Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi në Pezë se vendimi për vendosjen e portretit të Ismail Qemalit nëpër institucione është i duhuri, pasi jep mesazhin e bashkimit.
Ai i bëri këto komente gjatë përkujtimit të Konferencës së Pezës.
“Pezë do të thotë bashkim. Pezë do të thotë atdheu mbi të gjitha, dhe kushtrimi që vjen sot pas kaq dekadash nga Konferenca e Pezës e 16 shtatorit të vitit 1942 duhet të ligjërohet nga të gjithë, duhet t’ia transmetojmë edhe brezave që vijnë. Pra, bashkim dhe bashkëpunim edhe brezave që vijnë pa dallim feje, krahine dhe ideje në interes ë atdheut, në interes të kombit,” tha Meta.
“Kjo nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Fakti që do të jetë një figurë themeluese e shtetit shqiptar, siç është figura e Ismail Qemalit, i cili është një mesazh bashkimi. Mendoj se të gjithë duhet t’i mbajmë të gjalla idealet e Konferencës së Pezës, patriotëve shqiptar, komunistëve, nacionalistëve të asaj kohe të cilët kapërcyen diferencat e tyre në emër të interesit të madh, të lirisë së atdheut dhe progresit shoqëror”.
Kurse nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Eduard Halimi, tha se vendimet e para të qeverisë janë të paligjshme.
Sipas tij, qeveria duhet të paraqesë dy ditë përpara miratimit rendin e ditës./ep
Pse Halimi do te qeverise? Jo mor plehre e shqiptarizmit.
Konferenca e Pezes qe nisi si nje bashkim i shqyptareve te ndershem u spiunua shume shpejt nga Enver Hoxha tek fashistet dhe kuislinget nga shtepia e kunatit te vet Bahri Omari, minister i jashtem fashist, prane me vilen e Qazim Mulletit. ASNJE nga pjesmarresit ne kete konference nuk mbeti gjalle dhe shumica u likuiduan me pabesine makaber te ANTIKRISHTIT shqyptar Enver Hoxha para perfundimit te luftes. Gjalle mbeten vetem Enveri me Nexhmijen dhe babe Myslymi i Pezes qe Enveri e meshiroi deri ne fund te jetes megjithe veset e tij te liga. Te gjithe pjesmarresit e tjere u spiunuan dhe u masakruan per t’i hapur rrugen pushtetit total te familjes Hoxha mbi Shqypnine dhe shqyptaret. Prandaj edhe kjo eshte nje date e ZEZE ne historine e vendit tone si nje date qe u kujton miletit PABESINE satanike te aventurierit pa shkolle, por dinak Enver Hoxha. Prandaj edhe Ilir Meta nuk ka pse te RILINDE shqyptaret me data qe mbollen ZINE bolshevike ne trojet tona si nje ogur i keq per te ardhmen e vendit. Shqypnia ka plot data te ndritura ne historine e saj.
halimi eshte nje percarsi i vertet .