Nënkryetari i PR: U befasuam nga vendimi i Duzhës. Të ndalet trafikimi i deputetëve

2 Tetor 2013, 09:23Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Republikane, Arjan Madhi, tha se kanë mbetur të befasuar nga vendimi i deputetit Luan Duzha për të braktisur partinë e tyre dhe për t’u bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Madhi tha se duhet ndalur trafikimi i deputetëve dhe kjo gjë duhet rregulluar në Kodin Zgjedhor.

“PR-ja është njoftuar sot (dje) zyrtarisht nga Kuvendi për vendimin e z.Duzha, pasi kishte depozituar kërkesën për largim nga PR-ja në zyrat e kryesisë së Kuvendit.

PR-ja ka mbetur e befasuar nga largimi i tij, pasi nuk ka pasur asnjë hatërmbetje dhe asnjë shkak për të marrë vendimin e ikjes nga PR-ja.

Ai ka qenë 15 vjet pjesë e strukturave të larta të PR-së në qarkun e Elbasanit.

Ne nuk kemi mundur të kontaktojmë gjatë gjithë ditës me të dhe nuk e dimë as arsyen e largimit të tij. Ky rast është një tjetër apel për ndryshimin emergjent të kodit elektoral, ku të ndalet trafikimi i deputetëve dhe qytetarët të dinë nga kush përfaqësohen në Kuvend,” tha Madhi për GSH.

26 komente në “Nënkryetari i PR: U befasuam nga vendimi i Duzhës. Të ndalet trafikimi i deputetëve”

  1. KAROLINA says:

    LUANI U BE DHELPER I THIRRI MENDJES!
    AI NUK I KA NDONJE BORXH MEDIUT PERKUNDRAZI, KY I FUNDIT I KA MARRE RRETH 100 MIJE EURO QE TJA VINTE EMRIN TE PARIN NE LISTEN E ELBASANIT PER PR.
    TANI KY ZOTNIA EUROT TE PARTIA I PAGOI,ME FORCAT E VETA DOLI DEPUTET, EPO TANI NE OPOZITE KU TI NXIRRTE EUROT E PARTISE DHE LEKET E FUSHATES.SHKOI TE ILIR FLORIRI QE TE NXJERRE CA LEKE!
    PERPARA RILINDJE!

  2. salem says:

    Edhe lopet nuk shiten kaq kollaj !

  3. Mario says:

    Soji i Kacit,por ne ate rast nuk e hapen gojen.Thane per”interesat e vendit.

  4. studenti says:

    Per interesat e vendit lejohet shit-blerja . A nuk u shit -ble kaci me shoke per interesat e vendit?

  5. luani jom says:

    Vetem nje gje te mire beri ky Luani ne fushate qe qeroi nga parlamenti kete 4-vjecar Dashnor Sulen e Peqinit.
    Sa per kapercimin ai e pa se i duhen edhe vite te tjera qe njerezit e tij te vazhdojne te qendrojne neper drejtorira apo dogana.Eshte person qe rri me grenkard ne xhep dhe shkon 3-4 here familjarisht ne vit ne Usa.E shoqja prej 20 vjetesh drejtuese ne dogane.

  6. i fundit i moikaneve says:

    Mua me duket se nuk eshte e drejte.Pasi mandati nuk eshte i tije por i partise.Mbas 15 vitesh tani u kujtua qe te behet me LSI?Perse nuk kandidoi me LSI ne zgjedhje?Ky veprim hedh shume dyshime per personin e tije.

  7. fatmiri says:

    Deri dje , ky Madhi i vogel, nuk ndihesh kur iknin depuetet sa andej kete, sot dashka ndryshim te kodit zgjedhor. Jo Ibrahim, te bejne si te duan deputetet jane te lire. Sot jane ne demokraci, dje ishin ne diktature. Ju do shkrihi si parti fare se jeni partia e kriminelit te 26 viktimave te gerdecit. I moret votat nga Sali Pordha.

  8. skaran says:

    Kur iken lepujt, Kaq Islami, As Dogjani dhe ai tjetri nuk bene ze keta cerrat thane qe duhen per interes te vendit.

    Tani qe po ikin te tyret duhet ndryshuar kodi zgjedhor.

    PLEHRA

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Kjo dukuri eshte normale,deputetet jane njerez te lire.
    Luani e beri si luan,se do kete te tjere qe voten do ta hedhin majtas,mbledhjet do ti bejne djathtas.
    Te majtet dhe te djathtet nuk jane dy kampe armiqsh,Berisha mbajti 8 vjet pushtetin,me deputet te “blere”,tani Madhit nuk i vjen mire,te mesohet me kete ane te medaljes.

  10. SHEME SHAPKA2 says:

    PRANDAJ DEPUTETET DUHET TE DALIN DIREKT NGA POPULLI.

  11. frano says:

    O liri e perdhunuar ne kete shkerdhatokracine tone… Meshire o Zot per kete mekatare qe po e dhunoje deri ne ekstrem aspiraten e n je populli per demokraci !

    1. LORA says:

      Frano,per cfare meshire e ke fjalen???Une nuk ngopem se gajasuri me keta shkerdhatokrate qe tani u ka mbetur vetja e tyre per tu shkerdhyer,ne menyre transparente,me njeri tjetrin.Sapo kane filluar te paguajne,o frano,haqet e renda qe na kane.Ne vec na duhet te jemi sycele dhe te tallim trapin me keto zgjyra shkerdhatokrate.Fjalor i rende????S’eshte asgje me cna kane bere keo 23 vjet,qenefet e ketij vendi.Jo meshire,per ta duhet te mos sose shpagimi.TUNG.

  12. petrit says:

    Z Arijan.Do ishte nje veprim i arsyeshem dhe me se i domosdoshem qe ti benit nje analize te thelle veprimtarise se partise,suaj rrepuplikane,qe me themelimin e saje..Kur dihet se PR-ja-gjate mbijeteses se saje,nuk ka vendosur as dhe nje tulle ne themelet e demokracise se vertete.Por si paterice e PD-es,ka dhene kontributin maksimal ne destabilizimin e interesave te -atdheut-dhe te popullit.Sidoemos te shtresave me te [perbuzura]sic ishin,dhe sot akoma vazhdojn te jene,te burgosurit politik,dhe te cpronesuarit legjitim…
    -Lind pyetja; perse duhet te mbijetoji partija rrepuplikane????

  13. tiku says:

    Arjan mos u merzit, kur PD bleu deputete nja 3-4 here, su ndjete.

    Po kam frike se mos behesh edhe ti me PS, ne te ardhmen.

  14. Ramon says:

    Me behet qejfi qe Z,LUAN paska nderuar fushen e betejes,se dua te shikoj opoziten çfar reagimi do beje,do kerkoj ndjekje penale? do e eleminojne fizikishte?apo do i japin dopijo nga çka investuar per tu zgjedhur deputet,megjithate mos ju duket shaka se klani shpellar i ka suprizat pas deres se e kane veshtire ta pertypin turpin qe ju eshte bere.

  15. bruno says:

    z madhi lidhi deputetet me zinxhir se do te iki tjeter deputet pastaj do ta hapesh gojen me shume nga habia

  16. terfoni prej kolkondasi says:

    Qe demokracia te funksionoj sic duhet tek ne, mendoj se duhet te kete vetem dy parti, PS dhe LSI. Ci do te tjerat, keto jane boll, dalin dhe teprojne.

  17. Taulant says:

    Shpetoni pyllin e Sterbleves!!!!!
    ose
    Nje pyll nje vote.

    Luan Duzha, deputeti qe u be me LSI, eshte personi qe Fatmir Mediu si minister i dha ne shfrytezim per 99 vjet pyjet e Sterbleves. Luan Duzha kandidoi per PR vetem per te marre kete pyll ne shfrytezim dhe iku te LSi vetem qe te shpetoje kontraten qe ka marre me ryfshet nga qeveria e kaluar. Kjo eshte nje sprove e veshtire per mazhorancen. A do ja lejojne me te prese pyllin e sterbleves per nje vote ne Kuvend???!!! Pas kesaj, A do dale me Taulant Balla me banoret e zones ne proteste te thote ne do anullojme kontraten. Nese kontrata nuk anullohet ftoj Taulant Ballen te dale ne opozite.

    Ndaleni kete pazar te piste, qe neser mos ju thone zoti Meta: Nje pyll nje vote

  18. halim halimi says:

    Te nderuar lexues -nqs me lexon njeri -ju pershendes Kam pas fatin -e mire apo te keq -ate gjykonjani ju- qe ti njoh te dy dhe ARJANIN dhe LUANIN Si individe jan njerez te mire te qete ,Arjani prototip i nje elbasanasi te urte dhe te qete Luani i nje njeriu nga zona e Gramshit qe ne fund te fundit ngjason me treven e elmasanit Kaq si fillim Por e keqja duhet ta kerkojme tek vet -vetja ,po po tek vetja .A nuk jam un, a nuk je ti ,a nuk jemi ne qe durojme kete klase sharlatane politike ne kurriz A nuk qesh un a nuk qe ti qe votove per Luanin ,Islamin Dorgjanin Duken etj A nuk qem ne qe pranuam ndryshimet kushtetuese dhe se kandidatet per deputete qene tender i hapur -kush paguan me shume hyne ne liste i pari -Te dale e te me thote nje njeri i vetem kandidat ne Tirane Durres Korce etj qe te kene merita ne jeten e ketyre partive Pra nga ky stan kete bylmet do te presesh Cfar e lidh akrobatin me palacon cfar i lidh interesat e kujt du te te mbrojne ne parlament . te kujt elektorati Jo mor vellezer e motra jo Ata jan suflere e interesave vetjake Ka te drejte nje shkrue ne kete faqe kur thot se Luani me harxhimet qe beri nuk i nxjerr dot leket prandaj o burra bahu me pushtetin .ruaj vendin e gruas ne dogane ,hap thesin e nxirr cfar harxove Jam i bindur plotesisht se sikur neser te behen votime po mori me shume se 800 vota Luani apo dhe vet LSI po nxorri me shume se 2-3 deputete ne te gjithe vendin .Keto mor zoterin nuk jan zgjidhje ,zgjidhjen e pres tek RAMA .1-BESIMI SE Z RAMA DO TE BEJ TRANSFORMIME ME KUSHTETUTEN 2-REFORMIMI ME URGJENCE I KODIT ZGJEDHOR-3-FORCIMI I BESUESHMERISE SE INDIVIDIT TEK ROLI I SHTETIT ETJ DHE E FUNDIT vete PD te mos qahet per trafikun e votes se kete pune e mbolli vete -ju kujtoj zgjedhjen e Bamir Topit president-blerjen e votes sa here i duhej ne parlament etj Nuk dua te zgjatemm se ka shume per te thene Faleminderi nqs me lexoni

  19. ali says:

    Keta te opozites tash u kujtuan per korigjimet e kodit zgjedhor sepse deri tash kur ishin ne pushtet i
    korrutonte Sala deputetet me metro kubiksh para ,si Kacin e zi e shume langaraqe te tjere . C’ke bere
    do te bejne or siameze Berishe-Basha . ”Ato maja rripa-rripa…,,!!!!!!

  20. plaku nga vlora says:

    para zgjedhjeve mund te levizi kushdo,dhe te shkoj me ke parti te doje,por pas zgjedhjeve eshte qenllek,dhe keta lloj plehrash te majte apo te djathte,nuk duhet te qasen afer votueseve me,se nuk mund te gjesh te njejten gjuhe me elektoratin tend.Elektorati duhet ti perze me dacka keto mostra,se ikja eshte o per karrike ose per para.Pornejse,histori shqiptaresh

  21. Elba says:

    PD,PSD,PR……………Shume eshte ti thuash plehra.Balli,Legaliteti jane opzita e vertete karshi PS.Zgjohu Popull.Perse paguan per Parti Fantazem.Akoma nuk te mjaftuan 23 vjet?Cpo flas kot.Shqiptaret te vonuar ne te gjitha koherat.

  22. xy says:

    Ore qorr muti,por kur i moret Shpetim Idrizin,Kacin,Dogjanin….etj,si ishte puna atehere???!! Pastaj,ju vete po thoni qe opozita nuk eshte ceshtje numrash,por ceshtje fryme,more fryme iriqesh

  23. elbasanmuzhaqi says:

    luani eshte djale persembari…mire e beri qe iku ku rrihet te ajo parti qorrash, qe rron nga pordhet e sales…ktu do shifet duZha vertete, jo duke ngrohur stolat e opozites
    forca duzha

  24. Visa Luma says:

    Kokrra mashtruesit kok e kembe Vetem vjedhje Bixhosci hesapi Ku I gjeti leket qe pagoi ky?? VOTOJENI FSHATARE se enderroni leke Ky eshte vetem per bythen e vet Po gruaja e ka emrin Majlinda Zakja apo Matilda Duzha se spo marrim vesh Ajo eshte tutorja ketej palcos ne fakt

  25. Karkaleci says:

    Lani ka komplekse dhe për qerosken qe ka.I duhen leke me mbjell leshin e kokës.Vishen firmato se fshehin fshataresinë.Iu rriten kalamajt e i duhen ca leke te tjera.Po ka qen mendjehapur me koh.Gruan e ka marr edhe e ka pranuar me te shkuaren e sai plot historira.Ai ben jeten e vet po i bashkon leku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje