TemA TV/ Bushati kërkon nga Arvizu ekspertizë amerikane për Ministrinë e Jashtme (VIDEO)

19 Shtator 2013, 16:23Sociale TEMA

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka kërkuar në një takim me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ekspertizë amerikane për zhvillimet strategjike në Ministrinë e Jashtme.

“Shpreha falenderimet në emër të qeverisë së re për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA, dhe ambasadori si përfaqësues i Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe të gjitha agjencitë prezente në Shqipëri, kanë dhënë përmes projekteve dhe programeve të ndryshme në funksion të demokratizimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të Shqipërisë. Në kuadrin e konsultimeve që qeveria e re ka vendosur që të ketë në mënyrë më të konstrukturuar me dy partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE, i kam kërkuar ambasadorit nevojën për ekspertizë amerikane për të bashkëpunuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të ndihmuar një projektim më të mirë të Shqipërisë në rajon në kushtet kur në periudhën e fundit ka pasur disa zhvillime pozitive siç ishte arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimi i Kroacisë dhe kalimi i disa gazsjellësve në rajon, çka imponon një qasje të re strategjike në rajon”, tha ministri Bushati.

Nga ana e tij, Arvizu shprehu besimin se përvoja në legjislaturën e kaluar si anëtar në Komisionin e Integrimit, do ta ndihmojë në kryerjen e detyrës së tij të re, ndërsa pohoi se SHBA ndjehet e nderuar që mori kërkesën nga ana e Shqipërisë për ndihmë nga ana strategjike.

“Ndava mesazhin me ministrin që SHBA kanë qenë shumë të kënaqura që kanë parë diplomacinë aktive të ushtruar nga kryeministri dhe ministri. Qoftë Italia, Greqia apo Turqia, e gjithë kjo është Europa e bashkuar, pjesë e ëndrrës së Shqipërisë. Dëshiroj të them që ndjehem i nderuar që morëm kërkesën nga ana e ministrit për ndihmë nga ana strategjike. Shqipëria është një histori e shkëlqyer e pandarë me të tjerët dhe me të vërtetë më vjen mirë që mund të ndihmojmë që të mund të përhapim këtë lajm të mirë. Presim me kënaqësi vazhdimin e këtij aktiviteti aktiv të Shqipërisë”, tha Arvizu.

21 komente në “TemA TV/ Bushati kërkon nga Arvizu ekspertizë amerikane për Ministrinë e Jashtme (VIDEO)”

  1. sa says:

    I DASHUR DITMIR NUK JU VOTUAM QE MINISTRITE TONA TI KOMANDOJNE TE HUAJTE SEPSE ME KETE U NGOPEM POR JU VOTUAM SE NA PREMTUAT QE DO QEVERISNI JU.ME AMERIKANET BRUKSELIN JEMI DERI NE FYT PRANDAJ NE QOFTESE JE I AFTE BEJE NE TE KUNDERT LERI RADHEN NDONJE TJETRI QE ESHTE ME I AFTE

    1. DREJTESIA says:

      Kur se ben dot punen si Minister perse e merr persiper o Ditkeq. Shume i kompleksuar dhe deficent po tregohesh pa filluar pune mire. Keshtu eshte kur behen Ministra njerez qe ska firmosur njehere ne bordero

  2. beso says:

    Vallahi,shume shkence dhe ekspertiza u dashkan or Mirdita.Mos u ndjeni kaq nen trysni o burre o dheut,bejini gjerat vete.-Fshati qe duket nuk do kallauz-thote populli i shkrete.Mos iu ndani popullit se populli ka mbaruar 70 universitete.Lereni Arvizun te haje gezuar pensionin,pak na beri te luajme mendsh keto 3-4 vjet!

  3. Dodë Doda. says:

    Ende ketu ky Arvizu. Nuk i largohet. Do te kete zene ndonje dashnore ketu gjate ketyre viteve te qendrimit ne Shqiperi

  4. elinor says:

    Po mos i dilni punes per zot si jevgu dimrit more Lirindas! Te me falin jevgjit se ishte vetem per hir te shprehjes; jo per racizem.

  5. henri says:

    Nuk arrij te kuptoj se, per cfare duhen keto shprehje bombastike si “zhvillime strategjike” te ministrise se jashteme, dhe per kete budallallek kerkohet ndihma e eksperteve amerikane. Cfare kapacitet njerzor, ekonomik, ushtarak ke ti qe te besh “zhvillime strategjike”.

    Shikoni qe, te beni kursime me ambasadaot tona jashte shtetit se kushtojne leke. Mesoni nga Zvicra. Isha para nje muaji ne Tirane dhe kisha nje problem ne konsulaten zvicerjane, m.q.s. kam mbi 18vjet qe kam edhe pasaporten zvicerjane. Vajta tek blloku, ku duhej te ishte konslata, u takova me nje punonjes shqiptar te ambasades i cili, me dha nje fotokopje te nje shkrese me tre faqe ku behej e ditur se, veprimet e konsulates zvicerjane ne Tirane i ka marre persiper ti beje konslata zvicerjane ne Prishtine duke me dhene emrin e konsulit, adresen ne Prishtine, disa numura telefoni si dhe oraret e pritjes. Pra Zvicra, vendi me i varfer ne Europe ben kursime ndersa neve jo.

    1. Ina says:

      O Henri, ketu ia fute kot. I harrove avionet luftarake blere ne Zvicer qe kane kushtuar miliarda e nuk i hyjne ne pune askujt? Kurse per pleshta e harxho per derra i thone kesaj… Hajt, edhe ti shko futja ndonje suxhuk andej nga Prishtina…

      1. henri says:

        Ina,
        Nuk eshte vendosur akoma ne se blihen keto avjone ose jo. Ministri i mbrojtjes, i SVP, Murer do, por me sa di, une kjo do vendoset me plebishit.

        Fatkeqesisht, une e zgjidha problemin ketu ne Berne dhe nuk do kem fatin “tja fut ndonje suxhuk andej nga Prishtina”, m.gj.se kam degjur se jane te mrekullueshem ( per te ngrene kuptohet).

        Sa per kurjozitet, djali im i vogel eshte kunder blerjes se ketyre avjonave dhe bile ai ka shperndare me mijra fletushka kunder kesaj gjeje.

        Me te vertete “Ina”, une mendoj se, ne shqiptaret nuk e kemi luksin qe, qeveritaret tane te bredhin me bodyguarda dhe eskorta shoqerimi, ne nje kohe kur populli ka probleme.

        “Ina”, ne se Jeton ne Zvicer, ti e ke pare vete qe pothuaj se te gjthe ministrat e saj levizin ose me bicikleta, ose me tramvaje, ose me autobuza dhe ose me trena. Mendoj se nuk jane budallenj si ata “gjelat tane injorante.”

        “Ina”, keto ishin vetem mendimet e mija dhe nuk pretendoj se, kam te drejte.

        Pershendetje

  6. Vlora says:

    Zoti Tahiri jeni ju shume i sakte se Amerikanet qe tallen me popullin shqipetare.

  7. demokrat says:

    Ky minister eshte kaq i dobet, i painformuar dhe i paafte sa do te na beje ta qajme me oi ish “strategun e zhvillimeve strategjike” Tritan Shehun. Sado qe Rama e ka terhequr osh ne 6 vitet e fundit ne tere vizitat e tij ne Bruksel ky djale nuk ka mesuar as te komunikoje si nje diplomat.Ka nje plastike te ngjashme me nje kinez dhe nje gjuhe trupore qe shpreh vetem ankth e pasiguri.Si u nominua Minister i Jashtem kur nuk paska te qarte boshtin e politikave integruese dhe fuqizimit te faktorit shqiptar ne Ballkan. Si mendon ky kungull se ekspertet amerikane do te jene te afte ti japin ndihme kur ky vet eshte ne udhekryq.

  8. Rilindja says:

    Nje kerkese e matur dhe shume e rendesishme per politiken me kembe ne toke. Sa kohe jemi ne krah te Amerikes dhe nen drejtimin e saj do ecim perpara dhe jo si Sali bukeshkeluri qe i quajti se fundi dhe komunista……. Urime qeverise Rama.

  9. safeti says:

    Amatorizem.
    Kushdo qe u mor me poletike keto 23 vjet ishte ose jane amator.
    Ju kujtohet profesionalizmi I h.lleshit, r.maliles, n.nases.
    Keta qe vijne nuk njohin as minimumin e protokolleve.
    Shikoni sjelljet dhe njohurite e b. Nishanit, s. Berishes dhe ministrave qe kishin.
    Duhet te mbulosh koken me carcaf. Te ze turpi.

  10. Arber says:

    Po keta politikanet tane me sa duket edhe nuseve te tyre
    nuk ja shtrydhin pjeshken, pa mar nje ekspertiz strategjike
    nga ambasada USA per strategjin se si ti nxiret lengu.
    Po ikni re se lat nam me keto deklarata. Nuk ka mbetur
    minister e deputet pa u takuar me ambasadorin sikur me
    pat shkopin magjik po dhe ca do ju thoj jo eshte diplomt
    Ben diplomaci dhe pik naturisht ka peshen e vet po jo
    per cdo gje qe keni per te ber me vrap te Arvizu sikur do
    punoj per ju dhe me dy fjale qe thot i zgjith ai muhabet.
    Ca qeveritar te zot qe kemi!!!!
    Ne europe ikin e vin ambasadoret e si digjohet zeri
    fare dhe prape bashkpunojn qeverit me njera tjetren
    ketu behet lajm pse Brace darkoj me Arvizun. Po skeni
    faj mbase esht akoma tranzicion dhe nuk jeni akoma
    ambjentuar me detyrat e reja dhe ju duket qe te jesh
    politikan i mir ne atdheun ton dashka me patjeter
    te takosh ambasadoret se te jep autostim dhe pelqim
    nga elektorati.

  11. Shpresa says:

    Ditmiro, edhe “terapia shok”, “ceku i bardhe”, piramidat, ’97 e me radhe, jane bere nen ekspertizen amerikane.

  12. XHAXHI BEHARI me CIZME DHE QELLOTA says:

    ESHTE NDER I MADH ,,, DHE FAT I MADH QE AMERICA ,,, NEPERMJET PERFAQESUESIT TE SAJE NE SHQIPERI ZOTIT ARVIZU KURRE NUK E KANE KURSYER NDIHMEN NE TE GJITHA FUSHAT ,,, PER SHQIPERINE DHE POPULLIN SHQIPETAR ,,, PER TA NXJERRE NGA KJO GJENDJE KATASTROFICE KU E COJI SALI , LIRI , ARGITA , SHKELZEN ME COMPANY ,,,

  13. Gezimi says:

    Meqenese kerkoni ekspertize amerikane, do te thote se nuk jeni te afte t’i zgjidhni vete problemet. Mos harro, se po paguajme nje staf prej dhjetra vetesh ne Ministrine tuaj. Ne se nuk e bejne detyren, mos prit, por largoji nga puna, sepse Shqiperia ka njerez shume te zot si kudo, dhe ne diplomaci. Ki parasysh dhe eliminimin nga perfaqesite tona neper bote te paraziteve dhe te paafteve. Kjo eshte puna juaj fillestare.

  14. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    O i fundmit i BUSHATLLINJVE qe me qelbesira ishte dhenderri i HYSNI KAPOS , KRYETARI i PERJETSHEM i FEDERATES se FUTBOLLIT .
    Nuk eshte nevoja qe ti tregoah ti AMERIKES se ku eshte BY….se ajo e di se ku eshte VRIMA .
    Jo kaq hapur ,mos u beni balte sepse po u iken fare lyra qe ne fillim .
    Amerika ka politikat e veta GJEO -STRATEGJIKE dhe ajo ke dhe kur te doje e leviz ,jo vetem ne Shqiperi ,por pothuajse ne gjithe boten duke perjashtuar 4-5 vende .

  15. Mbece more mbece says:

    Hajde cvete qyfyre ciliminjsh.

    Se pse me duket sikur djali i vogel thrret per ndihme babin dhe i thote o ba po si ti bej detyrat hajde bejintimnje cike.

  16. rilindi says:

    Naiv o derezi qenke,po thuhet kjo publikisht edhe sikur ta kerkoje ne takim kete ekspertize.Te dija As po me dole pras.Keshtu eshte kur nga nje specialist i rendomte lepive bythen e dhe u bere minister.

  17. lakja says:

    Bushati urime per emerimin.Ministrine drejtoje si ta mendosh ti vetem nje gje po te kujtoj kur ishte kryeminister F.Nano ne nje interviste tha: nuk e kuptoj pse emigrantet na shajne ,por ne jemi shqipetare dhe shpesh here ofendohemi ndalohemi padrejtesisht,shihen ndjenja te racizmit dhe asnjehere nuk kemi ndihmen e shtetin tone. punonjesit e ambasadave jane kthyer ne seksere pa folur qe bejne pune te dyta ne vend qe te rrine ne zyra. kam besim dhe jam optimist qe do ta beni punen tuaj mgjs nuk ju njoh kush jeni urime

  18. skenderbeu says:

    Kjo do te thote se ne shqiperi do te kete paqe per keto 4 vjet, jo si ne turqi e greqi. Shume mire ministri, ne duhet te jemi satelit i nje vendi te madhe kur eshte puna per te zgjedhur, nuk ka zgjedhje me te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje