Mesazhi i urimit i presidentit Nishani me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor:
Të dashur nxënës, studentë, mësues, pedagogë,
Ju uroj me gjith’ zemër këtë ditë të shënuar, ditën e parë të shkollës.
Uroj gjithashtu ata që shkollave i japin gjallërinë, jetën, u besojnë fëmijët, uroj pra prindërit shqiptarë, ata që për shkollimin e fëmijëve nuk kursejnë asgjë.
Uroj të gjithë shkollarët; nga vocërrakët që nesër për herë të parë do shkojnë në shkollë, deri tek ata që nesër për herë të parë nuk do shkojnë në shkollë, sepse shkollën e kanë mbaruar, dhe për ‘ta tash’ e tutje bankat e shkollës do jenë një nostalgji e bukur.
Uroj të gjithë shqiptarët puna e të cilëve në një mënyrë a në një tjetër lidhet me shkollën.
Pavarësisht nga koha që kalon, stinët që ndërrohen, qeveritë që ikin e vijnë dhe parlamentet që ja lenë vendin njëri-tjetrit, qëllimi i shkollës, thelbi i saj, mbetet i njëjtë; Zotërimi i dijeve dhe edukimi. Me pikësynimin e vazhdueshëm që ato dije dhe ai edukim të bëhen në përputhje me individualitetin e secilit, aftësitë e secilit, talentet e secilit, me shpirt përgjegjësie dhe besim në të ardhmen për të mirën e vetes dhe të shoqërisë.
Etja për dije dhe shkollim, është tashmë një cilësi e provuar e shqiptarëve. Prindërit tanë lodhen shumë, sakrifikojnë shumë, investojnë shumë për shkollimin e bijve dhe bijave të tyre. Aq e vërtetë është kjo, saqë tashmë mund të themi pa hezitim se me dërgimin në masë të të rinjve në universitete, kjo dukuri fatlume e ka shndërruar faktikisht arsimin tonë, nga arsim i detyruar 9-vjeçar, në arsim të detyruar të lartë.
Shkollimin serioz, dijet e rrënjosura, edukimin e qëndrueshëm, i kemi të domosdoshme për shumë arsye;
Për të kualifikuar si duhet ndërtuesit e ardhmërisë sonë.
Për të kultivuar dhe rrënjosur vetëdijen kombëtare, atdhetare, patriotike.
Për të ruajtur dhe pasuruar vlerat njerëzore dhe qytetare.
Për të shpërndarë dhe rrënjosur kulturën e dialogut, mirëkuptimit, paqes.
Për t’i vënë fre efekteve shkatërruese të rendjes së papërmbajtur drejt materialitetit.
Për të penguar dëmin e pallogaritshëm të emigrimit të trurit.
Për tu bërë pjesë e familjes së shkolluar europiane, me dinjitet, me kokën lart.
Kemi lëndën e parë të shkollës, të rinjtë e etur për dije.
Kemi kuptueshmërinë e gjerë mbarëpopullore mbi rëndësinë e shkollimit, domosdoshmërinë e edukimit.
Kemi shkollat, ambientet, infrastrukturën.
Kemi traditën.
Çfarë na mbetet të bëjmë për shkollat dhe arsimin, është përmirësimi i tyre, perfeksionimi i tyre i vazhdueshëm.
Një i ri i mirëshkolluar dhe i mirëedukuar që preokupohet për të ardhmen e vetes dhe të shoqërisë, është pakrahasimisht më i dobishëm dhe më i vlefshëm se një i ri i shkolluar dhe edukuar keq, i vetëkënaqur dhe i rehatuar.
Le të jetë ky vit shkollor, një vit i ngritjes në një nivel më të lartë të;
Cilësisë së shkollimit dhe edukimit, duke nisur nga themeli i gjithçkaje, edukata familjare,
Shtimit dhe respektimit të virtyteve njerëzore,
Rritjes së ndjeshmërisë të secilit mbi të drejtat dhe detyrat.
Ndërgjegjësimit për faktin se në shkollë mund të marrësh ose jo nota të mira, por vlerësimin përfundimtar ta jep ose nuk ta jep Jeta.
Me punë dhe këmbëngulje, me sakrifica dhe rezultate, ju uroj të gjithëve ta kaloni bukur këtë vit shkollor.
ky paska ik per lesh fare ,,,ndaj i cova sekretar te pergjithshem te presidentces gjergj leshin t akem ne kontroll…,,,,perpara sb
Kam krenarin tju njoftoi qy kyt mesazh urimi e kam keshillue un.
Me qi ra fjala, shka do bahet me mue?
A do ta pranoj magjoranca e re keshillat e mia?
Apo asht anti kushtetuese me qen Princi keshilltar i Presidentit t Republiks?
Ju faleminders!
Rroft Zogji i Par!
http://ow.ly/oSKHb
Autori i fjalimit eshte anetari i nderit i Sigurimit shkrimtari deshtak Amik Kacarruhu.
Jari ta ben diten me te bukur!
Me ngjethi mishin,mi keputi me dysh ushkuret.
sa u gezua minatori!
autobuzi mu ke pusi
aksionista po shkarkon
ne aksion derdhet djersa me bidon
po pse jo me kazan? – pyet bujari
-“Koha kalon, stinët ndërrohen, qeveritë ikin e vijnë, por shkolla mbetet/ Fjalimi i Nishanit për fillimin e shkollës”
Me siguri kete HARTIM ja kane bere KALAMAJTE,ose niveli i tij ka mbetur deri ne HARTIMET E FILLORES!!!
Me siguri te ketij niveli ka edhe keshilltaret e tij!!!
FUNDI-FUNDIT,perse i duhet me shume MEND???
Atij i mjafton nje dore sa per te firmosur,se per MEND KA ATO TE Berishes!!!
Ate nuk e cuan atje per mend,por per ROJE OBJEKTI!!!
Me qe ROJES SE OBJEKTIT I DUHET TE MBAJE ARMEN NE DORE DHE KY NUK MUND TA MBAJE,atehere do te luaje rolin e DORDOLECIT!!!
E kete pune po e ben mire,DAMLLAMADHI!!!
Qeverit ikin e vijne thote Nishani por vet nishani kur do te iki?.Une nuk e kuptoje se si Nishani vazhdon te qendroje president tani qe nuk perfaqeson shumicen e shqiptareve, atehere cfare perfaqeson, pse duhet te jete ende president kur partin e tije qe e zgjodhi president qe mendohej se perfaqesonte shumicen e shqiptareve votuesit e perzun me voten e lire si nje bande hajdutesh qe e shnderruan shqiperine ne vendin me te varfer te botes,duke e shkaterruar si shtet dhe si ekonomi. Shqiptaret votuan jo vetem per te perzen nje here e mire PD dhe ministrat e saj por edhe presidentin e zgjedhur prej tyre. Z.Nishani, jepni doreheqjen, mos i merrni kohe parlamentit te rilindjes te merret me ju, sepse koha me qeverin e rilindjes merr vlera kolosale.
ohh Zot i madh, dhe sa kohe do te poshterohemi nga kjo qenie e peshtire qe e kane bre president me pahis..!!!!??? po pse nuk e mbyll halen ky mustaqedhjere, do bente figure me te mire..!!
Dëshira e tij më e madhe në jetë: “Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën”
nuk shoh ndonje difekt kushedi çe ne kete urim presidenti,veç faktit qe politiksat e Tiranes bejne shume kilometra fjalim ne vend qe te shpenzojne dy fjale te sakta ne dy minuta te vyera.
stinet ndrohen bashke me kohen por musteqet e PD mbetin si nishan ne surratin e militantit
hartim ordiner.
Ku e gjeten kete?!
Tralala zura një galë,
Do ta rris, do ta bej djale!