Jay Z dhe Beyonce në mënyrë jo shumë befasuese kanë arritur të ngjiten në maje të listës Forbes për çiftet me të pasura në botën e artit dhe muzikës.
Çifti i cili ka bashkë një pasuri prej 800 milionë dollarësh, ka arritur të ngjitet në krye të listës për fitimet në vitin e fundit, e që kanë qenë prej rreth 93 milionë dollarësh.
Këto fitime çifti më i famshëm në botë i ka gjeneruar falë turneut super të suksesshëm të Beyonce me 2 milionë dollarë fitime për një natë, teksa albumi i ri i Jay Z, “Magna Carta Holy Grail” i ka garantuar reperit një fitim prej 5 milionë dollarësh.
Më pas vijnë edhe fitimet nga palestra Barclays Center dhe fitimet nga të drejtat e imazhit të kompanisë së tij sportive që ka në vete yje si Kevin Durant dhe Victor Cruz.
Përderisa Jay-Z e preferoi sportin për të ngritur fitimet, Beyonce punoi në linjë të modës me shtëpinë Dereon, ashtu sikurse parfumin e saj personal.
Gjithnjë sipas Forbes, Bey dhe Jay janë 15 milionë euro më të pasur këtë vit se sa çifti në vendin e dytë, Tom Brady dhe Gisele Bundchen. P.K
Rreth 80 milionë dollarë është shuma që modelja dhe bashkëshorti i saj kanë arritur të fitojnë në vitin e fundit, megjithëse do të jetë e vështirë që edhe në vitet në vijim të tejkalohet superioriteti në arkëtimin e të hollave që e mbajnë Beyonce dhe Jay Z.
Po Cifti Malltezi-Birisha? Edhe ata jane ne nje fare menyre aktore,madje dhe luajne nje rol kryesor ne krimin e organizuar Shqiptar..
Cili njeri e meriton nje pasuri kaq marramendese te fituar brenda nje kohe aq te shkurter.Cfare kane bere keta per njerezimin?!Kane shitur mjegull vetem.
eh mer Balzak
keshtu eshte ndare kjo jete