Ngjela: LSI nuk duhej të ishte në qeveri, mjaftonte Meta si kryetar Kuvendi

13 Shtator 2013, 10:18Politika TEMA

Avokat Spartak Ngjela, në një intervistë për News24, tregohet i ashpër me ish- aleatin e tij, Edi Rama.

Ai thotë se e prishi paktin me Ramën pasi ai kishte turp që të bënte publik postin që kishte menduar t’i caktonte.

Ngjela paralajmëroi se ai është ose me qeverinë, ose kundra saj.

“Unë nuk jam vartës i dikujt, jam partner,” tha Ngjela.

Sipas Ngjelës, politika është shkollë dhe nuk mund të merren njerëz nga fshati dhe të vendosen në qeveri.

Ngjela tha se në kabinet duhej të ishin të paktën tre persona, Pandeli Majko, Ben Blushi dhe Arta Dade.

Ngjela theksoi se puna e qeverisë së re është e vështirë për shkak se Shqipëria është një vend informal.

“Pyetja është nëse kjo qeveri do ketë forcë. Nuk e di, këta janë të majtë,” tha Ngjela.

I pyetur nëse do zgjasë bashkëqeverisja mes Metës dhe Ramës, Ngjela thotë: “Politika dhe miqësia janë ujë dhe vaj, nuk bashkohen. Edhe paraja e miqësia janë ujë e vaj”.

Sipas Ngjelës, nëse Rama nuk e lufton korrupsionin shtetëror, shoqëria do ketë një krizë të madhe.

Ngjela thotë se nuk e di se me kë do e luftojë Rama korrupsionin.

Sipas tij, LSI nuk duhej të ishte në qeveri, por duhej mjaftuar me postin e kryetarit të Kuvendit./ep

45 komente në “Ngjela: LSI nuk duhej të ishte në qeveri, mjaftonte Meta si kryetar Kuvendi”

  1. abc..... says:

    Rama duket se ka rende ne dafina… Ndersa uji ka nisur ti futet nen rrogoz…

    1. enerta says:

      Avokat Ngjela, ka te drejte. Meta eshte simboli me i ndyre i korrupsionit te nje shteti. Nasip Naco Minister Drejtesie nderkohe qe duhet te ish ne burg me aferat qe ka bere ne Ministrine e Ekonomise. Edi Rama eshte nje mendjelehte qe nuk i plas syte te shikoj se cbehet.

      1. Pilo Lala says:

        Kush ju pickoi juve te PD?
        Ilir Meta ka 18 Deputete, dhe po tregon nje sjellje dhe partneritet me nivel profesional dhe burreror.
        Ju nuk mund te hidhni poshte me nje koment te Avokat Ngjeles, Qindra Mijera Shqiptare qe votuan per Meten.

        Sa vota mori Ngjela? Voten e tij , dhe Sekretares.
        Ngjela kerkon te qendroje ne qender te vemendjes, sic bejne yjet e Hollivudit kur dalin pa breke, ose bejne ndonje divorc per te kushtuar vemendje.

        1. edmond says:

          sa ironike me kete krahasimin qe bere per ata qe kerkojn vemendje duke dale pa breke. lol

        2. jaku says:

          700 mije euro me nji dore me mi dhane i marre me shume vota se Ilir Meta. Meta i bleni votat me parat tona. Duhet me ken hajdut me e mrojt Ilir Meten zotnia Pilo Lala.

        3. neutral says:

          E ke gabim, o Pilo – tha Koz Dynjaja.

        4. GENCI Vlore says:

          si burreror,duke kaluar here me ate here me kte?Pjesa me e perfolur e qeverise berisha ishin lsi,per aferat e tyre ndodhi 21 janari,per ç’moral po flisni perderisa lsi eshte pjese e qeverisjes.

    2. tiger says:

      4 ministri dhe 1 minister shteti ishin te mjaftushem per LSI-ne
      M.Drejtesie duhet te ishte Ngjela

  2. Shqipo says:

    Cpate o Avukat?!

    Nje vend Ministri ta ofroi edhe pse me 3.000 Vota rang kombetar.

    LSI eshte cesht mori 160.000 Vota e ti thua sduhet te kishte Minister. E kush do kishte sipas teje? Ti me 3.000 vota? Ta ofroi Ministrin, pse se pranove? Pse kishe turp? Apo doje ofiq te lart zotrore duke ndejt kembkryq ne zgjedhje. Me gjith respektin qe kam per ju, kete here ja keni futur kot, po kot fare ama.
    E ke ber si ajo shprehja e famshme, “qe shiu duhet te bjeri vetem ne aren time”

    1. PATRIOT says:

      ……LSI eshte c’eshte?!…po ketu qendron gjithe meseleja! Me vota kane marre pushtet,qe nga Hitleri,Ducja…..Milloshevici e sa e sa kriminele ne kete bote! …..

    2. tani says:

      Mos u merzit spartak se nuk je i pari qe pasi i beson si budalla nje hipokriti si edi,shkon e han pastaj,nuk je i paru qe tradhetohet nga edi,kur ai tradhtoi nje popull te tere duke u puthur me shkaktarin e 21 janarit,ti e mbylle gojen sepse te ishte premtuar ministria,tani qe e hengre te vjen per te folur,dhe si per ironi ministrine tende edi ia dha atyre ndaj te cileve ti pranove te heshtje

      1. elinor says:

        Flm Tani, pikerisht kete desha te them edhe une por po pertoja ta shkruaj. Kisha besim tek Ngjela por, qysh kur ai pranoi koalicionin PS-LSI, ngaqe filloi ta shohe karrigen e Ministrit te Drejtesise pak me te afert, e hodha edhe ate ne kosh te plehrave bashke me te tjeret.
        Eshte e kote, pa kaluar nja dy-tre breza qe t’u fashitet pak babezia per pushtet politikuajve shqiptare nuk behet ai vend.

    3. Tti says:

      LESHELIJA nuk do te kishte marr as 4000 vota po te kishte dal e vetem. Edi e mori ne kualicion se likja po te behej me Salen do ti masakronin zgjedhjet. Te gjithe e dime qe koke lopa eshte shume njeri i rrezikshem dhe pa frike mund ta krahasojme me Berishen. PD-ja ne mandatin e pare punoi mire por kur LESHELIJA hyri ne qeveri aty filloi zollumi I madh.

  3. sandri says:

    Shqiperia nuk ka per te ecur asnjehere perpara se secili ben hesapet per
    vehten e tijsi p.sh Ngjela kur thote se LSI mjafton te kete postin e kryetarit Kuvendit ,kjo do te thote qe Ngjela te behej minister drejtesie,ky eshte problemi.

    1. Alb says:

      Pse te mos jete problemi ky? C’jane keto idealizma idiote? Secili ushtar shkon ne luft eper tu bere gjeneral, apo te behen ata qe u varen brekushet?

  4. artani says:

    Degjojeni avokat Ngjelen ore popull se nuk e ka shume keq.
    Personalisht nuk kam ndonje simpati per te por ketu e ka shume drejt kur shtron pyetjen se me ke do luftoj korrupsionin Rama etc?

  5. ardjani says:

    me cilet fshatar e ka ky plakushi, “Stolto!!”

    1. Pilo Lala says:

      Qeveria e “Fshatareve” sapo iku, Ngjeles i ka ngelur ora ne Kromin e Spacit.
      Nuk do ishte keq qe Agron Llakaj ta shikonte njehere edhe tipin e Ngjeles, se ka plot material, eshte aty e aty me Berishen.

  6. Gjermani says:

    Ne Shqiperi kushdo qe meret me politikanetdhe mendon se di shume duhet te jet patjeter ne dhe me pushtet.Po ju kujtoi edhe njehere shprehjen e presidentit qe bashkoi Ameriken pas luftes se viteve 1850 1860 kur shkruante:” gjithmone ka me shume kuaj se tagji”! Cdo njeri atdhetar i drejte dhe i mire e jep kontributin e vete ne pozicionin qe ka .Kush kerkon me shume pothuaj kurr nuk e meriton.Kur te kerkojne je me i vlefshem se kur kerkon dicka.! Urime suksese Edi Rames me qeverine rilindase.

  7. bastardia says:

    ILIR META DHE RILINDJA E DJALLIT

    Pasi Saliu ka ngritur kembet perpjete dhe ASKUSH nuk i merr seriozisht kercenimet e tij lind pyetja: A do te mbijetoje Edi Rama Meshiruesi ne Koalicion me DJALLIN e Saliut Ilir Meta? Sepse 23 qershori tregoi me se miri qe Saliu dhe PD-ja e tij nuk i mbijetoi dot e vetme ketij DJALLI qe ka dale nga Ferri i Korrupsionit albanez i sajuar me kujdes ne skutat e Sigurimit te Shtetit dhe kur Ilir Meta vendosi te beje divorcin me Sali Berishen per t’u martuar me Edi Ramen PD-ja morri te tatepjeten. Tani ky DJALL po kerkon te konsolidohet me nuse te re per te krijuar familjen e ryshfetit te korrupsionit pak a shume si nje ADAM’S FAMILY socialiste. Dhe pragmatisti fjalepake dhe puneshume Ilir Meta ne dallim nga llafollogu artist Edi Rama ka kapur me murafet satanik ministrite qe pjellin LEKA duke i lene Edi Rames dhe Partise Socialite ministrite gelltisin LEKA papushim. Prandaj edhe eshte e natyrshme te behet pyetja:

    A DO TE MBIJETOJE MARTESA E EDI RAMES ME DJALLIN ILIR META?

  8. cub dragobie says:

    e keqa e shqipetarve quhet malokeri, rrenja e te keqes quhet Ilir Meta sa kohe qe ne shqipetaret do shesim votata aq me teper do shtohet krimi, korrupsioni, per ke shtet flasim dhe kushe e drejton ate, thjeshte mafia.kushe drejton ministin e drejtesise,kushe beson se nasip naci do veje drejtesin ne vendin qe i takone.pyesni ndonje nga bertati tju thuaje si u vendosen drejtoret ne rrethin e beratit.drejtori i ujrave ne Uren-Vajgurore nuk ka maruar ase 8-vjecaren.

  9. Ambasadori says:

    jam dakort me Ngjelen per sa ka thene ne intervsite, duhet te punojne tekniceient dhe jo se ke marre X vota, gjithashtu dhe per emrat e majkose dades dhe lbushit duhet te ishin pershire ne qeveri.
    Bravo njegjela si gjithmone ne shenje godet.

  10. aron says:

    Z.Ngjela ka shume te drejte,do luftojme korrupsionin,po cilin dhe nga do filloje! nga meta ,nga 70 mije eurot ,po ska faj kur nuk u fut brenda per vjedhje dhe si shkaktar i demostrates se 21 JANARIT ,ku u vrane 4 kokpalare,tani behet kryetar Kuvendi .!?
    Avokat Ngjela do ishte mire ne

    Epo ate qe te vret mbaje afer!

  11. ervinCT says:

    Po c’te besh 160 mije vota nuk i anashkalon dot…

  12. ivani i madh says:

    Avukati ka thene dicka reale se nuk luftohet korupsioni e hajduteria kur ne pushtet ke grupin e hajduteve dhe te koruptuareve lsi. Dhe populli besoj eshte me mendimin e avukatit se bemat e kesaj bande i ka pare me syte e tij dhe i ka hequr mbi shpatulla.Rama dhe PS do e kete te veshtire se kjo bande do e pengoje se humbet pasurine dhe pronat e vjedhura bashke me klanin mafioz te Berishes.Se te dyja pale hajduteria lsi dhe klani mafioz PD jane perlyr aq keq sa nuk denancojne dot njeri tjeterin per gjene me te vogel se pasaj pelcet qelbi i kesaj kufome te perbashket pd- lsi dhe qelb gjithe vendin me maskaralleqet dhe krimet e tyre ekonomoke ,politike,vrastare e kombetare..

  13. Shkolle Kurvash says:

    Politika eshte shkolle zoti avokat.

    Ashtu eshte, por ashtu sic e di ti me mire se kushdo tjeter, ajo eshte shkolle kurvash. Ajo ka qene, eshte dhe do te mbetet e tille.

    Prandaj dhe ty te lane me gisht ne goje. Thith mire dhe per nja kater vjet

  14. plaku Mere says:

    Avokati duhej te fliste nga zyra e ministrit te drejtesise sot !

  15. Drini says:

    E.Rama i vene perballe nje dileme te madhe,o te mbeshteste udhezimet se S.Berisha duhet te mbrohet me ç’do kusht e te mos preket ,o te lere vendin e kr/ministrit e vendi te perfundonte ne trazira ,tashme seshte me nevoja te zgjatemi se Sali Berisha e ka treguar vehten se me 200 veta rezon ke qeveri te doje nen siglen tashme te stamposur nga ustallaret e tij “lufte te paepur per demokraci(demografi)”!I vene perballe kesaj menyeje ai zgjodhi me te lehten duke hequr kercenimin e perbetimin e z.Ngjela se Sali Berisha duke qene shkeles disahere i kushtetutes se Shqiperise,duke tradhetuar interesat e vendit,duke u akuzuar per vrasje e kishte vendin e sigurt ne burg.Z.Nje nga faktoret qe ndikuan ne mos vendosjen e z.Ngjela ne postin e M.drejtesise ishte edhe z.Meta i cili jo se nuk e pranoçnte ndeshkimin e Berrisheve por se ai kercenohej se pas tyre kishte radhen edhe ai vete.Duke i futur kembet ne nje kepuce E.Rames e duke e vene perpara pergjegjesish te medha si mjeshter i pazareve politike,e detyroi z.Rama qe me ç’do kushte qe ministria e drejtesise duhet ti jepet LSI-se si i vetmi garant i mosndeshkimit qofte te tij e qofte te ishaleatit te tij.Cjerrjet e E.Rames se nuk mund te ecet perpara pa u vendosur drejtesia jane bllofe politike qe i serviren elektoratit per ti hedhur hir syve.Ne fjalimin qe mbajti ne parlament z.Rama,pavaresisht garancive te dhena per z.Meta ky i fundit nga fjalimi bombastik i z.Rama i dukej vehtja si Ramizi me Saliun ,ku Saliu i kishte premtuar qe nuk do te merrej me fig.e tij.Z.Meta i zverdhur e ndoshta edhe i bere pishman per alenacen imagjinonte ne ate karrike se ç’fare fati mund e duhet te kishte n.q.se ky fjalim do te qe i vertete.Koha do te tregoje se sa ne vend do te vihet drejtesia nga Naçot .Ja pra perse shpesh ish kr/ministri e akuzon indirekt se z.Rama do te kete fatin e J.Papandreut pasi edhe ai kur erdhi ne pushtet e iu dha i gjithe besimi e mbeshtetja per te vene drejtesi ne vend,mblodhi rreth vehtes fokat greke qe kishin oreks te hanin edhe me shume se paraardhesit e tyre.Ne Shqiperi per sa kohe do te mungoje drejtesia ,do lulezoje ne jete shkerdhatokracia!

  16. Kola says:

    Z. Edi Rama duhet te besh kujdes edhe per arsimin se ne krye ke vene nje ministre qe ka 6 vjet qe nuk ka hyre ne shkolle dhe kohen e ka kaluar duke pire kafe te Minibasjhkia 1.

    Duhet te afroje specialste dhe personalitete te arsimit per ta ndihmuar ate, sepse nuk punohet vetem me çunake,jesmene me njerez pa pervoje dhe qe shqipen standarde e shkruajne me gabime. Nuk eshte e lehte puna e ministrit apo e politikaneve pa asnje pervoje drejtuese ne fushen e arsimit.

    Mendoj se ajo duhet te jete e hapur dhe te dale ne media per te pare shkallen e kapacitetit te saj, idete, mendimet, pikepamjet moderne ne fushen e arsimit, te shkences, te sportit etj.

    1. azom says:

      ju ka ngel ora te ministrja e arsimit ju. Mos ja qani hallin se me mire se ajo askush nuk e bene dot arsimin. E kemi pare profesorat dhe doktorat e ministrise se arsimit dhe realiteti eshte analfabetizmi funksional 57%, libra plot mangesi, mungesa e profesionalizmit, korrupsioni me vendet e punes etj….. Lindita ka punuar me vite ne arsimin parauniversitare dhe ka qene drejtuese shkolle, burrin e ka pedagog dhe besoj do e kete nje keshilltare shume te mire per arsimin universitare keshtu qe e ka eksperience dhe informacionin. Te vendosi njere profesionle ne krye te IZHA, DAR etj… dhe puna shkon mire vete kur ke njerez profesionist bashkepunetore. Kam bindje qe ajo do jete e suksesshme.

  17. socialisti says:

    a more avokat po cti besh hajduti hajdut ngelet mori ministrine e drejtesise qe te mbylle njehere e pergjithmone ate bllokun ai kokegjylja qe ra 23 kile

  18. Doli qe AVOKATI,nuk paskerka patur hallin e popullit qe po vuante nen sundimin e SALIUT,por hallin qe te behej vet minister.
    Po te kishe pranuar vendin e dhene ,edhe te keshilltarit,duhej ta falenderoje se aq vota ke,pra aq fuqi ke. Minister te ben puna e jo deshira! Mos harro fjalet qe ke thene,megjithese i ngjan atij karkalecit qe kercen hop atje,hop ketu,hop andej ,hop ketej……

  19. selaudin says:

    E drejte avokat! Perderisa kalifi i korupsionit (IM) do te jete ne krye te vendit, shqiperia do zhgrryhet ne batakun ku eshte. E drejte pyetja e avokatit: Me ke do ta luftoje korupsionin E Rama? Me kalifin e korupsionit I. Meta?! Veshtire te besohen perbetimet e Rames,per te luftuar gangrenen korupsion. Por le te shpresojme per me mire!

  20. Illo says:

    Avokati ka Kulture , por jo aq sa pretendon . Ministër nuk e bënte dot . Ngjela nuk di të bëjë punë praktike . Ai ishte kryetar i grupit parlamentar , për gjykimin e 97 dhe nuk e kreu detyrën . Kjo mjafton , për të mos i ngarkuar as një detyrë serioze . Le të shkruaj thashe theme nga fëminija në ish Bllok . Shoqërija do ta respektoi , si i përndjekur politik , ndoshta dhe si drejtus i ndonjë instirucioni OQ.Kultura e Ngjelës , është e një anshme , por jo e pa vlefshme , duhet të zgjedhi një punë sipas kushteve të tij fizike dhe intelektuale . I ka shërbyer Shqipërisë në shumë mënyra . Illo

  21. Jani says:

    Qenkan cmendur socialistat.
    Po shajne Ilirin qe i solli ne pushtet (qe te jemi realist edhe kane pak te drejte se qe Iliri shkaku qe Rama i coje mish per top me 21 Shkurt).
    Vetem nje eshte socialist i vertet – Lilo Pala.
    Vetem ai bene si thote partia – njehere e lavderon e pastaj e poshteron avokatin, ate te madhin e te medhenjve.
    Edhe Zyshja Plak sikur po mere pak drite ne trurin e djathte (i majti i ka vdekur qekur).

  22. astrit says:

    A.NGJELA ME GJITHE RESPEKTIN QE KAM PER PUNEN E MADHE QE KENI BERE PER DEMOKRACINE.POR NUK KENI TE DREJTE TE PARAGJYKONI E.RAMEN PA FILLUAR ,
    -SE ME KE DO TA LUFTOJE KORUPSIONIN-SHPRESOJ QE KY PESIMIZEM I CFAQUR NGA JU TE MOS I BEJE ME SHPRESE TE KORUPTUARIT SE NUK DO TE LUFTOHEN NGA RAMA ME EKIPIN QE KA ZGJEDHUR,QEVERIA E KAP LEPURIN ME QERE O AVOKAT,NATYRISHT PO TE KETE DESHIREN E MIRE PER TA BERE KETE.
    FORCEN E GJEN TEK 1 MILION VOTUSIT DHE TEK I GJITHE POPULLI I NDERSHEMQE NUK E DUROJNE ME KETE GJENDJE.
    JEPNI JU NDIHMESEN TUAJ TE SINQERTE PA PARAGJYKIME SIC E KENI DHENE DERI TANI
    E RAMA JU DHA JUVE NJE POSTE QE AI VETE E GJYKOJE SE JU ATY DO TE SHERBENIT ME MIRE, POSTET NUK JANE ME ZGJEDHIE POR ME EMERIM Z NGJELA
    TE UROJ GJITHE TE MIRAT Z NGJELA PER TE MIREN E VENDIT.

  23. tol fracezi it says:

    Avokati ka te drejte ,qeveria piktori nje veshtire te realizoi programin e rilidjes ,me nje matrapaz dhe dallkellec si lilo floriri.

  24. diti says:

    pse luftohet korrupsioni me liron ,kocon etj o popull injorant politikanet shqiptar gjoja te majte e te djathte etj jane te gjith bashke kete e di i madh e i vogel vetem po te jesh idiot te besosh kodra pas bregut kush minister eshte fut ne burg per vjedhje dhe shperdorim detyre deri tani 23 vjet dini gjo ju

  25. asdren says:

    ngjiela ka te drejte.

  26. rb says:

    Ngjeles mund ti vije radha. Ai eshte demokrat. Per hir te nje karrikje nuk duhet te bjere ne batak. Une kam besim tek ai se do qendroje dhe pa post se ka mend.

  27. hajria says:

    Ngjela kur ha ngjala pranon te futet ne qeveri.

    Kur Ngjela nuk ha ngjala kerkon koken e Metes.

    Por rama dhe Meta tani nuk hane me as ngjala dhe ngjela…

  28. tol francezi it says:

    pd dhe ps jane gatuar ne guzhinen e ramize alise,keto 23vjet kane bere lojen e njera, tjetres jane tallur me popullin.te shohim PIKTORIN qe ka ideale ,do vendosi ndonje fije drejtesie,pas 23vjetesh zhgenjime.

  29. askushi says:

    Pushtetin e morri Edi por ne opozite kishte vetem figura qe flisnin. Keta ishin Spartak Ngjela, Paskal Milo Skender Gjinushi. Nuk moren shume vota por ben opozite dhe fjala e tyre degjohej me etje, dhe kete mos e harroni. Joo kalova lumin qfsh kalin. Te tre ketyre u takonte post se jane figura. Edi mori vota per deputet, le ti mbaje deputet, sic edhe po ben. Ne lufte duhent militant kurse ne paqe duhen tekniciene, se kemi perballe ligjet e natyres dhe shoqeris dhe jo me o burra pritja koken. LSI morri vota por nam te keq ka. Edi ne bashki vetem kalamaj morri se u bertet me kollaj. Saliu nuk eshte shqiptar.
    Zoti na ndihmofte

  30. alb_man says:

    Dhelpra takon gjarperin dhe i thot : Me fal qe u talla dje me ty qe te thashe sakat pakembe e duar , shaka bera. S´ka gjo i thot gjarperi i falur qofsh .Je i modh , respekte ja kthe dhelpra hajd ta jap doren , qepalla .

  31. nora says:

    Z.Ngjela e ka nje vend ,tek Presidenca ,do ishte shume mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje