Justin Bieber gjithnjë ka dhënë prova se është një person i cili është shumë i përkushtuar ndaj karrierës së tij, por kur bëhët fjalë për familjen, asgjë tjetër nuk ka më shumë rëndësi se ajo,transmeton “OraNews”.
Është bërë me dije se babai i këngëtarit i është nënshtruar një operacioni në pjesën e gjurit, dhe Justin menjëherë u tregua i gatshëm t`i gjendej pranë.
Këngëtari udhëtoi të martën nga Shtetet e Bashkuara drejt vendlindjes së tij Kanadasë , për t`i qëndruar pranë të atit me të cilin ndan shumë të përbashkëta, ku njëra prej tyre janë dhe tatuazhet të cilat i mbulojnë krahët. I lumtur nga prezenca e të birit, Jeremy Bieber, menjëherë postoi një status në profilin e tij në “Twitter”, ku shprehu të gjithë lumturinë që ndjente dhe shkruante: “Djali im, Justin Bieber, erdhi këtu për të më qëndruar pranë, pas operacionit tim. Është një djalë i mrekullueshëm. ”
Por prezenca e 19-vjeçarit përkrahë të atit nuk zgjati për një kohë të gjatë, pasi ditën e djeshme ai u rikthye përsëri për në Shtetet e Bashkuara për të xhiruar klipin e tij më të ri i cili pritet të hidhet në treg së shpejti. P.K
Eshte koqe kandari.
Po te qe aq i mire do te kujdesej edhe per te gjyshin per strehimin e te cilit kujdeset asitenca sociale
Edhe cfare paska ketu kaq te cuditshme e te jashtezakonshme. Lajmi i dites: Justin adoleshi ka vajtur te shohe babane e semure. Pfffffff Duhet te ndihesh krenar si baba, ka bere nje gje te jashtezakonshme.