Katy Perry mendonte vetëvrasjen

30 Shtator 2013, 10:20Lifestyle TEMA
Katy Perry mendonte vetëvrasjen

Katy Perry pasi ishte ndarë nga aktori Russell Brand kishte menduar të vetëvritej.Krijuesja e hitit “Roar” , e cila ishte ndarë nga britaniku në dhjetor të vitit 2011 pas 14 muaj martese, ka zbuluar se ishte shumë e shkatërruar pas ndarjes saqë në disa raste ka pyetur veten nëse do të “vazhdoj të jetoj”.

Këngëtarja 28 vjeçare flet për ndarjen në këngët “Ghost” dhe “The Grace of God” që do të jenë pjesë e albumit të saj të ardhshëm“Prism”.

“Ato këngë tregojnë se si ka qenë gjendja ime në disa momente. Kur unë pyeta veten, “Dëshiron t`i japësh fund? Apo të vazhdosh të jetosh?”, ka thënë Perry për revistën “Billboard”.

“Të gjitha këngët kanë të bëjnë me jetën time. Mund të shkruaj një autobiografi por kam vendosur që jetën time ta paraqes në muzikë. U kam thënë fansave të mi se nëse dëshironi të mësoni të vërtetën atëherë dëgjoni këngët”, ka theksuar ajo. P.K

1 komente në “Katy Perry mendonte vetëvrasjen”

  1. tahipi says:

    gjynaf qe se ke bere ,,po te erdhen prap ato mend mos ja fal vetes kete privilegj qe te qaset,lloj- lloj perallash tregohen na keto ruspit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje