TemA TV/ Rama pret presidentin maqedonas: Jemi të shqetësuar për bashkëjetesën në Maqedoni (VIDEO)

18 Shtator 2013, 11:02Sociale TEMA

Pas kthimit nga Brukseli, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e punës duke pritur presidentin e Maqedonisë, Georgi Ivanov, që bëhet i pari drejtues i lartë që viziton kryeministrin e ri.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, edhe ajo ndryshe nga ato që bënte ish-kryeministri Berisha, Rama shprehu shqetësim për bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

“Ne mbetemi të shqetësuar për implementimin e marrëveshjeve dhe mekanizmave të dakordësuara lidhur me mbarëvajtjen e bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni.

Nga ana e tij, zoti president shprehu shqetësim që të ketë më shumë vëmendje dhe hapësirë për pakicën maqedonase në Shqipëri dhe unë e marr këtë mesazh jo thjesht si një detyrim i shtetit ndaj pakicave  por edhe si shprehje e një pakti të thjeshtë pasi ne nuk mund t’i kërkojmë të tjerëve atë që ne nuk mund ta plotësojmë vetë. Unë shpresoj që si fqinj dhe si miq do të çojmë përpara një proces bashkëpunimi ku implementimi i marrëveshjeve për të harmonizuar bashkëjetesën do të jetë i patjetërsueshëm”, u shpreh Rama.

Presidenti Gjeorge Ivanov duke i uruar sukses Edi Ramës në detyrën e Kryeministrit të Shqipërisë i dorëzoi edhe ftesën zyrtare nga Kryeministri maqedonas për të zhvilluar një vizitë zyrtare.

“Na presin ndërmarrje dhe projekte të përbashkëta, të cilat do të jenë në favor të të gjithë atyre që jetojnë në këtë rajon”, u shpreh Presidenti Ivanov gjatë deklarimit për media, pas takimit.

Presidenti Ivanov u shpreh, gjithashtu, se “rruga drejt Bashkimit Evropian është në fakt diçka që ndryshon realitetin tonë. Të gjithë e njohin të kaluarën që kemi pasur të gjithë ne që kemi jetuar në Ballkan, por është hera e parë që po ndodh diçka e cila na bashkon për të ardhmen. E ardhmja evropiane është ajo që na detyron që aktualisht ne të punojmë në plotësimin e kritereve dhe standardeve evropiane”.

“Duke qenë të përkushtuar ndaj axhendës evropiane, ne e ngushtojmë hapësirën për ata që i duan të keqen këtij rajoni”, tha ai.

Lidhur me këtë, Presidenti Ivanov theksoi rëndësinë e kontributit që duhet të kenë edhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, por edhe maqedonasit që jetojnë në Shqipëri, sepse jetojmë në një kohë kur nuk mund të bllokohet komunikimi apo interesi i njerëzve. “Brezit të ri duhet t’i japim edhe një infrastrukturë të re, rrugë të reja, kabllo optike të reja, gazsjellës të ri e kështu me radhë. Kjo është ajo që i detyrohemi brezit të ri. Ata thjesht do të na kujtojnë nga ajo që ne do të bëjmë sot”, u shpreh Presidenti Ivanov.

24 komente në “TemA TV/ Rama pret presidentin maqedonas: Jemi të shqetësuar për bashkëjetesën në Maqedoni (VIDEO)”

  1. FENOMENI says:

    Hallall kshu flet nje atdhetar shkoqur jo si Sala qe shet bythen per dy pare interes pushteti

    1. galaktika says:

      Dhe me sa elegance e kulture, jo si nallbani SB.

      1. miri says:

        Ka lezet kryeministri i ri

        Edi Rama na ben te ndihemi krenar

        1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

          Shqipnija duhet te mesoj shume nga Makedonia dhe Montenegro.
          Ato kane shtete te forta dhe me rregulla,ku zbatohet ligji dhe jo si tek ne,qe po shuhemi dita dites.
          Prap nji voglush 7 vjeçar u vra ne prag te shkolles tej po fillonte diten e pare….Nje enderr si shume te tjera u nderpre pergjithmon.
          Zotni Rama mire qe kujtohesh per te drejtat e minoriteteve,por vendos sa me shpejt rendin.
          Un personalisht mendoj se ke bo gabim te modh duke e vendos Tahirin Minister Rendi.
          Un do te vendosja Shemsi Prençin, Minister te Rendit.
          Shqipnija e smuna e Ballkanit,po vritet kadal-kadalper se gjalli.

          1. Pelasgian says:

            mire e ke po aman shkruje mire emrin ” Shqiperia ” qe ne dialekt geg eshte SHQIPNIA PA ” J ” E SLLAVISHTES !

      2. Argita_B says:

        Berisha i perket shkolles se vjeter te politikes, shkolles se Partise Punes dhe jetoi shume gjate ne ate sistem aq sa e ka te pamundur te nderroj vizion.
        Rama u rrit me modernizem, me art, me nje liri te menduarinje vizion modern dhe bashkekohor.
        Berisha jetoi si Rama ne France 4 vjet, po jetoje ne nje periudhe ku i sherbente komunizmit, Rama jetoi si refugjat, po jetoi i lire dhe kjo eshte diference e madhe.
        Te dy jane karieriste, pasi nese arrin ne nivele kaq te larta te politikes, po nuk ishe i tille eshte e pamundur te behesh kryeminister. Diferenca ndermjet te dyve qendron ne faktin se Rama bente pjese ne tavolinat disidente te intelektualeve te nomeklatures, kurse Berisha doli kundra sistemit kur ai u rrezua dhe kjo perben diferencen kryesore ndermjet tyre.
        Nuk po hyj ne gjykime personale pasi i njoh te dy dhe pa hezituar Rama ka shume me teper vlera morale se sa Berisha, dhe pse te dy jane politikane dhe Rama nuk eshte perfekt, ka bere dhe do bej gabime por eshte shume me i vlefshem per Shqiperine dhe shqiptaret se sa Berisha.

        1. Genti says:

          Berisha nuk ka qene 4 vjet ne France, vetem specializim ka bere atje

  2. eli-Tiv says:

    …edi rama eshte nje koke me lart se te gjithe politikanet e ballkanit…nuk ka nevoje te uli kurrizin e as ta shtremberoje ate..

  3. Liridon says:

    Le te shpresojme qe te mos jene vetem fjale,te dala nga altoporlantet e zyrtare shqiptare prej kohesh.Duhet me caktu data qe cka eshte rene dakort te funksionoje.Pallavrave te pergjithshme i ka ikur koha.

  4. tourkofagos says:

    Pune korakesh

    1. Pelasgian says:

      lol po ku ke humb o zemer …pse korrake? jane ortodokse qe te dy si ti

      1. NA KE MUNGUAR TURKOFAGOS….. MIRESE ERDHE.

      2. zhironi says:

        Pse pellazget ishin muhamedane vlla?

        1. Pelasgian says:

          kush tha ? ishin ortodokse dhe ata ! LoL

          UN JAM ANTI-TEIST = DMTH = KUNDRA FES ! por sa per info vij nga nje familje ” Katolike ” por qe se praktikon aspak fen !

    2. Aleksander says:

      HAhahahaa ti nuk je tf i vertete !-Ai i verteti dallohet prej perdorimit te rr -se ne vend te r-se,ai nuk thoshte kurre korak por korrak dhe e mbushte gojen plot .

  5. 1111 says:

    o zoti rama nuk duhet te jesh i but e zemer mir me asnje lufto e puno per te miren e shqiperis pastaj do marrish bekimin e zoti e te popullit

  6. malcor says:

    kush e punon TURKOFAGOSIN si nuk e morrem vesh njehere,dikush ja vajis rondelen, ska mundesi …apo jo kuptohet neqofte se jeton midis nesh,personalisht do kisha deshire ta milkoja,me respekte nga nje korak qe ta hape

  7. ylli rks says:

    “…pasi ne nuk mund t’i kërkojmë të tjerëve atë që ne nuk mund ta plotësojmë vetë.” Edi Rama, fjalet qe i thot z. kryeminister, e kalojn njerzoren! Rrnofsh sa malet e Sharrit o mendje e ndritun…!

  8. Petriti says:

    Paska barazuar 2 sllavomaqedonas në Shqipri me 700000 shqiptar në ish R.M.!

    1. mirel says:

      Sa per ti bere pak qefin

      1. Petriti says:

        Nëse ke pak siguri në ate që thua to të fluturoja nga gëzimi!Gjithsesi është banale të krahasohe me kafshën e flakareshur nga populli!(falje nga kafshët para se të fyhen)

  9. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Rama duhet te kete kujdes ne politiken e jashteme ne lidhje me shqetesimin qe kishte per bashkejetesen e shqiptareve ne Maqedoni, pra ka fakte se edhe pala shqiptare provokon per te shkatrruar Maqedonine, por nuk do te arrihet nje gje e tille. Rama duhet te kerkoje nga te dyja palet qe te mos provokojne njera-tjeteren per te treguar se eshte politikan i mirefillte ne lidhje me politiken e jashteme.

  10. arti says:

    Ne asnje rast s mund te barazohen te drejtat e shqiptareve te Maqedonise me ato te maqedonasve ne Shqiperi.Sasia e te ardhurave qe krijon shteti i Maqedonise nga taksat qe grumbullohen nga shqiptaret as gjysma e tyre nuk iu kthehen atyre, por ato perfundojne ne forma te ndryshme te investimeve ne territore te banuara nga maqedonasit apo ne sektore te kultures e arsimit maqedonas.

  11. kreshniku says:

    O Mero perse nuk publikon gafen qe tha Rama sot ne takimin me Presidentin e Maqedonise.

    Ja futi si kau peles, kur barazoi me shume se 25 perqind te shqiptareve ne Maqedoni me minoritetin maqedonas ne Shqiperi.

    Rama i tha presidentit te Maqedonise ti mos bej aq shume per shqiptaret se edhe une nuk bej shume per Namik Doklen qe eshte maqedonas, se vellain tjeter e ka bullgar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje