Krasniqi dhe Limaj lënë PDK-në, formojnë një parti të re

2 Tetor 2013, 09:53Rajoni TEMA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaroi për gazetën Zëri se është gati krijimi i një partie të re politike.

Ai tha se pjesë e kësaj partie të re do jetë edhe Fatmir Limaj.

Sipas Krasniqit, në partinë e re do dominojë vlera demokratike dhe jo zëri i liderit totalitar.

Krasniqi thotë se i vjen keq që po braktis PDK-në, por thekson se kjo ishte e vetmja rrugë për të përmbushur boshllëkun politik.

Megjithatë Krasniqi tha se nuk ka në plan që të shndërrohet në një kamikaz politik, që synim kryesor ka dëmtimin e PDK-së./ep

1 komente në “Krasniqi dhe Limaj lënë PDK-në, formojnë një parti të re”

  1. Leona says:

    Une shpesh kam lexuar se Limaj edhe Krasniqi do te perfundojn si LDDja por nuk pesoj se Lima edhe Krasniqi isht dy njerzit me te votuar te PDKse. ky as Thaqi nuk mun tju afrohe me vota. por besoj qe 10 deri ne 20 perqind mund ti fitojn ne zhedjet e ardhshme e jo ne 3 Nentor. Krasniqi ka shume adhurus ne LDK edhe PDK. Ndersa Lima ka shum adhurus ne AAK. Besoj qe ne qeverin e ardhshme pa partil KrtasniqiLima nuk mund te bej kush qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje