TemA TV/ EULEX konfirmon vrasjen e një polici të saj në veri të Kosovës (VIDEO)

19 Shtator 2013, 09:55Sociale TEMA

EULEX ka konfirmuar vrasjen e një polici të forcës së saj në afërsi të komunës së Zveçanit.

Në deklaratën zyrtare thuhet se krimi ka ndodhur rreth orës 7:30, kur një makinë e EULEX me gjashtë persona është qëlluar me armë nga persona të panjohur.

EULEX thotë se do të bëjë të pamundurën për të çuar përpara drejtësisë autorët e këtij krimi, ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për të dhënë informacione.

Më herët ishte raportuar se një polic lituanez i EULEX ishte vrarë në veri të Kosovës.

Mediat serbe lajmëruan se janë edhe dy policë të plagosur./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje