Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa, në një intervistë për të përditshmen Shqip, thotë se PD nuk po pëson një krisje, por një thyerje, diçka më të rëndë se krisja. “Ndoshta ata të cilët mbajtën për katër vite, 2009-2013, pushtetin dhe karriget qeverisëse falë katër votave të LSI-së, kanë ndier detyrimin për t’i rikthyer “borxhin” z. Meta, ose kanë dashur të përcjellin mesazhin se ne mund të bashkohemi përsëri me LSI-në për të ardhur në pushtet. Ndërsa, për sa i takon opozitës së re, duket se aty ka thyerje, diçka më e rëndë se krisja dhe për këtë flet jo votimi i z. Meta, por shumë raste të tjera. Gjithsesi, nuk është për t’u gëzuar apo kënaqur kur opozita e një vendi ndodhet në vështirësi të tillë, pavarësisht faktit se është një situatë të cilën e ka përgatitur vetë. Një demokraci funksionale dhe e vërtetë ka nevojë për qeverisje të mirë, por edhe për opozitë të fortë e konstruktive. Fatkeqësisht deri më sot ne na kanë munguar të dyja,” tha Oketa.
Sipas zyrtarit të FRD, Basha nuk mund të bashkojë të djathtën. “Unë nuk mund të di apo të parashikoj se ç’mund të bëjë z. Basha dhe sa do ta lejojnë atë të bëjë gjërat që duhen bërë. Unë e kam të vështirë të besoj që drejtuesit kryesorë të PD-së, të cilët e çuan atë forcë në kuotat e saj më të ulëta gjatë këtyre 23 viteve, ata të cilët e përçanë të djathtën, që lanë Lirak Bejkon, të përndjekurin politik të komunizmit, të digjej i gjallë në mes të Tiranës, që masakruan pronat private dhe shtetërore, që rrënuan ekonominë dhe u pasuruan vetë, të shqetësohen për fatet e së djathtës shqiptare. Përpjekjet për të riardhur në pushtet, nuk duhen përkthyer si përpjekje që kanë synim rimëkëmbjen e së djathtës. Të mos harrojmë se ka vetëm një javë që është ndryshuar qeverisja, dhe muajt e fundit të qeverisë që i ku, nuk treguan asnjë shenjë reflektimi apo korrigjimi pas 23 qershorit, përkundrazi akoma më hapur u abuzua deri ditën e fundit. A besoni se kjo sjellje politike me pushtetin, pronën, të përndjekurit, përfitimin e paligjshëm mundet brenda një jave të ndryshojë?” theksoi Oketa./ep
z.Oketa…e djathta e vertete jeni ju…te tjeret i ka marre lumi dhe jane kthyer ne monstra barkderre dhe te lodhura
Oketa eshte teper konstruktiv. Njeri me norma dhe parime.
Ooo Gazi, po hiqe or burr kete foto qe ma nxjerr ate buzen e poshtme si magjar plak ne cdo paraqitje mediatike se e dim qe bene perpjekje te mundimshme ti ngjash Enverit dhe te bindesh edhe veten keshtu qe je politikan i madh. Ver or burr nje foto normale aty, pa per politikan nga instruktor Saliu ke dal si mos te kerkosh ti ngjash edhe shokut Enver..?
Or Oketiç !
Po Basha qe ishte kryesori i fushetes si mekembes e Sliutai do te na beka ngritjen e Pd-se.apo sepse eshte I zgjedhur I Berishes por ne kundershtim me Statutin e PD-se. Mos more.
z.oketa mire e ke ti po pushteti qenka i embel, se vjene ne pushtet njeriu i shkrete nuk thote me do bej kete apo ate per ju po ca do bej per vete.
Basha eshte banal ne menyren si ju qas kreut te PD,si po drejton bashkine ,dhe nuk e kuptoj ,si mund te jete ne krye te se djathtes nje njeri i cili me firmen per detin ,mund te krahasohet vetem me ESATIN.
Do ta quaja “dobesi” n.q.s FRD-ja te kerkoj doren e “piste” e te koruptuar te PD-se.
FRD-ja duhet te mbeshtetet fort tek shtresa e ish PRONARVE te ligjshem, tek shtresa e paster e ish te perndjekurve (jo atyre qe i kane lepire kembet komunistit antikomunist Sali Berisha) dhe tek ata qe aspirojne per nje te DJATHTE shqiptare.
Vetem dinjitet e asgje me shume, pak e sakte!..
Lulzim Basha esht i aft i drejt dhe dot bej at qe ka marr pergjegjsi per ta ber PD ashtu Demokratike Popullore Shqiptare.
Nuk mund te rri pa e shfaqur respektin qe ndjej kur lexoj deklarata qe dalin nga goja e demokrateve te vertete si puna e zotit Oketa, i cili realitetin e sheh si cdo personalitet i ndershem me syte e ballit, dhe jo me syte e bithes. Se me syte e bithes e shihnin ish-eproret e dikurshem te tij. Ishin ata lugeter nate qe u vriste syte drita e diellit. Prandaj dhe pesuan ate humbje katastrofale e cila i beri te qanin duke fshire lotet si feminj kopshti. Sa e ulet per dike qe i thote vetes burre. Sa turp!
Nga ana tjeter te vjen per te vjelle kur sheh e degjon se si disa te vetequajtur te djathte i varren pas ushkurrit te brekeve nje ciniku antipatik, i cili u paracaktua pa asnje kriter paraprak si kryetar i nje grupi kaotesh. I nje grupi (tashme te thyer ne mes si pras) qe prej me shume se 20 vitesh u telendis e u sorollat si leshko pas hundes prej kryetarit de facto
Z Oketa ty nuk te lidhe gje me PD. TI je nje komuniste qe ferkon duart dhe gezohesh nga humbja e PD.Partija juaj Fryma e re Komuniste ndikoje shume ne rezoltatin e zgjedhjeve te 23 Qershorit.Vetem me votat e marra ne ter SHqiperine i hoqet PD rrethe 3 a 4 deputete.Mos nxirre lot korkodili, ti nuk aderon me ne PD.MBA forte komunistin Topi dhe mos i qaje hallin Lulezim Bashes.Ti je xheloze qe Basha eshte kryetar i PD. Vete ju jeni katandisur ne nje celule Komuniste qe nuk ju do kushe. Ju nuk kini vende as ne PD dhe as ne PS.JU do jetoni fillikat me Z.Topi.
boll mor ju trutharet e vuçidolsit me ket argumentin e komunizmit se u bete qesharake…çdokush qe s’eshte me ju eshte komunist…po ju ça jeni..;ballista, fashista kapitalista shkerrdhatista?… ta quash dike komunist i ben nderin me te madh po ku kupton ti lale se ça eshte komunizma e vertete…te jesh rrogtar e fukara e ta perdoresh si sharje nocionin e komunizmit kunder dikujt dhe aq me keq te ndjehesh krenar per kete ky eshte absurditeti me i pashoq…po ne shqiptaret per absurd te çajme piten…
-E djathta duhej tju votonte ju,por zgjodhi oborrin..
kUR FLET DHE KY QE SHQIPTARET NUK I DHANE ASNJE VOTE.TI DHE TSANI QE JETON TI JENI BERE PER TU MESHIRUAR.AKOMA NUK E KUPTON QE SHQIPTARET I DHANE OPOZITES 56 DEPUTETE DHE PARTISE TUAJ ASNJE DEPUTET.PO SI KE GUZIM QE TE KOMENTOSH PER PARTINE ME 56 DEPUTETE DHE JO PER ATE PARTINE E FISIT TUAJ DHE tOPTANIQE SHQIPTARET JU GROPOSEN NE GJIRIZ.I “MENCUR JE O RR.K
Te kishe pak men do e dije qe opozita me kete lloj kodi zgjedhor i vodhi 56 deputete, me pak do merrte me Porpocional kombetar.
Jam plotesisht dakort me mendimet e shprehura nga Oketa. PD i ka bere tere ato qe thote ai ne esence se po te fillosh te numerosh bemat e tyre, ato nuk kane fund, lista e tyre eshte shume e gjate, ndaj dhe u ndeshkuan rrept.
Mua me ben pershtypje si nuk doli nje burre nga PD e te beje analizen e humbjes se rende. Tamam komunista qe nuk dorezohen. Kam vene re se hedhin nga nje kritike ne ere dhe u derdhen dhjetra komentues me fjalet me te ndyra qe mba fjalori shqiptar dhe prap dalin me nje broçkull tjeter te nesermen. Çudi…
Vendi ka nevoj per opozite. Ajo per mua mungon totalisht per dy aresye.
E para: Nuk kane bere nje analize te sakt, por ia hedhin fajin sovranit, çka nuk ka sens.
E dyta: Ka ne bere aq shume krime, vjedhje, grabitje, vrasje, vjedhje votash (çka eshte dhe vjedhja me e perbindshme qe mund ti behet nje populli), fjalor mediojer e inatçor, krijim bandash, lulezim i mafjes, etj.. sa e ka veshtire te hape gojen per te bere opozite.
Ndoshta per shume vete ju zoti Oketa mund te dukeni si i reformuar dhe ndoshta mendimet e tua per te tjeret dhe reformimin e tyre mund te jene te drejta. Por une rezervoj te drejten te te them se shume gjera edhe ju i kini bere gabim Edhe kur ishit Minister i mbrojtjes ngelet nje minister i qullet qe te terhiqnin per hunde ndoshta Edi Ylli apo ndonje tjeter Edhe kur vendoset te kalonit ne opozite megjithese ishit deputet asnjehere nuk e bete rolin e opozitarit po votuat cdo gje te Saliut Nuk e di ndoshta te bene presion per jeten ketu mund te kini te drejte Ashtu si edhe Topi juaj qe ishte nje President i qullet pavaresisht nga qendrimet e tija jo ne nje vije me Kryeministrin por ai e ofendoi e denigroi dhe ai nuk beri asnje gje per te kundershtuar. Ndoshta edhe partia juaj ka me shume nevoje per reformim se kjo ndoshta ka qene aresyeja qe moret pak vota dhe LSI shume me teper, njerzit shohin lexojne dhe parashikojne. Megjithate urime per te ardhmen.
vazhdo oketa shfryhu!a nuk ishe ti zv kryeminister,minister i mbrojtjes,dhe deputet ne dy legjislacione?mjaft me keto pallavra,se te gjithe e dime se si hyre ne politike,fal mikut tend topi.pastaj i shkove mbrapa me kthyer borxhin.fundja mos umerzit se do te kesh koh te kthehesh ne parlament.
Anija e (S)Ali Babes me 40 hajdute duhet te fundoset per ti hapur rruge brezit te ri ndoshta qe eshte ende i padegjeneruar.
Te djathtet e vertet jemi ne prej Bathores Z Oketa no ju!
jam i djathte dhe kam votuar per tu perfaqesuar nga e djathta FRD
por ligji i miratuar ne 2008 ka qene kundra partive te vogla, nese FRD-ja
do te kishte mundesi te bente aleanca patjater qe do kishte mundesi te
futej ne parlament dhe te conte aty zerin e te djathtes por kushtet e tilla kane qene dhe vazhdojne te jene ..por FRD-ja duhet te pushtoje akoma me shume zemrat e te djathteve dhe te popullit dhe te mundesoje qe te krijohen kushtet per ndryshimin e ligjit elektoral.
Me ironikja e ketij ligji eshte se votat e FRD-se shkuan ne xhepat e fitimtarit por qe shpresoj te mos i zhgenjej aq shume aspiratat e te djathteve
Analize plotesisht e drejte