FOTO LAJM/ Ministri çon vetë në spital fëmijën rom pasi i ishte refuzuar shërbimi

18 Shtator 2013, 12:20Sociale TEMA
FOTO LAJM/ Ministri çon vetë në spital fëmijën rom

Jo pak njerëz janë shtangur sot në oborrin e Spitalit Ushtarak, kur nga makina e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u shfaq një djalë i vogël rom.

Me këmbën në allçi, ai u drejtua për nga dera e spitalit për herë të dytë brenda pak ditësh.

Elidoni i vogël, 2 vjeçar, është fëmija i aksidentuar më 31 gusht në rrugën përballë pallatit me shigjeta, aty ku prej më shumë se pesë javësh familjet rome kanë ngritur çadrat pasi u dëbuan nga trualli i ish-Dekorit, ku edhe jetonin prej vitesh.

Veliaj e kishte njohur Elidonin gjatë vizitës që kreu në ditën e tij të parë të punës tek 37 familjet e shpërngulura rome.

Nëna e Elidonit i qe ankuar se e kishte çuar djalin për vizitë në spital, por që andej kishte dalë e përbuzur dhe pa mjekim.

Dy ditë më pas, Veliaj duket se e ka mbajtur premtimin.

Ai e ka marrë në makinën e tij Elidonin dhe e ka shoqëruar personalisht në Spitalin Ushtarak, ku fëmija mori trajtimin e munguar mjekësor.

Veliaj u shoqërua edhe nga deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti, ish- shef i Urgjencës.

Ministri i MSR-së ka premtuar zgjidhje të shpejtë për sistemimin e familjeve rome, të cilat ende sot jetojnë në kushte jo normale.

153 komente në “FOTO LAJM/ Ministri çon vetë në spital fëmijën rom pasi i ishte refuzuar shërbimi”

  1. prof. dr. sali kolera says:

    brravo, fillimi i mbare gjysma e punes

    1. dorjeta says:

      Kjo do te thote te punosh, te behesh vete promotor i punes dhe te jesh shembull per gjithe te tjeret. Nuk fillohet puna duke dhene urdhra, por duke e marre vete ne dore situaten. Pergezojme ministrin e mireqenies sociale dhe urojme qe te gjithe punonjesit e administrates te ndergjegjesohen dhe te kuptojne qe jane aty per t’i sherbyer popullit.

      1. arjoni says:

        Eshte nje veprim qe duhet vleresuar, qe gjithe stafi mjekesor te ofroje sherbimin njesoj per te gjithe dhe te mos beje diskriminime. sigurisht ministri s’do te kete kohen qe te merret me te gjithe individualisht, por ky eshte nje veprim qe tregon se ai do t’i mbeshtese shtresat ne nevoje dhe ata qe do veprojne ndryshe do te perballen me qeverine e re.

        1. fatime says:

          Duhet me e vleresu ministrin per nje ket gjest qe ka ba, nuk ka nodh najher ne historine e Shqipnise qe nje minister te jap shembull, jan mesu vec me urdhna si perher, kur vet jep shembull e tan te tjeret e zbatojn.

          1. teri says:

            Rama do e kandidoje si kryetar bashkie kete pas 2 vitesh ne Tr, dhe ky po mundohet te imitoje Ramen kur ishte minister.
            Gjesti ja veln te vleresohet, gjithashtu dhe ky eshte nje minister i ri qe do kete kohe perpar per te gjykuar. filimi i mbare gjysma e punes.

            1. Ema says:

              Sa per kryetar Bashkije ne Tirane te kapme e ka,

              Me mire votoj Nikoleten tek gropa e Hajdin Sejdise!

              Une propozoj Erion Bracen, kush eshte dakord te komentoje me mua.

            2. raimondi says:

              Te lumte Erion !

              Gjesti me fisnik i ketyre 23 vjet demokraci

              1. N Shabani says:

                Bravo nje gjest per tu lavderuar, keshtu duhet te punojne te gjithe dhe keshtu korrupsioni nuk gjen dot vend ne asnje institucion te hyje. Po pse nuk e vizitonin djalin ata te spitalit ushtarak? Edhe kjo ceshtje duhet shikuar qe te mos perseritet me rracizmi kunder romeve, jetojme ne shekullin e 21 te vitit 2013, turp cfar doktorresh jane keta rraciste.

              2. Fred says:

                e vertete he shum emocionushe

      2. Eri says:

        Ky eshte humanizmi qe i ka munguar politikes shqiptare dhe populli nuk kerkon ta besh malin fushe me nje te rene te lapsit, por kur u je prane njerezve ne hallet dhe problemet qe kane u jep nje fare shprese se dite me te mira do vijne.
        Qeveria e zgjidh qesen menjehere kur ndonje artist i ketij vendi semuret dhe mire ben qe e zgjidh, por sa familje te tjera luten per nje shume disa here me te vogel per te kuruar femijet e tyre dhe lutjet e tyre shkojne ne vesh te shurdher nga ata qe duhet te jene te paret qe duhet te merren me problemin e tyre.
        Djalit te vogel i uroj sherim te shpejt, nje strehim te mire dhe nje perkujdesje atij dhe shume te vegjelve te komunitetit rom nga strukturat e Ministrise per t’u mundesuar arsimimin dhe integrimin ne shoqeri.
        Erion Veliajt faleminderit per gjestin human. Uroj qe ky humanizem ta ndjek ne punen e tij pa menduar me teper per kapitalin politik sesa per fisnikerine personale qe duhet te karakterizoje cdo te zgjedhur nga vota e qytetarit.

      3. Skypion says:

        Ne pamje te pare ky gjest i ministrit duket shume human,e sidomos,mallengjyes.Mirepo,si gjithmone,sic thote ajo fjala e urte dradha e ka bishtin prapa!
        Po cili eshte bishti i dardhes qe dhuron bujarisht ministri?!-Propaganda eshte;propaganda mediatike.Ne eufori nga fitorja,shume nga te Rames,perfshi edhe ate vete,jane dhene pas nje loje propagandistike,qe nje zot e di sesa hidhur do te perfundoje.
        Nga historia dhe letersia qe e shoqeron ate,kemi shume perralla e legjenda,gjysem te tilla apo edhe te verteta,me mbreter e monarke,perandore,sulltane e care etj etj,qe bejen akte bamiresie te pashembullt,duke hyre keshtu ne kujtesen e popujve te tyre me epitete qe tregojne anen e tyre humane;ka pafund shembuj per kete.
        Nga historia e kohes moderne,raste te tilla kane qene (dhe jane akoma,si ne Kube,Kore etj) dhe jane tipike per regjimet totalitare,duke filluar me ate boleshevik,nazist,fashist e vazhduar me ketej me stalinizmin apo enverizmin tek ne.Etiketa e nje sjellje te tille eshte e pafund me shembuj nga veprimtaria shokur Enver,Mehmet,Hysni etj etj,me njerezit e thjeshte,fshatare e punetore,qe jetojne pasketaj te lumtur deri ne fund te jetes se tyre mizerabel!

        1. nebra says:

          Nje pyetje kisha skypion!
          Duket gjest human apo eshte nje gjest human?

          1. DREJTESI says:

            Lere Skyponin!

            Ai eshte bere si qen gjuetie qe eshte gjithe kohen ne kerkim te prehes.

            Vazhdo Skypon por do te jap nje keshille:
            duhet te besh ham-ham-ham…

          2. ha-ha says:

            DUKET!!!! Se vetem per dukje e ka bere. Eshte show e mirefillte me kamera dhe aparate fotografike. Jane filma me ngjyra qe lum si ju qe i hani sa krahu. Ai ska nevoje te coje kerkend ne urgjence. Ai te bashkepunoje me ministrite perkatese per te rregulluar sistemin e mireqenies sociale, ku perfshihen puna, shendetsia etj etj. Erion Veliaj s’eshte doktor qe te shikoj grafine, ka specialiste per ate pune. Mua me vjen turp te shikoj keto shfaqje banale te shfrytezimit te qenies se varfer humane. Do ta ndjej veten krenare dhe do ta lavderoj kur te nise punen ne rregullimin e kesaj infrastrukture me sinqeritet dhe devotshmeri. Deri atehere…kam vec te perzjera nga kjo show funderrine qe e mbeshtet edhe media!!

        2. Fred says:

          dardha e ka bishtin mrapa apo se ka,ky beri nje xhest te nje shqiptari te vertete,te njeriu me dhemshmeri dhe turp per bluzat e bardha

        3. bato says:

          Mjere ti mor (Skorpion)a Skypion apo akrep se je i hidhur si vet pseudonimi qe ke zgjedhur. Helm e vrer ke ne gjak dhe ate vjell, sic vjell babai yt shpirteror Sali Berisha! Femijet e tu sikur ti lexojne helmet e tua ne fcb, do ngelen kokeulur nga turpi per nje baba qe ndjell vetem zi si shpirti qe ka brenda.

      4. Zeusi says:

        Nje pyetje per Ministrin e ri nga nje simpatizant e votues i PS pre vitesh :

        PERSE ERIONI PRITI TE BEHEJ MINISTER PER TA BERE NJE XHEST TE TILLE ? MESA KEMI PARE E KEXUAR NE MEDIA KY FEMIJE KA KOHE QE ESHTE AKSIDENTUAR DHE ROMET KA KOHE QE VUAJNE.

        Pershendetje

        1. Tiransi says:

          Nje akt shume fisnik i Z.Veliaj.Ai e njeh realisht gjendjen e femijeve rome dhe femijeve te tjere pa perkrahje.Veprimi i tij eshte per tu mbeshtetur.Njoh kushtet qe eshte rritur vete ministri dhe e besoj sinqerisht aktin e tij,ai ka bere nje jete jo komode,nisur nga humbja e babajte te tij.

        2. Ilir Gruda says:

          Qenke i zgjuar’zeus, Shume….ku e ke marre….ne shkolle-edukim??? Apo e ke me trashigimi!!!!!

    2. mira says:

      Një xhest mediatik për sytë e botës….! Ajo që do ja vlente si një xhest i vërtetë human është birësimi i këtij fëmije nga ministri Veliaj…..!
      Pra presim që humani Veliaj të birësojë 2vjeçarin….!

      1. sky says:

        Mira nuk e di sa kohe ke pa u “shtypur” ti, se me keto tru qe ke ste afrohet njeri besoj. Ciao

        1. mira says:

          Shumë shqiptarë adoleshëntë janë birësuar në Europë, Amerikë, Kanada edhe pse i kishin prindërit e tyre. Nuk birësohet vetëm në rastet kur je pa prindër, birësohet dhe kur prindërit nuk kanë para….! Po ju kujtoj modën e fundit të aktorëve të Hollywood-it, të cilët birësojnë fëmijë me ngjyrë. Pra qëllimi i Erion Velisë ishte vetëm për të bërë efe. Presim që Erion Veliaj të mbledhë të gjithë fëmijët e ngujuar dhe ti çojë nëpër shkolla një për një. Si ministër i punëve sociale duhet të shikojë fëmijët e ngujuar si dhe të lerë mënjanë Mercedezin e tij luksoz…..!

          1. Niku says:

            O mirushke odoptoje ti moj zuske kete femije se Ministri nuk mund te adoptoje mijera femije e varfer qe ka shqiperia apo jo, se po ta adoptonte kete ti do hapje llapen e do thoje kishte te dashur te emen e femijes prandaj e adoptoj. Okkkk shkruaj me mend e koke…

            1. MiraAPOmirash says:

              hahahaha

          2. gallata says:

            Miraaaaa ,degjoja keshillen “sky” dhe…yyyy xhixhi se dem ske, vetem mire te ben ,ke vertete nevoje .

        2. ajoajo says:

          ai i ka prinderit,,ska pse ta adaptoje ,,mjafton thjesht gjestii

      2. me says:

        ky femije i ka prinderit …nuk eshte per biresim.
        pse e keni kaq te veshtire ta vlersoni nje gjest human.do ta kishe bere ti kete veprim?

      3. Milika says:

        Mira,

        me duket se s’pillke dot vete dhe je ne filozofine e biresimeve.
        Erjoni e ka hallatin ne rregull dhe do t’i beje kalamajte me te vetat. A ke ndonje mendje me kalu njehere nga Erioni te te fuse nonje tegel,mase te ngjit edhe ty. Nga pamja duket se zamken e ka te mire, por ti badallacke me duket se me Erionin do te zesh me shurren e mengjezit te tij.

      4. Sali=Geddaf says:

        oj dertimene,, ai femije i ka nenen dhe babajne,, po problemi ishte se ne spital nuk e kuruan, vetem kur jua coj ministri femijen atehere mjeket e kuruan kete femije.
        E sa per mediatizim ska rendesi,, rendesishme eshte qe jep nje shembull te mire qe mjeket mos ti shohin femijet nga ngjyra e lekures por te ju sherbejne te gjithve, pastaj dhe me e rendesishmja eshte qe femija u vizitua te mjeku, prinderit e tij do jen te kenaqur,, dhe pak ju intereson mediatizimi ?

      5. buni says:

        @ Mira….po femija per fat te mire I ka prinderit!!!! Perse duhet qe ta biresoj ministri?!!!

      6. vilajet Qyrku says:

        Ligji shqiptar nuk e lejon biresimin e femijeve nga homoseksualet.Keswhtu qe mos i kerko ministrit te shkele ligjin!

        1. mira says:

          E ke fjalën për ish bossin e Gay 99-s….!? ?

          1. hipnotizuesi says:

            jo, mesa kuptoj e ka fjalen per bossin e Gerdecit dhe 4 janarit …

      7. ciku says:

        Ah si s’u kenaqen nje here shqiptaret. Mire mire por ….

      8. BegatiaBerishiane says:

        qarte, ti vuan nga Dobicasia …

      9. Experti says:

        Ah moj Mira
        me dy bira…

    3. shkodrani-londer says:

      Mendoj se eshte nje fillim i mbare, te urojme te mos jete fasade

    4. SALISALIU says:

      Sa per te qeshur skena humoristike Po lindin ZHan Valzhanet e rinj Ky hajdut i SORROSIT Po TV I KESHTE ME VEHTE KY Erjonka turp,turp turp skena qesharake Tani na u kujtu per romet ky djall deputeti dHE NJE HERE TURP MOS BENI ME KESOJ SKENASH Sinqerisht kam votu per te ardhe ne pushtet PS por jo me kete megalomani qe po na shfaqin keto made in deputetesh E MINISTRASH

      1. elio says:

        @Saliu! Mire, po vendose do shkruash me te vogla apo me te medha??…Nejse politika eshte edhe gjeste dhe zoteria( i cili eshte politikan e jo mjek) e di mire…Me kaq sa beri, u tregoi te tjereve se sa rendesi i jep shtresave te dobeta dhe kete e kuptuan te gjithe…vec teje…

    5. tropojani says:

      ME DRITHERON KY KUJDES. BRAVO, HALLAJ JU A BAFTE ZOTI. VAZHDONI KESHTU

    6. une says:

      Brravo z. veliaj ,, nese vazhdon keshtu , do mbtesh i mrekullueshem.

      te pershendes perzemersisht

      1. Gjergji says:

        Shume i dhimshur ky Veliaj. Edhe per te fejuaren e krytarit te Kavajes, u be aq shume merak, sa s’la ambasade e institucion nderkombetar pa njoftuar. E kuptoj drejt. Eshte shume humanitar.

    7. shpresa mete says:

      kjo esht me te vertet nje akt njerezor nga ana e ministrit per mireqenien e njerezve ne shqiperi…por doja te thoja qe kjo gje duhet te jet nje detyrim per te gjith ata qe punojn ne spitale…duhet te kujdesen per popullin pa dalluar anje lloj rrace….dhe ta bejn sherbimin sepse paguhen per kete pun…nuk jan atje per te dhen urdhera ..ta fillosh qe nga pastrusja e roja e deres…un pata nje rast qe operova baban …dhe duheshe te pagonim cdo mjekim me leket tona…duheshe te pagonin edhe pastrusen per ti nderruar krevatin…per ndyshe te linin te vdisje ashtu….shpresojm qe mirqenia te rritet e te behen sherbimet te pakten njeresore…te marin mjekimin e duhur ne moment te duhur …ka shum njeres qe nuk munden te paguajn nje operacion…dhe pse esht operacion falas…per keto gjera ministri duhet te bej nje giro neper spitale te shikohet gjendja e te semureve ku jan

    8. Gjergji says:

      Tragjedi e komedi. Per te qare e per te qeshur. Mjere ju qe jeni atje.

  2. liri a vdekje says:

    brravo ja cdo te thote te rrish prane njerezve ne nevoje

  3. henri says:

    Bravo!! Shperesojme qe te vazhdohet keshtu tej e tutje.

  4. Saliu says:

    Uroj që ta ketë me shpirt këtë veprim dhe jo për fasadë televizive…

  5. MANE NISHOVA says:

    Padyshim qe simbolikisht eshte nje xhest human.
    Por ne menyre te tille, te drejteperdrejte, ministri nuk mund tu sherbeje te gjitheve, pavaresisht nga deshira e madhe qe mund te kete, sepse nuk ka kohe dhe mundesi fizike.
    Te drejtosh, te menaxhosh nje dikaster, nuk do te thote qe cdo gje ta besh vete, pasi nje gje te tille dikush do ta lexonte si paaftesi per te vene ne pune njerezit qe ke ne varesi.Te drejtosh, do te thote te arrish objektivat nepermjet punes se te tjereve.

    1. engjell says:

      Jo vetem kaq ,keqardhja dhe deshira per te sherbyer jane njera ane (pozitive kuptohet) por pozicioni i Ministrit kerkon qe te vendoseme shpatulla pas murit ata qe e kane per detyre t’a bejne punen ne sherbim te publikut ,me qellim qe e njejta situate te mos perseritet ,po keshtu koha qe harxhoi per femijen e semure mund t’i sherbente shume me mire edhe shume femijeve te tjere apo personave te tjere ne nevoje ,sepse karrikja e Ministrit sherben per detyrime per nje mase shume me te gjere ,megjithate ditet e para te detyres kane reflekset e tyre edhe pozitive edhe negative ,shpresoj se ministri do te behet shume me racional ne ditet qe vijne per te perballuar jo vetem romet ne Tirane por edhe ata te Fierit ,Korçes e ane e mbane shqiperise dhe jo vetem romet por gjithe hallexhijte dhe nevojtaret e dores se shtetit.

  6. Plaku says:

    Rilindje eshte mbi te gjitha, te ndertosh nje shoqeri humane.

  7. Argita_B says:

    Xhesti i Veliaj eshte xhest human, dhe çdo kush prej nesh duhet te ket sadopak humanitet dhe te ndihmoje ne mjedisin qe e rrethon.
    Me kete xhest jepet nje mesazh i qarte se qeveria ne pushtet ka per qellim trajtimin dhe marjen ne konsiderate te romeve, problem qe eshte shtruar dhe nga komunitetit evropian.
    Ajo qe perben problem eshte venia ne skene me fotografi, Veliaj eshte “mbret” ne fushen e marketingun dhe di te shfrytezoje mediat si duhet, vetem se me duket paksa e egzagjeruar menyra.

  8. male osdrimi says:

    veprim i mire, por duhet vazhduar. do bente mire erioni te mosperdore makine. keshtu jep nje sinjal per te gjithe antaret e kabinetit. te gjithe ne pune me kembe, sherbim urban ose bicikleta

    1. Vlore says:

      @ male osdrimi Ti po thua se ministri duhet ti bje bjeri shqiperis cep me cep me biciklet hahahha. Ministri i dashur male nuk eshte vetem i Tiranes por i gjithe Shqiperis dhe ska si te leviz me biciklet. Pastaj me nga dal Mande djali se deri dje ministrat leviznin me autokolona te blinduara

  9. Une Vete says:

    Bravooooo,

    Kush eshte ai shpirt-kazem qe nuk e pritur kete engjell te vogel.

    Poshte racizmi, poshte padituria, kujdes, solidaritet e dashuri per te gjithe.

  10. PESHKATARI says:

    I LUMTE I LUMTE … KY ESHTE NJEREZILLIK… PA LE TE THONE CTE DUAN E BEN PER SHO. A LESH PRESH .. HALLALL LE TA BENIN DHE KELLIRAT QE IKEN NGA PUSHTETI.. POR ISHIN TE BABEZITUR E SU BINTE NE MEND PER FUKARANE ….

  11. gjergji says:

    te sillen keshte per 12 vjet ( pa diskutim jane 3 mandate ne pushtet)
    dhe vetem ditet e para, vetem atehere mund te skryujame neper fa

  12. alban says:

    Bravo Erion, kemi besim maksimal tek ti!

  13. gjergji says:

    te sillen keshtu per 12 vjet ( pa diskutim jane 3 mandate ne pushtet)
    dhe jo vetem ditet e para, vetem atehere mund te shkruajme neper faqet e gazetave per ta.

  14. popolo di Bathorja says:

    Ky quhet solidaritet per te bere show.
    Megjithate eshte veprim qe duhet pergezuar.

  15. veriori says:

    Une dua ti them nje bravo te forte Ministrit!
    Padyshim se gjesti eshte simbolik, por edhe kjo ka rendesi!
    Ky Minister e Qeveria, Kryeministri i ri, pertej gjesteve do te duhet te bejne nje shtet ku nuk do te kete me nevoje per te tilla gjeste!
    Uroj, shpresoj e besoj ne kete!
    Pune te mbare te gjitheve.

  16. Ema says:

    Show eshte mjeti me i drejtperdrejte per te bere pershtypje.

    Duhet me shume pune dhe me pak show, megjithate edhe show duhet.

    Shembulli personal eshte nje mjet i mire frymezimi, por se pari duhen

    shkulur rrenjet e se keqes: racizmi, injoranca, korrupsioni.

    Veliaj nuk gezon simpatine time, por xhesti eshte domethenes.

  17. elinor says:

    Sa bukur, sa mire! Keshtu eshte kur Ministri nuk di cila eshte detyra e tij por fillon e na ben ambulantin.
    Z. Minister, shiko se mos gjen ndonje mikrobuz se do kesh shume femije te tjere qe do duhesh t’i cojsh ne spital!
    Gazetari thote “Veliaj e mbajti premtimin!” Cilin premtim o gazetaruc qe me teper je shtypes lajmesh? Nuk shoh se behet fjale per ndonje premtim aty!

    1. hipnotizuesi says:

      sa mllef qe ke ti moj e gjore Elinor e leshit..njerez si puna jote qe peshtyjne para e pas, qe permjerrin mbi te tjeret dhe vetveten me skepticizmin dhe arrogancen ndjellakeqe jane helmi qe ndrydh shpirtin dhe iniciatin e mire… u shofte fara jote..

      1. elinor says:

        Hipnotizuesi; nuk kam mllef mor fytyre pis po kam neveri ndaj hipokriteve imorale qe i marrin hajvanet si ti prej hunde dhe i vertisin nga kane deshire ne emer te Lirindjes. Dhe here tjeter kur te me drejtohesh mua, fol sic duhet se ndryshe t’i sh….robt e shpise.

        1. enea says:

          Mos u rrembe Elinor, mos vazhdo ti ngjash Sales ne parlament.
          Veri gishtin kokes e reflekto, sepse e kemi per te miren tende. Ndoshta ke nevoje per rilindje edhe ti. DURIM!!!

        2. hipnotizuesi says:

          .. meqe ra fjala me mire me u terheq prej hunde prej hipokrizise se me tu shkerdhy truni pre mllefit te te qenit loser forumesh qe shet dhrope me rigon e qe e sheh boten vetem te zeze e topa moti rreth e perqark…dhe avash me kercenimet o fytyrepjeshke forumesh dhe te keputet bishti i hardhuces qe ke nden fustan nga shterzimet…

          1. elinor says:

            Une nuk po shes pordhe o dylber, ti po. Une thjeshte them ate qe mendoj kurse ti leshon nje lume ofendimesh ne drejtim te dikujt qe as e njeh. Prandaj po te them edhe njehere, fol sic duhet ose ta kthej 10fish. Pusht!

        3. mirel says:

          Elinor, ke dy mundesi: O robt e shpise atij kujt ia “premtove”, o Rilindje

    2. enea says:

      Fillove te ankohesh zotrote?
      Pse nuk merr shembull dhe fillon edhe ti te besh dicka per komunitetin ku jeton?
      Je bere si plakat e keqija, kakaris gjithe diten.
      Ministri jep nje shembull sensibilizimi, shoqeria ta ndjeke.

  18. qytetari says:

    Me teper nje mesazh populist se po te ish human do ta kish bere veprim edhe kur nuk ishte minister,por Erion humanist as nuk ka dhe as i hyn ne pune njeriu ndersa Erion populist ka dhe kjo i hyn ne pune militanteve mendjeshkurter.
    Per djalin e vogel me behet qefi qe perfitoi pavaresisht qellimit te “shpetimtarit”.

    1. qytetari says:

      Ja dhe nje hither militante injorante qe do shkulur me rrenje!

      1. dorela says:

        Me pelqen komenti ” hither militante” ahahahah!

      2. qytetari says:

        Sidoqofte Bert-at soje hidhrash duhen shkulur me rrenje.

  19. titi says:

    xhesti eshte vertet human por njekohesisht i bere nga Ministri tingellon pak patetik. erioni njihet per egzibicionist ndaj pamje te tilla do te shikoni plot ne ditet nen vijim. gjithsesi nuk i ben keqe imazhit te qeverise nese nuk e teprojne.

  20. vjosa vl says:

    VEPRIMI I MINISTRIT DUHET PERSHENDETUR, NJE VEPRIM I RRALLE,PO ATA DOKTORA FRIKACAK,RRACIST,TE PA SHPIRT, QE NUK E MJEKUAN ME PARE NUK E MERITOJNE EMRIN MJEK. Turp tu vij,pasi tani e kane mjekuar nga frika. Suksese zoti minister!

  21. ismeti says:

    e sala i hodhi ne rrug ndoshta dikujt i be nder mend te baj shtet

  22. Besiani says:

    ….kujtuam se u erdhi fundi ketyre lloj skenave show……minstri te shkoje tek vendi i vet dhe te kryeje ndonje pune nese eshte i afte ta beje……ne te kundert nuk ngryset mandati ne kete lloj forme…..per me teper qe kjo praktike ndeshkohet rende…….padyshim qe romet dhe jo vetem ta kane nevoje per m,beshtetje perkrahje e drejtesi……edhe une ne momentin qe po shkruaj kam nje nevoje te tille…..rastis qe nuk jam rom……boll me keto lloj formash…..mbase vilajeti e ka ndare mendjen te na kujtoje pali miskat……por kjo kohe duhet te perendoje….me duket se kane montuar ne shpine nga nje kamera dhe na bejne karshille…..turp edhe per median qe merret me kesi lloj punesh te cilat nuk nderojne edhe mjaftin e me jo nje qeveri……edhe rama duhet te reagoje ndaj ketyre sjelljeve nese nuk perben nje model te qeverisjes qe kerkon te sjelle……

  23. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Veprim shume sinjifikativ i ERION VELIAJT .
    Jam dakord me trajtimin qe i ben problemit “MANE NISHOVA “.
    Pertej cdo keqkuptimi ngjyra e lekures nuk percakton karakterin njerzor por ate CNJEREZOR te te ASHTUQUAJTURIT RRACE SUPERIORE .
    Jo ,nuk eshte SHOW se nga fytyra e ERION VELIAJT ,ne keto foto qe na servir redaksia ,nuk shikoj elemente te SHTIRJES ,une e pergezoj.
    Kur une qe LYP ,nxij nje FAQE ,ti qe nuk me jep lemoshe ,NXIN 2 FAQE .
    Ne se dallget e historise i kane hedhur ROMET ane e kand botes ,kjo nuk don te thote qe ti te tallesh me fatin e tyre dhe ti keqperdoresh sa here te duhen .
    Si mund te jesh ti DOKTOR ,APO mjek APO PUNONJES SHENDETESIE ,KUR nuk je QENIE HUMANOIDE ne SHPIRTIN TEND .
    Si mundesh ti MJEK ,INFERMIER INFERMIERE ,PORTIER i spitalit ,qe te mos ndihmosh nje ENGJELL TE VOGEL te PAMBROJTUR 2 VJEC ,vetem e vetem se ti e selekton nga ngjyra e lekures .
    Jo ,ti nuk je mjek apo infermier apo ku di une .
    Si do te te vinte ty sikur te tjeret te selektonin femijen tend dhe ta linin pa sherbim mjeksor ?
    Romet ,kane shpirt te lire dhe rrebel ,por ne shpirt jane shume te bute dhe te prekshem .
    Kam patur nje shok ROM perpara se te vija ketu ku jam .
    Po u them nje gje qe :Ne sektorin ku ne punonim bashke ai ishte shume adapt ,autoritar ,dhe i degjohej fjala me shume se drejtuesit kryesor ,dinte ne perfeksion menyren e komunikimit ,ishte interlokutor i persosur ne pune ,dhe ne kohen e lire ishte me vartesit i BARABAARTE midis TE BARABARTEVE ,packa se kishte qejf si shumica e ROMEVE goten e ALKOOLIT ,por kjo nuk ja rrezonte autoritetinj .
    Pikerisht ,mu per keto shoqeria jone SHQIPTARE me karakter te theksuar anadollak ,pavaresisht besimit ne RELIGJIONIN PERKATES ,nuk ecen perpara .
    Le t’a “PASUROJ “,aresyetimin tim me nje shembull paksa si vulgar ,por dometnenes .
    Ne nje fshat te VLORES ,KUC ((qe po ta perkthesh nga SLLAVISHTJA do te thote SHTEPI)),si thuajse shumica e toponimeve te kombit tone , UDHETARET qe vinin me LINJEN PERIODIKE te MONIZMIT prej KUCIT-VLORES-KUCIT ,donin qe te ishin qe te gjithe ne vend te pare dhe se SHOFERI te personifikonte deri ne absurditet TIPARET ME AUTENTIKE KOMUNISTE .
    C’ndodhi ?
    Nje banor sa hokatar ,po edhe aq i zgjuar dha nje ide interesante .
    Ai tha :
    AUTOBUZI per ne VLORE nga KUCI dhe ne kthim duhet te iki per se GJERI qe te jene qete gjithe udhetaret ne VEND te PARE ,kurse shoferit duhet qe t’ia veme emrin ILLI ((ne dialekt)) qe perndryshe quhet YLLI.
    Ky eshte mentaliteti yne qe e kemi trasheguar qe nga koha e “BABES “.

    1. zhironi says:

      Me ate shumicen e toponimeve sllave ne vendin tone ja ke fut si kau peles.

  24. Erald says:

    Bravo per ministrin, gjesti eshte me te vertete domethenes. Shqiperia ka nevoje per me shume gjeste te tilla, por pa publicitete. Shpresoj qe gjeste te tilla te vazhdojne edhe pas disa kohesh dhe jo vetem tani si reklame elektorale ….

  25. gjon says:

    Shembulli personal i Ministrit flet shume.Eshte njerezore,humane,gjeste per te cilen ka aq shume nevoje shoqerija jone.

  26. psy says:

    Te lumte ore djale,lum nena qe te ka ty Erion.

    1. Erioni says:

      Faleminderit Erion, lum nena qe me ka posi!

  27. Deshira Daja says:

    Bravo Ministrit Veliaj, nje fryme re ne metoden e tij te punes,thjeshtesia, nji virtyt premtues per te ecur perpara e per te vene ne zbatim programin e P S .

  28. SADIU says:

    Bravo, bravo, bravo, keta jane Socialistet, keshtu punojne socialistet, keshtu behet vendi me ekonomin e tij. Te lumte.

    1. Ema says:

      Kush eshte socialist mo Veliaj? Soroist po, se socialiste jane te tjere.

  29. uk says:

    Ky esht nje shembull dhe nje mesazh pozitiv per te gjith.

  30. Shkodrani says:

    Kjo do te thot te jesh Shqiptar edhe ne sjellje edhe ne shpirt bujarari . Te lumt zoti minister dhe pun te mbar ty dhe te gjith qeveris
    Me rrespekt per ket gjest human

  31. adi says:

    Pa fotografi xhesti do ishte me I bukur.

    1. enea says:

      Nuk ke kuptuar akoma qe fotografia eshte nje mjet qe ngjall me shume emocione tek njeriu sesa dy fjale.

  32. Vlore says:

    @ Besiani po cfare ka per turp keto o malok se spo e kuptoj une?? Ju jeni aq fare e keqe sa cdo gje duhet ta ktheni ne avantazhin tuaj

  33. idlir lalo says:

    Ore bashke qytetare, jemi duke folur per ca para te publikut dhe jo per moral te te zgjedhurit. Eshte nje duference qe shoh se skuptohet.
    Veprimi i nje tw zgjedhuri munt te entuziazmoje ke te doje, por ka te beje me moralin dhe politiken, pra me nje pjese te shoqerise. Ndersa veprimi si zyrtar ka te beje me ca taxa te paguara dhe nga te tjere. Prandaj me ngadale. Ne se e kuptoni kete ndryshim ne njw shoq democratike

  34. Anda says:

    Eshte gjest shume i bukur…shpresoj te mos jete reklame, pasi eshte e habitshme fotografimi i tij, pikerisht kur po mbante femijen ne krah…duket sikur jane lajmeruar se do shkonte ne ate moment…..

  35. mallakastra says:

    hallall erjon velia e meriton te qenit minister , nje gjest shume human , vertete ministri duhet te jete shembulli i pare per humanizem dhe solidaritet , te tjerat behen me ligje per mbrojtjen e kesaj shtrese,,,, fillim i mbare k’ta jane ministrat e rames dhe rama vete,, o popull nuk e kuptoni akoma qe kjo qeveri dhe kta njerez jane te zgjedhur direkt nga amerika nuk e kuptoni o popull qe shqiperia nuk lihej me ne dore te hajduteve dhe mafies prandaj dhe amerika reagoi ,, rama eshte njeriu i vete amerikes ,,,, kuptoheni o popull ,, kane mbeshtetjen dhe urdhrin e amerikes , o shtet ose ju shkrime ,,,,

  36. Shen Kozmai says:

    Propagande…………..

  37. zhironi says:

    Eshte nje gjest qe duhet ta bejme te gjithe.Erjoni mbase eshte dhe njeri i ndjeshem,tek e fundit eshte nje ide e mire per te bere figure dhe foto te bukura

  38. Ndue says:

    I nderuar minister, veprimi yt eshte njerezor. Te uroj per ndjenjen njerezore. Por si shtetar te del detyra qe te jesh po ne kete nivel. Si shtetar duhet te ndikosh qe institucionet dhe individet te bejne detyren e tyre dhe ata qe nuk e bejne duhet te pergjiegjen para ligjit, urdherit te mjekut dhe moralit shoqeror. Ata duhen detyruar te mbajne pergjegjesi, duke i analizuar deri ne maje ku gjen strofull papergjegjesia. Shoqeria kerkon me shume kete te dyten se nuk u bie rasti atyre qe kane hall te kene mundesine qe sherbimet e te tjereve t’ua kryesh ti. Urime per detyren!

  39. Emigranti says:

    Opinionet duhen pare nga mediatoret e gazetes.Kjo gazeta eshte ,per mendimin tim nje gazete e zeshme dhe me plot vlera.Nuk duhet lejuar banalitete ne media,pasi ul edhe vlerat e gazetes,por mbi te gjitha ul vlerat morale te tere popullit.Me opinionin e “Mires “,apo te soit te saj ,asgje me vlere nuk ka.Sigurisht qe Ministri I ri beri nje xhest aq human,por me shume domethenes qe tregon nje nisme te mire te puneve ne Shqiperi.E rendesishme eshte se prapa ketij xhesti duken shume gjera qe njezit e mencur duhet t’i vleresojne .Faktikisht Shqiperia eshte e mbushur e shume problem te thella ,qe perfsahijne edhe ndjenjen e humanizmit te humbur ne vitet e fundit,ku njeriu ka nje cvleftesim shoqeror,human dhe ne sherbimin mjekesor.NUK KA VEND DHE NUK KA TRADITE DASIA NJERZORE NE sHQIPERI.fEMIJA ESHTE NJE VLERE E MADHE ,KU TEK GJITHSEICILI ESHTE THEMELORE PAFAJSIA E TIJ SIC THOTE POPULLI “ESHTE FERISHTE”DHE PRET NGA GJITHSEICILI NDIHME DHE PERKRAHJE,AQ ME SHUME NGA MJEKESIA.Prandaj Kam besim se ministrat jo vetem duhet te angazhohen ne raste te vecanta,por duhet te veprojne rrept bazuar ne ligj per kedo qe nuk ben detren,pasi ne mjekesine shqiptare ka shume problem…

  40. ferizaji says:

    sot qajta nga gezimi nuk po mundem ta qetsoj emocionin te lumte minister sot e ktheve origjinalitetin e popullit ton te lashte liridashes e human

    1. ema says:

      Aman Erion mbahu, he xhan.

      Prit pak te therras fotografin, qe te fotografoje kur te derdhesh lot…..

  41. Shvejk says:

    Nje gjest qe tregon se ne drejtim kemi vene njerez te mire.I thashe dhe perandorit kur u takuam “te gota” por ai me tha se ky eshte mashtrim I piktorit.Po te ishin njerezit e piktorit te mire kishin mare ne presidence nentoger Dubin dhe e kishin cuar ne spital.Kjo qeveri nuk po I jep nentoger Dubit te drejtat ,po I heq dhe surratin nga muret.

  42. liu says:

    mira je nje debile qe se ke shoqen thua e beri per syte e botes po le te benin dhe ata te pd per syte e botes ai e mjekoi femijen moj injorante hy debile e dreqit nuk thua GJYNAH SE ROMET NUK I ZE ASNJERI ME DORE PO FLET BUDALLALLEQE

  43. Aldo says:

    reklame e pastert….nese do ishte ndryshe, do mungonin fotot….ne websitet e tjera ka foto qe nga vendi ku djali vogel jeton deri ne spital, bile dhe brenda ne makinen e minsitrit…pra gjesti i Veliaj eshte shoqeruar gjate gjithe kohes me foto….thjesht reklam…do ishte vertet bukur te ishte e vertete….

    1. enea says:

      Reklame apo jo, arrin te kuptosh thelbin? Arrin te kuptosh mesazhin qe ka dashur ministri te percjelle?

      Nese jo atehere po ta them une keshtu trashe fare:

      Ministri me kete shembull kerkon te sensibilizoje opinionin publik qe te shkeputet nga paragjykimet ndaj komunitetit rom, qe secili ka te drejten e kurimin pavaresisht ngjyres se lekures apo prejardhjes krahinore, qe mjeket te bejne mjekun dhe te tregohen humane, qe cdokush nga shoqeria te marre te tille iniciative dhe te ndihmoje ate qe eshte ne nevoje, qe nese neser nuk te ofrohet sherbimi i duhur atehere te ankohesh dhe gjerat te vihen ne vend.

      E kuptove?

  44. baca mertur says:

    pervec gjestit human te ministrit dua te ve ne dukje vetem nje fakt,ata qe punojne si une e kuptojne ,vetem shikoni pak me cfare filmash punon spitali ushtarak te kuptoni ku ka perfunduar shendetesia nen drejtimin e ndritur qe atyre qe u moren me shendetesine 8 vitet e fundit , hajde ..te shpresojme te keta zoterinjte e tjere….!!!

  45. mirel drejtesia says:

    nje bravo te madhe…………….

    1. per me shume se reklame, besoj se eshte nje mesazh per sistemin e shendetesise qe askush nuk duhet te privohet nga sherbimi shendetsor. E marr me mend sa ngushte jane ndjere stafi i spitalit, ndersa ne mund ta marrim mesazh si qytetare qe kemi dhe ne shancin te kontribuojme ne te mire te komunitetit, pa dasi rracash, apo cfare do qofte. Vleresoj me shume gjestin, fotot dihet qe kane rolin e tyre, por gjestin e vleresoj.
      k

  46. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “ZHIRON” !
    Me vjen keq por kjo eshte e vertete,per toponimet .
    Por nga ana tjeter nuk na e heqw ne te drejten qe te themi se NE pas-ardhesit e ILIREVE ,shtriheshim prej KAPO D’ISTRISAS deri ne ARTE .

  47. lili says:

    Edhe cfare masa jane ndermarr kunder atyre qe e paskan refuzuar heren e pare??
    Ketu duhet te vleresohet ministri,e jo tek rithimi i femijes ne urgjence!!DMTH tek parandalimi i perseritjes se ketyre skenave mossherbime ndaj pacientit!

  48. Baro Liçaj says:

    Ne shqiptaret ( kuptohet disa kokrra ) , i shohim me perbuzje njerezit e pushtetit qe punojne me perkushtim dhe me injorancine me te madhe i pergojojne ata. Bravo , Erion ! Le te lehin qente ! Ti ec perpara !

  49. beso says:

    Gjesti eshte i bukur ndersa gjithe kontesti i kesaj ngjarjeje per tu diskutuar.Pse?Sepse Erjoni eshte minister dhe vjen e ema arixheshke e ankohet se djalin nuk e vizitojne mjeket.C’duhej te bente Erjoni per mendimin tim?Erjoni duhej te merrte ne telefon ministrin e Shendetesise dhe ky te saktesonte mjekun qe refuzoi ta vizitonte e ta fluturonte nga puna.Kur te behej kjo ne sekonde,nuk do kishte nevoje Erjoni te shkonte ne spital dhe keshtu do vendosej nje risi shume me e dobishme se gjesti i Erjonit.Se ne vend qe romet dhe hallexhinjte te shkojne drejt e ne spital tashme do e bejne zakon te shkojne tek Erjoni dhe ky do behet si shofer urgjence;sa ia vlen gjesti perpara detyres qe ka mjeku per te vizituar kedo qe ka nevoje per ndihme mjekesore?Keshtu diskutohet dhe jo me bravo koti.Sidoqofte,urime Erjonit ne detyren e ministrit!

  50. Adi says:

    Te lumte,iku koha e fodullekut berishian

  51. gentian says:

    Te dashur komentus!
    mos u shqetsoni per shprehjet e Mires, kush i njehe femrat, i kupton, Mira gjate komentimit, ndodhet me zakone!

  52. landi says:

    te gjithe kan deshire te bejne 1 gjeste human por varet dhe nga mundesia ekonomike apo nga pozita e tyre nuk ka bere ndo1 gje te madhe ministri mos ja kreni bishtin kaq shume ndakorte nuk eshte per mos ta vlersuar sepse nga ata qe skan bere asgje ky e kishte te thjesht te bente vetem 1 dhe ishte ne rregull por shqiperia ka shume te till

  53. elinor says:

    Enea, te marr shembull une nga kjo hipokrizi?? Po c’kuptim ka Ministri te marre nje femije ne makinen qeveritare dhe ta coje ne spital nderkohe qe jane me qindra mijera femije te tjere ne kushte edhe me te keqija mjekesore?! Ky nuk eshte as Minister Shendetesie, apo po i ben karshillek atij “rilindasit” te LSI-se?
    Nqs don vertet t’i ndihmosh femijet, rregullo sistemin, mos na bej xheste te neveritshme hipokrizie!
    Une mund te mos jem dakord me perrallen e “Rilindjes” por te pakten une nuk jam kopil grek si ti qe je kunder vendit tend per ceshtjen e ujerave me Greqine! Vetem pjella bastarde i del kundra vendit te tij.

    1. enea says:

      Kuptimi eshte shume i thjesht, lexo pak me siper se i jam pergjigjur njerit.
      E drejte eshte qe shume femije jetojne ne gjendje te mjeruar, dhe une nuk mund te pretendoj qe situata per ta ashtu edhe si per shume gjera te tjera te zgjidhet me shkopin magjik brenda sekondes.
      Ti e di shume mire qe sistemi do kohe te rregullohet dhe nuk i prish pune askujt qe pse ministri me makinen e tij coi nje femije ne nevoje ne spital.
      Per mua gjesti eshte shume domethenes, as karshillek e as ndonje gje tjeter kaq e cuditeshme.

      Per kopilin grek.
      Une nuk jam kunder vendit tim per ceshtjen e ujrave.
      Te sugjeroj edhe ty, te lexosh librin e te drejtes nderkombetare dhe kapitullin se si ndahen kufijte detare midis dy vendeve. Pasi te lexosh, te sugjeroj te marresh nje vizore e kompas, nje harte te zones dhe bej llogaritjet.
      Do arrish ne perfundimin qe aludimet e tua jane thjesht nje nacionalizem i verber. ?

      Per mua pjellat me te peshtira jane ata qe e mbrojne me fjale vendin e tyre dhe e shkaterrojne me veprime.

      ILUMINOHU!!!

  54. EMIGRANTI says:

    KOMPLIMENTI PER KTE PUNE DHE KTE HUMANIZEM QE KA BERE MINISTRI.POR UNE SI EMIGRANTE QE JETOJ NE EMILIA ROMANIA,DHE JAM ME PROFESION MEDIATORE INTERKULTURALE,DESHIROJ QE TE GJITH SHQIPTARE PA DALLIM EKONOMIE TE SIGUROHEN DHE TE SHEROHEN NE VENDIN TONE SEPSE KEMI MJEK SHUME TE ZOTE DHE SHUM TE AFTE PER TE KURUAR POPULLIN,DHE TE MOS GENJEHEN NGA RYCFETET E NJERZVE,KA NJERES QE KAN DHE JAPIN,PO KA SHUM NJERES QE NUK KANE DHE BUK PER TE NGRENE.DUAM QE DOKTORET TE BEHEN HUMANE DHE TE MOS E KTHEJN JETEN E NJERZVE NE BISNES.

  55. Idealistja says:

    Ore…po leket e UNICEF qe jepen tash 20 vjet nuk arriten te zgjidhnin ceshtjen Rome?

  56. Aldo says:

    Enea, sa per info, jemi te lumtur per djalin e vogel.
    Shqipetaret nuk jane rraciste ndaj romeve qe duhej Veliaj te sensibilizonte popullin.
    Mjeket tane jane ndiferente ndaj cdo njeriu te varfer dhe jo vetem ndaj romeve..pasi e kane kthyer ne biznes mjeksine.

    Nese megjithemend Veliaj ka ndjere dicka per kete shtrese pyetje ime eshte : Kjo eshte ndjenje qe lind kur beshesh minister ?

    Sa ishte ne opozite nuk e beri kete xhest human. Edhe po ta bente kur ishte ne opozite kete xhest, ta garantoj qe te njejtin impakt sensibilizimi do kish.
    Prandaj them qe eshte reklame.

    1. enea says:

      Kam shume dyshime mbi faktin qe shqiptaret nuk jane rracista ndaj romeve. Ne pergjithesi shqiptaret kane tipare rraciste nderkrahinore, por kjo eshte nje teme tjeter.

      Nuk eshte ndjenje qe automatikisht te lind kur behesh me pozite. Me sa kujtoj une Veliaj (jo per mbrojtje) ne disa raste me pare ka qene afer ketij komuniteti.

      Ju mund ta quani reklame, per mua eshte sensibilizim qe gjerat ne Shqiperi duhet te ndryshojne. Mbi te gjitha te vleresojme aktin, keshtu neser pasneser, nese shikon dike ne nevoje teksa i jep makines ne rruget e Shqiperise te besh te njejten gje.

      Shqiptareve u duhet ardhur shpirti ne vend.

  57. Leo says:

    Sa prej jush e njohin faktin qe Erion Veliaj eshte anetar i komunitetit te besimit neo-protestant (evangjeslist ne gjuhen popullore)? Moral i larte krishterimit eshte mese i pershtatshem per nje minister te mireqenies sociale dhe Veliaj eshte nje zgjedhje e perkryer per kete post.

  58. elinor says:

    Aldo; shiko Erjonin duke u munduar te kuptoje grafine, aman, hahahahaaa…..sa qesharak. Po nejse, reklama eshte shpirti i tregtise; shiko sa bleresa budallenj qe gjeti Ministri!

  59. elinor says:

    Enea; “nacionalizem i verber??” Atehere Rama yt, perfshi edhe Kushtetuesen, ia paskan futur si kau peles?! Edhe ata jane “nacionaliste te verber??”
    Vendi do kohe qe te rregullohet, sigurisht, por rregullimi nuk fillon me fotot e Erjonit duke bere si zemergjere! Ndoshta rregullimi i imazhit te tij, po.
    Po ti Enea, cfare ke bere per vendin tend pervec fjaleve boshe poshte e lart? Se, per te mbrojtur interesat e Greqise nuk perton te lexosh edhe libra te tere, po per Shqiperine cfare ke bere pervec promovimit te bullshitit te Lirindjes??

    1. enea says:

      Po, i verber, une ta shkruajta, qe ceshtja e detit eshte mese e rregullt.
      Rregullimi fillon me sensibilizim, hiqeni nga mendja, e mos u kapni kaq perciptazi me foton. A ka mundesi te shkoni pertej fotos?
      Sme duhet gje, permiresim imazhi personal apo jo, punet e tij, une nuk merrem me jeten personale te Erionit por me ate qe ben si Minister prej 4 ditesh ne detyre.

      Cfare bej une per vendin tim?
      Se pari shkruaj ketu duke dhene nje kontribut minimal, dhe pastaj ne shoqeri e jap edhe une shembullin tim me ato pak veprime.
      Librat qe lexoj jane pikerisht per te hedhur pak drite.

      Lirindja nuk do promovimin tim, ajo do flasi vete.

    2. enea says:

      Ah, por kur Erioni ishte ne Afrike, mos do thuash ishte per reklame?
      Edhe Audrey Hepburn eshte fotografuar njehere duke mbajtur mbi shpine nje femije afrikan ?

      1. elinor says:

        Po ben lojra fjalesh ti tani?? Kush po thote imazhin vetjak te Erjonit? Po flas per imazhin publik te tij. Zgjedhjet vijne shpejt dhe keshtu behen piket elektorale. “Ju kujtohet koha kur mbajti femijen ne krahe dhe e coi ne spital”, do thone perkrahesit. Edhe sikur te jete njerezor, qe nuk e dyshoj, tani nuk eshte momenti per te treguar humanizmin e tij perderisa ka kaq femije te tjere te cileve nuk u plotesohen nevojat bazike te shendetit te tyre. Kur te kete sistemuar te gjithe femijet e Shqiperise, atehere ta marre femijen e fundit ne krahe e ta coje vete ne spital.
        Nuk ben ti me shume se une per vendin, mos te t’genjeje mendja! Ne fakt, ti dhe shume si ti po i beni nje disfavor vendit me perkrahjen qe i beni kesaj Rilindjes se deformuar qe me shume duket si Riciklim plehrash. Nuk eshte e cuditshme qe Rama do te bllokoje importin e plehrave — ka plehra rrotull tij sa te hane qente.
        Enea, a s’me heq nje kuriozitet? Erjoni vete je apo Saimiri i Brendshem? Beju burre dhe trego te verteten.

        1. enea says:

          Po pikerisht kete shpresojme, qe sistemi shendetesor te riformohet nga e para e te funksionoje si nje sistem qe kuron njerezit e jo qe i flak sapo ata shfaqen tek dera.

          Une perkrah cdo ndryshim qe kam bindjen qe eshte per me te miren e vendit. Cdokush do bente nje gje te tille.
          Nuk na mbetet vecse koha per te na treguar nje gje te tille.

          Edhe nje here, per mua rendesi ka mesazhi qe percillet, kaq me mjafton tani per tani. Sikur neser te bejne te njejten gje 1, apo 2 persona me shume akoma edhe me mire.

          Sa per pyetjen tende te fundit, Erioni apo Saimiri nuk do kishin kohe te merreshin me debate online tek tema ?

  60. Vlonjati says:

    O Erjon i Veliajve . Po e nise me harixhinjte do perfundosh si Totozani i vetem me harrixhinjte . Shiko filmin Maoceduni qe te nxierresh mesime

    1. Vlonjati i vertete says:

      Ku e sheh te keqen e Totozanit ti mor bashkeqytetar. Hiqi kapelen se ka qene i vetmi qe ka punuar ne kohen e Berishes e kompani e madje me veshtiresi pune. E nese Erioni punon si ai aq me mire per te gjithe ty perfshire !

  61. david says:

    Pak humanizem nuk i ben keq askujt.

  62. nadia says:

    stil amerikan erjono.

    vetem mos vidh amon

  63. emigranti says:

    Pervec ndihmes qe ministri i dha te voglit,gjesti i tij(te pakten keshtu e kuptoj une)eshte dhe nje sinjal i luftes kunder korrupsionit ne sistemin e shendetesise qe populli deshiron.

  64. Zeusi says:

    Nje pyetje per Ministrin e ri nga nje simpatizant e votues i PS prej vitesh :

    PERSE ERIONI PRITI TE BEHEJ MINISTER PER TA BERE NJE XHEST TE TILLE ? MESA KEMI PARE E KEXUAR NE MEDIA KY FEMIJE KA KOHE QE ESHTE AKSIDENTUAR DHE ROMET KA KOHE QE VUAJNE.

    Pershendetje

  65. Lenci says:

    Bravo!! Pse nuk beri Sala nje gje te tille per 20 vite ne politike por I persekutoi romet si Hitleri?

  66. fieraku4u says:

    BRAVO ERION….KJO QE KE BERE ESHTE NJE SHUME HUMANE. RESPEKTE!

  67. LILOLABJA says:

    Bravo!!!!!!!!!!!!!!!!
    Duhet marre fund stigmatizimi i çdo komuniteti apo pakice ne Shqiperine tone .Mesazhi i ministrit eshte i forte dhe duhet pershendetur shoqeria jone duhet te perballet me sfiden si ajo e racizmit qe jo pak bashkombasit tane kane qene viktima te ketij te fundit .

  68. unknown says:

    Ata qe lavderojne kete hajvan, nuk I mendokan mire gjerat. Po pse ore cfare eshte ministri, transportues apo shofer ambulance? Ministri eshte menaxher, dhe nqs vjen puna qe Ministri te coje nje te semure ne spital se nuk ka kush ta coje, atehere Ministri me tu kthyer ne zyre, duhet te shkarkoje 100% te administrates se tij nqs esht pergjegjese, ose Ministri I Ministrise perkatese duhet te japi doreheqjen, ose te shkarkoje stafin e tij. Po keto jane show te turpshme, qe njerezit akoma I hane me duket.

  69. dn says:

    Cfare masa morri ministri qe mos te perseriten keqsjelljet ne urgence? Kerkojme nga gazetaret edhe shoqeria te je ni ma kembngulles me i shkuderi ne fund nje problemi.OK,ministri beri nje gjest te mire si fillim per nje sensibilizim te kushteve te mjekimit te romeve apo si fillim te tregimit te korruptionit ne mjekesi…po ne e dîme kete,pra eshte sensibilizim ivonuar…Ne dual ma sa edhe regulla qe mosmjekimi mos te perseritet tek nje tjeter femije,perndryshe do e therrasmi prape veliaj.

  70. Jam i mbetur pa fjale !No Koment !

  71. lavirja e bulevardit says:

    ky eshte yyyyyll fare, praktik, koherent, pa komplekse, perendimor, king fare

  72. albani says:

    si ore nuk i eshte dhene ndihma nga mjeket, femija e ka kemben ne allci. Kush ja vuri kemben ne allci, mjeku apo e ka maman zanatcesh kembesh te thyera vogelushi?

  73. monda says:

    Bravo Erion nje fillim i mbare

  74. o albania ! kur thyen dikush kemben ,duhet te veje disa here per vizita dhe kontrolle !keto nuk i u jan ofruar vogelushit ,se ka qene pa bere banje ,sepse flene jashte nen qiell te hapur dhe te perbuzur ,ky eshte kyci i problemit !

  75. Guerrilas says:

    Mjau Mjau Ronce,keto qe mundohesh ti besh ti,i ka bere dhe Hitleri para 80 vjetesh,e cove ne spital he e shpetove ti ate?Po nga bronkopneumonia dhe uria kush do ta shpetoj kete femije,mire kemben ne allci ja rregullove ti?Mjau Mjau Ronce,shiko te mbushesh xhepat ti sa je ne ministri ate bej,pa ky popull i shkrete qenka e thene te vuaj ne jete te jeteve.

  76. agron says:

    kjo nuk do te thote qe ti je minister i nje ministrie qe punon por kjo do te thote “me fjale te thjeshta”qe istitucioni i shendetesise qe nga ju eshte ne mvartesi nuk pyet per ju,sepse nje qytetare shqipetare nuk duhet te marre sherbimin e nevojshem shendetesore o cfardo sherbimi tjeter vetem ne pranine e ministrit .prandaj ju me punen tuaj duhet te beni eshte qe qytetaret te trajtohen njellooje te pasur, te varfet me miq dhe pa miq.

  77. genti says:

    E pershendesim Ministrin per kete akt. Por dua te ndaj nje shqetesim per kete Minister, po i drejtohem ne emer te vllait tim invalid, qe 3-Muajesh nuk po merr pensionin e invaliditetit. Per te keto leke, jan vec detergjent dhe ilace. Merri shume serjozisht keto shteresa ne nevoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje