Disa imitime trashanike të markave të huaja nga shqiptarët (FOTO)

21 Shtator 2013, 10:50Sociale TEMA
Disa imitime trashanike të markave të huaja nga shqiptarët (FOTO)

Nga Dominic Dudley

Business Insider

 

Nëse imitimi do të ishte forma më e sinqertë e lajkatimit, atëherë disa nga korporatat më të mëdha amerikane duhet të ndjehen shumë të mirëpritura në Shqipëri. Vendi i vogël me rreth 3.2 milion njerëz në qoshen juglindore të Europës është nga të paktët në Europë që nuk ka një McDonald’s. Nuk ka as KFC apo ndonjë nga markat e mëdha të ushqimit të shpejtë. Por kjo nuk do të thotë që njerëzit në kryeqytetin Tiranë nuk mund të marrin diçka, që në pamje të parë është e ngjashme. Rreth e qark qytetit ka restorante që duken krejt si markat që janë të njohura në mbarë botën.

1-Kolonat= McDonald’s

Ka një rrjet restorantesh të ushqimit të shpejtë në mbarë qytetin, të quajtur Kolonat, me një logo që përdor ngjyrat e kuqe dhe të verdhë si McDonald’s. Brenda mund të porosisësh hamburger, patate të skuqura, por edhe sufllaqe greke dhe spageti.

2-AFC= KFC

Albania Fried Chicken mund të të ofrojë një hamburger me pulë, pikant ose klasik, për 130 lekë ose rreth 1.25 dollarë, por edhe pica. Pica e thjeshtë Margarita kushton 260 lekë.

3-Subway Fast Food= Subway

Nuk ka një degë zyrtare të Subway në Shqipëri. Ngjyrat e logos mund të jenë të ndryshme, por dy shigjetat në fillim dhe fund të fjalës janë shumë familjare.

4-Burger King’s Pizzeria= Burger King

Rreth e qark Maqedonisë ka disa imitime të tilla, si ky restorant në qytetin e Strugës, që i ka vendosur emrin vetes Burger King’s Pizzeria.

29 komente në “Disa imitime trashanike të markave të huaja nga shqiptarët (FOTO)”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Nuk duhet bere fjale,vetem per logot e dyqaneve.
    Tek ne jane fallsifikuar etiketa dhe vendosen ne prodhimet vendase,sikur keto te jene origjinale.
    Ky eshte krim,qe duhet te hetohet !

  2. razo says:

    Po pastaj se ngjajne logot? Kam provuar Kolonat ne Tirane dhe MC Donald jashte, me duhet te them se sherbimi dhe kualiteti i Kolonave nuk ka asgje mangut, perkundrazi me mire..

    Jashte eshte pisllek, gjithone te duhet te presesh ne rradha te gjata dhe duhet te ndashe tavolinen me njerez te shpifur rreth vetes.

    Pastaj, kjo nuk eshte vjedhje jane me qindra e mijera biznese jashte qe kryehejn te njejtin funksion me Mc Donald apo KFC dhe nuk thote njeri gje.

    Kjo me duket me shume si nje xhelozi e mjere dhe nje tentim qesharak per te tallur shqiptaret.

    1. cilesia-kontrolli? says:

      Po mishin qe hengre nga e kuptove qe nuk eshte shkrire e ngrire 20here?Apo e mbysin erezat?

      1. raimondi says:

        Mc Donalds ketu jane spillek i gjalle …..

        1. raimondi says:

          Do thosha Psillek _

          _Lokalet aty qe tregoni ne foto, jane shume here me te bukura se keto qe jane ketu me te nejtjin emer

      2. tanino says:

        ik provo te hash ne mc donald zoteri dhe te garantoj se mbas 1 muaji do peshosh nja 10 kile me teper.jane te gjitha kimikate dhe pislliqe.sa per pamjen e jashme te ambjenteve kujt i behet vone

    2. Vlonjati says:

      Razo,

      mire e ke, ka shume xhelozi per ne shqiptaret ? ?

      Sidomos tani qe ja kemi kaluar dhe gjermanise.

    3. Ton says:

      Kam degjuar se amerikanet jane xheloze per Kolonat aq shume sa MC Donald ka vendosur te nderroje emrin ne MC Colonat! Me te vertete ka shume xhelozi per shqiptaret sidomos kohet e fundit kur kemi zaptuar edhe internetin me kompanite Penxherja, Gogoli dhe Molla.

  3. ferdinand says:

    Nuk vjen e keqja nga imitimi dhe kopjimi se kinezet me te kopjuar po behen ekonomia e pare ne bote,por problemi eshte se dhe politikanet shqiptare duhet te kopjonin ndonje model shteterore dhe ekonomike si ne GJERMANI.ZVIZER,ANGLI.kopjimi dhe imitimi eshte thjeshte fantazi qe ne shqipetareve nuk na mungon.

  4. skerdi says:

    AFC nuk i afrohet fare KFC,, KFC e ka cdo gje te shijshme, pulen, rolls, patatet,, AFC pervec se i ka shume te shtrenjta, te opat e pules ka vetem kofsha te pa skuqura mire, as te trasha as ghoks, sallata me pule ka vetem ca copa te vogla pule…

  5. alban4eva says:

    po se mos kemi ndonje gje tonen origjinale ne albanistanezet.. ne dime vetem te kopjojme dhe te vjedhim.. ahh po, se harrova, e kami dicka origjinale qe prodhohet andej nga jugu i Shqiperise, eshte nja mall magjik qe na e pelqen gjithe Europa. aty mund te flasim per origjinalitet..!! e kuptoni vete besoj..!! ?

  6. julius jan.. says:

    ndaj te njejtin mendim me razon..

  7. Kostandin says:

    Ky Dominicu nuk na thote gjene me te rendesishme; qe hamburgerat te mcdonaldet e fastfoodet e Tiranes apo dhe te Burrelit jane ku e ku me te mira se ato te Frances (e kam me te provuar). Kopjojini logot o Shqiptare sa te doni, e rendesishme eshte ti beni te shijshem e pa hile hamburget e byreket.
    Dominicu le te merret me logot.

  8. Elife says:

    sa u gezova qe ky amerikani ka futur Strugen ne Shqiperi – ashtu si duhet. Ndonje sinjalizim pozitiv ky

  9. Petro furrtari says:

    Po pse mor Domink, imitime trashanike? Pse të mos jenë iniciativa veprimi? A e ke provuar ushqimin e tyre z.Dominik? Është shumë më i shijshëm se mc Donadl’s-et. Sidoqoftë, vrejtja ime mos pastë rëndësi, nese ti e ke marrë honorarin e shkrimit. Kështu ngjet nga kohrat e lashta, kur objekti që do përgojohet është i vogël. Ti Dominik nuk e di se këtu gratë shtëpiake, kur bëjnë pazarin bëjnë e fruta-perimeve, bëjnë edhe pyetjen, vëndi apo e jashtme?

  10. Petro furrtari says:

    Po pse mor Domink, imitime trashanike? Pse të mos jenë iniciativa veprimi? A e ke provuar ushqimin e tyre z.Dominik? Është shumë më i shijshëm se Mc Donadl’s-et. Sidoqoftë, vrejtja ime mos pastë rëndësi, nese ti e ke marrë honorarin e shkrimit. Kështu ngjet nga kohrat e lashta, kur objekti që do përgojohet është i vogël. Ti Dominik nuk e di se këtu gratë shtëpiake, kur bëjnë pazarin e fruta-perimeve, bëjnë edhe pyetjen, vëndi apo e jashtme?

  11. New York says:

    Qe jemi kopjaca duhet pranuar sepse na mungon krijushmeria. Por jo cdo gje qe vjen nga perendimi eshte i mire.
    Te gjithe fast foodet jane felliqsira. Ne amerike quhen Junk Food ose ushqime mbeturina.
    Jane shume te demshem per shendetin. Nje me lart shkruante jo e kam provuar Mc Donald ose nje tjeter KFC eshte e shijshme. HAHAHAHA
    Vetem njerezit injorant mund te bejne gabime te tilla. McDonald, KFC NE Amerike kane cilesine me te dobet dhe me te keqe qe mund ta perfytyroni. Cdo gje qe perdorin dhe ta shesin si ushqim eshte OMGJ dhe i demshem per shendetin.Pulat e KFC rriten per 8 jave.Plot me antibiotike dhe tosina. Jane gjithcka por jo pula.
    VETEM NJERZIT E VARFER DHE NJEREZIT INJORANT NGA ANA E “NUTRITION” SHKOJNE HANE ATJE. Shko ne KFC ne NY gjen vetem zezake qe kane shkuar 250 kg. HAHAHA KFC ESHTE E SHISHME
    Me vjen keq qe jemi kopjaca por te pakten nqs do hani fast food (JUNK FOOD) te pakten hajeni ne Shqiperi

    1. Florian says:

      Po pse ato ushqimet qe blini ne pazar ku e di ti qe nuk kane OMGJ ose pesticide?Ku e di ti se nga vine dhe si transportohen?Di ti se cfare ju ben fashtari ne serre atyre?Po te vazhdojme me kete logjike gjo gjeje do ti gjendet nje ane e keqe ju keni manine vetem per ti ulur gjerat dhe per te pare anen negative.Po qe keshtu hajd me mire mos perdorim as makinat as avionet sepse ndodhin aksidente dhe ndotin ambjetin me gazra.

  12. Lugat says:

    Ky qe ka bere artikullin nuk e ka idene fare te ushqimit qe shitet ne keto fast food-e. Une personalisht Mc Donald’s e kam poshte shtepise dhe KFC-ne dhe nga keto te dy vetem Burger King dhe Subway mund ti provoj 1 here ne vit. Ushqim 100% “industrial” shije standarde ku me plote gojen e ha sapunin per djath. Tek ne fast food-et nqse nuk kane probleme me ushqimin shijen e kane 100 here me te mire.

  13. kirurg says:

    Kurse me “EAGLE Mobile” ia ka fut kot fare, po fare fare ama! se eshte kompani turke e telefonise celulare dhe perkthehet “EAGLE = shqiponje”!!! s’ka te beje fare me Google-n! na marrsh te keqen na marrsh, qurravec!

  14. Strugani says:

    Pershendetje tema desha vetem tju thoja se fotua burger king pizeria nuk ndodhet ne shqiperi as nuk egziston kjo ndodhet ne strug pse jepni lajme fallco ndoshta shqipetaret e shqiperis Jan imitues per firmat te tjera por per Kete te fundit jo

  15. alb_man says:

    cjan kto lajme leshi o palle , kina po i shkerdhen gjith logot e firmat ky trapi per dy qofte e shal pulash na hapi barkun kerkon konkurrence te paster ,usa me genteknik ne cdo kulture bimore dhe shtazore e ketej na bo moral v.k

  16. Kolonat says:

    Pronari i Kolonat Ekrem Bardha ka rreth 30 Kolonat ne Shqiperi dhe Kosove edhe 6 McDonald’s ne Michigan SHBA Kolonat esht me leje jan muduar ti mbullin por eshte verrtetua se ka lejen nga kryesija e McDonals ne Vienn te Austris

  17. alb_man says:

    pse sflet ky per djathin e fastfood qe eshte prodhim imitat industrial 80-85 % e mases ,sapunin per djath e hane vete dhe knej te cajne trapin

  18. Kolonat says:

    Se shpejti dote hapet edhe famiglia pizzeria e vllezerve kolaj nga New Yorku ne Ajroportin e Tiranes dhe pirshtines por edhe ne shum qendra tregtare dhe ajroporte ne evropes ket vit i kan hap pizeriat edhe ne japan dhe kin

  19. Toronto says:

    N.Y. ka te drejte.Gjitha ushqimet qe shiten ne Mc Donalds apo KFC jane Junk Food.Ato mund te kene shije ,por nuk kane asnje vlere ushqimore.
    Per McDonald’s thuhet qe me rezervat ushqimore qe ka ne magazinat frigoriferke -mund te perballoje ushqim per 5vite per gjithe ushtrine amerikane.Vleresojeni se sa te fresketa jane dhe cfare vlerash ushqimore kane keto ushqime !!!!!!!

  20. Besi says:

    Jo cdo gje ne shqiperi eshte Kopjim….
    Sot po lexoja tek BUSINESSINSIDER se nje nder kompanite qe ka kopjuar logon eshte dhe Eagle Mobile. ( e paskan dhe gjitha gazetat tone )
    Nderkohe qe lancimi i google chrome eshte bere me 2 shtator 2008 Eagle Mobile ka qene ne treg qe ne mars te 2008.
    Mund te me spjegojne mediat tona te dashura qe shikuan nje lajmt te nje budallai Amerikan dhe o burra tu biem bizneseve ne Shqiperi.
    Si nuk doli te beje nje kerkim te vogel be google dhe ai vete ta thote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

4 Komente

  1. ラブドール販売

    中国 製 ラブドール ダッチワイフはあなたがあなたの性的可能性とニーズを理解するのを助けます

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール 爆乳

      ラブドール 同様のダッチワイフ詐欺から離れる方法は?ソフィアはマイケルの巨大なおっぱいの女性ですMYSEXZONEによってあなたのシリコーンのセックス人形の現実的な膣とお尻の逸脱に本当に集中する方法

      Përgjigjjuni
      1. ラブドール

        ラブドール js バイヤーはセックス人形の写真を微調整しました-ALIA– 158 CM | 5 '2 "-Hカップ– IRONTECH DOLL

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje