Punonjësi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, milioner me pensionet e të vdekurve

2 Tetor 2013, 09:54Politika TEMA

Rreth 360 milionë lekë të vjetra është dëmi i shkaktuar arkës  së shtetit nga grupi prej pesë personave  të arrestuar disa  ditë më parë gjatë operacionit “Miks 2013”, për falsifikim dokumentesh dhe përvetësim pensionesh, ndërkohë që policia ka zbardhur të gjithë mekanizmin sesi ata funksiononin.

Zanafilla e mashtrimit ka nisur që në vitin 1991 dhe ka vijuar deri në korrik të vitit 2013, pa u vënë re nga askush, ndërkohë që dje ata janë paraqitur për njohjen me masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës, ku katër prej tyre janë lënë në “arrest me burg”, ndërsa për bashkëshorten e njërit prej tyre është vendosur “arrest shtëpie”.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se grupi ka operuar në mënyrë të përkryer dhe të arrestuarit kishin përvetësuar pensionet për 13 veta, ku njërin prej tyre e përfitonin që nga viti 1991, ndërsa 12 të tjerat që nga viti 1998.

Koka e rrjetit të mashtruesve duket se ka qenë Shpëtim Lika, i cili nga viti 1990 deri në vitin 2007, rezulton të ketë qenë  punonjës në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, ku ka mbajtur funksione të ndryshme.

Sipas gazetës Shqip, ai ka rritur të falsifikojë dokumentet e një nëne me shumë fëmijë, e cila sipas ligjit duhet të merrte pension.

Përfituesja nuk e mori vesh kurrë që shteti kishte lëshuar pension në emër të saj, sepse paratë janë përvetësuar nga 36- vjeçari Lika.

Më vonë Lika ka krijuar një rrjet mashtrimi dhe falsifikimi.

Ata u kapën pak ditë më parë, ndërkohë që dje kanë dalë para togave të zeza ku kanë marrë edhe masën e sigurisë “burg pa afat” katër të ndaluarit: Shpëtim Lika, Limnije Dibra, Abaz Stafhasani dhe Nezhat Nasufi.

Ndërsa për bashkëshorten e Abazit është dhënë masa “arrest shtëpie”.

12 komente në “Punonjësi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, milioner me pensionet e të vdekurve”

  1. fatmiri says:

    sa do kete te tille! Te shkretet shqiptare me ate dreq qe mbajten mbi vete!

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Vjedhja me e madhe behet me kempet.
    Kemp marrin dhe emigrante ne Greqi,sigurish dhe punojne.
    Komisione mjeko-ligjor te koruptuar,kane nxjerre ne kemp mijera njeres te shendoshe,duke demtuar buxhetin per invalidet dhe pensionistet.
    Qeveria Rama,duhet te angazhohet me mjek te huaj,per evidetimin e sakte te njerzeve te semure,te “sheroj” mjeket e koruptuar.

  3. Shembulli "Pozitiv" says:

    TURPI I EUROPES!
    Edhe ketu paskan mashtruar si ne GREQI.
    Edhe ketu paskan marre pensione per te vdekur si ne GREQI.

  4. dito says:

    Shikoni se sa parazit kan bisnese private dhe nuk paraqiten fare ne punet shteterore qe i kan regjistruar megjithese me 8 vjecare.Shqiperia ka nevoj per nje revolucion ne kete drejtim dhe te vendosen para ligjit si ata qe pervetesuan leket dhe ata qe i ndihmuan

  5. Kritiku says:

    Ka nje gje qe vete keta te vetequajtur gazetare nuk e kuptojne. Qe te besh disa Miliona leke te vjetra(akoma nuk mesuan keta qe nuk ka lek te vjeter ne qarkullim!!) nuk do te thote qe te jesh Milioner. Or Tunxh gazetar!!!!
    Sipas llogjikes tende ne Itali ne kohen e Liretes, te gjithe ishin milioner sepse e merrnin rrogen me miliona lireta cdo muaj. Ose shumica e shqiptareve na qenkerkan milioner sepse e gjithe pasuria e tyre(shtepi e katandi) mund te kapi te pakten 1 milion lek i vjeter(sic e quani ju akoma lekun).
    Jeni ne metro jo gazetare qe nuk i kuptoni ato qe shkruani?!

  6. gen says:

    Ky eshte nje nga ata qe terhoqi zvare Enverin prej bronxi.

    1. Arturi says:

      Kush, 36-vjeçari Lika?
      Nese po, ka qene 13-14 vjeç ne 1990.

  7. Feniks says:

    Ne Sig.Shoqerore eshte bere BATERDI E VERTETE KRIMINALE ME PENSIONET,sidomos te ish USHTARAKEVE!Punonjesit aty sillen si KAFSHE NDAJ NESH!Kam bere nje ANKESE QE NE JANAR 2013 DHE NUK KAM MARRE PERGJIGJE!

  8. Gezimi says:

    Te shikohen dhe raste te tjera, kur siguracionet e sotme u dergohen njerezve te tjere, pasi po flitet shume kohet e fundit per keto raste. Deri kur te vije koha e daljes ne pension te te rinjve kushedi se c’mund te jete bere. Shqiperia eshte bere lesh e li. Shpresojme te hetohen keto probleme sa me pare, ne se ekzistojne.

  9. gjon says:

    KETA QE KANE VJEDHUR ME MALIFET KUSHEDI SA NJEREZ KANE NXJERRE NE PENSION PA PUNUAR FARE NE SHTET KUNDREJT SHUMAVE TE MAJME.kREFNI MIRE SE DO I TREGOJNE TE GJITHA.

  10. Realisti says:

    Kontroll te imet ne te gjitha rrethet e Shqiperise . Populli ka nevoje per drejtesi ne te gjithe sektoret. Hajdutet ,sic e tregojne edhe vitet e kesaj hajduterie, nuk jane : As te majte , as te djathte.

  11. socialisti says:

    Po kjo historieshte ne bashkepunim mjeket e familjes, sigurimet shoqerore, gjendjet civile dhe posta qe i ndante a po keshtu eshte kempet jane pjese e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje