STUDIM/"Tkurret" mali më i lartë i Amerikës së Veriut

14 Shtator 2013, 14:50Lifestyle TEMA

Maja më e lartë e Amerikës së Veriut është zvogëluar, tregoi një studim i publikuar të premten prej gjeografëve amerikanë. 

Në përllogaritjet e fundit të këtij viti, mali i McKinley, i ndodhur në shtetin amerikan të Alaskës rezultoi të kishte një lartësi prej 25 metrash më të ulët në majën e tij.

Lartësia e vërtetë e majës së McKinley tashmë është korrigjuar në 6 168 metra mbi nivelin e detit,transmeton “Tch”.

Sipas Institutit Amerikan të Gjeologjisë, kjo “futje në ujë” e malit ka ndodhur ose si rrjedhojë e përmirësimit të teknologjisë së matjes ose si pasojë e ndryshimeve klimaterike.

Lartësia e McKinley mbetej e pandryshuar që prej vitit 1952, kur gjeologët e atëhershëm, duke përdorur teknologjinë më të përparuar të kohës, përcaktuan se mali ishte 6 193 metra i lartë në majën e tij. P.K

2 komente në “STUDIM/”Tkurret” mali më i lartë i Amerikës së Veriut”

  1. Elvisi says:

    Mendoj se matjet që janë bë këto kohet e fundit
    janë të saktat.

  2. sherifi says:

    Ne lartesi te tilla si kjo qe eshte mbi 6000m edhe gabimet nga njera matje ne tjetren pranohen,pastaj instrumentat e viteve 1950 nuk jane njelloi me kto te viteve 2013.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje