Seanca e radhës e Kuvendit të Shqipërisë do të mbahet ditën e enjte.
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së krerëve të grupeve parlamentare, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u shpreh se në mbledhje është diskutuar për ngritjen e komisioneve parlamentare.
“Seanca e radhës së Kuvendit do të mbahet ditën e enjte. Në mbledhjen e krerëve të grupeve parlamentare kemi rënë dakord për rendin për konstituimin e komisioneve të përhershme të kuvendit, me drejtimin e tyre në përputhje me rregulloren dhe përbërjen e sekretariateve dhe delegacionet e përhershme të Kuvendit të Shqipërisë”, tha Meta.
Ai gjithashtu ka theksuar se do të ruhet raporti i mëparshëm në komisione, pavarësisht se mazhoranca është më e madhe në numër se mazhoranca e kaluar.
“Kemi pasur një takim, i cili është bazuar në vullnetin e krijimit të hapësirave maksimale të opozitës, gjë që reflektohet. Pavarësisht raporteve elektorale, ku mazhoranca është më e madhe se ajo e mëparshme, do të ruhet raporti i mëparshëm, teksa PD-ja ka bërë edhe propozimet e saj për kryetarët e komisioneve”, është shprehur Meta.
Vetem ZOTI e di nese Z.RAMA do shpetoje kete “VEND TE PASHPRESE” Shqiperine.