Foto: Juta Benzenberg
Kryeministri i mandatuar, Edi Rama, duke folur pas fjalimit të kryeministrit në largim, Sali Berisha, theksoi:
“Kur ha një milionë shuplaka, mendjet o të vijnë, o të ikin aq larg sa duhen vite për t’i kapur. Jo unë, jo ne, dikush tjetër, fatkeqësisht i njohur si krahu i armatosur me shifra dhe të dhëna të rreme i qeverisë së ikur, INSTAT-i, dora vetë, sapo e ka publikuar një dokument shumë interesant për këtë diskutim, që vazhdon për programin. Dokumenti thotë, se në 4 vitet e fundit varfëria nuk është tkurrur, por është shtrirë më tutje, duke përfshirë nën hijen e saj më shumë familje të zakonshme shqiptare. Nga 2008-a në 2012, sipas INSTAT-it dora vetë varfëria në qenkej rritur nga 12.4% në 14.3% çka do të thotë se edhe vetë INSTAT-i juaj pranon se 30 mijë shqiptarë më shumë kanë rënë në humnerën e varfërisë. E vërteta është ende më e hidhur, shumë më e hidhur, por për sot le të mbetemi këtu.
I nderuari zoti Kryetar i Kuvendit,
Të nderuara deputete dhe deputetë të nderuar,
Në paraqitjen time të programit të qeverisë së “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, i thashë Kuvendit se ka perënduar një kohë e vjetër dhe ka filluar një kohë e re, në radhë të parë në këtë Kuvend. Sot po e marr këtë fjalë me një provë të ndryshimit që ka ndodhur. Nuk dyshoj, se të gjithëve ju kujtohej koha, jo shumë e largët, kur ky Kuvend bëhej skena e ndërhyrjeve pa vend, pa orar, pa kriter dhe as karar antiopozitar e kryeministrit, që kapte mikrofonin pasi fliste një deputet i opozitës.
E pra, pas këtij diskutimi, gjysmë maratonë për programin e qeverisë sonë, që ndoqa fund e krye pa lëvizur që këtej, asnjë minutë s’ia mora këtij Kuvendi për t’u marrë kohë diskutantëve, jo e jo, po për të sharë sipas traditës, një deputet të opozitës edhe pse dëgjova jo pak fjalë të pagdhendura në adresën time apo jo pak fjalime të pakalueshme në sitën etike në adresën e qeverisë. Përkundrazi kam shënuar me dhjetëra fletë me çka kam arritur të dëgjoj dhe aq sa kam arritur të kuptoj, ashtu si gjithë ministrat, nga gjithçka u mundua të thoshte deri tani opozita mbi programin e qeverisë. Ky nuk quhet kodi i heshtjes, po Kodi i Mirëqeverisjes, që duam t’i japim shqiptarëve, duke filluar që nga vendosja e premtuar e standardeve europiane të dëgjimi të opozitës dhe të komunikimit me publikun dhe me opozitën, pa asnjë dyshim. Çdo ditë të re, Shqipëria do të hyjë në këtë botë të re, sepse shumica e re do ta respektojë përditë këtë kod.
Ju ikët nga salla pa e dëgjuar paraqitjen time të programit të qeverisë, fatmirësisht jo të gjithë dhe gjej këtu rastin t’i falënderoj ata që nuk e ndoqën atë vijë të kërrusur sjelljeje. Ikët duke sharë e dhe bërtitur. Dhe, vijuat jashtë duke u ankuar para popullit për gjuhën e urrejtjes dhe të dhunës së opozitës, por përmbajtja e fjalëve që dëgjuat sot e mot nga unë në këtë sallë nuk ka të bëjë as me urrejtjen ndaj jush e as me dhunën mbi ju. Përmbajtja e fjalëve të mia është e vërteta ime, mbi të shkuarën, të sotmen e të ardhmen. Unë nuk jam zgjedhur që t’u pëlqej juve kur flas, largqoftë. As idetë apo mendimet e mia të gëzojnë medoemos pëlqimin tuaj dhe as që qeveria që unë drejtoj t’i ngjajë qeverisë suaj, mos o Zot, që e çoi Shqipërinë në drejtim të gabuar dhe pikërisht për këtë mori ndëshkimin shembullor jo nga ne, por nga ata që u bënë 1 milionë. E, që njësoj si në atë marsin e lavdishëm, patjetër, të historisë sonë të 92-shit vendosën pikërisht, sepse siç e provuat deri tani meritoni të rrini aty dhe jo të qëndroni këtu.
Kam 15 vjet që ju ndjek pa mundësi prezence dhe as të drejtë replike në këtë sallë, ku besoj se emrin tim gjithë këto mure do ta mbajnë mend përjetësisht për aq shumë sa e keni përgojuar, cenuar, përbaltur. Personalisht, me fis e me farë. Por dëgjojeni dhe mbajeni mend mirë se çfarë do t’ju them sot;
Jo vetëm kur mora fjalën për herë të parë në këtë Kuvend, seancën e shkuar, por për aq vite sa detyra do ma kërkojë të marr fjalën në këtë sallë, personalja, fisi dhe fara e kundërshtarit s’kanë qenë dhe s’do të jenë ndonjëherë pjesë e përmbajtjes së fjalës sime. Por ama, nga ana tjetër, sa më parë ta fshini nga mendja iluzionin se unë do t’ju kursej në këtë foltore për të pabërat e lebetitshme që ka bërë keqqeverisja juaj, aq më të lehtë do ta keni të ngjiteni në nivelin e minimumit jetik të mirësjelljes mes njerëzve, këtu, në mes të Europës, dhe padyshim do t’u afroheni më shumë interesave të vendit dhe të zgjedhësve tuaj me të cilat jeni shumë larg në këtë zanafillë të jetës suaj opozitare. Sidoqoftë në të gjitha rastet sjellja juaj është zgjedhja juaj. Opozita e sotme është e lirë të mos nxjerrë mësime nga obobobo ç’i panë sytë në kutitë e votimit. Ne kemi detyrën që çdo hap ta hedhim duke mësuar nga libri i trashë i arsyeve që e çuan në opozitë qeverinë e vjetër. Në kujën që vutë pasi dolët nga salla iu ankuat publikut se nuk e kishit marrë programin. E gënjyet. Se nuk ishte e vërtetë. Pastaj ju betuat se qeverisë së 1 prillit do t’ia vinit shpatullat në mur me pyetjet tuaja. E gënjyet për të dytën herë. Megjithëse nuk ishte 1 prill, pardje. Sepse nuk bëtë asnjë pyetje. Dhe pastaj për orë e orë, të tëra, deri tani i thatë çnuk i thatë qeverisë, por programit të qeverisë dhe për programin e qeverisë asgjë nuk thatë. E gënjyet për të tretën herë. Por këtë radhë sepse nuk keni faj. Nuk keni faj sepse nuk e dini, ose të paktën e keni harruar, ka kohë, se ç’është një program qeverie që i paraqitet Kuvendit për votëbesim. A e gënjyet tre herë se tjetër ju thotë koka që keni këtu, tjetër ju thotë koka që keni te SHQUP-i, tjetër koka që keni rrotull dhe që e sjell rrotull opozitën si trup pa kokë, kjo është një pyetje të cilës mund t’i përgjigjeni vetë, kur ta gjeni kokën.
Siç ju thashë herën e shkuar ne jemi këtu për t’i ngritur kokën Shqipërisë jo për të gjetur kokën tuaj. Dhe do t’ia ngremë kokën Shqipërisë me këtë program.
Sa për shqiponjën që mori të sharat e një zonje në sallë unë e mirëkuptoj zonjën.
Të gjithë e dinë që shqiponjat arrijnë ta njohin njëra tjetrën, pikërisht, se jo të gjitha janë njëlloj. Por, ajo që zonja nuk di, dhe nuk ka faj, është se me rregullat e heraldikës dhe të shteteve serioze s’duhet të jenë identike me njëra tjetrën të tëra shqiponjat që përdorim.
Po që të mos i marrim kohë publikut dhe Kuvendit duke hyrë në të thella në punë shqiponjash besoj se mjafton për t’i qetësuar fakti se shqiponja që ka mbajtur në sup gjatë qëndrimit në kryeministri paraardhësi im, ajo e verdha e hallakatur, ishte e ndryshme nga ajo e flamurit, por nuk ishte gabim nga pikëpamja e rregullave të heraldikës. Paçka se estetikisht ishte po aq e bukur sa qeveria juaj. Ndërkohë që, siç e tha më të drejtë zonja opozitare shqiponja jonë estetikisht s’ka të sharë. Edhe qeveria jonë, po ashtu, të jeni të sigurt se nuk do ketë të sharë. Për dijeni kur programi dhe qeveria të miratohet, atëherë, as programi dhe as një dokument zyrtar i qeverisë s’mundet dhe s’do të mbajë tjetër stemë përveçse atë të Republikës. Ndërsa në logot e konferencat, ëebsite-ve dhe letrave jo zyrtare kryeministri e ministrat mund dhe do të mbajnë këtë shqiponjë. Kaq për, sot, lidhur me këtë fushë, ku mësimet e tjera do t’ju japim kur të vijmë këtu për projektligjin e ri të kësaj fushe.
Tani gjithë sa thatë sot gjithë ditën për programin gjithë përgjigjet e pyetjeve që ja premtuat popullit se do të na i bëni, që nuk i bëtë, dhe për gjithçka pastaj u detyruat të përgjigjeni vetë ju vunë në pozitën që të flisni pa kuptuar asgjë, sepse asgjë nuk keni kuptuar. Megjithatë, unë do vazhdoj t’ju dëgjoj deri në fund, nesër dhe do mbaj shënim për çdo gjë, që mund të kuptoj nga shprehjet e moskuptimit tuaj në këtë foltore. Vetëm një gjë dua t’ju them atyre që do ta marrin fjalën më tutje se këta që e morën shkuan e vanë. Mos u ngutni të thoni si paraardhësit tuaj dhe si parafolësit tuaj se s’ka në botë program si ky, se ky është hartim, se programi qeverisë janë male shifrash dhe me radhë. Mos u ngutni! Se këta që folën tani në fund kanë bredhur shumë nëpër botë, po botë demokratike në mendje nuk kanë futur. Dhe prandaj Shqipërinë nga shinat e rrugës dhe e botës demokratike e kanë nxjerrë.
Jo unë, jo ne, dikush tjetër botërisht i njohur si krahu racional i mendimit ekonomik të qeverisë, këshilltar ekonomik i paraardhësit tim shkruante sot: “Programi i qeverisë Rama ka ide racionale dhe të dobishme”. Ka shpëtuar Selamiu i shkretë, deputet nuk u bë, por gjeti kokën e vet.
Uroj që ta gjeni kokën, më herët se vonë, se përndryshe asgjë nuk do të vazhdoni të kuptoni ndërkohë që, fatmirësisht, Shqipëria e ka kuptuar që në 23 qershor se ku e keni vendin, atë vend plotësisht e meritoni.”
EPIC ANSWER!
E VERTETE..!!!
Po kujt t’ja thuash???! Ai e ka vendin ne c’mendine!
SHTRIGA-ni me duart e gjakosura e GUNGEN GERDECIANE mbi shpine,e ka vendin ne Hage.
Sali Berisha eshte nje qenie e pabese,e pashpirt…Nga syte kembet,shkruante Mero Baze per kete te TROMAKSUR.
Ate qe na genjeu ne me çekun e bardhe ne vitin 1992,qe mashtroi me Firmat Piramidale,qe vrau ne 1997 e ne 2011,qe dogji ne Gerdec ne 2008,dhe qe sot e ka kthyer Shqiperine ne nje Kazino te Madhe RRUMPALLE.
Un kerkoja ne gjuhen tone shqipe ate fjale qe do ti pershtatej me mire ketij njeriu qe shqiptaret e çburreruan 2 here.Ne vitin e mbrapsht 1997 dhe ne vitin e mbare 2013.Nuk e di pse,por ndoshta vujatja e gjate e shqiptarve nen pushtimin osman,dhe shpetimi nga rroberia ka lene fjalet e sakta qe i pershtaten ketij njeriu-monster.
Sitker.Jazik te qofte more i paudhe.
Ai iku duke lene pas nje Shqiperi te gjakosur,te rrenuar,plot dhimbje e derte,plot kriminel e vrases,plot plage e dhune.Ai iku si ajo,… KURTIZANJA e plakur dhe e pangopur,…qe e din mire se ditet e saj kane perenduar,prandaj per te mbajtur afer klientet e saj nuk ju kerkon me para,por ju jep çka te mundet.Saliu ju shperndau miqve dhe perkrahesve te vet pasurite e shqiptarve.Ai i mbushur plot urrejtje ndaj shumices qe e denoi me vota, kerkon ta shkaterroj Shqiperine duke e çuar shtetin drejt ores zero.Cfare duhet ti urojne shqiptaret ketij politikane te papergjegjshem??A duhet ta leme Sali Berishen ne duart e Perenidise dhe ajo te hakmerret me te,per krimet dhe te gjith dhimbjet qe i ka shkatuar ketij vendi per gati 22 vjet??Zoti kur krijoi njerzimin,jo pa qellim krijoi dhe njerzit e lig mes nesh.Perndryshe nuk do ta dinim se çfare eshte miresia.Zoti i vuri ne balle dy sy shbirues qe ndriçojne vetem kur genjej dhe mashtrojn,i dha nje hunde sopate qe nderhyn kudo,… Ligesise Berishjane ZOTI i dha dhe nje goje banale,qe sa here te nxirrte mendimet e tij djallzore,te kuptohej nga njerzit dhe te mos i besonin.Ligesia me kalimin e viteve filloi dhe te krysej nga mekatet dhe nga GUNGA-GERDECIANE qe ja dhuroi i biri.Pra i ligu Sali Berisha u kthye ne SHTRIG-an.Shqiptaret qene te denuar ta kene kete SHTRIG-anin 5 vjet President dhe 8 vjet Kryeminister.Por dhe DURIMI ka kufi dhe me ne fund shqiptaret e kuptuan se kishin te bejne me nje BURRE-SHTRIGE.Po tani çfare do te ndodhe me Sali Berishen????????Shtrigat dikur i digjnin ne turmen e druve.Keshtu na i tregonin historite gjyshet tona,kur ishim te vegjel.Dhe ne flinim te qete duke menduar se jetojm ne nje pote pa shtriga.Ndersa ne,neser do ju tregojme niperve dhe mbesave tona se SHTRIG-ani Sali, pasi na genjeu,vodhi e vrau,ne e nxorrem,… ne pension dhe ai notonte ne detin e PASURISE qe u vodhi shqiptarve..SHTRIG-ani Sali ishte dhe Deputet dhe i kthyer ne nje Kuçeder vazhdon te nxjerr zjarr e flake ne Parlament..
JOOO,….JOOO,.. Kjo gje nuk duhet te ndodhi.Shtriga-net ne vitin 2013 nuk i nxjerrin ne pension por dergohen ne Gjykate,ku hetohen dhe denohen per krime ndaj popullit te vet.
Sitker Sali Berisha.
Ne Hage e ke vendin more Shpirtlig.
Pergjigja ishte shume e varfer fare dhe Edi nuk ju pergjgij asnje akuze qe beri Sala,…..
Pergjigja e tij ishte me shume nje pergjigje morale, porse aty behej fjale per shifra konkrete dhe Edi nuk u fut fare ne ate zone….Kjo tregon se ishte i papregatitur
Sala biles i beri edhe ca aludime te forta Edit per njerezit qe kishte marre ne qeveri, duke lene jashte qeverie njerez qe e meritonin …. qe ja nguli mire
Por qe mburjet e Sales per aritjet ne ekonomi Edi nuk ju kundervu –He did not challenged them —
Nejse , do zoti mbase punon, se Edi ne krahasim nga Sala punon, ndersa Sala ka vetem llafe , por i ka llafet me inteligjence
@rajmond
Pse, nuk të duken shifra këto milionat shpulla, apo i deshe kështu 1, 000.000 shpulla….dhe ato numrat aty poshtë….lexoji prapë, shoku, lexoji…..se janë pikërisht shifra, sheifra me shoku, shifra….
“Kur ha një milionë shuplaka, mendjet o të vijnë, o të ikin aq larg sa duhen vite për t’i kapur. Jo unë, jo ne, dikush tjetër, fatkeqësisht i njohur si krahu i armatosur me shifra dhe të dhëna të rreme i qeverisë së ikur, INSTAT-i, dora vetë, sapo e ka publikuar një dokument shumë interesant për këtë diskutim, që vazhdon për programin. Dokumenti thotë, se në 4 vitet e fundit varfëria nuk është tkurrur, por është shtrirë më tutje, duke përfshirë nën hijen e saj më shumë familje të zakonshme shqiptare. Nga 2008-a në 2012, sipas INSTAT-it dora vetë varfëria në qenkej rritur nga 12.4% në 14.3% çka do të thotë se edhe vetë INSTAT-i juaj pranon se 30 mijë shqiptarë më shumë kanë rënë në humnerën e varfërisë. E vërteta është ende më e hidhur, shumë më e hidhur, por për sot le të mbetemi këtu.
Ore ,sikur thane qe po u ngrit e foli Rama do e nxjerrim zvarre jashte nga Parlamenti ,pse nuk e bene ?
@ talebani;
S’e bene se nuk jane burra. Por jane ‘mender burra”..
PO, me “inteligjence” ,me inteligjencen e djallit.Vertete na duhet dhe eshte e dobishme kjo “inteligjence” ?!-Ne jemi populli ,dhe popullit i duhet inteligjenca e perdorur per te miren e te gjitheve dhe jo ajo, qe nje grusht njerezish i ben te jetojne mes luksit ne kurriz te atyre qe i zhyt perdite ne varferi.
Tash na ki than llaf gjith men o Rajmonda pri Bulqize. Ej, qysh i ka llafet the, me inteligjence? Mos he burnesh. Ene ket shprehje se patmi nigju noi her gjer m’sot.
“Llaf me inteligjenc”. Booaah sa fjal me pesh kojka.
Ej o Rajmonda, a po m’len ta fus n’qitap … ket shprehjen bombastike se boll e fort kojka besa. Pash zotin m’len se si thom kujt
Raymond ti as shqip sdi te shkruash mire kshu qe nuk po habitem me anglishten tende me gabime dhe te dhier si saluku yt
ku ke mesur te shkruash anglisht apo te mesovi saliu.
”Ka shpëtuar Selamiu i shkretë, deputet nuk u bë, por gjeti kokën e vet.
Uroj që ta gjeni kokën, më herët se vonë, se përndryshe asgjë nuk do të vazhdoni të kuptoni”
Legjende ? I derrmoi fare
epike?..e jashtezakonshme..mendime te shprehura me nje stil te tille,nje fokus i qarte se ku jemi e ku do arrijme..nje tjeter menyre komunikimi me publikun..me sallen..me partneret..tjeter stil pune..i ndryshem nga berja e ftyres me te zeze se kepuca..une t’njoh mire tyyyy..notra jote keshtuuuu e motra jote ashtu…e more sali e kupton se cfare standarti ndyresire qe fute ne kete vend?..ti mbase nuk e kupton por njerezit e thjeshte e dallojne ndryshimin..e dallojne dhe nga menyra e te folures se zhozit qe nuk i ngjan te folmes se nje femre e jo me te nje politikaneje qe ka vite qe bredh neper bote por qe fatkeqesisht nuk nxuri asgje..eshte normale te mbrosh linjen e partise ku aderon..qofsh dhe ne opozite por mbi te gjitha ka pak sens..logjike..menyre per te bere opozite e jo per te share si ketu e 23 vjet me radhe..gjithsesi kur te miratohet ligji per lustracionin do e shikojme se cmonstra ka ne opoziten e sotme te fjaleve te ndyra..te denja per ne WC
Vertet epic!
Iku Saliu……mbaroi
Tani e ka rradhen Edi…
Neqoftese arrin te shkaterroj korrupsionin, te prishi ndertimet pa leje..sic premtoi
une do ta ve bustin e tij te koka e krevatit dhe do ja lemoj tullen sa here te vete ne krevat. Ne te kundert do ta ve bustin e tij te vrima e halese dhe do beje shurren cdo mengjes..
Kam frike se mos ngazellehesh aq shume dhe e vendos ne shpine kur te shtrihesh per gjume…
SALI BERISHA ESHTE PERSONI ME I NDYRE .ME NGATRESTAR DHE QE E BEN TE BARDHEN TE ZEZE E TE ZEZEN TE BARDHE,PRANDAJ SDUHET BESUAR ASNJE FJALE E TIJ DHE E PASARDHESIT TE TIJ BASHES KRYEHAJDUTIT DHE MASHTRUESIT.
saliun do ta lere vullneti e do vije me rralle ne parlament. Ai nuk mund te ndryshoje asgje nga e keqja qe i ka sjelle ketij vendi, bashke me fatos nanon, prandaj nje heshtje e perhershme e tyre do te ishte me vend
esht bere lolo permbrapa sb
GJIGAND EDIIIIIIIIII
E ke shume te veshtire betejen z.Rama.Rrenjet e Gangstereve te Sali Berishes jane deri ne Amerike.Por ke nje arme shume te fuqishme,nese do jesh i afte ta menaxhosh.Ke aleatin me te madh ne Bote qe te mbeshtet.Qytetaret e ndershem Shqiptar.Ndihma e qytetareve Shqiptare nuk do te mungoje.Do i kesh ata perkrah gjate rrugetimit te veshtire dhe me shume kurthe dhe pengesa qe lobi i “Trustit te Geshtenjave te Tropojes” do te vendosi ne cdo hap.
—-mendime te skalitura te shprehura bukur ne gjuhen shqipe —NOLI ne parlamentin shqiptar , nivel i lart intelektualo – qytetar qe ben diferencen ne te dy krahet e politikaneve —shqiperia ka te ardhme
Drejt,Shqiperia ka te ardhme sepse me ne fund e gjeti koken ,me shume vuajtje e mundim por me ne fund e gjeti.Shpresojme ta gjeje edhe opozita per te miren e vet dhe per te miren e gjithe shqiptareve.
TE MOS HARROJE SE PUNA E EDI RAMES DUHET TE SHKELQEJE …SE QYTETARI SHQIPTAR DUHET TE NDJEJE ..PAS KRAHASIMIT SE …SALI DREQI E PASKA RRENUAR DHE RRENXUAR… JA KA VJEDHUR PER VETE…TE GJITHA TE TIJAT QE PASKA QENE NJE SKETERRE QE DO MBAHET MEND PER PUSHTET TE GJATE DHE PER BARBARIZEM ….TE PA SHOQ PATJETER QE DUHET TE DALE NJE PROKUROR , TE KETE GUXIMIN DHE DINJITETIN E NJE PROKURORI TE HAPE NJE CESHTJE GJYQESORE PER KAFSHE TE TILLA NE 2013…DREJTESIA DUHET TA COJE NE BANKEN E TE AKUZUARIT PER KRIME TE RENDA ….SHQIPTARET DUAN PIKERISHT KETE DREJTESI – TE GJITHE TE BARABARTE PARA LIGJIT
KUPOLA BERISHJANE DUHET TE GJYKOHET DERI NE RRENJET ….METASTAZAT E KORRUPSIONIT TE SISTEMIT BERISHIAN -ILIRJAN DHIMA
Edi Rama eshte i vetmi qe mund t’i vije hakut Sali Berishes. Partia Socialiste dhe mbare Shqiperia paten fat shume qe ne krye te opozites vune Edi Ramen. Ndryshe Shqiperia d te ishte kthyer ne nje demokrature si ato te ish -republikave sovjetike, ku ish-komuniste te konvertuar ne demokrate jane duke sunduar pa nderprerje qe nga vitit 1992.
Ahahaha kshu me shpulla ditore ka vendos me e marrë Rama Salën? Vetëm për batutat fiton një milion pikë.
Paska qene humbje e madhe mosqenia e Rames deputet ne legjislaturat e kaluara. Nje orator i klasit te pare si ky i ka munguar Kuvendit te Shqiperise dhe besoj se tashe tutje do kemi nje arsye me teper per te ndjekur seancate tij. Thenie fantastike e tij “Puna e Opozites eshte fjala ndersa fjala e Qeverise eshte puna” dhe “Opozita nuk di ku ka koken-Nje koke te SHQUP-i,nje koke ne parlament dhe ndonje koke ketej rrotull shkurt jane ne kerkim te kokes”……
EDVIN !
E degjova me vemendje nderhyrjen tende pas fjalimit te Saliut, i cili ishte ne stilin e vet te mohimit, sharjes dhe shpifjes per kundershtaret dhe me mburjet e veta te peshtyra.
Ty te lumte Edi se muk re ne poziten e Saliut. Fjala e sotme ishte po aq e mire sa ajo e dites se Enjte.
Por nje keshille e kam per ty dhe per Ilir Meten: “Saliu duhet ti nenshtrohet disiplines qe grupit dhe nuk duhet trajtuar vecanerisht.
Miresjelljen dhe zemergjeresine Tuaj ai e kupton si dobesi apo trembje.
Boll e kemi degjuar 23 vjete. Mos na beni qe t’ju urrejme edhe ju.
Z.Rama!Hallall gjiri i Nenes.Je i paarritshem nga shume veti te lindura dhe nje gjuhe shume racionale e te shprehurit te mendimeve.Kjo tregon qartesi ne veprime.Sot ne kete moment qe po flet si replike e plakut Mere kujtoj zotin e nderuar Kristaq Rama qe perendia i kish falur me bollek bukurine e paarriteshme,thjeshtesine e duart e arta.Mendoj zonjen e nderuar Aneta qe te ndjek me fisnikerine dhe thjeshtesine e nje nene ndersa flet per ne,e jo per vehte,dhe fjalen e shpellarit te rritur me minjte ne kulle qe nuk te arrin dot Ty ne kulture e familje.
Nuk te kerkoj asgje z.Rama por vetem premtimin qe dhe sot (ju citoj) qe nuk do t’ju kursej po kini shperdoruar.Kaq me mjafton
Bravo Rama! mos i kurse per ato te pabera te qeverisjes se tyre,rrihi,rrihi e thueji me dysh me pambuk e fjale ashtu sic e di ti,Popullin e ke nga pas ne mbeshtetje,ishin mbi 1Milion vota po te llogarisim dhe ato qe vodhen se jo pak vodhen,por ishin shume aq shume sa u coroditen e sot e kesaj dite se besojne qe Populli i derrmoi.Suksese Edi Rama.
Do e coj ne cmendine Saliun Piktori.
Edo je i Madh.mire ja ktheve funderrines,sepse keta jane mesuar te shojne dhe ofendojne,te baltosin punen,familjen dhe cdo gje te shenjte,keshtu ktheja si Hebrejte.–sy me sy e dhemb per dhemb,sepse keta e marrin tolerancen dhe kulturen dobesi.jane barbone dhe injorante dhe te pakulturuar.
Fantastic, shkurt dhe sakt.
Shkurt, Fjalim pa sens
Per ca si ty dhe gadafi,po pa sens.
Fantastik Edi Rama ne kete fjale! U dhje Berisha sepse ishte mesuar te bente gjoja humor dhe te zgerdhiheshin servilët e tij. Rama po e sfidon me te gjitha menyren. Ne te folur pastaj … o nene, o nene!
Nese Edi Rama se fut ne burg ket mallok ska bo kurgj
Nuk duhet ta burgose ne qeli jo !-Ky duhet perdite e perdite te qendroje aty ne kuvend para syve te te gjithe popullit dhe ta shohim me sy se si do te degjenerohet saliu nga sukseset e qeverise se re dhe nga batutat e pameshirshme te Edit .Do te ishte shpetim per saliun po te rehatohej ne ndonje krevat ne qeli,njerezit(te vetet por edhe ata qe s’kane gjetur koken) do ta benin hero dhe ketij do ti shtoheshin piket si fatos nanos dikur.Me mire te behet lolo e palaço siç po behet,kjo do te ishte hakmarrja e nje populli te tere dhe njekohesisht u laget baruti atyre qe do te donin nje sebep per sherre e kryengritje alla 98.
Ky shpellari e hengri shuplaken ne moshe te vjeter shume dhe nuk ma merr mendja se ky ka pasur mend ndonjehere. Pjesa me e madhe e PDs eshte e perbere nga njerez te pashkolluar, njerez qe nuk flasin dote pa leter perpara(qe e ka shkruar dikush tjeter), njerez qe nuk dine te shkruajn, se i kemi pare komentet dhe bloget qe kane shkruar neper rrjete te ndryshme. Per mendimin tim kjo parti, PDja, nuk eshte gje tjeter pervecse nje organizate qe ka mbledhur gjith llumin e shqiperis, si psh hajdute, kriminel, burgaxhinj, horra etj. Rama is the only hope albania has.
Oratori perfekte.Tani te shohim veprat qe premtove se do te na i besh realitet. E nese as ti nuk mund ta ndryshosh kete vend atehere ketu nuk ka me shprese. Sepse sic edhe thone “shpresa vdes e fundit por…vdes ama”
ec perpara Rama ,se as kush nuk te ndalon.
Bravo Rama!Ja persheshe turinjte injoranteve me shume inteligjence dhe kulture.Do Zoti e kuptojne e i vine sadopak mendte.Po ku i le babushi ata,i rreh pam-pam me dajak.
Nje pergjigje dinjitoze per ate etike rrugacesh qe kemi degjuar nga grupi rrugac.
me pelqeu pa mase fjalimi juaj shume i permbajtur po dhe shume domethenes per salinjte dhe sorollopin e tij te kuptojne njehere e mire se me ke kane te bejne Edi nje politikan qe i duhet SHqiperise ne kete kohe EDi po e tregon me fjale qe do punoje shume per Shqiperine dhe per shqiptaret urime urime urime
Me ne fund nje kryeminister qe te imponon ta degjosh kur flet. Jeni e kunderta e paraardhesit tuj.suksese ne punen tuaj te veshtire
sali berisha duhet fut mrena
vec ashtu i vijne mend DIKTAORIT berisha
Mu me pelqen ta shof tu vujt perdite e skom te knoq.Me e fut mren osht kollaj,ene ju jep sebep me e bo hero e me bo demostrata si ke varrimi azemit .Ma mire keshtu e shofim perdite tu degjeneru e tu turfullu,kjo osht vujtje se ne burg se nget njeri e osht rehat.
GJ I G A N D!
A ja u thu o ja u thuaaaaa, po kujt ja thuaaaaa.
shume poezi ,nderkohe qe ligjet i kemi per te denuar cdo lloj krimi,ky veprim do korrigjonte shume gjera qe poezia nuk i korrigjon dot
Artikujt e Z. Rama tek rd ne vitet 91.. kane qene symbol dhe inkurajuan saliun dhe salite ne formimin e retorikes. Te kqijat qe I ka bere ketij populli saliu e saleshat Z.rama do tja beje kamzhik qe ti djegin fshikullimet deri ne vdejke pa ju zbardhur boja mavi ne trup….saliu do ta shikoj vdekjen cdo dite ne parlament qe do ti mbeshtillet si gjarper ne gryken qe ka vjell vetem vrer keto 23 vjet per shqiponjat e shqiperise ne flamur dhe gjithe popullin shqiptar.Analisti
Proverbial answer !
O Edi, cfare keni me burrin tim mor aman. Qysh se ka ardhur ne shtepi dridhet dhe flet percart. Po vazhduat keshtu nuk do ta kape Viti e RI. Aman more burre lejeni rehat.
Uroj nga zemra qe Edi Rama ta drejtoj siç duhet Shqipnin. Kemi vujt mjaft nga njerez qe esht turp ti qush njerez.
Zoti Edi Rama.
Ti je vertete SoKRATI iShqiperise.ORATOR I shkelqyer dhe nje mendimtar filozof i mirfillte.
Te tille njerez I duhen vendit tone ne keto kohra te veshtira te cilat na I la trashegim LOLO I frames MBRETI I LIRE i shkrimtarit e dramaturgut botrore Shekspir.
Suksese ne detyren tuaj aq madhore sa dhe fisnike ne te mire te Shqiperise e popullit te saj qe aq shume te do e te respekton.
E dime qe eshte e veshtire,po te pakte te na ngjallesh shpresen qe kaq vite kemi humbur se do behemi TE SHPEROJME..SA PER SHPELLARIN KE PER TE PARE DO IKI FARE DO TALLET DYNJAJA ME TE..
Me ne fund pas shpreses se vrare te 92 po lind nje shprese e re tek keta djem e vajza te reja me vizion te ri perendimor,me mire vone se kurre kete kerkuam atehere ne sheshe e rruge menduam se e arritem endrren ne bijte e etereve votuam si ne 23 qershor dhe atehere po shume shpejt u treguam me gisht si kulaket ne 60/ten vajze komunisti oficeri etjere dhe sekretari udhehiqte ne krye.Faleminderit Shqiperi qe ashtu elodhur gjete force dhe ndreqe gabimin e 2005 kur besove bese shkelurin e 97.Urime qeverise se qytetarise shqipetare sido qofte faleminderit zoti kryeminister per shqipen e paster
Edi,mos bjer ne kurthin e Saliut.Saliu do gjithe diten debate te ketij lloji qe pastaj te mbushe sheshet me mitingashe duke u ankuar per varferine e skamjen.Edi,ti shkruan e ligjeron bukur,por rezultantja ekonomike eshte cinike,ajo duhet te prodhoje shifra.Gazetat duan llafe,sa me shume llafe,parlamenti po ashtu do llafe,se oret shtese paguhen;me nje fjale,qe te shpetojme nga llafollogjia duhen koncentruar objektivat dhe kursyer fjalet.
Qe kur filloj demokracia ne Shqiperi, nuk kam pare kryeminister me te moderuar si Edi Ramen, te lumte goja mor kryeminister I shqiptateve. Ky koment u be nga iphone5!
Shqiptaret nuk mbeshtesin betejen e Berishes sepse nuk e votuan ate, por do te mbeshtesin programin e qeverise Rama sepse u votua nga populli.
Edi Rama ben mire te flasi, te sillet dhe te punoje si k/minister, mqns i ra llotaria te ulet ne ate karrike, sepse po nisi te flasi me 1 milion shpulla dhe 1 milion grushta, do ti duhet ti pergjigjet pyetjes:-Sa nga keto 1 milion shpulla qe mori PD-ja, jane te partise se tij. Asnje me shume se ç’mori ne 2009-en. Duhet ti thote 1 mije here flm “paterices” se Berishes(keshtu e quajti Ilir Meten ne 2009-en)se te ishte per “rilindjen e tij, nuk vinte kurre ne pushtet. Dhe ju te “Temes”, na nxorret mallin e “ZERIT TE POPULLIT” me fjalimet e qoftelargut ne kongres, qe te nesermen e kongresit dilte gazeta me 20 faqe.
Doktori në gjendje nokauti flet përçart. Po edhe diskutantët e tjerë mu dukën njeri më debil se tjetri. Tani e tutje sigla PD së mbetur mund të interpretohet si PARTIA E DEBILAVE.
ORATORI E SHKELQYER ,NJE NDERTHURJE KLASIKE E INTELIGJENCES,DHE NJE SHPARTALLIM I MENDIMIT TE CORGANIZUAR TE KUNDERSHTARIT.
ec aty lale!!!!!!
Te lumte Edi!
Me ne fund , degjuam nje fjalim per te qene .
Sinqerisht m’u mbush zemra.
Se ne parlamentin e Pinokut , Sala fliste per Zho+zi idioten ,kurse Zhozi per S+hale Pinokun.
Nuk e kane kuptuar akoma sarkazmen e thelle te ketij populli. Se ja u ka zene hunda syte.
( A thua t’a kete kuptuar Argita qe e shkurtoi hunden ) , kemi, kohe per ta kuptuar.
I dashur EDIjeni tregur shume imadh.kishim shume qe nuk kishim degjuar te flitej keshtu.ju nuk bête asgje te vecante,por I kujtuat parlamentit dhe popullit se ka edhe njerez te zgjuar dhe me culture,e cila ishte haruar per 23 vjet.ju faleminderit sepse na mbushet me shpresa per te ardhmen e shqiperise dhe te popullit tone.
@ edi rama,
me te paskrupullit nuk ka llogjike. rrasi brenda perpara se te te bejne pucin. rripu skalpin se sali berisha dhe bastardet e tij i kane duart me gjak. nese i fal ti s’te falin ata qe jane gjakpires dhe me humbjen e karrikeve ata e dine cfare kane humbur- jo vetem privilegjet por edhe mundesine per te vjedhur dhe cvatur.
Bemat e Nastradinit te Vicidolit skan te mbaruar ato duhen ndeshkuar. Kur ndiqje fushaten,dukej Donkishot duke inaguruar ruge,dhe objekte per ,te dyten treten dhe te katerten her dhe kujtonte se populli ishte injorant dhe nuk kuptonte por populli u tregua shume I zgjuar dhe I vari teneqen e nxori ne opozite te rahur me shpulla,i dha pergjigje te uluriturave dhe te bertiturave rugve qe u be I neveritshem deri ne lajthitje dhe cmenduri.Ne personin tend,berish,her dukesh Donkishot dhe her Nastradin ose je pesonifikimi I te dyve.
My boy..!!!!
Great! Zoti te bekofte Zoti Kryeminister. Te qente krahe sepse do te duhet me shumice bekimi i tij ne punen shume te veshtire dhe fisnike qe keni marre persiper te beni dhe qe une jam shume e bindur qe si ju kerkush tjeter nuk mund ta beje ne Shqiperi. Shpresoj shume qe era e ndryshimit te filloje edhe ne Shqiperi me ne fund, tani qe kryeministri i fundit komunist u largua nga drejtimi i puneve te vendit. Dhe tani mew duket shume relevante fjalia qe Presidenti Obama perseriti nuk e di se sa here ne fjalimin e tij te pare si President “Help is on the way” and “Yes we can”. I so much Hope that Help is on the way for Albania and Albanians, and I also hope that all Albanians can all say loudly “Yes we can”
Fjalim qe shpreh gjendjen shpirterore te oratorit si nga Saliu ashtu dhe nga Edy .jame imrekulluar nga oratoria e z Edy Rama ku jo vetem me nje shqipe prej nj letrari politik por dhe nje ndjenje sinqeriteti qe nuk e kisha degjuar kurre ne shqip as nga njerzit e letrave e jo me nga politikane .Vertet RILINDJE . ZOTI i Dhente BEKIM
…….Unë nuk jam zgjedhur që t’u pëlqej juve kur flas, largqoftë.
As idetë apo mendimet e mia të gëzojnë medoemos pëlqimin tuaj
dhe as që qeveria që unë drejtoj t’i ngjajë qeverisë suaj, mos o Zot, …
Qe kur ju ishit Kryetar Bashkie ne rrjetim tim shoqeror thoja: Le te behet ky Kryeminister dhe te shofim si do behet Shqiperia….dhe ju do ta beni ashtu si bête Tiranen …
Po ta krahasoshe kete fjalime me fjalimete e Sales dhe te Nanos,kuptone pse shqiperia eshte ne keto nivele….
plaku eshte komuniste i vitit 1968,agresiv i pa ndreqshem,eshte i perkdheluri i dudhes e ramiz kriminelit,ramizi e caktoje si paseardhes i tije,duke i garantuar qe zdo preken bdhokemente,nga biri i tyre plehu nga vicidoli,qe pa drejtesishte mashtroje e abuzoje me DEMOKRACINE,plote 21 vjete,e vrafte Zoti e DEMOKRACIA kyte fdhiqsire te pa shoqe.Si i tidhe eshte rrencake,mashtrues hipokrite i pa bese,te vrete pase shpine ashu sic kishin e kane zakonin komunistat.Pranda eshte e domosdoshme ti jepet DREJTESISE per krimet e tije barbare,qe te largohet e mose ta shohin e degjojne me shqiptaret kyt barbare,ka plote krime per tu denuar me burge te perjetshem,ky dhe banda e tije cnjerzore,kjo eshte zgjidhje dhe shpetimi i vedit,po nuke ju dha DREJTESISE ky plak maskara keshtu do shkoje hadhi e fadhi jone nga ky antishqiptare i vertete.
ehhhhhhhhh,cfare dallimi monumental midis QYTETARISE dhe malcorhanitetit diktatorial 23 vjecar kunder qytetarise ,vetem me qytetari shkohet ne europe dhe sot e tutje na takon me shume se kurre ,
Madheshtor, orator i vertete, Ciceroni.
Po prap ka gabuar. Pse nuk i pyete. Po nenat dhe motrat e tyre cfare do behen? Prostituta motelesh do behen… Pse nuk i kape per zhelesh? Po fytyren ashtu do t’jua lesh? Nuk do t’jua besh si kpuca?
Fjalim i shkelqyer, oratori e papare e mendime te shprehura bukur. Edi Rama eshte publicist i klasit te pare, qe te ben ta degjosh me endje e kuriozitet. Teper larg nga banalitet e rendomta e fjalite gjysmake te kundershtareve te tij…
Pergjigje e shkurter dhe sakte,sala me zhozin ka ik per lesh,hallall EDI RAMA,je i madh.Ne burg e kane vendin plehrat me gjithe ato te keqija qe i kane bere Shqiperise dhe Shqiptareve.
Erdhi dita mbas 23 vitesh te shpresojme prej verteti per nje shqiperi te zhvilluar e me koken lart. Ne keto vite kemi ecur 23 vite mbrapa…. shume mbrapa , EDI RAMA ti je vertet nje shprese e madhe per ta ndryshuar historine , se populli ta ka dhene thellesisht votbesimin, une jetoj prej 22 vitesh ne Itali dhe me ka rene rasti te shof me syte e mi kur kam kaluar nga Greqia se si ua perplas greku i qelbur ne fytyre pashaporten tone shqipetareve…. duhet ta ngresh lart more EDI e dhe emrin e shqiptarit neper bote , se keta qe iken e poshteruan, pashaporta e shqipetarit duhet te respektohet njelloj si nji amerikan, anglez, gjerman, italian, francez…. e jo te tallet greku i qelbur me pashaporten tone….. i ke te gjitha mundesite qe ti besh keto EDI, populli shqiptar ta ka dhene voten ta ndryshosh historine…. urime urime urime ne detyren tende EDI.
-Perfekte!
-Uroj te filloje çmontimi i historise shqiptare nga pleherat..
Urime per fjalimin Nolian. Kishim kohe qe nuk kishim degjuar nje fjale te tille gjith lezet. Fjalet tu befshin vepra te mira per shqiptaret dhe Shqiperine!
Per mua eshte e pa krahasueshme qeverija berisha me qeverine Rama.Qeverija Rama eshte qeveri serioze e pa implikuar me krimin .Populli e kuptoj dhe ja dha pergjigjen sales me 23 qershore por siç po vazhdon kafsha sali do te ja jap pergjigjen perfundimtare shum shpejt.Me vjen shum keq per demokratet e vertete qe nuk po dalin nga guacka qe i ka mberthyer nje anti shqiptare nje kriminel qe quhet sali ram berisha.
po shyqyr, paska nje Zot!
na u çane derrasat duke degjuar salen lart e poshte
Edi je REVOLUCIONARI KUMBUES I REVOLUCIONIT TE HESHTUR TE QERSHORIT 2013!!!
Mos u mashtroni nga keto biseda politike. Keto jane te gjitha lojera dhe mashtrime politike. O popull. Mos u merrni me politike ju lutem…