Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, deklaroi pas një takimi me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se ndërkombëtarët janë duke ndjekur me kujdes Parlamentin dhe funksionimin normal të tij.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, ambasadori Arvizu theksoi se në Parlament duhet të zhvillohet debat konstruktiv.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin dhe inkurajohen nga komenti juaj për rolin e rëndësishëm që Parlamenti mund të luajë.
Dhe madje e kam shprehur dhe më herët, unë mendoj që një nga njësitë më të mira matëse të progresit të Shqipërisë lidhet me faktin se sa normal mund të bëhet vendi.
Nëse do t’i referoheshim fjalorit për fjalën “normal”, nuk do të thotë shkëlqyeshëm ose e jashtëzakonshme, por për një vend është term shumë i mirë sepse do të thotë që gjerat po funksionojnë ashtu siç duhet të funksionojnë.
Dhe madje besoj se e është e drejtë që të thuhet se e gjithë Shqipëria si dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare është duke parë drejt Parlamentit të këtij vendit, që ai të arrijë të funksionojë në një mënyrë më normale.
Kjo nuk nënkupton në fakt që herë pas here të mos ketë diskutime të zjarrta dhe pasionante se kjo është pjesë e politikës, por sërish është e rëndësishme që këto debate të jenë konstruktive në një mënyrë që të mund të çojnë përpara interesin e të gjithë vendit. Kështu që ju urojmë shumë fat dhe presim me kënaqësi bashkëpunimin tonë, partneritetin tonë dhe punën me Parlamentin”, tha ambasadori.
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shprehu vullnetin maksimal të tij dhe të mazhorancës për të bashkëpunuar me opozitën për të përmbushur reformat e kërkuara për integrimin.
Duke iu bashkuar editorialit të publikuar dje nga dy ambasadorët, Meta theksoi se Shqipëria ka kapacitetet për të ecur përpara drejt Bashkimit Europian.
“Me këtë rast e sigurova ambasadorin Arvizu për vullnetin maksimal nga ana ime si kryetar i ri i Kuvendit, por edhe maxhorancës parlamentare për të garantuar maksimumin e hapësirës demokratike, për opozitën për të vendosur një bashkëpunim solid dhe afatgjatë në interes të forcimit të parlamentarizmit në vendin tonë, por njëkohësisht dhe të përshpejtimit të reformave që kërkon procesi i integrimit europian.
Sot unë dhe shumë të tjerë kanë lexuar një editorial të përbashkët të ambasadorin Arvizu, por edhe të ambasadorit të BE-së z. Ettore Sequi dhe unë bashkohem me këtë titull “Po Shqipëria mundet” që të arrij progresin që meriton në rrugën e zhvillimit dhe të integrimit evropian.
Ne kemi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian dhe këtë gjë mundemi ta realizojmë me një bashkëpunim më të frytshëm në Kuvendin e Shqipërisë dhe në të gjithë jetën e vendit, për këtë vullneti ynë është maksimal që opozita të përfshihet në të gjithë këto procese, reforma esenciale. E kam theksuar në parlament dhe gjatë takimit me ambasadorin Arvizu dhe shpresoj që Partia Demokratike të kontribuojë për të pasuruar më tej kontributet e saj pozitive në proceset integruese si NATO, ashtu edhe në BE deri më sot duke qenë konstruktive, propozuese dhe duke i qëndruar angazhimeve të saj se do të mbështesë çdo nismë që ndihmon procesin e integrimit evropian të vendit”./ep
PARLAMENTI NUK MUND TE BEHET “NORMAL” PA SHTETIN LIGJOR.
Me pare se Parlamenti te behet NORMAL duhet te funksionoje NORMAL Shteti Ligjor. Per kete duhet te ndeshkohen dhe denohen “Burrat e Shtetit” antiligjore qe kane vrare njerz te pafajshem, qe kane vjedhur fonde publike, qe kane grabitur pasur dhe truaj private dhe kane mashtruar so bolshevike te vertete. Nuk do te ishte keq qe Parlamenti te detyronte Drejtesine te perfshinte ne listen e te pandehurve edhe ata qe kane marre rryshfete me tefer ne dore dhe kane qene te regjistruar me ze dhe figure nga videoja e Dritan Priftit me ndihmen e specialisteve amerikane. Por mesiguri Parlamenti shqyptar do te behej krejt NORMAL nese do t’i kerkonte SHBA kompensime financiare per familjet e viktimave te Gerdecit, si nje falje publike e SHBA-s per BUMJEN vrastare te firmes private Saliu&Son me ndihmen bujare 300 milioneshe ne USD te Pentagonit.
PARLAMENTI NUK MUND TE BEHET “NORMAL” PA SHTETIN LIGJOR.
Me pare se Parlamenti te behet NORMAL duhet te funksionoje NORMAL Shteti Ligjor. Per kete duhet te ndeshkohen dhe denohen “Burrat e Shtetit” antiligjore qe kane vrare njerz te pafajshem, qe kane vjedhur fonde publike, qe kane grabitur pasuri dhe truaj private dhe kane mashtruar si predatore bolshevike te vertete. Nuk do te ishte keq qe Parlamenti te detyronte Drejtesine te perfshinte ne listen e te pandehurve edhe ata qe kane marre rryshfete me tefer ne dore dhe kane qene te regjistruar me ze dhe figure nga videoja e Dritan Priftit me ndihmen e specialisteve amerikane. Por mesiguri Parlamenti shqyptar do te behej krejt NORMAL nese do t’i kerkonte SHBA kompensime financiare per familjet e viktimave te Gerdecit, si nje falje publike e SHBA-s per BUMJEN vrastare te firmes private Saliu&Son me ndihmen bujare 300 milioneshe ne USD te Pentagonit.
You know what mr. Arvizu, I’m really angry after this interview that looks more like a shouting match that to an interview with a representative of the U.S. government.
I come from a family of traffickers of Kurbini and my family was hosted by King Balshaj Third and can not be judged by this type of free sarcasm that you compensated me for all that I have done for you.
Remember one day you will become a very simple fucking citizen of small american town and perhaps will be called upon to lend a hand to your beloved of all time Sara Palin.
Still, my anger will be expressed in the future with the hunger strike, not for the food and water but that of the zigi zigi.
Goodbye and do not want to see or hear more for you.
With my broken heart once Jozy
Arxhiu: Parlamenti duhet të funksionojë në mënyrë normale si ne kohene Zhelefines Topalle. Like Floriri Meta: Po, Shqipëria mundet tani qe u bere une hajduti i 700 mije eurove kruetari i Kuvendit
Me kete opozite allasoj,me kete palo president shteti ligjor s’behet, drejtesia s’behet,Shqiperia s’behet.
Shiko ti Mete ndyresira se kur ti te dorezosh te gjithe ato pasuri qe vure gjate kohes qe ishe ne qeveri atehere do kesh goje te kopjosh Obamen duke thene “Po, Shqiperia behet!” Deri atehere, Shqiperia eshte “bere” vetem per fundrrinat si ti!
Hapini syte o njerez! Si mund te perkrahet nje qenie kaq perverse si ky dhe te mbyllet nje sy e shurdhohet nje vesh ne marreveshjen e fshehte qe Rama ka bere me kete palaco?!
Lili mos doje te thoje: “Po, Shqipëria mutet!” Me njerez si puna jote dhe tarallaket qe te ndjekin ty nga pas, Shqiperia nuk behet kurre!!
jalla re ilir,qysh me nxjerr mallin e haxhi lleshit ti mua.po si ore nje bosaret keni.mos ndoshta e ke baba,or shejtan.
Meta: Po, Shqipëria mundet te behet si LSI(Lesh e Lija)!