TemA TV/ Rama takohet me ambasadorin Arvizu: Pritshmëritë për qeverinë, të larta (VIDEO)

18 Shtator 2013, 17:40Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama priti ambasadorin e SHBA, Aleksandër Arvizu, në të parin takim që prej marrjes zyrtarisht të detyrës si kryeministër.

Për gati 1 orë Rama diskutoi me ambasadorin Arvizu në ambientet e kryeministrisë, pa praninë e mediave.

Në një prononcim pas takimit, Rama deklaroi se e siguroi ambasadorin se vitet e këtij mandati qeverisës nën drejtimin e tij do të forcojnë më tej marrëdhëniet me SHBA.

“I garantova ambasadorit të SHBA dhe njëherë përfaqësimin tonë të plotë ndaj parimeve dhe vlerave që SHBA mishërojnë, besnikërinë tonë pa kushte ndaj SHBA si aleati më i madh strategjik, natyrisht dhe ndjenjat më të mëdha të miqësisë sonë për popullin amerikan me të cilin ndjehemi pranë. E garantova se vitet e këtij mandati do jenë vitet e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me SHBA”, tha Rama.

Ndërsa ambasadori Arvizu risolli edhe njëherë në vëmendje rezultatin e zgjedhjeve, prej të cilit sipas tij burojnë pritshmëri të mëdha ndaj qeverisë së re.

Ambasadori amerikan gjithashtu ka vënë theksin në mbështetjen e SHBA për asistuar në realizimin e reformave.

“Nder dhe kënaqësi që pata dhe njëherë mundësinë të përgëzoja kryeministrin Edi Rama për qeverinë e re në emër të presidentit të SHBA. Kryeministri Rama shprehu në mënyrë elokuente marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA dhe vijueshmërinë e saj. Ju kam shprehur dhe më parë mbështetjen tonë, për të asistuar administratën e tij me këtë axhendë ambicioze të reformave. Rezultatet e 23 qershorit ishin të qarta dhe pritjet janë shumë të larta. Jemi të përkushtuar në mënyrë që të përmbushen këto reforma për interes të popullit shqiptar, si dhe duke mbajtur gjithashtu sytë tek statusi i mundshëm kandidat dhe integrimi i mëtejshëm i vendit në BE”, tha Arvizu.

Më tej, Arvizu ka vlerësuar qëndrimin e Shqipërisë të njëjtë me atë të SHBA për rastin e Sirisë, ndërsa ka shprehur bindjes se qeveria Rama, do të jetë faktor i rëndësishëm për stabilitetit dhe paqe në rajon.

“Jemi vlerësues për kontributet e Shqipërisë në NATO, mirënjohës për kontributin e dhënë, dhe për faktin që ndani të njëjtat pikëpamje si ne për rastin e Sirisë. Kemi besim të plotë se qeveria e drejtuar nga kryeministri Rama do të jetë faktor i rëndësishëm për stabilitetit dhe paqe në rajon”, përfundoi Arvizu.

7 komente në “TemA TV/ Rama takohet me ambasadorin Arvizu: Pritshmëritë për qeverinë, të larta (VIDEO)”

  1. me kembe te mbare z.kryeminister,tregoju dhe ne amerike si ne bruksel se neve nuk jemi populli qe na paraqiti kryebanditi dhe shpellari sali asad berisha,por jemi nje popull dinjitoz dhe me kulture evropiane,tregoju se me ne fund si popujt e europes ne vitet 1500 u shkeputen nga erresira mesjetare dhe ne pak me vonese (rreth 500 vjet) u shkeputem nga erresira berishiane,nga erresira e njeriut me te urryer nga ky popull dhe se me ne fund pas rreth 100 vitesh do te ecim perpara si popull e si komb.SUKSESE.

  2. Miranda says:

    Amerika i duhet shqiperis kemi qe nga nga viti 1943 qe shpresojme te superfuqia.http://www.proletari.com/26-spiune-te-sigurimit-punonjes-te-ambasades-amerikane/html

  3. aleko says:

    Nje shtet i forte dhe i stabilizuar shqipetare mendoj se eshte edhe ne temire te vet Amerikes….

  4. Alb says:

    Shqiperise se pari i duhet Edi Rama, njeriu i punes e i mendjes se hapur

  5. dan says:

    Edi nuk pritet te bej ndonje cudi te madhe ne drejtim te luftes kunder korrupsion per aq kohe sa ai eshte ne aleance dhe i varur nga krye hajdutin Ilir Meta. Pa kete te fundit qeveria e Edit merr fund!

  6. tefta says:

    SHQIPERISE I DUHEN TE RINJTE ME PROFESIONE DHE DESHIRA PER PUNE DHE VENDE PUNE NE TERE QYTETET DHE KOMUNAT

  7. rb says:

    Edi Rama per te miren e ketij vendi. Me se fundi nje njeri i denje. Me se fundi nje udheheqes qe e ka zemren ne koke. Keshtu thoshte Napoleon Bonoparti se: “Burri i shtetit duhet ta kete zemren ne koke!”. Atij i flet zemra e jo xhepi si shume syresh para tij. Mbase fati yne me se fundi. Kemi shume besim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje