    Ferit Lamaj

  7. Shelegura says:

    bravo mark ata jane prostituta qetegjith p.d.beri dhe shqiperin edashur qe zor se gjen vend ne bote me popull kaq te mbrekullushem prostitute

  8. LORA says:

    Nuk e harroj kurre qe, deri dje, edhe Mark Marku ishte pjese e bordellos brekedhjere qe e kishte programuar ta shpinte Shqiperine me sesben ne humnere.Cfaredo qe te thote ai nuk virgjerohet me,sepse nuk luajti as majen e gishtit,kur e kishte per detyre ne xhepin e taksapaguesit shqiptar, per te shpetuar Atdheun e tij.TUNG.

  9. leon says:

    FENIKS ..SHUME E BUKUR KJO…NUK BEJ ME KOMENT PER KETE HAHAHAHHA

  10. Kendveshtrim tjeter says:

    Fytyra e Bashes,perdoret nga Berisha si maske,per te fshehur postin e Kryetarit te PD-se.
    Basha e ka per here te dyte kete rol,nje here e ka luajtur me KOPIN.
    Do vere mend kur te humb bashkine e Tiranes,ne zgjedhjet lokale.
    Zemerimi popullor,ka vazhduar te jete ne ngjitje,sa kohe Berisha ben detyren e liderit te “maskuar”,duke akuzuar maxhorancen se ka genjyer elektoratin.
    Berisha vazhdon me kokfortesine e tij,duke mos pranuar humbjen,duke dashur te mposhte popullin,po perplas koken e tij per murri.

  11. E Vertete says:

    Deri tani duket disi i “SAKTE dhe I BESUSHEM”.

  12. rb says:

    Nje analize e spikatur e Markut. Jam plotesisht dakort me analizen e lligjiken e tij. Tifozet e semure e militante te kesaj partie fashiste ne Shqiperi do t’ i derdhen si grera Markut, por me kot…
    Ai e dha shume sakr prognozen. Bukur mire Marku. Le te leh kush te doje pas kesaj. Mos e vrit mendjen. E verteta u tha. kjo analize eshte e vetmja qe nga 23 qershori qe nuk ka mbetur PD-ist pa broçkullitur dhe pa asnje lloj pergjegjesie e analize…

  13. TARASI says:

    ORE XHA MARKU,PO EDHE TI E THE KETE FJALE ! E KRAHASOVE PD ME BURDELLO DHE DEPUTETET E SAJ ME KURVA? SA KEQ PER TY QE NUK E PASKERKE KUPTUAR ME PARE!

  14. alim says:

    ore lulash u kukalla e berishes mlidhe mendjen se sa te jete sali berisha ne PD sa per 100 vjete nuk keni perte marre pushtetin sikur me kembe te na shkel rama,kud luftoni ramen me shume ju urrejem dhe as nje here nuk kthejkem mendje qe tu votojem me apo qe hoqem per 20 vjet me berishen,edhe sikur neper bote te ketkonim nje njeri per te shkaterruarr shqiperin nuk do ta kishim gjetur si salu,ky eshte armiku i betuar i shqiperis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje