Robert Pattinson:"Isha i fiksuar pas Kate Moss"

16 Shtator 2013, 12:02Lifestyle TEMA

Aktori Robert Pattinson kur ishte adoleshent ishte i fiksuar pas superomodeles Katte Moss dhe ka pranuar se dhoma e tij e gjumit ishte e mbushur me fotografi të bukuroshes britanike.

“Isha i fiksuar. Është pak qesharake kjo gjë por në dhomën time kisha fotografi të Linda Blair ndërsa tjerat ishin të Kate Moss”, ka thënë Pattinson për revistën “Harper’s Bazaar”.

Duket se interesimi i 27 vjeçarit për modelet ka shtyrë që ai të dashurohet pas modës.

Robert- i cili është spekuluar se është në lidhje me Riley Keough që nga ndarja prej Kristen Stewart- gjithashtu shpreson që të fillojë karrierën e tij si dizajner i modës.

“Dua që të përfshihem më shumë në këtë industri. Më pëlqen shumë. Më pëlqen të vizatoj fustanet. Një ditë fillova ta bëjë një gjë të tillë dhe thash, ‘Çfarë po ndodh?’ Papritur kisha mbushur gjithë fletën me vizatime të fustaneve”.   P.K

 

2 komente në “Robert Pattinson:”Isha i fiksuar pas Kate Moss””

  1. juliano says:

    me duket se po fillon te behesh shoqe mor shok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje