Artur Zoto në krye të Drejtorisë së Burgjeve

4 Tetor 2013, 16:34Politika TEMA

Artur Zoto do të jetë drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Zoto është emëruar në këtë post nga Ministria e Drejtësisë.

Ai zëvendëson Gazmend Dibrën, i cili, edhe pse ishte kandidat i PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit, nuk pranoi të jepte dorëheqjen. Për këtë arsye, Dibra u shkarkua me vendim të Ministrisë së Drejtësisë.

Zoto gjatë viteve 2006- 2013 ka punuar si Koordinator Kombëtar i Luftës kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike; Specialist për Hetimin e Aseteve Kriminale; Specialist në Sektorin e Planifikimit Strategjik; Shef i Sektorit Kundër Trafikimit; Specialist në Sektorin kundër Lëndëve Narkotike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndërsa në vitet 2005- 2006 ka qenë anëtar i grupit të punës për zhvillimin e strategjisë 7- vjeçare të Policisë së Shtetit (2007- 2013), atashuar pranë misionit PAMECA.

Gjatë viteve 2003- 2005 ka mbajtur detyrën e Shefit të Komisariatit Nr. 3 në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë dhe nga 2001- 2003 ka shërbyer si Specialist në Sektorin për Hetimet e Veçanta, atashuar në Prokurorinë e Përgjithshme, Drejtoria kundër Krimit të Organizuar.

Gjatë viteve 1996- 2001 ka mbajtur detyrën e Specialistit në Sektorin kundër Terrorizmit; në Sektorin Kundër Lëndëve Narkotike dhe kundër Krimeve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë dhe Fier.

20 komente në “Artur Zoto në krye të Drejtorisë së Burgjeve”

  1. Arber says:

    Ca CV prandaj nuk ka fare keiminalitet ne shqiperi ky po paska ber pun sidomos me antidrogen dhe te aseteve kriminale. Po lereni keto CV se jan per te fshir bythen. Ishalla ta ket me qef e te bej na nje pun te mir se u ropen te burgosurit nga policia. Tung!!

    1. 1 000 000 shqiptare. says:

      fatkesi per ramen,por edhe per shqiperine qe drejtesine e kane mare krye hajdutet e lsi-se.

      meta minimumin,,,,,,duhet te beje ate qe po ben rama te vendosi ne keto pozicione njeres te rinj edhe te pa koruptuar.

    2. vis Cerri says:

      I madh Arber,

  2. analisti says:

    Zgjedhje shume e mire suksese Arturit ne detyren e re.

  3. pal says:

    Dmth ky do te jete drejtori i Saliut?

    1. Dritani says:

      Big like por varet në e ka gelltitur Edi lugen e corbes se prishur

    2. mendimi lire says:

      hahahaha, kur do e shohim kete gje???

    3. teta says:

      Jo daku, eshte drejtor i Likes…tallin lesht me popullin dhe gomari e ha sapunin cdi besh..popull debil

  4. Bato Mokra says:

    “Dmth ky do te jete drejtori i Saliut?”- Komenti me i bukur dhe me i sakti! Palit (jo atij te anekdotave te hershme) si honorar mund t’i jepet per kete gjetje nje vizite falas (i pari, mqs do te jete rradha e gjate fare) pertej hekurave ne qeline e SRB-it. Ky do te quhet edhe aset i turizmit policoro-kulturor!

  5. Miri says:

    Ketij vetem i jepni uje se miell i ka mbetur pa shperndare para votimeve dhe e ben buken ne burg vete

  6. kolona e peste says:

    per hir te se vertetes, ky eshte nder personat me profesional dhe integritet qe kane punuar ne min. brendshme, perjashtim i ralle per kandidaturat e LSI. Suksese

  7. katarakti says:

    Nje gje nuk po kuptoj! Kur do i ndrroji Rama drejtuesit e Televizionit Shqiptar. A nuk po e shikon se ky televizion vazhdon te punoje per PD-ne, njelloj si me perpara?! Eshte me me rendesi nderrimi i drejtuesve te RTSH-se sesa emerimet e zevendesministrave dhe prefekteve.

  8. tersi i pojanit says:

    Pame emerimet e rej ne piramiden shteterore.Nuk mud te flas sepse nuk i njoh.Me duken anomime pa ndonje merite ne kete dynja.AAAAA e dini cme ben peshtypje.ASKUND ne asnje rast nuk ndjeva e kete mori emrash te ishte dikush nga Pogradeci,e nenvizoj,nga __POGRADECI.____Kaq te humbur e te shastisur jeni miqte e mi.Gjithe jeten ne pozicionin e argatit.Mjaft punuat pe te tjere o fatkeqePerfaqesoheni sot nga individe te pavlere kur
    djemte dhe vajzat tuaja jane ku sa me dinjtoze.Dhe nuk mjaton kjo!Ata qe ju perfaqesojne dhe ju keni dhene voten si ne pushteti lokal dhe ne ate qendror nuk ngurojne dhe tju qesendisin duke ju quajtur te zote vetem per
    te pjekur pesh dhe qofte.Te mjeret ju!!!!!!!!!!

    1. MEMEDHETARI says:

      Bravo Tersi i Pojanit,po e justifikon “emrin” qe mban …

    2. gjuha shqipe says:

      o tersi i pojanit,po çfare thua mo trim,a je mire? kush te ka marre ne qafe duke te vene kompjuter perpara? permblidhi mendimet, se keshtu si shkruan t’i nuk mund te te quash dot as analfabet funksional!!!???.

  9. analisti says:

    Eshte nga specialistet me te mire. Te policise. Realisht duhet te ishte njeri nga drejtuesit me te larta te policise nuk ka lidhje me LSI

  10. berati says:

    O rama ti e ke filluar mire respekt. Por me nacon ne ministri dhe me zoton ne burgje e vume drejtesine. Prit kur te plasi hahahahahahaha kupto ti re noku

  11. gjirokastra says:

    Zoti artur ka nje profil jo vetem prej oficeri policie por ne radhe te pare profilin eplote te intelektualit.
    Urime artur, jepi force punes tuaj intelektuale tek burgjet, eshte poaicion i veshtire dhe aty ka shume halle shteti por edh eindivide qe duan te shohin lirine.

  12. asllan says:

    Turi eshte njeri sh i mire e njoh personalisht por problemi qendron tek llogarite tek blloku i Likes.

  13. aeben says:

    urime turit e njoh prj vitesh eshte nje prefesionist ivertet,por horrat nuk kan per ta len qe te punoi i qete .dhe te kryej detyren qe ka pranuar ,qe me te vertet eshte nje pergjegjsi shume e madhe dhe une turit i uroj suksese ne detyren e re .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje