Kjo që shihni në këtë foto është 17 vjeçarja Ambra Meda, mbesa e gazetarit sportiv Dëfrim Methasani.
Prej ditësh, Methasani ka afishuar statuse ku kërkon që dashamirësit të solidarizohen në ndihmë të adoleshentes, e cila gjendet e shtruar në një spital në Gjermani dhe vuan nga një sëmundje e rrallë.
“Të nderuar miq,
Vajza që shihni në foto është Ambra Meda, 17-vjeçarja që në vend që të ulej në bankat e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, është e detyruar të qëndrojë e shtrirë në këtë shtrat të spitalit të Mynih në Gjermani, ku po vendoset fati i saj me jetën! Sëmundja e rëndë na ka mbledhur të gjithëve së bashku për tu bërë pjesë e kurimit të saj. Prej 28 ditësh ajo vuan nga një diagnozë e vështirë duke shënuar rastin e 130 në të gjithë botën! Sipas mjekëve, ky është rasti i parë që ka mundësi shpëtimi, por kostoja është shumë e lartë! Do t’ju lutesha të shënoni emrin tuaj në jetën e Ambrës, duke u bërë pjesë me një kontribut qoftë edhe modest.
Nr. i llogarisë në BKT është: NERILDA MEDA, në lek: AL8620511650708253CLIDCLALLF
dhe në euro: AL9120511650708253CLIDCFEURA.
Ju keni në dorë që kjo buzëqeshje e saj të mos jetë e fundit!
Me respekt,
Dëfrim Methasani”.
Shuma për operacionin e Ambrës e kalon shifrën e 130 mijë eurove.
Ndonëse po kalon një provë tejet të vështirë, Ambra me buzëqeshjen e saj të dëlirë ju fton të gjithëve që të kontribuoni për shërimin e saj./A.XH
I dashur Defrim !
Bashkohem me shqetesimin tuaj dhe deshiroj sherim te shpejte te Abras. Te lutem krahas ndihmes permes llogarive bankare kerko tek ndonje Kompani celulare qe te krojoj akses per te kontribuar cilido abonent permes nje sms me nje vlere prej 100 leke. Ne kete menyre rrethi i njerezve kontributore do te rritet se tepermi.
Jam i bindur se njerezit do te jene te ndjeshem per te perballuar bashke me ju kete hall te madh.
Shume e vertet.Besoj se me ane te lidhjes me 1 kompani celulare mund te arrihet me lehte qellimi.Sherim te shpejte
Bashkohem me mendimin e komentusit durim. Eshte dicka qe mund ta bejne te gjithe nje sms. Edhe I uroj vajzes Sherim sa me te shpejt.
Ngrihu Edi Rama jepe vete shembellin personal i pari dhe boll rremove neper vrima.
Me pare,beji thirrje SRB-it tend Sali Qen Berishes sepse ai dhe kelyshet e tij serbe Argita e Shkelzen,bashke me Sllobodanken kane vene miliarda leke duke rjepur popullin e Shqiperine!
Bashkohem me shqetesimin tuaj i cili duke q
bashkohem me shqetesimin tuaj, vajzen e njoh eshte e mrekullueshme. Te lutem Defrim na njofto ne rast se e realizon kete propozimin me kompani celulare qe edhe ne te perpiqemi flas per veten time te kontroboj qe te gjithe pjestaret e qendres tome te punes te kontrobojne me SMS. kETE MUND TA BEJ.
Vajzes sherim te shpejte!!!!!!
Defrim Methasani eshte ber i neveritshem me statuset e tij qe sorollaten neper internet dhe fb. Jam kurioz te di se sa ka dhuruar ai vete per mbesen e vet dhe ate shume do e dhuroj edhe une!! Emri im nuk ka vlere, sa te shoh shumen e Defrimit, e njejta shume do te shtohet menjehere nga nje dikush dhe ai dikushi jam une.
Vetem nxirni ketu ne shtyp kopjen e llogarise bankare deri ne daten e sotme te shohim sa dhe kush ka kontribuar. Llogarine e deritanishme, deri sot!
Duhet te jemi me te sinqerte: Nuk ka operacion ne bote qe kushton 130.000 €! Eshte tjeter te flitet per gjithe procesin e sherimit qe mund te zgjase me muaj!
Edhe njehere sherim te shpejte Ambres!
O analist idiot.
Po e ke inat Defrimin, te cilin une nuk e njoh fare, dil e thuaja ne rruge. Cfare lidhje ka halli i vajzes me konsideratat e tua idiote?
Ne se mundesh, thjesht jep dicka. Ne se jo, minimumi hesht.
Nuk e di se sa burre do jesh per ato qe thua pa shkruajtur emrin tend te plote.
Menyra me SMS pa tjeter qe eshte me e pershtateshmja per cdo ndihme.
Sherim te shpejte vajzes.
Nje ndihem e vogel per kete fatkeqesi na ben te ndjehemi mire ne qe e japim ne radhe te pare ..problemin nuk e shikoj se njerzit nuk duan te afrojne kete ndihem por ata qe e organizojne duhet ta bejne qe mudsia per te afruar kete ndihem te jete sa me prane njerzve ne pune e ne shoqeri Zoti paste meshire
Analisti sa njeri i ulet. une e njoh rastin me te vertete dhe vajzen. si mund te perzihesh ne hallin e madh qe ka ka rene vajzes dhe familjes.
Sa i paturp qenke.
crendesi ka sa ka paguar defrimi rendesi ka qe kontributi i tij te influencoje ne realizimin e qellimit te sherimit te vajzes, qe eshte edhe mbesa e tij.
Te uroj te gjendesh edhe ti nje dite ne nje hall te tille qe te kuptosh familjen ne kete moment dhe jo te meresh me Defrimin.
Po pse moj budallaqe, duhet te jesh mbesa e nje fare gazetari qe te kesh te drejte te dalesh dhe kerkosh ndihma neper fejsbuk?
Provoje ti ate rol po tu dha nevoja dhe nuk te pjerdh kerkush e dashur Lindushe e jo te mbledhesh qindramije euro!
Pastaj moj zonja idiote une vajzes i urova sinqerisht sherim te shpejte, shpreha dhe gadishmerine te kontriboj aq sa xhaxhai apo daja i saj! Pse qenkam njeri i ulet? Po mu dha mundsia shkoj dhe e shikoj dhe ne spital, po kete dikush miresine dhe te japi adresen e spitalit dhe pavionin perkates ku eshte shtruar.
Urimin qe te gjendem dhe une ne te njejtin hall ta kthej mrapsht shumefish me kenaqesi e dashur!!!!!!!!!!!!!!!!
Zoteri une qe po ju shkruaj jam mbesa e madhe dhe motra ambres. Sigurisht qe nuk kushton operacioni aq, por semundja ambres ka nevoje per 1 vit trajtim kimioterapi. Nese sdini te ndihmoni atehere mos flisni fare!
kjo fushate do angazhim dhe perfshirje te njerezve dhe miqve te familjes dhe vajzave ( pasi ato jane 2 motra) qe ne shkolla , ne te gjithe gjimnazet, apo qendra pune qe kane lidhje me famoljaret pra qe e njohim familjaret per te grumbulluar sado pak .
Askush nuk duhet te vdese se nuk ka para. Kushdo qe ka mundesi duhet te ndihmoje, por ne keto raste ketu ne perendim, familjaret bejne publike diagnozen (qe spitali nuk e ben sepse ruan anonimatin) dhe gjithashtu te bejne publike proceduren qe do te kryhet dhe adresen e spitalit. Ndoshta ka spital tjeter qe e kryen me kosto me te ulet dhe me te njejten cilesi.
Jam dakord qe te jemi te bashkuar per te tille kontribute.Por,do ti thoshja atij qe ka formuar tekstin ,te mos perdore shume fjale qe shume here ne Shqiperi i perdorin harixheshkat per te mashtruar dike !E kam fjalen tek tonezimi i dy rreshteve me buzeqeshjen e vajzes ,qe eshte shtrire dhe duket sikur nuk eshte semure.Nuk e di me kuptojne apo me keqkuptojne me kete koment!? Ajo eshte semure,dhe sikur me kurriz ta kishin pozuar ,nuk na prishte ndonji pune! Nejse,sherim te shpejte dhe te kontribuojme te gjithe.
Z. Defrim eshte mjaft i respektuar. Na ka mbajtur gjalle me komentet e tij, veçanerisht me reportazhe per sportin, duke zbuluar e hedhur drite per mjaft figura e vende sportive.
Per rastin me vjen shume keq. Si pensionist nuk e kam kete mundesi. I uroj adoleshentes sherim te shpejt. Mbase kujtohet ndonje ish pushtetar apo femije i tyre te heqin nje qime nga pasuria e madhe qe bene per te vezulluar buzeqeshja e kesaj vajze te mire…
100 franga zvicerane i ka prej meje.
Shpreh keqardhje per çka i ka ndodhur kesaj vajze dhe me nje kontribut sado i vogel qofte ,mund te arrihet edhe shuma qe kerkohet. Mirpo mendimi im eshte qe shteti shqiptar, Qeveria, per raste te tilla duhet te akordoje ne buxhet nje fond te veçante ! Nuk behet fjale per nje te moshuar,por per nje jete te re , jete ne lulezim ! Vajzes i uroj sherim te shpejte !
Ah more “analist”….qe merr persiper te besh edhe analistin edhe analize financiare… Sa turp per ty por edhe per ne qe merremi me ty..
Poe nejse…
Z.Dëfrim Methasani , mendoj se nje llogari edhe ne bankat gjermane , do te ishte e vlefeshme dhe mendoj se do kete lehtesi per dhuruesit ketu ne Gjermani
Ju uroj me zemer sukses dhe sherim te shpejte mbeses…
z.Analist me vjen keq per fjalet qe ke shkruar.Ambren e kam komshi .. dhe e di se si kane rrjedhur edhe ngjarjet e semundjes se saj.. ishte pikerisht daja i saj z.Defrim qe beri te mundur dergimin ne Gjermani sepse ketu ne Shqiperi nuk i dhane asnje shprese…semundjen e ka vertet te rralle dhe shuma e cila i eshte kerkuar nuk ben ndonje cudi,.. mjafton te mendosh se atje gjithcka paguhet privatisht sepse nuk je shtetas gjerman… gjithkush mund te kontribuoje sadopak sepse shpeton nje jete .. b/shorti im ka dhene kontributin e tij.. do e jap dhe un… dhe te gjithe bashke sadopak i japim nje shprese jete…Ambra te duam shume te gjithe … dhe te presim te kthehesh e sheruar plotesisht
Me vjen keq per vajzen,si quhet semundja e saj.Ne rethin tim familjar kam nje rast me nje semundje shume te rende e cila ne perspektive te shpejte mund te kerkoje edhe transplant te mushkerise i cili ka nje kosto nga 400-500 mije $, me vjen te ulerij ne kete vend te ndyre ku Lefteri lleshi con dem 3 miljon euro me nje firme dhe jetet e njerezve mund te shuhen ne heshtje.Mjere ai qe ka hall
Zoteri une qe po ju shkruaj jam mbesa e madhe dhe motra ambres. Sigurisht qe nuk kushton operacioni aq, por semundja ambres ka nevoje per 1 vit trajtim kimioterapi. Nese sdini te ndihmoni atehere mos flisni fare!
hapini nje konto ne gjermani dhe kalimi i eurove behet pa pagese nga shtetasit gjermane
i urojme abmres sherim te shpejte. Shpresoj qe njerezit te ndergjegjesohen dhe ta kuptojne se cfare do te thote te shpetosh nje jete.shpesojme se edhe ne ashtu si disa te tjere te kontriubojme per sherimin e kesaj vajze te embel.
Familjaret qe po kujdesen per mbledhjen e fondeve, te kembengulin tek ideja me kompanine celulare pasi premton shume, duke qene se shume njerez nuk kane mundesi te shkojne te dhurojne ne banke shuma te konsiderueshme parash, ndersa keshtu qofte dhe 1000 leke mund ti dhuroje shumekush. Sherim sa me te shpejte ambres !
‘Z.analist’ ‘ nese mendon se ke shkruar dicka te drejte ath mendoj se ju nuk jeni njeri por nje qenie jashtoksore. Mos u merr me brockulla por nese ke mundesi bej nje xhest human dhe tjemi sa me te bashkuar per to ardhur ne ndihme vajzes. Un jam 19 vjec dhe kam angazhuar shume moshatar te mi te kontribojn me aq sa kan mundesi. Besoj se ju jeni nje mosh me e madhe dhe mund te beni dicka me teper.. Me beso ty si individ do tsherbej shume pasi do ndjesh ndjesin me te bkr duke ndihmuar Ambren e vogel. Kam shume shprese qe kjo shume do te mblidhet ka njerez te mire kjo bote
kjo eshte mikja ime evogel po crendesi ka edhe ne mos qofte askujt nuk i lejohet te flase keshtu si ky zoteria analist te gjithe nqs mundemi dhe mesa mundemi te japim kontributin ton beht fjal per jet njeriu dhe per nje vajze 17 vjecare qe te mbush shpirtin me buzeqeshjen e saj po gjithsecilit nga ne nqs i bie nje hall i tille nuk mundemi ta perballojm dhe normal per te shetuar jeten gjejm forma nga me te ndryshmet jo vetem fb po bejm gjithcka vetem ajo te kethehet serisht mes shoqeve ne banakt e shkolles
Jam nxenese e shkolles Fan.S.Noli, aty ku edhe Ambra ka mesuar 2 vite me pare. Nuk e njihja personalisht por sapo pashe foton mu kujtua fytyra e saj dhe mu rrenqeth mishi…..Ajo ishte vertete, duket e pabesueshme qe gjera te tilla ndodhin ne kete bote, kete nuk e meriton askush! Ne shkollen tone na kane treguar se mund te kontribuonim per te shpetuar jeten e Ambres…dhe e them me krenari qe shumica e kane bere!:)Ne te gjithe kemi besim se Ambra do tia dale mbane…e dime kete gje ? Une do te lutem cdo nate sic lutem per familjen dhe miqte e mi! Do te ndihemi njerezore kur te shohim Ambren serisht ne rrugen e shkolles Sami Frasheri!:) Shpetoni nje jete!:)Kontribuoni!