Robert De Niro nuk shkruan autobiografi

16 Shtator 2013, 18:01Lifestyle TEMA

Aktori i Hollywoodit Robert De Niro ka mohuar mundësinë për të shkruar kujtimet e tij, pasi ka thënë se nuk ka ide se nga do t`ia fillonte.

Ylli i filmit “The Raging Bull”, ka thënë se publikimi i një autobiografie kurrë nuk e ka tërhequr atë por ka thënë se nuk do ta kishte problem të bënte një film duke u bazuar në eksperiencën e tij.

“Kam menduar për këtë gjë por nuk është e lehtë… Nuk e di se nga t`ia filloj. Ka shumë gjëra, shumë kujtime saqë nuk di ku të filloj. Ky është problemi”, ka thënë ai për contactmusic.com.

“Kam menduar të bëjë një film, jo për jetën time por për gjërat që kam kuptuar gjatë punës sime… Nuk është autobiografik por ka të bëjë me gjërat që jam i lidhur, sepse kur bëni gjëra ato duhet të jenë të lidhura me diçka tjetër dhe kjo e bënë filmin personal”, është shprehur ai.  P.K

5 komente në “Robert De Niro nuk shkruan autobiografi”

  1. liri a vdekje says:

    me i madhi nder te medhenjt e hollivudit per mua ,me plot fjalen gjigand

  2. shqiptari says:

    nese tregon te vertetat ne autobiografi, do ta urrenin e do te humbte familjen. Aktor i madh por shume kurvar.

  3. troft says:

    Nje aktor i zakonshem.Nuk mund te them se eshte me i mire se Filip Shtogu.

  4. faslli says:

    Nuk e shkruan,se i duhet te thote qe me origjine eshte nga Miloti.

    1. hipnotizuesi says:

      …ou…nga Miloti?!!!! pse dreqin mu ka fiksu mu se eshte nga Gramshi ky?!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje