TemA TV/ Prokuroria kërkon burg për Prendin dhe Llupon, por a do guxojë Bendo të prishë vendimin e parë? (VIDEO)

17 Shtator 2013, 12:05Sociale TEMA

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Apelit që të prishet vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për 21 janarin, duke vendosur dënim me 23 vjet burg për ish- komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe 25 vjet burg për ish- gardistin Agim Llupo.

Prokurori i çështjes, Shkëlqim Hajdari, deklaroi se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për 21 janarin nuk ishte i drejtë, pasi sipas tij, demonstruesit nuk ishin të armatosur dhe garda ka qëlluar drejt tyre, në organet jetësore çka është vërtetuar nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Por në fillim të seancës së sotme u zgjodh trupi gjykues me kryesues Agim Bendo, ndërsa relator i çështjes është zgjedhur Ervin Metalla.

Në sallën e gjyqit mungonin dy të akuzuarit kryesorë për 4 vrasjet e ndodhura më 21 janar, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe ish-gardisti Agim Llupo, të cilët përfaqësoheshin në seancë nga avokatët mbrojtës.

Gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin për vrasjen e Faik Myrtajt, dhe Agim Llupon për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda.

Mbetet pa autorë vrasja e Aleks Nikës.

Prokuroria apeloi vendimin.

Tani mbetet për të parë nëse i përfoluri Agim Bendo do mund të prishë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë./ep

31 komente në “TemA TV/ Prokuroria kërkon burg për Prendin dhe Llupon, por a do guxojë Bendo të prishë vendimin e parë? (VIDEO)”

  1. astrit says:

    ESHTE PER TU HABITUR PERSE NUK ARESTOHET GJYQTARI I SHKALLES SE PARE QE DHA VENDIMIN E PAFAJESISE KUR IMATH E I VOGEL E PANE LAIV SI U VRANE TE PAFAJSHMIT.

    1. I brendshem says:

      Gjykatesi te arrestohet? Une njoh nje gjykates ne Korce qe ka dhene vendime gjyqi nderkohe qe ndodhej ne USA. Per kete ceshtje nisi nje hetim qe u la pergjysem sepse pagoi nje shume te mire tek shefat ne Tirane. Ai ka ndertuar nje Pub luksoz ne Korce qe thone i ka kushtuar 1 miliard lek te vjerta. Ku i ka gjetur leket ky gjyqtar? Keto duhet te hetohen. Ai quhet ARBEN LERA

    2. +10 says:

      Prokuroria duhet te kerkoje burg per Salebanin dhe Lulushken…keta dy qyqaret vetem urdherat kane zbaruar.

  2. ermir says:

    ka ndonje qe mund te me tregoje se ne cfare vendi te europes gjeneralet dalin me arme ne dore duke qelluar mbi protestuesit?!apo kjo ndodh vetem ne albanistanin tone me gjeneralet e emeruar nga Saliu,me kujtohet edhe gjenerali tjeter Agim Shehu qe ne vitet96 i rrihte me zell demostruesit opozites,

    1. Samiu says:

      Po , ke te drejte, po keta jane gjeneralet e Saliut apo zevendes ministra te Saliut qe dalin ne kioska per flete votimi fallco …apo ministra si Xhaferri qe do rrise intensitetin e diellit ne Durres sepse eshtrat e Ismail Qemalit i solli per se dyti ne Vlore….. Sa qesharake aq edhe per te uleritur…..

  3. koci says:

    AGim Bendo eshte i shitur te Saliu dhe ka treguar veten se gjykates s,mund te jete vecse sherbetor i verber i parase qe i jepet dhe tani ka rastin me te mire qe te marre e 3 a katerqind milion leke e ,ia mbathi ky bubeslli i felliqur dhe qe duhet te ndiqet penalisht ne se nuk i pergjigjet kerkeses se prokurorise ose familjaret e viktimave jane ne te drejten e zotit qe t,i japin denimin keti karagjozi te drejtesise se perdorur nga berisha e klani mafjoz qe drejton sot drejtesine shqiptare,prandaj dhe parlamenti i ri ketej duhet t,i filloje reformat per ta vene drejtesine ne shinat e duhura dhe per t,i pastruar keto institucione nga bendot me kompani qe vetem gjyqtare s,jane.RRine vrasesit te lire.Kjo s.ndodh as ne vendet me diktatoriale dhe intelektualet,te rinjte,studentet organizatat jo qeveritare dhe ato te mbrojtjes se te drejtave te njeriut me Ballaurin e shitur e te perdorur kane kycur gojen dhe jane vetem per te ngene parate qe u vihen ne dispozicon per te mbrojtur lirite e jeten e qytetarev por figurave si ballauret u ka kaluar koha e duhet te zevendeswohen nga njerez dinjitoze e te ndreshem e jo nga karagjoze qe kemi pare deri me sot qe heshtin se kane frike nga berisha….

  4. Kjo eshte nje shkas qe qeveria te shkarkoje presidentin, dhe te formatoje KLD-ne, si rrjedhoje pastrim total sistemit te drejtesise. Boll me keshtu nuk durohet.

  5. rebeli says:

    Per vrasjet e 21 janarit duhet te rinisin hetimet nga koka.Te pyetet rrumpalla,lulushja e deri poshte tek i ashtuquajturi zinxhiri i gardes se rrumpalles.Po me pare duhet te reformohen organet e drejtesise.

  6. Fatmir Daci says:

    PROKURORIA DUHET TE ARRESTONTE KRERET E P S QE ORGANIZUAN GRUSHT SHTETI TE PASTER..PO DRURIN QE HENGREN POLICET PKAGOSJENE TYRE??ASKUSH NUK PERGJIGJET??

    1. +10 says:

      Fatmir…po ti cke mor djale, ti ishe ne rreshtin e trete dhe me skafnder ne kopke

      1. UCK says:

        hahahahah…pergezime per kendveshtrimin e sakte

    2. fatmiri says:

      E di kujt i them dac ne? Atij qe eshte lakuriq. Dhe Saliu e Lulezimi tani jane dac, lakuriq. E pa tjeter, do tu hyje ndonje gozhde ne bythe, si thua ti dac?

  7. kivser says:

    Arresat sa me pare te gjyqtarit te shkalles se pare.
    Keshtu e do e mira e shtetit

  8. analist says:

    Policia duhet te aarestoje te parin shefin e vet, katundarin H.Burgaj qe nuk zbatoi urdherin e Prokuroris per arrestimin e Ndre Prendit!

    1. UCK says:

      po Burgaj nuk mund te arrestoet,,eshte i paprekshem pikerisht sepse eshte inegzistent,gjithmone.

  9. Xhema nga Tirana says:

    Agim Bendo e ka treguar që më 1994 se e ka shitur prapanicën te Berisha. Ai duhet të pushohet në vënd dhe të hapen hetimet për veprimtarinë e tij antiligjore gjatë ushtrimit të detyrës duke zbatuar kërkesat dhe dëshirat e Berishës në shumë e shumë gjyqe.
    Një nga fillimet për vënien e dinjitetit të gjykatave duhet të jetë dhe hetimi për Agim Bendo-n me shokë.

  10. alban4eva says:

    kam frike se ne Shqiperi nuk do te vihet kurre drejtesi..!!

  11. katarakti says:

    Nuk e kuptoj se perse nuk jane shkarkuar ende shefat e policise?! As ata te prokurorise?! Dhe as ata te gjykatave?! çfare pritet. Gjyqi duhet filluar nga e para. Dhe ata te dy duhet te mbahen ne burg se do te largohen jashte vendit, nese nuk jane larguar deri me sot. Si me shume avash e ka marre qeveria e re.

  12. Ali Baba Tomori says:

    Agim Bendo eshte nje nder gjyqtaret me te perlyet te drejtesise shqipetare. Madje specie si Agim Bendo jane kancer dhe qe i ka pehapur metastazat kudo ku kerkohet drejtesi. Kjo rrace duhet te zhduket, te mos u degjohet me emri neper sallat e gjyqeve.

  13. Gezimi says:

    Keta ishin urdher zbatuesit, po urdherdhenesit qe nuk po ndjehen fare kush jane? Gjykimi duhet filluar prej tyre, pastaj te vazhdoje me vartesit. Te shohim c’fare do beje drejtesia!

  14. N Shabani says:

    Nuk zbardhet me ceshtja e 21 Janarit, mjere ata qe iken, nuk e shikoni se kujt i ka vajtur ceshtja per te gjykuar Agim Bendos? A e dini ju se cfar maskarai eshte Agim Bendo? Eshte ai qe denoj Top channel 400 mije euro per mbertheckat e Ylli Pangos, sepse do merrte ai gjysmat e parave. Nuk ka gjykates me te korruptuar se ai dhe ka per ti nxjerre te pafajshem te dy kriminelet, u merr ca para dhe mbase e mbyll kerrieren e tij si avokat, kurse kriminelet ikin jashte shtetit por une do te pyesja qe po saliu a do kin dot jashte shtetit? Po femijet e tij? Po niperit dhe mbesat andej do jetojne tere jeten, asnje gjemb ne kembe nuk do tu hyje? Sido qe te veje puna nje gje eshte e sigurte qe ai dhe Lulzim Basha kurre nuk do te flene te qete sa te jene gjalle qe ndonje dite mund tu trokase dera dhe te marrin haberin e keq.

  15. bizhga says:

    po ku kini pare o shqiptarete qellohet kryeministria ku kini pare te digjet palma para kryeministrise qe nuk u dogj ne vitet 1990 por te digjet ne vitin 21 janar te 2011 ku eshte pare dhe degjuar vetem ne lindjen e mesme se ndodh . Ata jane te pa fajshem se ai ishte ushtare ne sherbim porduhet te pergjigjen kush e organizoi dhe kush urdheroi . Po eshte nje ceshte qe kure nuk do dali e veryteta dhe ata kure nuk do denohen

    1. UCK says:

      ti qenke me keq se ‘liza ne boten e cudirave’ Si ka mundesi qe te duket tragjike palma e djegur, dhe ste bekan pershtypje trute ne trotuar te atyre te shkreteve qe vdiqen… shteti ka ligje dhe jo halucinacione nga kto te tuat,,,garda paralajmeron me gjuajtje ne ajer, dhe mund te qelloje (duke u perpjekur te evitoje organet vitale) ne rast se persona te pautorizuar nuk i pergjigjen thirrjes BRENDA PERIMETRIT TE KRYEMINISTRISE. Palmat e makinat e djegura, sdo doja ti krahasoja me antitanket qe per fat te mire sditen ti shkrepin shoqnia jote, dhe ato policet roje smund te vihen ne rresht te pare ku ka forca te specializuara qe mund te neutralizojne 20 apo 200 veta me shkopinj,,,se po vure rojet e shkrete qe sja kane haberin teknikave e skane as pergatitjen fizike,,sigurisht qe do krijohen konflikte ndermjet paleve,,dhe ky eshte faji i ature qe i dhane vetes mundesine te behen zoter e te shtien mbi turmen

  16. Emigrant says:

    Normalisht miire e kane disa komentues qe ne radhe te pare duhet te denohen ata qe e urdheruan kete masaker por ata jane ne opozite tani dhe kjo po mbrohet duke thene se po sulmohet opozita. Po nje gjyqtar lapangjoz si ky nuk mund te jape drejtesi Ndoshta hetimi duhet te filloje nga e para duke mare gjerat me radhe qe nga ekspertiza e FBI ne mos arestimin e gardisteve nga policia e shume detaje si fhsirja e serverave etj Porblemi eshte me kompleks se sa eshte ne dukje Kete gje mund ta bejne vetem njerez profesioniste dhe te pavarur Kjo kerkon nje reforme te madhe ne drejtesi .

  17. Kajtushka says:

    Keta te varen, jo te denohen, nqs doni te perfundoje drame berishiane.

    Figura me e poshter ne historine e shqiperise eshte dhe do te jete ish kryemistri.

  18. Pavarësia says:

    Nuk e kuptoj çfar palo drejtësi vazhdojmë të kemi KUR URDHËRUESI i masakrës vazhdon të jetë i lirë, madje deri dje k/ministër! Pa u futur ai atje ku duhet ta ketë vendin, nuk mund të bëhet drejtësi. Nuk besoj se Bendot e Metaliajt janë bërë vërtetë gjykatës që japin drejtësi. Ata do të vazhdojnë të mbrojnë vrasësit dhe urdhëruesin e tyre.

  19. shiaksi says:

    kriminelat e 21 janarit duhen cuar ne burg ,gje qe sali berisha nuk e beri

  20. Rumpall ishte ky vend rumpall esht e rumpall do te mbetet.komentoni kur skini pun .edhe koha me shi esht vet sec esht per te kaluar kohen me komente.

  21. rubo says:

    Gjyqtari Agim Bendo eshte pasuruar tmerresisht ne kurriz te drejtesise.Kontrollojani pasurine sa banesa ka ne emer te familjes se vet,sa valute ka nxjerre jashte shtetit ne Banka te huaja.E nga do jap drejtesi ky.Ky vec padrejtesi jep.Apo vend rrumpalle aty tek ju ne Albanistan,dhe se merr vesh i pari te tretin.Shqiperi hesapi.sikur ka mijra gjyqtar e nuk i kontrolloni dot.Po juve i lini vet te vjedhin.Te shohim RILINDJEN,cdo te beje me keta mostra hajdute qe kane mandat te japin Drejtesi.Drejtesi eshte nje fjale FONDAMENTALE.Agim Bendo eshte nje gjobvenes i licensuar si gjyqtar.Smund te jap drejtesi ku gjobvenes.Ku duhet te pushoje dhe te gezoje ato që ka vjedhur.

  22. sanco panco says:

    po ai qe urdheroi te vritreshin protestuesit nuk ka faj?! apo ai do denohet me dalje ne pension?!

  23. Lelo says:

    ME LEJONI TE SHPREH SE ; VRASESIT E 21 JANARIT, DUHET TE NDESHKOHEN RENDE, PO KAQ EDHE UDHEZUESIT E TYRE, SALI BERISHA DHE LUL BASHA. NE TE KUNDERT KJO QEVERI NUK MUND TA GEZOJE NDERIN QE I BERI SOVRANI. TE TJERAT VENE E VIJNE…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    ラブドール 上半身 こんにちは、私はあなたの投稿をすべて読むのを楽しんでいます。私はあなたをサポートするために少しコメントを書きたいと思いました。ダッチワイフは最高の状態を提供します。あなたはいつでもあなたが望むようにそして技術的に実行可能な限り彼女とセックスをすることができます。また、ラブドールで罰せられるのを避けることもできます-必要に応じて-それ以

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje