Tony Blair do këshillojë Shqipërinë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian

3 Tetor 2013, 20:33Politika TEMA

The Huffington Post

 

Tony Blair do të këshillojë kryeministrin e ri të Shqipërisë, Edi Ramën, se si të anëtarësojë vendin e tij në Bashkimin Europian.

Rama tha se ish- kryeministri britanik do të këshillojë qeverinë shqiptare në mënyrë personale dhe vullnetare, duke përdorur eksperiencën e jashtëzakonshme dhe gjenialitetin politik.

Duke folur nga kryeqyteti i Shqipërisë, Blair tha: “Sfida e madhe e kësaj qeverie është që t’i bëjë gjërat”.

“Orientimi drejt Europës është shumë i rëndësishëm dhe unë do doja që të shihja këtë vend teksa i bashkohet familjes evropiane”.

Blloku me 28 anëtarë u shtua në korrik me anëtarin e fundit, kur pranoi edhe Kroacinë.

Kryeministri Rama u angazhua në fushatën e tij elektorale se do të punojë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Europë. Rroga mesatare në këtë vend është vetëm 36.482 lekë (217 sterlina) në muaj.

Kryeministri Rama tha se Blair nuk do paguhet për ndihmën që do ofrojë.

Lajmi vjen pas raportimeve se Blair ka blerë një avion privat për 30 milion sterlina, që kushton 7 mijë sterlina për një orë fluturim.

Avioni ka një dhomë ndenje, kuzhinë dhe një krevat.

Një zëdhënës i Tony Blair tha: “Zoti Blair dhe ekipi i tij do të ofrojnë këshilla pa asnjë kosto për qeverinë shqiptare se si të modernizojnë dhe të implementojnë një axhendë reformash.

Siç ka thënë më parë zoti Blair, nëse zoti Rama do bëhej kryeministër, ai do ishte i lumtur që ta ndihmonte, pasi Shqipëria dhe rajoni kanë shumë rëndësi për të, konflikti në Kosovë ka ndodhur në një kohë të rëndësishme të drejtimit si kryeministër.

Ai e uron Ramën për fitoren dhe tani po pret që të punojnë në të ardhmen”.

22 komente në “Tony Blair do këshillojë Shqipërinë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian”

  1. Ka lezet says:

    Sfida me e madhe e kesaj qeverie eshte prona,po nuk kthej pronat atehere vetem fjale boshe ka,kshu kan bere te gjitha vendet europiane dhe kan ecur perpara

    1. kamera says:

      Po Britanin e madhe e futi ne BE ky Tonoshi? Kur nuk jane vet pjese e BE-se pra nuk e ka bere vet me pare ate xhade nga mutin di ky te mesoje te tjeret si do shkojne atje?

  2. as says:

    Normal, aviona dhe helikoptere bleu edhe Vehbiu qe ishte nje cope kapter, jo mos te bleje Tony Blair qe ka qene njeshi i botes per me shume se 10 vjet…

  3. karlzajsjena says:

    ESHTE NJE MENYRE,PER TE NA PAGUAR HARACET E VJETRA.KUJTONI FLORIRIN TONE TE BLLOKUAR NGA ENGLEZET.(NATYRISHT NE BASHKEPUNIM ME ENVER HOXHEN!!!)MEGJITHATE ESHTE PER TU PERGEZUAR TONI BLER SI DASHAMIRES I SHQIPTAREVE.BRAVO EDI RAMA.

    1. kamera says:

      Po u percite me shume o Edvin ka rrezik do na nxjerresh ndonje bebe UFO…

  4. KADAFFI says:

    POPULL KUKULL DHE INJORANT, E THASHË DHE NË NJË KOMENT TJETËR, TONI I BLERTË VJEN VËRTETË ME PARET E VETA PO DO RRIJË SE KOMPANIA PRANË TIJ DO MARRË ME KONÇESION DOGANAT SHQIPTARE,ATËHERE DO JA NDJENI LEZETIN RILINDJES SIÇ JA NDJEMË ME CEZ-in,ARMO ETJ.
    TURP E FAQE E ZEZË NJË I HUAJ BRENDA NË MBLEDHJE TË QEVERISË DHE E DREJTON ATË.PIKTORI SDO TJA DIJË PËR KUSHTETUTË LIGJ PËR ASGJË.
    KËTË GUXIM TË MARRË TA PËRDORË TË PAKTËN TË DËNOJË,SALIUN,METËN DHE LULUSHIN POR JOOO ATY DO RESPEKTOJË PROÇEDURAT ME PIKË E PRESJE E ME PAK FJALË SDO DËNOHET NJERI.
    PËRPARA RIPJERDHJE E JA NDJEFSHI LEZETIN ME ERËN BASHKË!

    1. @Kadaffi says:

      INJORANTI SHAN “INJORANTET”.
      MOS ESHTE EDI VET PROKUROR, GJYKATES DHE POLIC SIC ISHTE SAULA I YT?
      kA VETEM 2-3 JAVE QE KA MARRE PUSHTETIN DHE TY TE KA ZEN BARKU KAQ SHPEJT. SALUA YT MERRTE DROGMENET SERBE NE MBLEDHJE QEVERIE TI NA U ANKOKE PER NJE PERSONALITET TE FAMSHEM SI TONI BLAIR.
      PERGEZIME EDO. TI JE SHANCI I FUNDIT I SHQIPERISE.
      E KE PROVUAR DHE PO VAZHDON TA PROVOSH QE NE JEMI ME FAT QE KEMI KRYEMINISTER SI JU.

  5. codex says:

    Unë mbaj mend pak kohë më parë, Ish-Kryepeshkopi Desmond Tutu refuzoi të merrte pjesë në një konferencë, per një arsye shumë të mirë për të se: ai nuk donte qe ishte i lidhur me një ‘kriminel lufte’ në publik. Ky kriminel lufte ishte Tony Blair, i cili për një tarifë ‘normale’ ( $ 238.000 në këtë rast)sic e ka zakon, kishte ardhur te flasi në kete konferencë të Afrikës së Jugut per ‘udhëheqje’.
    Desmond Tutu – i cili do vinte për të folur falas – u tërhoq nga konferenca, kur dëgjoi se Tony Blair do të vijë.
    Kjo ishte një gje e rrallë – shembull i sjelljes që duhet të jetë i gjendur në cdo lider morale dhe politik. Blair bredh rreth globit, duke mbledhur tituj të kalorësit – ne darka te medhaja – nga me te medhejnt dhe te fuqishmit mbi tokë (mos harrojm dhe servilat e tyre në media).
    Një njeri që urrehet në vendin e tij, ku eshte ritur dhe presioni për një ndjekje penale kundër krimeve të luftës. Duke shtyre vende qe jane ne zhvillim për të marrë borxhe nga Organizata Botërore apo firma private me kufizime dhe kushte që janë të dëmshme për çdo vend në zhvillim me kosto të lartë për popullsinë. Ai qe beson se po e bën këtë për të ndihmuar Shqipërinë dhe Ramën falas, shikon enderra me sy hapur.

    1. @codex says:

      Toni Blair ishte nje nga ndikuesit kryesor per nderhyrjen e NATOs ne kosove. Serbet e quajten kriminel sic e quajti kryepeshkopi yt I tutu-ve. Per shqiptaret qe e duan shqiperine ai eshte nje hero. Per rrugaced dhe vicidolistet e PD-se c’do njeri qe nuk I fryn interesave te tyre eshte kriminel, hajdut…

      Wikipedia: With victories in 1997, 2001, and 2005, Blair was the Labour Party’s longest-serving prime minister, the only person to lead the party to three consecutive general election victories.(http://en.wikipedia.org/wiki/Tony_Blair)

  6. ada says:

    Toni Blair nuk eshte me plitikan. Ai eshte larguar nga politika prej shume vitesh. Tani eshte biznesmen. Ashtu kot e papritur nuk i lindi atij deshira per te ndihmuar Shqiperine. Ai nuk e njeh fare kete vend dhe problemet e tij konkrete. Cfare mund te beje ai? Asgje, vetem t’i sherbeje si sfond E. Rames qe ai te mashtroje me mire. Ne vend qe ta marre ne dore drejtimin e vendit me njerezit e vet, vazhdon te luaje teater duke thirrur njeri pas tjetrit ne skene te huajt qe nuk kane asnje pergjegjesi per kete vend e per kete popull. Eshte njesoj sikur Merkel te therrase per ndihme B. Klinton. Askush nuk bie ne pozita te tilla. Bota e sotme eshte e hapur e mund te perfitosh nga eksperiencat e te tjereve pa u fokusuar ketu ose atje.

  7. beso says:

    Bravoooooo Tony Blair,bravoooooooo,je me patriot se mua qe jam shqiptar!Ai vjen me parate e tij te na ndihmoje ne,kurse tipa budallenj e te papune si puna ime ia mbathem neper bote qe te bejme ndonje lek qe te ushqehemi.Te pakten nuk i biem me qafe qeverise,nuk i kerkojme pune dhe as asistence;njefare medalje Nderi apo Skenderbeu nga Nishan Bujari na takon!Aq budallenj tipa jemi ne,sa rrezikuam koken nga greku dhe desh u mbytem me skafe ne det.Kur paska qene kollaj fare kjo pune,Tony vjen te ndihmoje pa leke,kur nuk i shkon mendja te na sjelle edhe ca pare neve…Ore njerez,do t’i biem kallaballekut te kokes ne apo jo?Kush punon pa para ne kete bote e sidomos anglezet?Tamam humor anglez,vjen Tony te djersitet falas.Pastaj,edhe ne gabofte Tony me keshillat,do shfajesohet kollaj;une pa leke isha,e provova njehere…

    1. Wendy-B says:

      @ beso
      Po he pra tamam humor anglez.Me duket se ja hudhem te keqes.Anglia do kerkoje te na “adoptoje”, se jemi popull shume “cute”.

  8. zenuni says:

    Pse nuk shkruani ate tjetren qe tha nje gazete e Britanise se Madhe:-Shqiperia nje miniere Ari per Toni Bler-. Ndersa rilindasi na mbush mendjen se na paska ardhur te punoje vullnetarisht. Vullnetarisht nuk punoi as Arta Lame, dhe jo me Toni Bler. Si gjithmone seleksionimin e shprehjeve neper artikuj te ndryshem te shtypit vendas dhe atij boteror, per ta bere me pas titull artikulli ne kete “Gazete”, e beni sipas interesit tuaj.
    Sikur 100 gazeta ne Angli te flasin keq per Blerin, dhe vetem nje te flasi mire, ju çuditerisht do i referoheni kesaj qe flet mire, per te vetmen aresye, se Toni Bler ka ardhur me kerkese te Edi Rames. Nje seleksionim sa banal, aq edhe i rendomte.

  9. alb_man says:

    gjeografikisht jemi ne eu ,politikisht jemi ne afrike , anglezet dhe politika e tyre ,dihet

  10. Krios says:

    Si do na ndihmoje ky djali per t’iu bashkuar “familjes se madhe”, kur britaniket e kane marre me yrysh daljen nga familja ne fjale.

  11. hajde keshilltar says:

    Po mire more Blair ti do keshillon Shqiperine te hyje ne Evrope kurse vendin tend nuk e deshiron brenda saj?

  12. thoma says:

    Per nje qeverisje sa me te mire,per nje shtet te konsiliduar duhet ne radhe te pare te kerkojme nga vetevetja,dhe nga politika shqiptare.Shqiperise iu dhane shanse,dhe ne kohen e Princ Vidit,i cili u emerua te drejtonte Shqiperine,qeverine Shqiptare drejt modeleve Europiane.?Por ishin Politikanet Shqiptare ate te cilet e minuan,dhe e shkaterruan Shqiperine.Sot jane shance te tjera,sot shqipetaret duhet te kuptojne se nuk mund te drejtohet Shqiperia me basibazhuke,bajraktare,e kriminela.Sot Shqiperia i takon te jete nje vend ku demokracia (kjo fjale shume e kahershme)te vendose rrenjet e forta ku çdo Shqiptare te ndjehet krenar, i lire ,ligjvënës.Lereni Qeverine te punoje,Mireseardhje Toni Blair.

  13. KADAFF says:

    PER BODIGARDIN E KADAFF DMTH BODIGARDIN TIM:)))
    UNE SPO LAVDEROJ BERISHEN I NDERUAR REDAKTOR I KOMENTEVE TE MIA, PERKUNDRAZI PO KERKOJ ME FORCE DHE PO E SFIDOJ EDVININ QE TA COJE PARA DREJTESISE POR JO PER KAFET SI NEXHMIJEN DHE KAVANOZAT ME SALCE PER FATOSIN POR PER VJEDHJEN DHE SHPERDORIMET REALE, MEGJITHATE MQS PERMENDE PJESEMARRJEN E FAZLLICIT NE MBLEDHJE TE QEVERISE, AI KA MARRE PJESE NE NJE MBLEDHJE KU ISHIN DISA MINISTRA NE AMBIENTE TE KRYEMINISTRISE KU DISKUTOHEJ ROLI I KOMPANISE INTERESAT E SE CILES PERFAQESONTE FAZLLICI, POR KURRESESI NE MBLEDHJEN E KESHILLIT TE MINISTRAVE O QYP MIKU!
    SHKO BEJ NJE XHIRO NGA KRYEMINISTRIA DHE PYET DHE PUNONJESIN ME TE THJESHTE TE SHERBIMIT NESE SE KANE SPASTRUAR AKOMA NESE MBAN MEND QE NE MBLEDHJET E RRADHES TE KESHILLIT TE MINISTRAVE TE KETE FUTUR HUNDET NDONJE I HUAJ, SEPSE PER LIGJ NUK PYESKENI JU SE JENI BERE SI PARTIZANET NE 45′
    PERPARA RIPJERDHJE!

    1. MEMEDHETARI says:

      KADAF,mire qe qenke “ringjallur” por qenke bere dhe “gojehale”…
      Persa thua me lart po te saktesoj se miku juaj Fazllic ka marre pjese ne mbledhjen e Komisionit te Sigurise(!!!) ne Keshillin e Ministrave te Saliut!!!…
      Tani,per te te zbavitur po te zberthej me fjalorin tend dicituren e fotografise me lart:
      Tony Blair:”Te gjithe ata qe dyshojne tek ndihma ime do hane nje m… kaq te madh!”… ?

  14. ANALISTI ZVICER. says:

    PSE ju PENGON DISA kure SHQIPTARIJA zhgjedhe RRUGEN e AVANCIMIT e PRGOGRESIT.ju pengon TONI BLER,ju pengon hurja e shqiprise ne NATO,ju pegone nje ushtri e FUQISHME SHQIPTARE,ju pengone BASHKIMI i KOSOVES me SHQIPRINE qka eshte e pashmangshme,ju pengon IDENTITETI i LASHTE IRIRO-SHQIPTAR.kurse nuk ju penojne dhe adhurojne TURQIN PUSHTUESE,GREKUN,SERBIN,MAQEDONIN,MALAZEZIN-kjo pytje eshte shume e LEHTE per ta DITUR PSE.nje thote se ANGLIA nuk eshte ne B.E-ne,a CATHERIN ASHTONE anglezja qe DIRIGJONE B.E -ne.ANGLIA eshte shtiti i pare qe eshte ne B,E,por vetem paren nuk e ka nryshuar ne EURO.ANGLIA eshte shtet FUQI EVROPIANE e BOTRORE per marrje te VENDIMEVE ne procese politikash internacionale.kushe do ta paguaje BLERIN shteti po kush tjeter,se bler nuk eshte kshillar i nje individi,por i SHTETIT SHQIPTAR.por per te hyre ne evrope shqiprija duhet te beje KTHESA RADIKALE POZITIVE preje 360 shkallve si minimizuar krimin qe ka me te lertin ne evrope per koke e numer banori.duhet minimizuar TRAFIKUN e DROGES,HAJNIT e KORRUPCIONIN,PIRATET.duhet te jet nje DREJTSI e PAMVARUR GJYKATSH.duhet moderrnizuar POLICIN dhe EFIKASITETIN e TYRE e shume PARAMETRA TJERE SHTETRORE.

  15. rudi says:

    SIR TONY BLAIR , ME PARE TE KESHILLOJE ANGLINE QE DON TE DALI NGA BASHKIMI EUROPIAN…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje