TemA TV/ Debat mes Bashës dhe Olldashit për emërimin e Pollos në krye të Komisionit të Medias (VIDEO)

19 Shtator 2013, 11:57Sociale TEMA
TemA TV/ Debat mes Bashës dhe Olldashit për emërimin e Pollos

Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar ku është vendosur në lidhje me komisionet parlamentare që do të drejtohen nga opozita.

Grupi parlamentar ka zgjedhur deputeten Majlinda Bregu si kryetare e Komisionit të Integrimit, Genc Pollon si kryetar të Komisionit të Medias dhe Albana Vokshin si kryetare të Komisionit të Shëndetësisë.

Por raportohet se ka pasur debat mes Bashës dhe Olldashit në grupin parlamentar.

Basha ka emëruar Genc Pollon në krye të Komisionit të Medias, ndërkohë që Olldashi ka qenë kundër.

“Në komisionin e medias duhet Mesila Doda”, mësohet të ketë thënë Olldashi.

Sipas Olldashit, Pollo nuk ka njohuritë e duhura në fushën e medias.

Para disa muajsh, Pollo u kritikua për tenderin e shumëpërfolur prej 23 milion eurosh për ndërtimin e rrjeteve dixhitale.

I pyetur nga mediat nëse në mbledhje kishte debate për përzgjedhjen e kryetarëve të komisioneve, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, u shpreh se në demokraci ka gjithmonë debate.

“Çdo diskutim ka debate. Po nuk pati debate, çfarë demokracie është”, tha Paloka.

Në mbledhje mungonte ish- kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Pas mbledhjes, kryetari i demokratëve theksoi se PD do të asistojë me të gjitha format ligjore të gjithë punonjësit e administratës, nëse do të shkarkohen pa të drejtë nga vendet e punës.

“Partia Demokratike do të asistojë me të gjitha format ligjore politike dhe çdo formë tjetër legjitime tek të gjithë ata që preken nga revanshi dhe nga fryma anti-institucionale e shprehur e premtuar dhe e konkretizuar me formën e turpshme, të rekrutimit të militantëve në faqen zyrtare të partisë së mazhorancës. Sigurisht në këtë drejtim do t’i japim mbështetje të gjithë atyre qytetarëve, zonja dhe zotërinjve, të rejave dhe të rinjve, që përfaqësojnë një investim publik të taksapaguesve shqiptarë dhe taksapaguesve të huaj, të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një investim, i cili në vend që të zhbëhet për interesa apo teka militanteske të çohet edhe më tej. Kjo ishte një nga fushat kryesore ku Brukseli zyrtar besoj se u shpreh shumë qartë për të cilën, Partia Demokratike ka një qëndrim fare të qartë. Të mbështetet shërbimi civil, në thellohen reformat që e përmirësojnë atë, por jo fshesës në administratë,” deklaroi Basha.

Grupi parlamentar i PD-së caktoi edhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare: Oert Bylykbashi te Komisioni i Ligjeve, Flamur Noka te Siguria, Sherefedin Shehu tek Komisioni i Ekonomisë, Genc Ruli tek Bujqësia dhe Aldo Bumçi tek Komisioni i Jashtëm./ep

37 komente në “TemA TV/ Debat mes Bashës dhe Olldashit për emërimin e Pollos në krye të Komisionit të Medias (VIDEO)”

  1. lilo says:

    personat me negativ qe mund te zgjidhni. turp. keni plot te tjere qe e meritojne dhe nuk jane te felliqur si keta.

    1. Genc Pollo ne komisionin e medias….. Cfare fyerje per demokratet.
      Me mire te kishin vene Ver Llapen qe rri tek 21-dhjetori, ku e ku me i zoti se Pollo.

      1. ardian says:

        cete bajraktaresh honshin njoni tjetrin se te tille uri kan pasur per 8 vjet,kulisat e serbo-malazezit sali zihen per ndarjen e tortes se ajo 8 vjecare nuk i mjaftoi…

    2. andi says:

      Duhet te jene njerezit servile te familjes ne postet me te larta te mundeshme, per cfaredo te papriture e per ti sherby familjes sa ma besnikerisht.

    3. usa says:

      i mlodhi krimbat berisha!

      I DASHUR DOKTOR TI E PROVOVE QEVRISJEN

      ME KRIMBA !…..

      APO SA TA SHTYSH SE NE ZGJEDHJET E TJERA

      MUND TI NXJERESH NE RERE KRIMBAT

    4. +10 says:

      Di te me shpjegoje njeri, kush ka vdek aty te PD-ja qe e kan shtri ne mes te tavolines, e kane mbuluar me lule dhe i qendrojne rrotull per homazhe…?

    5. Lapi Dari says:

      Interesant, si eshte katandisur PDja.

      Dhe prognozat jane per me keq …

      http://is.gd/FMNTw4

  2. Askushi says:

    O Beqir Balluku(Olldashi),kush o Mesila,Norja norja eee qen qen:)),ku atje te Hoteli ne Golem do aprovohet Kryatarja,hallall te gjithe do benin dicka per Shoqen e ngushte:)))))),hallall plako…..

  3. josifi says:

    koli eshte djali i beqir ballukut, kerkon me vu dashnorebn per kryetare te komisionit medias
    sa flliqsi eshte ba pd mor jahu’

  4. mali says:

    Nuk ka ftyre me te ndyt se Genc Pollo Kuqo. Edhe Kuqi me i mire ka vrare nonen e vet.. thote nje fjale e urte. Ai eshte i pabese, cinik ne ekstrem … Genc pollo kuqo eshte ftyra e PD se sotme…

  5. Mesila dashnorja e Olldeles? Uaaa, po mire Enkeli e di????

  6. Agimi says:

    ” Cdo diskutim ka debate po nuk ka debate cfar demokracie eshte ajo.”, thote Edi Paloka.
    Ha ha ha….ne mbledhje mungonte ish kryetari I PD-se Sali Berisha.

    O Edo….demokraci alla Berishiane eshte ajo demokraci ku nuk ka debate…ha ha ha

  7. Fatmir Daci says:

    E KAM ME PARAFOLESIT..JU KA ARDHUR GOJA TANI POR IKENI NE RADHET TUAJA TE GJITHE BIJTE E BLLOKMENEVE DUKE FILLUAR NGA KRYEM.

  8. king says:

    Ju sociadhistat pse nuk merrni me bojkotin e Ben Blushit qe i beri darkes se Rames

  9. luljeta says:

    kto pseudo-demokratet e moren ne qafe PD, na e shpifen, si nuk u ngopen njeher, kur do ndergjegjesohen se nuk kane me piken e vlerave njerezore e jo me politike….eshte per te ardh keq per ne demokratet qe kemi akoma figura te tilla, gjoja demokratike por qe jan te gjith kelysh ish spiunash komunist!!!

  10. anonim says:

    Genc Pollo, djali i Stefanaq Pollos, nje prej spiuneve grek me te ndyre. Dhe nipi i Take Pollos, nje prej spiuneve grek qe u treguan persona kyc antishqiptare ne rrethimin e Shkodres nga ana e malazezeve ne fillim te viteve 1910. Dmth. ky “heroi yne kombetar” Sali Berisha, ka nje dore per te zgjedhur…

  11. titi says:

    o Askush, legeni i Pollos dhe I Lules bashke. Mesila dhe Sokoli jane vetem miq, madje miq familje, por ajo e mbajti edhe diten kur gjith legenat u rrjeshtun mbas Lulit dhe atij plaku te rrjedh. Ajo dhe Astrit Patozi, paten me shume kellqe se gjithe legenat e tjere…po ju jeni msu kur s’ju pelqen ndonje gje ja nxirrni dashnor se kshu e ka dhe qenfin lulja me kopilat e vet dhe gjith klani i legenave qe e don PD te zhyt ne m….

  12. Veli mullaraj says:

    Pse kaloni ne ekstrem , keshtu beheni te pa besueshem. , ata jane njerez familjare , turp te kini. Zana

  13. entoni says:

    Hiq nje kurve e vure nje Kurve!

  14. ajaxs says:

    Genc Pollo eshte nder deputetet me inteligjent te parlamentit.

  15. tani says:

    Eshte tu ec perpara pd-ja per bese….bravo ju qofte…kryetar i ri figura te reja…hallall…bir kurve ky lul basha…spo e pyet salen hic,po ven ke te doje…sala ska guxu as me shku ne mbledhje grupi…e ca paske ken mor lul eeeeee
    Perpara…..

  16. nik says:

    Ato pune i di kryetari kthimit te pronave te PD,Basha.Nuk eshte zgjedhur me 7501 por me letra te vjetra.

  17. riko says:

    Qfarë debati mor vetem pse ka thënë se duhet Mesila Doda!?!?

  18. psy says:

    Hiqja Lenes e verja Prenes..te gjithe njesoj jane.Olldashi te behej bure e te zbythte Lulin,te bente zap Salen e te bente tamam opozite.Tani te rri e te mos qurqvite.

  19. Aron says:

    Basha duhet ta kete te qarte, se nuk eshte i afte te pres lidhjet e Olldashit me krimin. Nje perpjekje e tille do te ishte thjesht humbje kohe. U be shume kohe qe Olldashi kur kerkon te ngreje ne detyre nje individ, pyet per te shkuaren e tij. Natyrisht ky eshte nje rregull. Por cuditerisht Olldashi nuk pyet se cfare universiteti ka mbaruar, por ne cilin burg ka qene. Dhe sidomos per te nuk ka vlere se per cfare eshte denuar. Ai nuk i prefill fare te denuarit per vepra ordinere, per te vlere kane ata te denuar per vrasje ose droge. Kjo po eshte kategoria qe atij i mbush mendjen per bashkepunim. Pa u zgjatur, nese PD bashkepunon me Olldashin, atehere eshte fare e qarte se lidhjet e saj me krimin kane per te qene mardheniet sunduese brenda saj. Nuk do ta tepronim po te vinim ne dukje se Olldashi ne nje kohe te caktuar do te tregoje se eshte varrmihes i Berishes, nje spiun ordiner qe per te shpetuar vehten nga poshersite qe ka bere, te ngarkoje me faj Berishen dhe Bashen.

  20. liri a vdekje says:

    zgjidhni ke te doni njesoj jane ,shoqata e PeDe-s vdiq me gjith krietarin e saj permbrapa sb

  21. agushi says:

    Hoçën një kuçalashe dhe vendosën një kuçalash.

  22. alban says:

    o Aron, legen i Lulit…kshu do e zhdukni ju Olldashin??? Eshte i vetmi burre qe ka PD-ja dhe prandaj se doni se keni hallin qe e nxjerr Salen jashte me gjith hajdutet qe ka per pjella…kur e mbajtet 8 vjet minister dhe thoshit qe eshte me i miri pse nuk nxirrrnit nga goja kto poshtersira.Jeni thjsht nje band te paftyresh…me perfundu PD ne dore te Lules qe ka vec 8 vjet atje dhe e ka njoft PD o minister o kryetar bashkie… dhe tani sillet jo si kryetar partie po si nuse lale

  23. Mondi says:

    O olldash a nuk e kupton se ty nuk te do kush nga ata qe e kane pd aty ne ate vend,dhe do ta kesh shume te veshtire te mbijetosh se nuk do te lene gje ne dore.

  24. Shtyllasi Fier says:

    Miopi Olldashi duhet te japi llogari se ka shitur 2 pjese nga 25000 metro katror ne segmentin e By-pass Fierit fshati Shtyllas komuna Levan dhe fshatarve ua ka grabitur me cmim 299 te vjetra.Nuk do të ndahem zoti Miop,ta mart zoti dhe ate drit syri qe te ka mbetur

  25. Askushi says:

    O Titi,o titoo,mos u merzito her bur i dheut se nuk thashe gje…..?
    E ke degjuar ate historine e 2 miqve ti,nje mashkull dhe nje femer,ku asaj te shkretes Tangat ja kishte djegur llampa e komodines…..

    O Tito,mos u merzit se Politika KURVE eshte dhe ka shume pjella brenda saj,nqs se kupto,ka shume kurva…do dhe emrin e Hotelit ku eshte bere betimi i miqesise????

  26. Kruja says:

    Takim mortor i PD-se, ka vdek kryetari Mao.

  27. 1 says:

    Kemi ligj eshe per ata qe vrasin kuturu.

    Neni 15 i Kodit penal
    Dashja
    Vepra penale kryhet me dashje, kur personi i p………….. megjithëse i
    parashikon dhe nuk i dëshiron ato(pasojat), me ndërgjegje lejon ardhjen e tyre.

    Pra duhet te parashikohej se kur gjuan ne turme mund te vrasesh dike, edhe nga rikosheta, thote ligji.
    Ligji nuk thote qe ata qe vrasin me rikoshete nuk mbajne pergjegjesi.

  28. Do mbeteni jetim says:

    Ku eshte kryetari tjeter o koke-qyngj, o faqe torve ? …. Ai nuk do mbushe dot 2013-ten dhe do ju lere jetim.

  29. luani londer says:

    Cfare salle,duket sikur eshte kryesia e parlamentit evropian,e me ta lumsha moj partia demokratike,kane bere mire qe e kane bere rrethin te madhe se do ferkoheshin e do i hypte lezeti.

  30. Po ndajne hajdutet postet sipas qefit dhe i thone kesaj rruge demokratike. Nje mut te madhe keni per te ngren tani, se Rama do ju mbaje opozit per nje kihe shume shume te gjate.

    1. Po ndajne hajdutet postet sipas qefit dhe i thone kesaj rruge demokratike. Nje mut te madhe keni per te ngren tani, se Rama do ju mbaje opozit per nje kohe shume shume te gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje