Beteja e fotove

1 Tetor 2013, 10:39Politika TEMA
Beteja e fotove

Nga Artan Lame*

Hyrja e Edi Ramës në Kryeministri ka sjellë me vete shembjen e murit të saj rrethues, si dhe fillimin e punimeve restauruese në të gjithë godinën. Ja çfarë po ndodh brenda ndërtesës së qeverisë pas largimit prej aty të ish-kryeministrit Berisha

Dhjetë ditë më parë, nga shkallët kryesore të kryeministrisë u ngjit Edi Rama, më i fundmi kryeministër i shtetit shqiptar. Në këto 10 ditë godina historike po pëson ndryshim fund e majë, jo thjesht për t’i ndërruar pamje meqë ndërroi kryeministri, por për të ndjekur një linjë tashmë të formuar, atë të kthimit në identitet.

Por cili është identiteti i kësaj godine? Treçerek shekulli më parë, në mes të viteve ‘30, filloi të realizohej në terren plani rregullues i Tiranës për zonën në jug të Lanës. Ky plan si element thelbësor kishte zgjatimin e një bulevardi të madh nga Sheshi Skënderbej deri tek Kodra e Pashës, siç quhej asokohe kodra rrëzë së cilës ngihet sot korpusi i Universitetit. Në të dyja krahët e këtij bulevardi do të ngriheshin godinat administrative të shtetit. Nga ky plan, gjatë viteve të ,mbretit Zog, u realizua vetëm faza e parë e tij, ajo e kompleksit të ministrive. Ndërsa pas pushtimit Italian, plani u rishikua me qëllim modernizimin në projekt të godinave që do vazhdonin të ndërtoheshin.

 

FILLIMI I NDËRTIMIT

Në vitin 1940, u hapën themelet e dy prej godinave që parashikonte ky plan rregullues, ajo që më pas do të bëhej seli e Komitetit Qendror të PPSH dhe, në anën tjetër të bulevardit, ajo që sot është godina e Kryeministrisë. Për një kohë punimet shkuan paralelisht, por më pas për mungesë fondesh dhe për shkak të fillimit të luftës, godina perëndimore u la në nivelin e bodrumeve dhe xokolaturave të katit përdhes. Në krahun tjetër të bulevardit, punimet vazhduan nën mbikëqyrjen e Gherardo Bosio-s që ishte dhe autor i projektit. Pas vdekjes së tij të parakohshme atë vit, projekti u vazhdua më pas nga ndjekësit e tij, të cilët u morën dhe me dizenjimin e ambienteve të brendshme dhe pjesës më të madhe të mobilimit. Vlen të theksojmë këtu një nga dezajnerat e mobilimit të brendshëm të godinës ka qenë edhe Gio Ponti, ndërkombëtarisht i konsideruar si “babai i dizajnit modern evropian”.

Pas përfundimit godina ishte konceptuar si seli zyrtare e Mëkëmbësit të Mbretit në Shqipëri dhe administratës së tij. Por këtë rol e luajti vetëm për pak kohë. Pas pushtimit gjerman godina u përdor për fare pak muaj si seli administrative, ndërsa muajt e fundit të Luftës ajo u përdor madje edhe si spital ushtarak, për shkak dhe të mungesës së hapësirave për trajtimin e ushtarëve gjermanë të plagosur.

Në nëntor 1944 fuqinë në Tiranë e marrin komunistët, të cilët vendosën pushtetin e tyre që do të vazhdonte gjatë, shumë gjatë. Enver Hoxha, i shpallur ndërkaq kryeministër i qeverisë së re, si fillim u vendos në selinë e vjetër te kryeministrisë, që ishte godina e sotme e Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës. Kujtoj këtu që, me këtë funksion ishte konceptuar dhe ndërtuar ajo godinë, që kur ishte ndërtuar në mes të viteve 30. Enver Hoxha si kryeministër qëndroi vetëm pak muaj në selinë e vjetër dhe, që në prill të ’45-ës u hartua dhe u realizua projekti për spostimin e kryeministrisë në godinën e re ku qëndron edhe sot.

Diktatori komunist qëndroi në atë zyrë derisa hoqi dorë nga posti i kryeministrit në vitin 1954, për të vazhduar ta komandonte Shqipërinë thjesht si sekretar i parë i Partisë së Punës dhe jo më si kryetar i ekzekutivit. Pas tij, në zyren e kryeministrit do të qëndronte për 28 vjet rresht Mehmet Shehu, kryeministri me jetëgjatë në historinë e Shqipërisë. Ndërsa pas vetëvrasjes enigmatike të tij në vitin 1981, për 10 vjet të tjera do të qëndronte Adil Çarçani, për t’u ndjekur më pas nga rreshti i gjatë i kryeministrave të kohës së demokracisë.

 

NJË MIKS STILESH

Godina e kryeministrisë është ndërtuar në stilin e racionalizmit monumental, me ndikime të forta të ideologjisë fashiste në arkitekturë. Shumica e materialeve për veshjen e saj të jashtme dhe të brendshme, pllakat e mermerit, travertina, blloqet e gurit, u sollën nga Italia, për shkak se në Shqipërinë e atëhershme ishte e pamundur të nxirreshin dhe të prodhoheshin materiale të tilla me atë cilësi që kërkonte niveli i projektit. Gjithashtu nga Italia erdhën dhe të gjitha pajimet e brendshme, mobiliet, pajisjet elektrike, llambadarët, abazhurët, tapiceritë, e kështu me radhë.

Deri në mes të viteve ‘60, shumica e arredimit ishte i palëvizur dhe i pandryshuar, ai i lënë nga italianët që në kohën e luftës. Për këtë arsyet ishin tre: E para, gati të gjithë specialistët e fushës, në Shqipërisë së atëhershme ishin të shkollës italiane dhe, si të tillë, ishin të prirur të mos bënin ndryshime apo ndërhyrje. E dyta, vetë Enver Hoxha personalisht kishte një lloj fetishi konservues ndaj trashëgimisë italiane në vend. Dhe e treta, vetë ky mobilim duke qenë ende i freskët nuk kishte nevojë për restaurim.

Pas viteve ‘60 dalëngadalë gjithë këta faktorë filluan të ndryshonin, gjë që bëri që kohë pas kohe godina dhe brendia e saj të pësonin prekje dhe ndryshime, të cilat filluan të cënojnë integritetin e saj. Në mes të viteve ‘70 godinës ju bë edhe një shtesë e madhe në pjesën e pasme të saj, por duke ruajtur të njëjtën fizionomi dhe pamje të jashtme të godinës ekzistuese. Në këtë kohë u ndërtua edhe salla e re e mbledhjes së këshillit të ministrave, sallë e cila vazhdon të luajë ende sot të njëjtin roj.

Ndryshimet demokratike pas vitit ‘90 bënë që në godinë të vërshonin mobiliet e reja konsumiste dhe të cilësisë shumë të ulët, të cilat zëvendësuan shumicën e arredimit të deri atëhershëm, vërtet ndoshta i vjetruar, por me vlera të mëdha. Ndërhyrja e fundit e fortë në godinë u bë rreth viteve 2000-2004, periudhë në të cilën u zhdukën dhe mobiliet e fundit të mbetura në zonën kryeministrore dhe që kishin qenë ato origjinale të zyrës së Mëkëmbësit Jakomoni e më pas për disa kryeministra rresht, duke filluar që nga Enver Hoxha. Janë pikërisht këto mobilie që u zbuluan vetëm disa ditë më parë në një magazinë të harruar në Shkodër. Keto mobilie aktualisht po i nënshtrohen një restaurimi të thellë dhe do të rivendosen në zyrën e kryeministrit, me shpresën e mirë që nuk do të lëvizin më që andej përgjithmonë.

 

NJË GODINË QË DUHET SHPËTUAR

Aktualisht përpos të tjerave, godina ka edhe probleme të rënda konstruktive, për shkak se është e ndërtuar me strukturë betonarmeje dhe në të gjithë botën strukturat e vjetra të betonarmesë mbahen nën vrojtim të vazhdueshëm, pasi duke qenë element konstruktiv i njëqind vjetëshit të fundit, akoma është i paqartë reagimi i tij me kalimin e viteve. Nga kjo pikëpamje, godina ka nevojë për një ndërhyrje të thellë studimore dhe më pas përforcuese, ashtu sikundër edhe shumë godina të tjera të kësaj periudhe.

Janë bërë disa herë përgjatë viteve të fundit disa projekte nga universitete italiane për kthimin në identitet të disa prej godinave më përfaqësuese të periudhës së influencës italiane në Shqipëri, por ato kanë mbetur vazhdimisht në letër për mungesë financimi. Shteti shqiptar i ka parë vazhdimisht sikur të mos i ketë të vetat, duke mbërritur në situatën e sotme. Zoti Berisha nuk mund të mburret thjesht duke thënë se nuk ka harxhuar para për të restauruar godinën e Kryeministrisë, pasi kjo në rastin më të mirë është injorancë ndërsa në rastin më të keq është papërgjegjshmëri. Të vesh në rrezik godinat kryesore të shtetit duke u fshehur pas parullave populiste nuk zgjidh asgjë, pasi imagjinoni një situatë tragjiko-humoristike si ajo e Haitit ku, pas tërmetit të disa vjetëve të shkuar, i pari pallat që u rrëzua ishte presidenca e vendit!

Në punimet që po kryhen këto ditë, ne ndërhyrjen e kemi ndarë në dy kohë. Fillimisht jemi duke ndërhyrë në pjesën ceremoniale të godinës, zyrat e kryeministrit, korridoret kryesore dhe salla e madhe e pritjeve. Çdo shqiptar duhet të ndjehet krenar që krerët e vendit të tij të presin e përcjellin të huajt në ambiente dinjitoze dhe jo nëpër ambiente që bien erë e që janë të mbushura me xhingla-mingla plastike.

Mjafton t’ju them se në disa ambiente mermeri origjinal është mbuluar në kohët e fundit me linoleum apo me laminat. Çudira te tilla vetëm në Shqipëri mund të ndodhin dhe e gjitha kjo ose per shkak të injorancës së ndërhyrësve ose për shkak të paaftësisë për të restauruar dyshemetë origjinale. Është fakt i njohur që në Shqipëri nuk ekziston një shkollë restaurimi për trashëgiminë monumentale të shekullit të XX, por nga ana tjetër janë të pafalshme gjurmë të tilla barbarie.

Më pas duhen vazhduar projektet e ndërhyrjeve të thella konstruktive dhe restauruese, për të cilat do të vihemi në lëvizje edhe për të kërkuar donatorë ndërkombëtarë.

Gjithashtu ndërhyrja e tanishme konsiston edhe në heqjen e të gjitha rrethimeve, mureve ndarëse dhe rrethuese, gardheve, telave, kangjellave, portave, kabina rojesh, kabina shoferësh, kabina transformatorësh, gjeneratorësh, rojesh shoferësh, magazina e turlilloj rrangullash të tjera që e kanë rrethuar Kryeministrinë nga të katër anët. I gjithë ky spastrim bëhet jo vetëm për ti dhënë frymëmarrje dhe për ta kthyer sipas projektit origjinal, por edhe për të shtuar kontaktin e publikut edhe nga pikëpamja psikologjike me qeverisjen e vet. Është absurde të mendosh që kjo godinë është konceptuar dhe ndërtuar në kohën e Luftës II Botërore, e lidhur me qytetin dhe pa rrethim ndërsa ne në shekullin e XXI e kishim rrethuar me gardhe dhe tela me gjemba. I bukur avancim i qytetërimit apo jo?

*Revista JAVA

24 komente në “Beteja e fotove”

  1. Leka says:

    Fale Zotit qe u punesove ne Kryeminitri, se desh vdiqe duke u cjerre!

    1. Mjeshtër Shi Fu says:

      O Tano kalo içik knej se sot do lyj shpin ? Hajt pra se rregullohena t’boj “Luftëtar të Dragoit”

      1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

        Respekt dhe suksese zotni Lame.
        Jeni njeri me perkushtim dhe çdo gjo e boni me zemer dhe pasion.

    2. zefi says:

      Lesh ,lesh,o Leka,se vjen Xhozi e te qeth mire!!!
      Ju jeni INJORANTE sa nuk gjenden ne bote te perafert me ju!!!
      Shqyqyr,qe ju SHPORREM se kurre me nuk keni per te ardhur ne pushtet!!!

      1. Eri says:

        Driteshkurter jeni mo njerez. Ne boten e qyteteruar njerez si Lame jane me te respektuarit sepse bejne ate qe politika e ben vetem per interes momenti. Mbrojtja trashgimise kulturore eshte nje akt madhor patriotik, 100 here me i rendesishem se teorite nacionaliste te sharlataneve politike.

    3. TIRONA E RE - ish punonjes i Hotel Dajtit says:

      NDERPRISNI EDHE KASAPANEN QE PO NDODH TEK HOTEL DAJTI.

      HOTELI ME I VJETER I SHQIPERISE (NISUR ME 1939).

      FULLANI TE JAPE LLOGARI PER 30 MILION EURO DALLAVERE!

      http://is.gd/YhVABT

    4. N Shabani says:

      Nuk na intereson se cfare i beni kryeministrise as fotografive as pikturave por na intereson puna dhe vendimet qe do merrni kunder korrupsionit dhe te mos beni vet korrupsione se ka shume thashetheme qe po emeroni ne pune njerezit tuaj dhe nuk po shikoni te zbatoni konkurset qe ta marre vendin e punes ai qe e meriton.Ju sikur thate qe na la Saliu nje liber te hapur per te mesuar apo ju po mesoni ato qe beri Saliu e ju ti beni me mire se ai.

  2. Pashuku i Jozefines says:

    Shpetoni Hotel Dajtin !

    1. Euro Maloku says:

      Hotel Dajtin do ta blej XEN Berisha,madje do ti jap leke qeveria per ta demoluar…prandaj e la keshtu hotelin baba Saliu…!

  3. mirditori says:

    Me ne fund nje profesinist ne detyre pune te mbare ARTAN.

  4. dsafdfganticccceeen says:

    një shkrim i jashtëzakonshëm dhe tejet profesional!i gjithë profesionaliteti përmblidhet në dy paragrafe aty nga fundi,pavarsisht përsëritjes brënda një fjalie të kolibeve të rojeve dhe shoferave dy herë,pjesa tjetër ja vlente ta lexoje!!deri diku!kështu që zoti artan lame mund të na kursente historinë e deformuar të shqipërisë:(“por më pas për mungesë fondesh dhe për shkak të fillimit të luftës,”)që ne kemi kujtuar e mësuar se kemi qënë të pushtuar dhe në luftë!?
    mund të na kursente fjalët e huaja që përdor:”dizenjimin”
    mund të na kursente përpjekjet për propagandë indoktrinuese:
    “FILLIMI I NDËRTIMIT”
    “Në nëntor 1944 fuqinë në Tiranë e marrin komunistët, të cilët vendosën pushtetin e tyre që do të vazhdonte gjatë, shumë gjatë”
    “për të vazhduar ta komandonte Shqipërinë thjesht si sekretar i parë i Partisë së Punës dhe jo më si kryetar i ekzekutivit.”
    indoktrinim që jemi mësuar të mos ta pranojmë më që pas ’90ës!!
    zoti lame ka shkruar një artikull të panevojshëm e të formuluar shumë trashë!!një artikull justifikues shumë të trashë dhe aspak bindës!!
    ndoshta i shkreti lame duhet të bëjë zanatin e servilit për të arsyetuar veprimet debile të shefit të tij!!shef që përveçfotove udhëtimeve dhe këtyre restaurimeve formale nuk po bën gjë!!
    a se harrove thumbat në parlament!!
    shpersoj që në të ardhemntë shohim më shumë punë dhe më pak foto!sidomos ato me “miqt” e mëdhenj!foto që iu duhet të presin në rradhë për orë të tëra për të arritur tek “miqt”!
    këshillë për lamen,mundohu të mos e shprehësh kaq hapur servilitetin tënd,sot me tërë këtë mungesë censure njerzit do të të quajnë BYTHLËPIRËS!!

  5. dsafdfganticccceeen says:

    “I bukur avancim i qytetërimit apo jo?”

    të vjen për të vjellë me këtë nivel bythëlëpirje!!

  6. tol fracezi it says:

    Shyqyr qe u shpor klika gjakatare e pol potit blu salì haram berishovici .

  7. Elvis says:

    Z. Lame,
    jam i shqetesuar se kush do ti ndjeke punimet dhe te gjitha ato qe shpjeguat me siper tani qe Juve iket te ALUIZNI.

  8. vëzhguesi says:

    Ore po hekurat qe u nisen per Butrint ku jane? Apo po i merr Lamja te Aluizni?!

  9. Bledi Fevziu says:

    Puuuuuuuuuuuuuushhhhhooooooooooooooooooooooo!!!!!

  10. "BALASHI" says:

    Injoranca nuk ka brire. Hedh posht dhe nje pune te bukur. Rama ka zakon qe rregullon vendin e godinen ku punon, pastaj shperndahet ne tere teritorin. A nuk beri keshtu me Tiranen?

  11. O EDO SHYQYR ME DAJ U BONE KRYEMINISTER I SHQIPNIS DEPUTET I VLORES NA NGJALLE ISMAIL BEJ VLOREN DO NA PRISHESH DHE HOTELET NE VLORE DO NA FUTESH DHE NE EUROPE PER 10 OSE 15 OSE 20 BEJ SI TE BESH VETEM ATA TE HAKMARRJES BEJI TE PAFAJSHEM DHE JEPU TENDERA SE TY PO PRISNIN SI USHTAR QE TE KANE..SHYQYR UA PUNESOVE DHE ARTA DADEN SE DHE AJO E BETUARA E TYRE ESHTE.

  12. samir says:

    shkrim informues edhe pse pak si nekrologji, por gjithesesi do ishte interesante te dinim se si kishte perfunduar ne shkoder mobilja e ‘fundit’ duke ditur edhe hobin tuaj, nga ana tjeter kur flisni per kthim ne identitet keni parasysh edhe levizjen e bazorelievit te vendosur aty apo thjesht nderrimin e shtresave dhe dritareve, apo te ndonje shtese kati strukture xhami sic ishte dhe nje nga projektet perkarshi te godines se re te parlamentit duke unifikuar volumet

  13. Skenderi i beut te anadollit says:

    Po shqiptari po nuk vuri gardhe,mure,hekura te dyert e dritaret,kufij arash,gur mbylles shpellash si cilkopi i eger,…. nuk quhet shqiptar
    Se meqe esht i keq dhe mendon ligsi per te tjeret,merr masa per tu mbrojt nga dynjoja se kujton se te tjeret jan te kqinj si ai,

  14. "BALASHI" says:

    Zagaret le te lehin zagaret, ate detyre kane. Rama mos u tut. Leri ne lehjen e tyre. Ky eshte stili i Rames, ben vendin ku punon, pastaj ate qe ka marre persiper.
    Po le ta ilustrojme kete ide.
    *Kryetari i Bashkise Sali Kelmendi i PD, beri nje 12 katesh ne qender, mbushi Tiranen me gropa e pislleqe, filluan kioskat e para pa i thene njeri plaç me goje, e u largua.
    *Kryetari i Bashkise Albert Brojka i PD, beri nje vile madheshtore ne fshatin Vishnje, rruges qe te shpie per ne Baldushk, shoi gropat, shtoi pislleqet, perfundoi kioskzimin e qytetit duke rrethuar me disa ngrehina teneqeje, te denja per ne periferi te Bombeit, tere institucionet qendrore si Banken Kombetare, Muzeun Kombetar, para Galerise Arteve, Lanen, Parkun Rinia e kudo, lejoi levizjen e karrocave me kuaj si ne mesjete dhe u largua.
    Kryetari i Bashkise Edi Rama i PS, filloi me zyren e tij, godinen e bashkise, pastaj kthimin ne indentitet te ministrive dhe si rreze dielli u shpernda ne tere Tiranen.
    -Asfaltoi tere rruget e qytetit, zhduku gropat aq te besdisshme qe duhej nje ore nga qendra ne Kombinat.
    -Hapi mjaft rruge te reja, por me e rendesishmja ishte ajo nga shkolla “Vasil Shanto” tek Pallati me Shigjeta qe beri te marre fryme tere qyteti, se dhe autobuzi urban futej ne ure per te shkuar tek i ashtuquajturi stacioni i fundit i Tiranes se Re.
    -Beri 2 ura nga e para, ate ne Bllok qe hidhe tek Taivani dhe mbi maternitetin e ri, restauroi e zgjheroi te gjithe te tjerat si ate tek Pallati me Shigjeta.
    -Zhduku qarkullimin e karrocave me kuaj.
    -Ktheu ne normalitet pastrimin e qytetit me firma serioze e te pergjegjshme.
    -Zhduku kioskat ne tere Tiranen, por sidomos çlirimin e institucioneve kryesore, Parkur Rinia, Lanes etj
    -Suvatoi, e leu nje sere pallatesh te degraduar ne rruget kryesore te qytetit, per t’ u dukur diçka nga qe ishin per te qare hallin e nxinin si fytyra e paraardhsve te tij.
    -Vendosi mijra drita duke i kthyer ndriçimin qytetit te zhytur ne erresire nga paraardhesit.
    -Mbolli mijra peme e tani ato jane te nje moshe e Tirana eshte gjelberuar.
    -Rruget kryesore i ktheu 4 kalimshe, me ndarje e me gjelberim. Sikur te mos qe bere kjo pune me to sot do vriteshin me automjete dhjetra vete ne dite me rrugicat ekzistuese 2 kalimshe.
    -Shtroi me pllaka tere Bulevardin nga Universiteti tek Stacioni i Trenit. Shtroi rrugen per ne Shish Tufine, Unazen e Re…
    -Nuk po numeroj te tjera si stimulimi i nxensve te dalluar, berjen e mjaft fushave te basketbollit e volejbollit neper lagje etj…
    Te mendosh qe keto pune te medha i beri nga 2001-2005, se me ardhjen ne fuqi te PD, nga 2005-2013 vetem u pengua, u prene tere financimet. Po nuk mjaftoi me kaq PD. Iu versulen si grerat. I maten edhe trashesine e asfaltit, cilesine e ziftit, bene komision parlamentar. Po kush degjonte? Atehere shpiku ate te foluren me altoparlant. Barbaret i prishen nen kalimin e Zogut te Zi duke hedhur miliona euro dem.
    *Kryetari i Bashkise Lulezim Basha i PD, ka 2.5 vjet ne detyre dhe qyteti vetem nxin, ka shtruar vetem disa rrugica dytesore, shkaterroi me mashtrime skuadren embleme te kryeqytetit, 24 here kampoine, FK Tiranen. Une nuk shoh gje tjeter, vetem tjetersimin e shemtimin e Sheshit Skenderbej. Per kaq kohe paraardhesi i tij kishte bere pune te medha.
    Shenim: E di qe do derdheni, si zakonisht, si ujq, çakall e hijena per kete koment, ju militantet e pa skrupuj e te fiksuar, qe u eshte bllokuar truri ne 22 mars 1992, por ky eshte realiteti.
    Une qe shkruaj e kam “ngene” çairin, siç thote populli, e nuk kam asnje interes ekonomik a shoqeror, por ky eshte realiteti.
    Ndaj, e di qe do e beje Shqiperine. Ndaj i uroj gjithe te mirat. Ky, madje eshte shansi i fundit i vendit. Lereni punetorin te punoje. Ju ngrohuni ne diell si deri tani. Ju militante te PD te pandreqshem shani sa te mundni, po ky eshte realiteti. Lulezim Basha nuk eshte ne gjendje as te shuaj parrullat shume te poshtra te shkruara ne hyrje shkollash se: “Shkolla osh qef!”.
    Ju militante te semure me kujtoni budallalleqet e fillimeve te demokracise, kur çuditerisht, shpejt e shpejt, lat pak mjekerr, mustaqe domosdo dhe u veshet me bluza e kemisha blu, duke u bere karnavale ne sy te te gjithve per te treguar se ishit demokratik (jo demokrat)!!!
    Thoni ç’ te doni. Ky eshte realiteti. Thirrini mendjes.

  15. Kryeeminiistrriaaa says:

    Bravo te qofte o Lame se keshtu te do partia, te devotshem, te zellshem, te perkushtuar pas punes… Eh i mjeri ti c ke hequr kto 8 vjet. Boll c te beri ai Fevziu ne Opinion. Ja pra qe partia dhe shoku yne Edi vonon por nuk harron. Me mirbesim dhe pergjegjesi te madhe te lame ALUIZNin, qe te na zbardhesh faqen neve dhe vetes. Mos e caj koken se c thone keta per konkurs, ti mjafton qe ke fituar konkursin dhe ke hyre ne parti, pasi ai eshte konkursi me i madh dhe me i veshtir per tu kaluar….
    ……vazhdon
    …..

  16. analisti says:

    Ne vend te gjithe ketyre fjaleve dhe fotove do kishte interes vetem nje kopje e projektit original te nderteses

  17. ANALISTI ZVICER. says:

    EDI RAMES i nevoitet afro nje VITE vetem per DEKORIME,dhe pastaje kure tja FILLONE STARTIN POLITIK ka me shkuar SHPEJTE sikur MOTORRI HONDA………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje