Arben Ristani: Basha është kryetar, Berisha ndikon në vendimmarrje

1 Tetor 2013, 09:25Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, thotë se shtyrja e hyrjes në fuqi e ligjit të nëpunësit civil i jep përfundimisht shkelmin konsensusit politik në vend.

Ristani foli për të përditshmen Panorama.

Anëtari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve vlerëson se ajo që duhet të bëjë qeveria e re tani, është miratimi sa më shpejt i akteve nënligjore për zbatimin e këtij ligji të miratuar me shumicë të cilësuar në Kuvend.

“Askush nuk ka të drejtë në një shtet ligjor të vërë në dyshim zbatueshmërinë e ligjit, qoftë dyshuesi edhe Kryeministër. Duke iu përgjigjur pyetjes suaj mbi imagjinatën, do të thosha se, në rast se pazbatueshmërinë e ligjit e lidhin me daljen e akteve nënligjore, atëherë vetë ligji parashikon se aktet nënligjore në bazë dhe për zbatim të këtij ligji dalin brenda një periudhe tremujore nga data e hyrjes në fuqi të ligjit”, thotë Ristani.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve flet edhe për drejtimin e Partisë Demokratike dhe rolin që duhet të ketë Sali Berisha.

Sipas tij, ish-kryetari i kësaj partie ndikon në vendimmarrjen e grupit parlamentar dhe forumeve të demokratëve.

“Partia Demokratike, përveç të tjerave, është institucion që rregullon, dhe ligjin e ka në themel dhe shtyllë kurrizore të saj. Ky institucion ka sot vetëm një kryetar dhe ai është z. Lulzim Basha. Nga ana tjetër, z. Sali Berisha është ish-kryetari legjendar dhe simbol tashmë i PD-së, i cili me aftësitë e tij politike dhe me përvojën e tij, sigurisht që ndikon në vendimmarrjen e grupit parlamentar apo organeve të tjera të PD-së. Ashtu siç ndikon çdo mendim i drejtë dhe konstruktiv i çdo anëtari tjetër të këtyre forumeve”, shprehet Ristani.

I pyetur për qëndrimet e mbajtura nga ish-rivali i Lulzim Bashës në garën për kryetar partie, Sokol Olldashi, Ristani thotë se “përvoja dhe cilësia e mendimeve, sidomos e anëtarëve me eksperiencë në PD, është garanci për vazhdimin e punës dhe të ardhmen e kësaj partie”.

“Jam i sigurt që në çdo rrethanë, aksioni politik i z. Olldashi është dhe do të jetë në të mirë të Partisë Demokratike dhe të shqiptarëve që presin nga politika ta çojnë vendin përpara”.

12 komente në “Arben Ristani: Basha është kryetar, Berisha ndikon në vendimmarrje”

  1. myzeqari says:

    O Ristan kesaj i thone dy Kamber ne nje dere njeri pjerdh tjetri merr ere. Tani gjeje ti se kush pjerdh dhe kush mere ere dhe na i thuaj.

    Hajde parti qesharake hajde. Kjo parti u be dhe me qesharake kur te beri ty deputet o legeni mutit.

  2. rebeli says:

    Foli i droguari hajdut.Nuk zene me xhevahiret qe nxirni nga goja.Era mut i vjen ligjerimit tuaj.

  3. dymi says:

    “Partia demokratike, përveç të tjerave, është institucion që…ligjin e ka në themel dhe shtyllë kurrizore të saj.” A e dini se te kujt jane keto fjale? Te qesharakut,pijanecit A Ristani qe vetem ligjin nuk e ka zbatuar.Madje per kete edhe eshte denuar ligjerisht.

  4. bako kembora says:

    Ik ore bajge

  5. eli-Tiv says:

    …duhet te zbatohet ligji per te gjithe….edhe per ristanin qe manipuloi hapur zgjedhjet….duhen denuar..ndryshe do te kemi neper kembe keta njerez te inkriminuar qe na jepin moral…
    Nuk arrij te kuptoj…ristani nuk eshte i ndergjegjshem per veprimet e tij..?

  6. mira says:

    TI NUK KE TE DREJTE MORALE FARE, TE JAPESH OPINIONE, SE JE SHKELESI ME I MADH NE RRUZULLIN TOKESORE, I SHKELESIT TE LIGJIT ,KUSHTETUTES E MBARE DRETESISE NE VENDIN TONE, E KETE E KA PARE I MADH E VOGEL NE KOM,ZGJEDHORE,QE ,VETEM KRYETARE NUK MUND TE QUHESHE POR NJE PALACO KRYETHARE QE TALLESHE ME FATET E POPULLIT DHE ME PERSONALITETIN E PERSONIT QE KANDIDONTE.

  7. viktor hoti says:

    Mos i vini faj. Ristani kurre nuk ka folur nga vehtja por vetem ka lexuar letren qe i vene perpara. Eshta pune si e kapacitetit mendor ashtu edhe atij shpirteror. Viktor Hoti

  8. vlora A.J says:

    Akoma me Legjendare ti ,ne fakt ju aty keni mbet legj.Enveri legj.Ramizi legj.Saliu si suvjen turp jeni dhe djem te rinje dhe pa pik karakteri.

  9. gjon says:

    Kush flet per LIGJET nje njeri si Ristani qe sa ishe Kryetare i KQZse se njihte ligjin por vetem MALIQIN(Sali).E si shperblim per poshtersite qe bere ne Zgjedhjet SALIU te beri Deputet.

  10. arjanita says:

    Ky e ka ne dore t’i beje nder vetes vetem
    ne nje menyre.Te mos haje mut me.
    Sepse nuk ka fetyre te permende ligji
    pas atyre qe ka bere.
    Eshte specie qe blihet lehte.
    Sepse eshte edhe hajdut.Sala e ka futur
    ne burg per ate pune.E di vete ky maj
    mun.

  11. Bill says:

    Per kete qenie ka fakte filmike te ndiqet menjehere penalisht dhe jo te llomotite.Ligji duhet urgjent te veproje.

  12. Jusufi says:

    Sa keq e ndiej veten,sa nervozohem, kur degjoj kerkesen e respektimit te ligjit,nga ai qe vete nuk e ka zbatuar, e ky eshte vete Ristani! Edhe Sala, si shef partie dhe kryeminister, ka fol per respektimin e Kushtetutes dhe ligjeve, por nuk i ka respektu. I ka pengu prokuroret dhe gjyqetaret ne zbatimin e ligjit, si z.Ina Rama, e shum te tjere! Nje proverb popullor thote: eshte ngi Kadrija dajre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje