TemA TV/ Gardhi i Kryeministrisë i dhurohet Parkut Kombëtar të Butrintit (VIDEO)

19 Shtator 2013, 17:16Sociale TEMA

Gardhi prej hekuri, i cili rrethonte ndërtesën e Kryeministrisë iu dhurua sot Parkut Kombëtar të Butrintit.

Ky është vendimi nr. 4 i qeverisë Rama, i cili kthen vëmendjen nga qendra arkeologjike më e njohur e Shqipërisë.

Megjithëse simbolik, ky gjest në fakt është mjaft i dobishëm për Butrintin, pasi rrethimi i qendrës arkeologjike është tejet i amortizuar.

I ngritur me beton diku rreth viteve ’70, gardhi në Butrint nuk është ndryshuar, edhe pse kjo qendër e trashëgimisë është tashmë më e vizituara në Shqipëri nga turistët e huaj dhe vendas.

28 komente në “TemA TV/ Gardhi i Kryeministrisë i dhurohet Parkut Kombëtar të Butrintit (VIDEO)”

  1. liri a vdekje says:

    BRRAVO DHE KRYEMINISTRI I GARDHIT DUHET TE SHKOJ NE MUZEUM SI AI

    1. Devolliu says:

      Po me “Rregulloren e Gardhit” të kriminelit Salih Shpellari çfar do të bëhet?

    2. Pal Vata says:

      Ngulni Shpellarin & Co ne vend te gardhit.

      Do trembin te gjithe sorrat dhe keqberesit ?

      http://is.gd/S5Qmc7

  2. aureli says:

    hajde veper hajde

    1. Argita_B says:

      Kryeministria nuk ka nevoje te mbrohet me gardh, eshte populli qe e zgjedh ne princip qeverine, dhe duhet te jete po ai qe e heq. Nga kush dôte mbrohet kryemnistri nese ka kryer detyren qe i ka ngarkuar populli!!!

  3. aureli says:

    sidomos ky Tani dhe Roni qe punojn ngarkim shkarkim

  4. irena says:

    Nje BRAVO E MADHE per kete vendim.

  5. ili says:

    Do zgjasi dhe shume kjo shfaqja e ketyre ?!?!?!?Shikoni ndonje reforme mo cuna,lereni hamallin te ushqej kalamajte me ate pune qe di te bej!

  6. klodi says:

    veprim shume simbolik. tashme gardhi duhet te shkoje ne muze arkeologjik si pjese e historise qe nuk duhet te kthehet me. bravo

  7. Tarrasi says:

    URIME Z.Kryeminister,
    jam krenar qe me ne fund nga brendesia e popullit tone doli nje bir i tille. Njeri qe ul barriera dhe ngre ura(komunikimi). Njeri qe kerkon ta mposhte kundershtarin me forcen e fjales dhe jo me fjalen e forces.
    Ndjekshim hapat e tu qe sot e me tej!
    Urime te perzemerta!
    p.s. gjithmone kam menduar, dhe ne disa momente te erreta jam perpjekur
    te bind veten, se keto 20 vjet nuk jane shprehje e shpirtit tone shqiptar. Ne jemi shume shume me te mire se kaq. Dhe dita erdhi!
    Cdo popull ka njolla te erreta ne historine e tij, por ne jemi me te mire. Urime!

  8. gomisti says:

    simbolike e papershtatshme. dhe pa shije

    1. mira says:

      eeee jane pa shije ,sic jane dhe gomat

  9. Arjani says:

    Po Rama nga keto vepra di te beje o aurel. S`eshte si Berisha jot qe beri kryevepra, fjala bie Centrale atomike,Parkun energjitik ne Orikum,650 hidrocentrale(minus 640)importin e 200 mije ton plerave ne muaj,avullimin e 250 mil.eurove te rruga e kombit,demontimin e armeve me 26 te vrare e qindra te plagosur,kryevepren arqitekturore te sheshit Skenderbej,grabitjen e 400 mil eurove bisneseve me variantin”vazhdoni me paret tuaja se ju vine”,kthimin e Bankes se shtetit ne piramide duke ulur interesin e bonove ga 9% ne 4%,me masakren e 21 Janarit, te vazhdoj akoma me kryeveprat e Saliut mo?
    Me privatizimin e CEZ, qe do u paguajme Cekeve nja 200 mil.euro gjobe,me privatizimin e Armos duke ja falur Tacit te falimentuar,me privatizimin e Albpetrolit ku mori (topet)1 mili. euro nga Taci,me grabitjen barbare te kromit ne Bulqize, etj, etj,
    Dhe me 1 mil e ca shkelma pastaj me 23 Qershor.

  10. elinor says:

    Kam pershtypjen se objektet e antikitetit me rendesi te madhe historike do te marrin me ne fund fryme lirshem me largimin e Sali shpellarit.

  11. illi says:

    C’jane keto kinezerira te Shkrelit?!
    Merruni me ndonje pune me te dobishme, se ka boll. Qofte edhe per simbolike eshte teper banal per tu shperndare si lajm.

  12. Bill says:

    Krimet e sb do te perjetesohen ne nje vend te rendesishem muzealo historik!

  13. 21janari says:

    Kur nuk kane se cfare te bejne, njerezit luajne deren.
    Ndersa Qeveria, luan… gardhin

  14. Ira says:

    Nuk besoj se eshte per vendim qeverie kjo, megjithate shume mire qe e kane rivene ne pune, ne rastin konkret ne Butrint.

  15. e says:

    filloi ky rilindsi si ne kohen e diktatorit qe dergonte dele ne veri
    thjeshte per propagande

    te na thote per ato qe na premtoi
    ulje taksash,
    shendetesi falas,
    legalizime falas,

  16. ada says:

    Komunisteve nuk u duhet gardhi se forcojne diktaturen!

    Edhe ne kohen e kryeministrit komunist M. Shehu nuk kishte gardh.

  17. liqeni says:

    Jam kurjoz te di :a ka ndonje vlere historike ky gardh qe behen gjithe keto shpenzime per ta derguar atje ne nje kohe qe nga ana ekonomike mund te behej fare mire ne Sarande!

  18. lavirja e bulevardit says:

    me se fundmi, shyqyr qe na doli nje ekonomiqar ose me sakte kur thote populli nikoqir, se te gjithe shperdorues me paret e popullit

    1. liqeni says:

      Per institucjonin qe perfaqesoni mund te perbej lajm kurse per mua jo e nderuar shoqe!

  19. kameniku says:

    nje akte i mire
    per mendimin tim tja kishit dhuruar berishes te rrethonte vilat e argites

  20. gardhisti says:

    po ne gardhistet, ku do qajme nashi? e kishim si vend perlotjeje, kush vete deri ne butrint?

  21. adil says:

    po lerini ore lavderimet per veprimet e rames jo hoqi gardhin jo lyu zyren po te shkojm me vrap ke selia PS per vendet e punes qe na premtuan se po i zejne nje nga nje ata ish drejtorat e bashkise e po na lene me gisht ne goje se kemi lene sandalet e kepucet neper mitingje e spo na e fut njeri ne pordhe

  22. vëzhguesi says:

    Ore po gardhi ska vajtur akoma ne Butrint!!! Mos e cuan per skrap?! Apo ka ndaluar shoferi te uji i ftohte ne tepelene per ndonje pace-pilaf?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje