Jennifer Aniston promovon filmin e ri

16 Shtator 2013, 10:38Lifestyle TEMA
Jennifer Aniston promovon filmin e ri

Aktorja Jennifer Aniston mbërriti të shtunën në Toronto Film Festival për të promovuar filmin e saj më të ri “Life of Crime”.

Aktorja 44-vjeçare interpreton në këtë film një grua që rrëmbehet nga një bandë mashtruesish, një histori e bazuar në romanin e Emore Leonard, të vitit 1978.

Regjisori i filmit, Daniel Schechter ka thënë se ky rol është puna më e mirë e Aniston në karrierë.

“Njerëzit kanë për ta pëlqyer shumë sepse është puna e saj më e mirë. Kam qarë kur e shikoja duke interpretuar”, u shpreh Schechter.

Filmi “Life of Crime” mbylli Festivalin e Filmit të Torontos dhe ka marrë vlerësime pozitive nga kritika. Në këtë film interpretojnë gjithashtu Tim Robbins dhe reperi Mos Def.   P.K

3 komente në “Jennifer Aniston promovon filmin e ri”

  1. miri suedi says:

    dhiz is merakell of from…….ka thene ai burri.

  2. Wendy-B says:

    S’e kam pare akoma filmin por Tim Robins eshte njesh…lol

  3. tironci says:

    akoma gjoksin e paska ne forme jeniferi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje