Selami Xhepa: Programi i Ramës ka ide racionale dhe të dobishme

14 Shtator 2013, 09:56Politika TEMA

Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Selami Xhepa, në një intervistë për gazetën Panorama, thotë se programi i qeverisë socialiste ka disa ide racionale dhe të dobishme, por mënyrat e arritjes janë të pamjaftueshme.

“Me një fjali të vetme do të thosha se programi ka objektiva të qarta të synuara, ka disa ide racionale dhe të dobishme, por mënyra e arritjes dhe burimet e disponueshme janë të pamjaftueshme. Programi identifikon drejt si prioritete madhore të vendit integrimin evropian, luftën ndaj korrupsionit, reformat ekonomike e administrative, përfshi atë territoriale. Këto kanë qenë edhe prioritetet e programit politik të PD-së gjatë dy mandateve të saj, pavarësisht nivelit të përmbushjes, që mund të jenë subjekt i një tjetër analize. Por dallimin filozofik midis dy qeverisjeve e shoh në artikulimin e qartë në programin e PD-së të nevojës për një ridimensionim të rolit të shtetit dhe raportit të tij me sundimin e forcave të tregut. Kjo është një qasje filozofikisht e re dhe e artikuluar për herë të parë në të majtën shqiptare, dhe që deri diku e ndeshim në qasjen që programi u bën disa reformave, siç janë ato të shëndetësisë, të taksimit dhe të mbrojtjes sociale,” thotë Xhepa.

Sipas tij, legalizimet falas janë një faturë në kurriz të taksapaguesve të rregullt./ep

11 komente në “Selami Xhepa: Programi i Ramës ka ide racionale dhe të dobishme”

  1. bastardia says:

    SHQYPNIA MJERANE NUK KA NEVOJE PER FILLOZOFI DHE FILLOZOFE TE RINJ.

    Sic eshte Selami Xhepa me llafollogjine e tij te LLAFOQYLIT. Per 8 vjet Selamiu i Saliut nuk e bene dot “ridimensionimin” e tyre famoz te shtetit ne raport me “sundimin e forcave te tregut” dhe tani pas fikut i ben elozhe Edi Rames dhe i thurr hymne programit socialiste te Kohes se Qepes per shtet pa taksa dhe tatime per te kthyer TOLLONAT e Enverit. Se ndryshe ASKUSH nuk thote se ku do te gjejne LEKAT per keto bamiresi socialiste. Prandaj edhe jane mjaft qesharake dhe joserioze keto deklarata prej servili te keshilltarit ekonomik te Sali Berishes qe me keshillat e tij famoze ka falimentuar ekonomine dhe ka renuar shtetin dhe Vatanin si mos me keq. Njesoj si Enver Hoxha ne vitet fatale 80-90.

    1. Alb says:

      Nuk keni te drejte te flisni per tjetri a priori.

      Selami Xhepen kam pasur raste qe kam bashkepunuar ne disa tavolina te rrumbullakta dhe ishte i vetmi pjesemarres qe mund ta kuptoje cfare thoshte, sepse ishte shume i drejte dhe pa konflikt interesi. intelektualet shtetformues i duhen Shqiperise. Te mos perseritet perndjekje e intelektualeve qe nga koha e partizaneve e deri sot…

      1. bastardia says:

        Ke te drejte o Alb Miku ne kete forum te nderuar elektronik se njeriu nuk duhet te paragjykohet, por duhet te gjykohet nga ato qe shkruan dhe ato qe thote. Prandaj edhe nastradini e gjykon vetem nga ato qe thote dhe ki besim se e njeh shume mire Doktor Selami Xhepen keshilltarin famoz per ekonomine te Sali Berishes, qe tani si MINJTE qe po perpiqen te shpetojne nga mbytja e ANIJES berishiste po kerkojne shpetim ne STEREN e Edi Rames. Ishte po ky Selami Xhepa qe propozoi TERAPINE E SHOKUT dhe e zhyti vendin ne krizen me te thelle te borxheve qe ka pasur ne historine e tij. Tavolinat e rrumbullakta dhe me qoshe te Selami Xhepes nuk e kane shpetuar Shqypnine nga falimentimi total i ekonomise dhe renimi i shtetit. A degjove INSTAT-in se shumica e shqyptareve jetojne me 48 USD ne muaj? A e ke se cfare tregjedie fshihet pas ketyre shifrave fatale? Mesiguri qe nuk e di dhe mbase nuk i sheh nga shkelqimi i tryezave te rrumbullakta te demagogjise berishiste, por duhet t’i interesoje mjaft Doktorit te Shekncave Selami Xhepa qe ka keshilluar Sali Dallkaukun te degjoje brockullat e tij te TERAPISE SE SHOKUT me kontribute mjaft fatale per mjerimin e shqyptareve duke SHOKUAR tere shoqerine tone.

  2. leon says:

    BRAVO SELAMI EDHE NE PD QENDROVE REAL..SI NJERI..SU BERE BISHT I SALES…

  3. Vlora says:

    Selami “keshilletari”, zhduku nga tokat e Tragjasit, se ti bashke me te ngjashmit e tu po e ktheni ne Bathore te vogel.

  4. Vlora says:

    Zoti moderator, nuk kam asgje kunder njerezve qe kane populluar Bathoren e Tiranes, por dua te them se me vjen keq per tokat e bukes dhe tokat pyjore qe kthehen ne truall ndertimi pa asnje kriter. Dhe te paret qe e kane bere kete jane zyrtaret e larte te shtetit, perfshi edhe keshilltarin ekonomik Selami.

  5. gjergji says:

    E pergezoj zotin Xhepa. Kjo eshte etika gjuhesore e te berit opozite dhe jo si z.Xhozefine qe fjalen e pare qe tha nga vendi ishte BASTARD per kryeministrin e sapozgjedhur. Qendrimi i saj ndaj votes time per te eshte shume fyese per mua.

  6. koci says:

    Selami XHEPA KE QENE NGA DEPUTETET E RACIONALE TE pd dhe mbetesh endei tille q ke logjike ekonomike qe di te besh analiz e te thuah ate qe i sherben zhvillimit te ekonomisese vendit dhe jo si disa qe kane nivel teper te ulet qe te vjen per te vjelle kur i degjon qe flasin nga foltorja e kuvendit si e emae Zeqos maje thanes si dikur komunistet qe shprehjen e pare do ta kishin , sipas mesimeve te partise e te shokut Enver; DHE TANI SHUMICAE DEPUTETEVE TE pd do te shprehen si Saliu dhe me keq se komunistet qe artkulonin ndhe ndonje mendim te tyre ndersa keta te zese do te flasin me gjuhen e tij si kopje e paster dhe ka te tille si topallja qe do ta quante si Mjakovski Lenin se Saliu eshte PD E SE KJO DHE TE TJERET S,JANE ASGJE POR MEGAFONETE TIJ E PA VLERAT ME ELEMENTARE QE duhet te kete nje njeri i zakonshem ,por keta mjerane e kane zhytur veten ne hale e s,dalin dot prej andej,se u bie me shkop kokes Berisha qe i ka pasur gjithnje nen vezhgim e survejim dhe ua tregon dosjet qe u ka mbushur per t,i perdorur sa here qe s,i pergjigjen kerkeses se tij ose kur tentojne te luajne bishtin .Te zeste keta qe kane humbur lirine dhe ne parlament e kudo jane vetem robote te kurdisur nga Saliu.Merre me mend se c,opozite mund te bejne keta kukulla te PD QE E NDIEJNE VETEN TE RRAHUR NGA VOTA POPULLORE DHE S,PO E MARRIN DOT VETEN NGA DRURI QE HENGREN NE MBARE VENDIN SE U BENE TE URRYER SA ME S,KA DHE TANI TE TERBUAR S,DINE KU TA SHFRYJNE DUFIN DHE I DREJTOHEN rAMES SIKUR KY UA KA FAJIN SE VODHEN E VRANE NJEREZ . mE TE DOBET OPOZITE S,KA Pasur vendi keto 23 vite se shumica e tyre jane te perlyer dhe te korruptuar sa s,i lan lume e perrua.

  7. bastardia says:

    “TERAPIA E SHOKUT” QE PROPOZOI SELAMI XHEPA MUND TE BEHET REALITET.

    dhe mund t’i sherbeje Edi Rames per te realizuar PROGRAMIN e tij. Si keshtu “Terapia e Shokut” qe Selami Xhepa e huazoi nga vendet komuniste pa kurfare suksesi dhe ka shokuar tere shoqerine shqyptare me 48 USD te ardhura ne muaj, tani mund te ndihmoje ne PROGRAMIN ambicioz te Edi Rames? Ja sesi dhe mbani vesh duke degjuar nastradinin:

    1. Vetem po te ktheje ato qe ka vjedhur Sali Berisha PROGRAMI i Edi Rames mund te behet realitet jo per 4 vjet por per 4 muaj. Por ketu lind pyetja:

    A ESHTE REALE KJO CUDI?

    2. Vetem po te ktheje ato qe ka vjedhur Sali Berisha bashke me Ilir Meten PROGRAMI i Edi Rames mund te behet realitet jo per 4 vjet, jo per 4 muaj por per 4 jave. Por ketu lind pyetja:

    A ESHTE REALE KJO CUDI?

    3. Po te pranojme qe nese Edi Rama detyron jo vetem Saliun dhe Ilir Meten te ktheje pasurite e grabitura ne aferat e tij korruptive duke vjedhur arken e shtetit dhe prona private si komuniste te babezitur por t’i futet me Plug Drejtesie dhe te plugoje historine e grabitjeve te Arkes se Shtetit dhe te Prones Private nga familja grabitqare e Enver Hoxhes si nje PREDATOR bolshevik atehere me siguri te plote PROGRAMI ambicioz i Edi Rames mund te behet realitet per 4 dite. Dhe me bindje te plote mund te themi se:
    KJO CUDI ESHTE KREJT REALE
    sepse ka ndodhur ne shume vende te Botes, pershembell sa per te freskuar kujtesen ne Kroacine fqinje, pa buje dhe pa zhurme fare.

  8. Hito Labi says:

    o Selo,tani u bere trim qe Saliut i rane patkonjt dhe ka ngordhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje