Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka nënvizuar rëndësinë e madhe që ka për vendin tonë lufta kundër korrupsionit, ndërsa ka garantuar mbështetjen e SHBA-së për njësitë e përbashkëta hetimore në luftën kundër këtij fenomeni në administratë.
Duke folur në një takim me 7 njësitë speciale të hetimit, ambasadori Arvizu ka inkurajuar punën e njësive hetimore duke kërkuar hetim të rasteve të korrupsionit, pavarësisht presioneve, raporton Ora News.
“Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve për punën tuaj të madhe dhe t’ju kujtoj se keni mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
Që prej vitit 2007, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar në krijimin dhe funksionimin e secilës prej shtatë Njësive të Përbashkëta Hetimore. E kemi bërë këtë pasi i konsiderojmë Njësitë e Përbashkëta Hetimore pjesë thelbësore të luftës së Shqipërisë kundër korrupsionit publik.
I kemi mbështetur njësitë edhe për shkak se ne besojmë në një qasje rajonale, por dhe kombëtare për hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit publik.
Njësitë janë konceptuar në mënyrë rajonale në mënyrë që të sigurohet që zyrtarët publikë në të gjithë Shqipërinë të jenë nën vëzhgimin e zbatimit të ligjit dhe që profesionistë të trajnuar të jenë të gatshëm anembanë vendit kurdo që të lindë nevoja”, tha Arvizu.
Sipas ambasadorit Arvizu, korrupsioni në gjykata dëmton besimin e popullit, ndërsa nënvizoi rëndësinë e nisjes së një fushate sensibilizuese për mosdhënie ryshfeti nga qytetarët.
“Tani, diçka që kam mësuar është që Shqipëria është si një fshat ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin; këtë gjë e dëgjoj gjithnjë. Por, mendojeni kështu: edhe pse është e vërtetë që një njësi mund të ndjejë trysni lidhur me hetimin e një personi të fuqishëm lokal, kjo njësi mund t’ia referojë këtë rast një njësie në një rajon tjetër, që është më e lirë nga trysnia e perceptuar.
Kjo është një periudhë tranzicioni në Shqipëri. Tranzicionet vijnë me sfida, por ato gjithashtu ofrojnë mundësi. Nga ana jonë, ne në ambasadë kemi shfrytëzuar këtë periudhë tranzicioni për të folur me Prokurorin e Përgjithshëm, Ministrin e ri të Drejtësisë, Ministrin e ri të Brendshëm, prokurorë të rëndësishëm, që të gjithë ta shohin këtë periudhë tranzicioni si një mundësi për të ndryshuar perceptimin e korrupsionit në vend, në mënyrë të veçantë mënyrën se si mund të punohet së bashku për të trajtuar çështjet e korrupsionit. Dhe unë e shoh këtë si një mundësi të cilën ju mund ta përdorni për të ndihmuar më tej në këtë përpjekje”.
“Korrupsioni publik që përfshin gjykatësit mund të minojë të gjithë sistemin e drejtësisë. Ai shkatërron besimin dhe sigurinë e publikut në sistemin ligjor dhe dobëson respektin për ligjit. Ai i privon sipërmarrësit nga siguria që duhet të kenë për të bërë investime të rëndësishme. Dhe më e rëndësishmja, cilido rast që ndikohet nga korruptimi i gjyqësorit përbën një dështim të drejtësisë.
Problemi në Shqipëri është serioz. Sipas Transparency International, një organizatë mjaft e respektuar më duhet të shtoj, gjyqësori është institucioni publik më pak i besuar, më pak i besuari në Shqipëri. Mbi 80 për qind e shqiptarëve e shohin gjyqësorin si të korruptuar ose tejet të korruptuar.
Ndjekjet e suksesshme penale janë pjesë thelbësore e çdo programi antikorrupsion. Megjithatë, ndjekje të suksesshme penale kërkojnë mbështetje nga publiku. Kemi nevojë që publiku të denoncojë rastet e korrupsionit, të bashkëpunojë me hetimet dhe të ofrojë dëshmi të vërteta”.
Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar nga njësitë e hetimit angazhim maksimal për rastet e korrupsionit, ndërsa paralajmëroi se do të kontrollojë rastet konkrete.
“Organi i hetimit ka përgjegjësinë më të madhe në luftën ndaj korrupsionit dhe sfida e luftës ndaj korrupsionit kërkon bashkëpunim. Kam ofruar të gjithë ndihmën dhe përvojën për të nxitur dhe rritur luftën ndaj korrupsionit. Nga drejtuesit e Task-Force që lufton korrupsionin, kam kërkuar raporte mujore për hetimin e korrupsionit. Këto njësi kanë garanci për një funksionim normal dhe aty do të atashohen prokurorë me eksperiencë për të luftuar me eficencë korrupsionit. Kërkoj më shumë angazhim nga njësitë e hetimit dhe do të kontrolloj rezultatet e tyre konkrete. Qytetarët kanë pritshmëri të lartë në luftën anti-korrupsion prandaj kërkohet angazhim maksimal”, tha Llalla./ep
LLalla dhe Nishani jane ushtaret e fundit qe i kane mbetur S HALES ne rresht
Sdo beje keq sikur ta filloje nga cifti Meta
Arvizu:
“Mbështesim hetimet për korrupsion në administratë”!
Uaa,une ngela pa fryme…,sa deklarate e forte!…
Po shyqyr zotit thuaj,qe e zbut nje cike me poshte:
-“Dua t’i falenderoj për punën e bërë dhe dua t’iu kujtoj se keni mbështetjen e ambasadës së SHBA-së”…(keshtu po qe jemi dakort Ale).
Zoti Arvizu,futjani nje gote Llalle(tani ne ikje),se LLalla ju ka pelqyer qe ne krye te kohes,e mbase ju mbetet njat, shija e tije,kur te keni ikur!
shikoni si qesh Dhalla, buzeqeshja e tij ironike duket sikur i thote Arvizuse:
-pirth or mik pirth se lirohesh. ti kerkon hetime per korrupsion ne administrate, kurse une nuk kam filluar ende hetimet per 21 janarin, mega-vjedhjen ne rrugen e Kombit, etj etj-…
pra, mire e ka Arvizu per hetimet, por ja qe Dhalla dhe gjithe gjizat dhe kosat qe ka vene S-halè serbi ne pushtet, kane plane te tjera, jo te hapin hetime..!!!
Edi Rama po nuk pastroi te gjithe administraten dhe shtetin nga barinjte, horrat, militanet, talebanet e S-halè shurres, nuk ka gje ne vije. duhet pastruar shteti me rrenje dhe themel, ne fushen e ekonomise, drejtesise, shendetsise, arsmiti, kultures, sporteve, etj etj etj..
pra, pastrim rrenjesor. perndryshe ta harroje Rilindjen Rama..!!!
E ka me seriozitet i nderuari zoti ambasador. Si njeri i ndershem dhe i drejte qe eshte, nuk e merr dot me mend se c’mund te bluaje ne koke dikush, qe fjalen korrupsion dhe drejtesi e shumezon me zero. Dikush qe edhe dhallen e hollon me uje…
Pse i duhet kaq shum social-komunisteve Ambasadori Amerikan? A e din Ambasadori me ngjyre se social-Komunistet deri dje ishin Armiqte e betuar te shtetit demokratik Amerikan? pse social Komunistet nuk i japin karriken e ministrit :keshillues” njeriut me ngjyre? Pse lejohet te fusi hundet ne cdo problem shqiptar ky Ambasador/Ke mashtrojne social-komunistet duke mbajtur afer apo lejuar kete Ambasador te flasi perdit si zedhenes i PS ne shqiperi? pse lejohet ky te fusi hundet ne punet e mbrenshme te politikes shqiptare? Mero shkruaj pak per kete Ambasador me ngjyre qe ka tendence politike te Majte(marksiste-fashiste) se Marksizem-Leninizmi nuk eshte gje tjeter por njeriu me fytyre kafshe qe shqiptaret e vuajten per 50 vjet.rrofte Legjendari Berisha
Dalja e Ambasadorit Arvizu ne krah te Llalles tregon mbeshtetjen e SHBA-ve per ate si person. Le te shikojme nese Llalla do ta prangose Kryekriminelin e 21 janarit 2011?!
O Sali Berisha o komunist i pandreqshem i fshehur nen pseudonimin menkar,po a nuk ishe ti mor djall, qe e dogje,vravee,terorrizove e grabite sa s’ungope shqiptare ne vite?
Po perse fshihesh pas pseudonimit, menkar,apo si i tille qe je ke frike ti dalesh ne balle shqiptareve,o djall me fytyre njeriu,ti dhe soji juaj mendoni se nga vini ju o komuniste te pandreqshem.Ti perpara se te marrsh neper goje e te ofendosh Ambasadorin Amerikan Arvizu,kujtohu per marrite e mijra krime te tujat qe kerkojne ndeshkim.
Koha juaj ka perenduar dhe as mos kujtoni se me marveshjet e fshehta ne mes jush dhe Meta-Rames do t’i shpetoni ndeshkimit te drejtesise,per mijra krime ne vite,GABOHESH ti dhe ato qe te ushyen dhe te ushqejne shpresat gjate marveshjeve dhe me deklaratat pas rrembimit te pushteteve,apo lenje zyrash ne dispozicion te Topallit.
Fundi juaj eshte nje fund i turpshem dhe i shpejte,pushtett dhe pazarlleqet kurre mos t’u genjejne,koha nuk fal me si etrit tuaj shpirtrore,apo te nje barku,dhe kete e dine tashme shume mire si Ju,Meta dhe Rama me shoqe dhe me shoke.Kandilit tuaj i erdhi fundi dhe ky eshte nje fund i turphme dhe pakthim,sikurse i Milloshevic-karaxhic-Arkanit,dhe i Sadam e Gadafit me shoke,Zgjidhe e merr.o si milloshevic nje vdekje ne birucat e Hages,ose si Sadami e Gadafi bashke ne brimen e miut te ujrave te zeza.
Zgjedhja eshte ne doren Tuaj,Rames dhe Metes me komani qe nuk keni te ndalur ne pangopesi,mashtrim,dhe korrupsion e krime qe pasojne njera tjeteren.
jemi dakort persa i perket abuzimeve te luftohen dhe deri ne nje por nje gje nuk kuptoj se perse duhet te dale perdite ne televizor ky zoteri dhe te na thote se cduhet te bejme .mos valle ambasadori yne atje ne usa ben te njejten gje?????????????
O shoku tanino Berisha,ambasadori Shqiptare ne Amerike Galanxhi,nuk ka c’men t’i jape poltikes amerikane sepse padronet e tij poltik ne Tiranen zyrtare,si Berisha,Rama me shoke jane 400 vjet mbrapa,dhe 100 vjet anash ne mend dhe praktike,kundrejt LIRISE E DEMOKRACISE USA-s,prandaj dhe nuk ka c’te thote ai atje,o birbo.Lereni brockullat dhe mos i bini avazit te vjeter,se koha juaj tashme po perendon por ju nuk doni ta besoni.
A mund te me thote dikush se sa here e ka perseritur kete refren ambasadori Arvizu (dhe jo vetem ky)? Ka ardhur koha, madje ka kaluar, qe te shohim veprime konkrete, te cilat as po duken kerkundi. Nuk na impresionojne me keto fjale te mira, por qe nuk te cojne ne asnje vend, dhe ne ende vuajme nga mosveprimi i ligjit. Deri kur keshtu?
qe kur u vune mardhenjet diplotike me usa ai vend eshte shkatrruar me keq se me ruset?