(E PERDITESUAR)- Kryeministri Edi Rama ka folur në Parlamentin Europian në një seancë të organizuar për Shqipërinë.
Përpara eurodeputetëve, Rama kërkoi ndihmë për të kapur kohën e humbur.
Rama kritikoi qëndrimet nacionaliste të paraardhësit të tij.
“Është një moment i ri dhe ne besojmë se me ndihmën tuaj dhe të Parlamentit Europian, partnerë të Shqipërisë dhe rajonit në Europë, ne mund të përfitojmë shumë nga koha e humbur.
Në politikën tonë të jashtme dhe si shtet, Shqipëria ka qenë një ndër vendet më të qëndrueshme dhe e pandikuar nga ndryshimi i pushtetit. Por në të njëjtën kohë, është dëmtuar kohët e fundit nga ethet nacionaliste,” tha Rama duke shtuar se politika e jashtme do jetë ‘zero probleme’ me fqinjët.
Sërish Rama e krahasoi votimin e 23 qershorit me vitin 1992.
“Besoj se populli shqiptar ka votuar për ne si rezultat jo vetëm i zëvendësimit të një kryeministri me tjetrin, por ishte një nevojë për të ndryshuar vendin. Dhe ky është rezultati që na bën të përulur në një mënyrë që na bën të gjithëve shumë të ndërgjegjshëm për faktin se jemi në një pozitë të tillë, se jemi këta që jemi për ata çka nevojë dhe mendon populli se duhet të jemi ne për të. Është përgjegjësi e madhe dhe ne jemi të gatshëm për të punuar dhe për të përmbushur atë që populli shqiptar ka kërkuar më 23 qershor. Në vitin 1992, shqiptarët votuan për një ndryshim të madh, më 23 qershor ishte kërkesa e dytë për ndryshim që garantoi rotacion paqësor dhe tregoi një mesazh të qartë se është demokracia që nevojitet ne jetën e secilit. Ju siguroj se gjithçka kemi bërë dhe parlamenti ka bërë shumë për Shqipërinë, nuk do jetë e kotë por do jetë burim frymëzimi dhe në të njëjtën kohë do jetë një arsye me tepër për ne për të plotësuar sa më shpejt atë çka mungon për të pasur Shqipërinë si anëtarë me të drejta të plota në familjen evropiane”, siguroi kryeministri Rama.
Rama tha se opozita duhet të marrë pjesë në çështjen e integrimit.
“Politika jonë ka vuajtur shumë pas rënies së komunizmit nga përpjekja për të luftuar njëri-tjetrin dhe jo për idetë. Prova e parë e programit tonë qeverisës nuk do jetë thjesht një fillim euforik, por një instrument për të vijuar në parlament për t’i dhënë opozitës çdo gjë që ne nuk e morëm si opozitë,” tha Rama.
Rama foli edhe për çështjen e Kosovës, duke thënë se njohja e saj është gjëja e duhur për rajonin dhe Europën./ep
BRRAVO ZOTI RAMA LIGJERO NE BE TA MARRIN VESH SE RILINDIA NUK KA BISHT SI SHKATERRIMI
E ndoqa direkt gati 90% te pyetjeve si edhe fjalen e KM Rama.
Nga Rama Vecoj:
1. Ishte me mire se ne intervisten e BBC,me i qarte dhe ju pergjigj drejt pyetjeve, por levizte shume duart (ish basketbollist) dhe detyrohej te perkulej per te folur se mikrofoni ishte i ulet.
2. Mbeshteti fort Pavarsine e Kosoves dhe u prononcua kunder nacionalizmit.
3. Shqiperia ka shume bashki/komuna per administratat e te cilave shpenzohet shume.
4. Orientim politik drejt Europes dhe Kerkoi mbeshtetje si deri tani.
…
Kukan theksoi rendesine e bashkepunimit me opoziten.
Sigurisht qe PD do i meshoje fort kesaj fraze dhe do e propagandoje si ” KUKAN I TERHEQ VESHIN EDI RAMES PER DHUNE NDAJ OPOZITES” ?
Doris Pack – Bla bla bla
http://ow.ly/oUHZ5
Kur Brukseli te le ne duart e nje Tanja Fajon dhe te jep keshilla si ndertohet nje shtet demokratik merre me leng muhabetin..Midioker ne syte e botes..
o bo bo!tani do na benka namin rama!!!…..
KY KAKANI C’FAR ESHTE I DJATHT APO I MANJTE !
KY KAKANI C’FAR ESHTE I DJATHT APO I MANJTE ?
I NDERSHEM ESHTE E JO SI PODESTA ME SHOKE!
Tanja fajo eshte shume e zoja edhe shume korrekte ne Pune.keshtu qe eshte nje shans per shqiptaret qe ajo te kujdeset e jo nje doris pack!
Sakte! “Zero probleme me fqinjet”. Politika e fqinjesise eshte kusht vendimtar per paqe, stabilitet dhe zhvilim rajonal.
Sa per ceshtjen e dialogut te hapur me opoziten dhe respektin ndaj saj eshte akoma heret per te bere koment. Kete do t’a vertetoje koha. Pervoja e deritanishme ka qene mjaft e hidhur. Nga ana tjeter nuk duhet bere “krushqi” me opozitaret e perlyer. Atyre u duhet treguar vendi i merituar.
Eshte per tu qeshur kur Rama thote se,S.Berisha ishte nacionalist.S.Berishen,e kisha akuzuar para popullit per shkakun se,fqinjet tane, nacionalist-raciste,i toleroi me shume se çdo kryeminister ne bote.”Zero problemi”me fqinjte i Rames,na e sjelle”Agimin e Zi”,ne shtepine tone si zot shtepie ndersa,serbet,neser do te thone se,ne Shqiperi,nuk jane 30 mije serbe por 50 mije dhe rritja do te shkoj vazhdimisht me lart!Rama,me keto teza boshe,po ia mveshe kombit shqiptare nje ves qe kurre nuk e ka pasur-nacionalizmin.
Mos e diskuto.
Do ta dergojne nje tren vetem per ty e keshilltaret e tu, te shkoni ne Evrope, qe te shpetojme ne te tjeret.
Dy gomere nuk barazohen kurre me nje Kale sado
Stervitje te bejne!!
ANALIZE : Urime keto fjalime e vizita sherbejne edhe per konfirmimin e fillimit te ndryshimeve drejt objektivava Europiane si per Shqiperine ashru edhe per Europen.
O Legen po ne qofte se do te flasesh drejt duhet te thuash se nacionalizmi nuk demtoi Shqiperine por Berishen qe pas deklaratave te tilla Europa dhe Amerika i thane se ka ardhur koha te largohesh .Ti nuk erdhe ne pushtet as prej socialistave dhe as prej Metes,por prej nacionalizmit te Berishes dhe te pakten per kete duhet ta falenderosh.Nuk ka rendesi se cfare mendojne kokepalaret dhe trushpelaret,rendesi ka qe ti e di mire dhe per kete te pakten duhet te trgohesh burre dhe ti besh nje telefonate falenderimi ne qofte se nuk ja ke bere deri tani.
na ndihmoni,,,,,e njejta muzik si Sali dhia edhe keta te rrinjte,,,,por kujt i derdellis ore Edi, brukselit se duhet ndihmuar Kosova, kur vetem nga Kosova jane 300 xhihadiste ne Siri qe luftojne kunder kristianeve??? me ke ke fqinjesi te mire, me serbin qe nuk i njeh asnje minoritet, me maqrdonasit, qe i kervenove kur ishe ne Prishtine, me Malin e Zi qe keshjilltari yt Koco Danaj thote se do i marim gjysmebn e teritorit, apo me Greqine, qe perpara se te shkoje ne Prishtine dhe te takoje vellain e vellait te mikut tend, Greku ta mbushi kufirin me tanke dhe helikoptere. Kjo eshte politika e jashtme, genje te genjesh, kur te njohin rrenje dhe dhemballe, kur ende nuk e ke anulluar censusin e Saliut i cili te nxori familjen tende orthodokse 6.7% dhe kur lejon paramilitaret nacionalista te vene dore mbi biblen ne permet? asngje ska per te ndryshuar, jane pallavra sju beson njeri.
Niveli i gjuhes angleze te Rames eshte ne nivelin e nje nxenesi te shkolles se mesme te provinces.
Me mire te kishte folur ne gjuhen shqipe.
Fate Velaj ja rregulloi kete seanfe. Ai e prezantoi me Barrozon dhe ja dha mundesine per te marre podiumin. Bravo Fate.
ec aty
po vjen era ndryshim
O zote ,turp I madhe ky njeri do perfaqesoje shqiperin ose me mire te themi kombin.Mjere kombi shqipetare qe po vazhdone tu shofin sherrin nje grupi komunist anti shqipetare se dihen se nga vine dhe ku I kane renjet.I gjithe kombi shqipetare duhet te punoje qe ky bastard te largohet nga kryeminister .Ne PS ka njerez te tjere ma te kopletuar ne te gjitha fushat per krye minister
Mua me pelqej qe tha do zgjedhim qeshtjen e prones me ligjin 7501 ja ta Shikojm sa do vriten prap apo do pranoje zgjedhjen Europiane pronat tek pronaret e vertet ,nuk harrohet lete komunismi
Punë e ngatërruar…s’di nga t’ja mbaj…
prisni se po behen gati plane per ti rene bregdetit,, Koco Kokedhima dhe kusheriri i tij kryeplak, “do jape shembullin i pari”, do prishe vete motelin ne Qeparo, per tu bere shembull per te tjeret.
PO si nuk ke TURP e I kerkon ndihme tani, kur para dy vitesh te gjithe thirrjet qe vinin nga Europa per bashkepunim e miratim ligjesh I hodhe poshte dhe vazhdoje me rrugen e protestave dhe bojkotit. Nuk je fare serioz per detyren qe ke marre , dhe me e keqja mendon se do te besh me Europen te njejten politike qe ben ne Shqiperi,MASHTRUES!
PO ti ke humbur kohe Shqiperise deri me tani tani kerkoke ndihm?
Zoti Kryeminister i Shqiperise!
-A do te merreni me mbrojtjen e te drejtave te emigranteve shqiptar ne Greqi ?
-A do te merreni me zgjidhjen e çeshtjes legjitime te se drejtes se prones te shqiptareve çam ?
-A do te filloni te ndihmoni komunitetin autokton arberor ne Greqi qe te mos humbasi gjuhen ametare shqipe ?
PO apo JO ???
Zero probleme me Greqine.
O Zoti Rama,
Preferencen sipas fjaleve te tua e kam veçanerisht si Drejtor Drejtorie per Marredheniet me Jashte.
Megjithate pranoj edhe si Drejtor Drejtorie ne Ministrite e tjera nqs ende nuk i keni mbushur vendet Zero.
Degjo mua se ke dhe variante te tjera shume te mira:
Ti me mire thuaj shokut Edi te te bej Ambasador ne Greqi.
Dhe meqense ne kemi zero probleme per zgjidhje me Greqine,
Atehere ti e shtyn kohen ne Greqi ne menyre te shkelqyer,
Ben edhe ndonje dore tavell dhe plazh atje kur te teket me mikun e ngushte te Edi Rames me Jorgo Papandreun.