"Ne modelet prishim imazhin e bukurisë femërore"

12 Shtator 2013, 19:23Lifestyle TEMA
"Ne modelet prishim imazhin e bukurisë femërore"

Një prej modeleve më të tonifikuara e të famshme, Doutzen Kroes, pranoi se koleget e saj janë përgjegjëse për prishjen e imazhit të asaj që duhet të konsiderohet bukuri femërore, sidomos midis adoleshenteve. 

Modelja 28-vjeçare, në një intervistë për “The Telegraph” pranoi se moda ka promovuar prej kohësh vajzat e dobëta përtej normalesh, duke shtyrë gjithmonë e më shumë të reja të dëmtojnë shëndetin e tyre, duke dashur që t’i ngjasojnë atyre.

“Unë nuk kam qenë asnjëherë e shqetësuar më shumë seç duhet për linjat. Megjithatë, e di që në disa programe apo sfilata kërkohet prej vajzave që të ndryshojnë tërësisht pamjen e tyre, ijet, gjoksin dhe kjo më duket e papranueshme. Unë jam 28 vjeç dhe kam lindur një fëmijë”, deklaroi “ëngjëlli” i “Victoria’s Secret”.

“Ndiej që kam një trup të vërtetë femre dhe mbi të gjitha ndihem super e shëndetshme. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Nëse ata mendojnë që jam shumë e shëndoshë, do të preferoja të merresha me diçka tjetër sepse jam e lumtur në këtë mënyrë. Sinqerisht, ndonjëherë befasohem kur gjatë sfilatave shoh modele, të cilat mbajnë rroba që mund të ishin të përshtatshme për një 13-vjeçare”, shtoi holandezja.  P.K

7 komente në ““Ne modelet prishim imazhin e bukurisë femërore””

  1. tahipi says:

    ehhhhhhhhhhhhh thuaj,,rri e veshto nashti.

  2. LOLA says:

    mese e vertete bukuria e femres nuk eshte te behesh skelet siç bejne shume te reja sot ti shikosh ne jeten e perditshme duken per turp po fotoshopi ben mrekullira dhe eshte nje imazh i keq per rinine e sotme

    1. Qejfliu says:

      LOLA

      Ne shqipot e dum femren te kolme zemer. Dora duhet me xan tul jo kocka.

      Ene zogu duhet me ken i gufmum, si petull.

  3. raimondi says:

    Kjo eshte ta hash me gjithe kocka ….

    Ose ta hash me luge, si hante Duja kakite ne lagjen time te vjeter, ne Vlore ..lol

  4. ediqirjako says:

    ore qefliu e ke gabim:me mir koc me e lepi se sa mish me u ngi
    jane te pakte meshkujt si puna e loles qe nuk ju pelqen kjo femer

  5. LOLA says:

    ediqirjako
    une nuk thashe qe nuk me pelqen kjo ne foto po doja ta shihfje pa fotoshop dhe pa makiazh per mua fotot qe nxjerrin gazetat me keto femra anoreksike nuk jane nje imazh i mire per rinine e sotme

  6. tol francezi it says:

    edhe kjo me pelqen se goxha cupe eshte ,po ato formoset i dua akoma shume,kam qejf ti nduk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje