Oketa: PD e humbi misionin e vet, Rama është një kryeministër me energji të reja

16 Shtator 2013, 15:48Politika TEMA

Një prej drejtuesve kryesorë të Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa, thotë se, Partia Demokratike e ka humbur identitetin e saj si forcë politike e djathtë. Duke folur për mungesën e tij dhe të përfaqësuesve të FRD-së në Kuvend, Oketa ia hedhur fajin kodit zgjedhor, pasi nuk i përkthen votat në mandate.

“Sigurisht që një lloj keqardhje është, pasi ishin jo të pakët ata që besonin se FRD do kishte përfaqësuesit e saj në Kuvend”, tha Oketa për “A1Report”. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së, “sistemi aktual, kodi zgjedhor është i pandershëm. Është një kod për të krijuar një skemë dy polare, por këtë radhë ky sistem krijoi tre pole. Për shkak të kodit, 30 mijë votat e FRD-së nuk u kthyen në mandate. Ne u qëndruam korrekt parimeve mbi të cilat u ngrit FRD dhe për një parti që ka 1 vit jetë, votat e marra janë një rezultat i vlerësuar”.

“FRD-ja është krijuar si forcë e qendrës së djathtë dhe do respektojë parimet e saj. Tani është e vështirë të thuash se kush e përfaqëson të djathtën në Shqipëri. PD e ka humbur tërësisht identitetin e saj politik. Dhe akoma më keq janë deklarimet se fajin ja hedhin popullit. Të dëgjosh kryeministrin që ka drejtuar për 8 vite qeverinë të thotë se, ‘keni ardhur në pushtet me paratë e drogës, e krimit’, përgjegjësi e parë është e qeverisë së kaluar. Të deklarosh se ka deputetë me dosje apo precedentë penalë atëherë përgjegjësia është e qeverisë që ishte në detyrë. Nuk kam informacione për deputetë të tillë”, deklaroi Oketa.

Duke folur për qeverinë e re, Oketa ka thënë se Rama është një kryeministër me energji të reja.

“Është ende herë për të folur pasi ne si FRD nuk e ndërtojmë suksesin tonë në kurriz të dështimit të të tjerëve. Do të uroja shumë që qeveria shqiptare e re, apo një tjetër të nesërmen, të punojë për interesat e qytetarëve shqiptarë. Bëj pjesë në ata politikanë që nuk e ndërtoj suksesin tim, duke u lutur që të dështojë qeveria në punë. Duket një kryeministër që vjen me energji, pasi është hera e parë që ulet në atë pozicion. Mendime pozitive edhe për mënyrën se si e ka kompozuar kabinetin qeveritar. Për hir të së vërtetës, brenda grupit parlamentar ka deputetë që kanë mbajtur poste të mëparshme dhe mund të jepnin kontributin e tyre. Por, sërish dhe do të uroja që qeveria të punojë mirë në funksion të interesave të vendit dhe mazhoranca e opozita të bashkëpunojë në kuvendin e Shqipërisë e të rregullojnë ato gabime që Rama dhe Berisha i bënë kur ndryshuan Kushtetutën”.

Ai ka thënë se Ilir Metës i shkon për shtat posti i kryetarit të Kuvendit. “Besoj që është ajo që pritej, pasi Meta është brenda formatit të tij konstruktiv, pasi mendoj se ja ka ndjerë lezetin këtij konstruktiviteti. Por, është herët për të folur për punën e kryetarit të Kuvendit, pasi ka dhe shumë gjëra të tjera për të cilat gjykohet kryetari, jo vetëm drejtimi i seancave”.

5 komente në “Oketa: PD e humbi misionin e vet, Rama është një kryeministër me energji të reja”

  1. galaktika says:

    Punoni qe te fitoni kontigjentin e shendoshe te PD, megjithese te tille me sa duket nuk ka.Gjithsesi ajo paloparti rrugacesh duhet zhdukur.

  2. georges says:

    Zoti Oketa, keni nje shans historik, punoni qe elektorati i Tiranes te mblidhet tek ju pasi PD eshte kethyer ne parti kurvash dhe horrash te vertete bulevardi me ne krye Sali Ram Berishen, dhe kurvicen lulushe basha.

  3. Sigurisht qe po u drogove do te kesh energji te reja.Kete e ka provuar edhe Oketa pradaj e thote me bindje

  4. Fajtor Mekatari says:

    PD e ka humbur tërësisht identitetin e saj politik. Dhe akoma më keq janë deklarimet se fajin ja hedhin popullit…

    PD-ja ka vite qe e ka marre rrugen e mutit dhe sot eshte futur ne nje qorrsokak qe as vete nuk e di se do te dale apo jo prej andej.

    Nqs. ka akoma kaqola sylesher, qe besojne akoma se ajo me keto kacabunj te zinj mund te beje preokopi, gabohet shume rende. Ata edhe ne opozite nuk do te jete me pas kater vitesh. Se PD-ja nuk perfaqeson te djathten e vertete shqiptare, por nje grup batakcinjsh ordinere, te cilet edhe para ketyre tete viteve te qeverisjes asnjehere nuk kane patur si qellim kryesor zhvillimin ekonomik dhe permiresimin e kushteve te jeteses dhe rritjen e mireqenies se popullit.

    Perkundrazi, ata e kane pasur mendjen vetem tek venja e pasurise personale ne menyre abuzative dhe te pandershme, gje qe bie akoma me shume ne sy sidomos ne ditet e sotme pas shqelmit popullor te 23 qershorit. Cilido grup njerezish nuk mund te quhet as i majte e as i djathte nese ata qellim kryesor kane pervetesimin e pasurise se shtrenjte popullit, te vene ne jete te jeteve me djerse e pune te palodhur.

    Fajin popullit ja hedh vetem mekatari e harbuti, i cili nuk do te ngopej edhe sikur t’ja rripte te gjalle lekuren. Keta ogurzinj vafshin ne djall! Mallkimi i tyre do t’u ndjeke ngado qe te shkelin.

    Per shkak te konsiderates qe kam per ju kryetaret e grupit te FRD-se, do te ishte nje kerkese e domosdoshme jetike dhe e kohes, qe grupi juaj edhe pse ne hapat e para te veprimtarise se tij politike, te bente investimet dhe perpjekjet e duhura, ne menyre qe pas kater viteve ai te behet popullor dhe i besueshem.

    Ne menyre qe programet dhe synimet tuaja politike te mundesnin thithjen e sa me shume idealiste te djathte, te aneksonte nje numer te konsidrueshem perkrahesish te zhgenjyer apo te luhatur me ideologji vertet te djathta.

    Ne menyre qe grupimi juaj te mund te behej numri nje ne opozite. Ne menyre qe votuesit e djathte e te ndershem te flaknin ne kosh te plehrave teseren e qelbur e te pavlefshme (se ata s’kane patur kurre nje liste te sakte te gjithe anetareve!!!) te PD-se e te kalonin nga ana juaj.

    Edhe ju zoteri i nderuar ishit dikur pjese e nje grupimi ogurzi. Por ju dhe kryetari i saj e kuptuan, edhe pse me pak vonese, qe do te ishte e pandergjegjshme, ne mos e turpshme te vazhdohej bashkepunimi me ta.

    Dhe ju vepruat ashtu sic i ka hije njerezve qe u ka mbetur ende pak ndershmeri dhe dinjitet.

    Gjestin tuaj uroj t’a ndjekin dhe ata, te cilet e ndjejne se duhet t’i bashkohen nje grupi me te paster demokratesh. Per arritjen e ketij qellimi juve te FRD-se ju uroj sukses.

  5. Shpirag says:

    FRPD ishte një parti politike që kishte synime në zgjedhjet e 23 qershorit.Nuk realizoi objektiv se.nukbashkpunuan me Ramën, si LSI, Spartak Ngjela dhe të tjerë! Humben jo vetem nga ky shkak që besoj e kanë kuptuar se për perfaqesim parlamentar vlejnë dhe bashkpunimet me akorde te gjera në spektër.Por humben se SOVRANI kish mision të largonte ramizizmin dhe ja arriti qëllimit.Edi Rama ka energji të reja dhe besoj se pas 300 diteve do flasim me tjeter konsideratë!Kam shprehur mendime pozitive per kete parti dhe drejtuesin B.Topi qe dite me parë beri deklarate surprizë se” perderisa të jete Sali Berisha “drejtues” ne PD,kurrë nuk do të kete bashkpunim!” E quaj deklarate spektakolare,ndofta me e mira deklarate qe ka dale gjer tani nga krejt spektri i djathtë!Njoh disa drejtues ne rrethe ku me pelqen ai drejtues i FRPD i Beratit, Agim Ajazi, mos gaboj që është intelektual i mirë dhe e nderojne te gjithe!Edhe ai i Vlores ka këndvështrim te qartë për objektivat ku domosdoshmerine e fitores e lidh me zgjerimin e punës me njerzit! Oketa bën hap perpara me kete deklarim dhe ngre edhe prestigjin e FRPD qe nuk nderton opozicionin me sharje e grindje,xhelozi dhe cmirë si degjova e lexova diskutantet e PD, për programin!Do deshiroja shume qe te kishte zë kjo parti vertet e djathtë që i duhet Shqiperise,por kete rradhe u votua per të varrosur PD dhe Berishën!…Sovrani mban shenim!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje