INTERVISTA/ Harasani: Më pëlqeu kompozimi i kabinetit të ri. Ndarja e mandateve, e drejtë

4 Tetor 2013, 10:39Politika TEMA

I larguar, pa e mbyllur mandatin e deputetit, duke lënë pas pikëpyetje në marrëdhëniet e tij me partinë që sot është në mazhorancë, Andis Harasani, pas shumë kohësh, në një intervistë për Ora News, analizon raportet e reja politike dhe atë që duhet të presim nga qeveria e majtë.

 

Z. Harasani që pasi hoqët dorë nga mandati juaj dhe udhëtuat drejt SHBA-ve, ky është rikthimi juaj i parë në Shqipëri dhe gjeni një shumicë të drejtuar nga e majta. Çdo të thotë kjo për ju, a e keni uruar Z.Rama për detyrën e tij si Kryeministër?

Është kënaqësi që flas për TV tuaj të nderuar. Sigurisht që e kam uruar z.Rama dhe gjithë kolegët e mi dhe miqtë e mi qoftë në PS apo në LSI. E pritshme? E pritshme ishte rezultati, por të papritshme nga diferenca e numrave. Jam dakord me atë që ka thënë Rama, që kjo fitore e thellë rrit pergjegjesinë për qeverisjen ndryshe.

A ju vjen keq që nuk jeni pjese e kësaj qeverisje?

Sigurisht që nuk më vjen keq se ishte zgjedhje e imja. Ndoshta do të doja të kisha qenë ende në parlament, por kjo ishte një zgjedhje e imja. Unë jam pjesë e PS edhe pse nuk jam në pozicione drejtuese, jam në kontakt të vazhdueshëm me shumë nga Ministrat e kabinetit Rama, me shumë kolege të grupit parlamentar, shkëmbejmë mendime, opinione. E vetmja gjë që dua të theksoj është që mua më pelqeu e gjithë kjo mënyrë si u kompozua kabineti qeveritar. Jam i sigurtë që gjithkush do të krijojë një model në zhvillimin e qeverisjes.

Me këtë ju hidhni poshtë kritikat për Ministrat e rinj dhe emërimet e drejtuesve të tjerë të rinj?

Më vjen mirë që ka akuza, se tregon që opozita është e gjallë dhe duhet të ketë akuza. Opozita është një pjesë nga më të rëndësishmet të sistemit demokratik. Por mirëkuptoj që të gjitha akuzat, sepse më kujtohet vetja në 2003 kur kam qenë 28 vjeç dhe Kryeministri i asaj kohe dhe miku im Z.Nano më ngarkoi drejtimin e KESH. Isha pa përvojë, mu dha mundësia që të tregoja rezultate dhe mendoj që ia dola mbanë. Besoj që kritikat janë me vend, por janë të nxituara se duhet pritur rezultati i punës dhe pastaj të kritikohen. Të kritikosh njerëzit se u mungon eksperienca, mendoj se nuk është diçka e zgjuar, se nuk punojnë ku do ta njohin eksperiencën?

Si e gjykoni vendimin e Ramës për të ndarë mandatin e deputetit nga ai i Ministrit, z.Blushi e kritikoi?

Unë kam kohë që nuk i ndjek kritikat e z. Blushi. Ministrat do të jenë të fokusuar 100% në qeverisjen e dikastereve. Mendoj se është një gjë e mirë se në këtë gjendje ku ndodhet Shqipëria, me këtë program ambicioz që ka LSI-PS është normale që ka ngarkesë të madhe për Ministrat. Unë kam qenë vetë deputet dhe e di ngarkesën që ka puna e deputetit. Është më mirë që të lirohen nga kjo përgjegjësi. Çdo spekulim tjetër mbi brishtësinë e figurës së Ministrit nuk qëndron, sepse mënyra si funskionon është në gjithë botën, nëqoftë se Kryeministri nuk është i kënaqur me Ministrin e largon dhe kaq.

Z.Harasani, kishit deklaruar rezervat tuaja para se të realizohej marrëveshja PS-LSI?A e gjykoni të drejtë vendimin e Ramës për koalicion me Metën? A mendoni se ky bashkim solli fitoren e thellë të 23 qershorit?

Është e lehtë të flasim postfactum. Fakti është aty, rezultati është kokëfortë. Unë isha kundër në atë kohë, se kur mu shtrua pyetja, z.Meta ishte pjesë e qeverisjes Berisha, por fakti tregoi se ishte hapi i duhur dhe hapi solli këtë rezultat që kemi sot, që PS dhë LSI kanë 84 mandate dhe kjo është provë e saktë se ky ishte bashkimi i duhur.

Z.Harasani, z.Rama  lëshoi alarmin se arka e shtetit është bosh. A ka rrugë që do rezultonin me rimëkëmbjen e ekonomisë?

Kryeministri ka kohë që e ka shpallur alarmin për gjendjen në të cilën ndodhet shteti shqiptar. Mendoj se është zgjedhja e duhur, zgjedhja e një auditori të huaj. A ka mënyra për të dalë nga kjo gjendje? Sigurisht që ka. Unë kam folur shpesh edhe me ministrin e Financave dhe me ministra të tjerë dhe me z.Rama. Mendoj që shumë shpejt do kete zgjidhje konkrete për te dalë nga kjo krizë. Nuk mund të harrojmë diçka, që nuk kemi pse shpikim gje. Ka shumë vende të tjera të cilat kanë qenë në situatën e Shqipërisë dhe nga të gjitha këto vende që kanë pasur borxh kaq të madh, i vetmi vend që e pësoi dhe falimentoi ishte Greqia, të gjitha vendet e tjera ia dolën mbanë. Unë jam i bindur se ky ekip qeverisës së bashku me grupin parlamentar, që është një grup i shkëlqyer, do arrijnë t’ia dalin mbanë dhe ka mënyra të ndryshme, rinegociohet borxhi, mund të rishikohet kufiri i borxhit. Jetojmë në një botë globale. Mos harrojmë që sot që flasim, Z. Rama theksoi gjendjen kritike të financave të shtetit shqiptar dhe pa rrugën si  mund të zgjidhjet, nga ana tjeter, në një tjetër ekran ishte presidenti Barack Obama që fliste për humbje të shtetit amerikan për shkak të falimentimit, pra nuk duhet ti vëmë theksin, ose të shikojmë situata konkrete me ngjyra më të errëta sesa janë.

Z.Harasani, sot që po flasim, opozita ka një kryetar të ri, që është z.Basha, por para se të arrijme te ky moment, si e keni percjellë largimin nga kreu i PD, të Z.Berisha dhe më tej, një vlerësim për lidershipin e ri të PD.

Nuk më pëlqen të diskutoj për kampin tjetër. Për pyetjen personale që mu drejtua, si e kam përjetuar largimin e z.Berisha. I kam dërguar sms personal z.Berisha dhe e kam uruar për hapin që mori. Unë kam patur kontakte pune, siç kanë qenë raporti pozitë-opozitë ose opozite- pozitë me z.Berisha, ose në një farë mënyrë, një njeri i cili ka qenë 23 vjet në krye të politikës shqiptare dhe ti shikohen anët pozitive dhe anët negative. Sigurisht që zgjedhjet në PD më kanë lënë shumë shije të keqe. Nuk mendoj që kishte nevojë që një focrë si PD të kalonte ato situata që kaloi. Gjithsesi ishte zgjedhja e tyre. Jam shumë i bindur që z.Olldashi do kishte bërë një punë më të mire si kryetar opozite sesa z.Basha, gjithsesi këto janë çëshjte të PD e nuk mund të komentoj për ta.

Z.Harasani, qeveria Rama shfuqizoi një sërë vendimesh të qeverisë Berisha, të marra pas 23 qershorit, si e shihni një vendimarrje të tillë?

Mendoj që është hapi i duhur dhe mendoj që z.Berisha me ekperiencën qeveritare që ka nuk duhet t’i kishte marrë ato hapa. Ka një praktikë, unë mbaj mend shumë mirë që në 2005 momentin që PS humbi zgjedhjet, pranoi përgjegjësitë e humbjes dhe për 4 muaj, qeveria Nano nuk mori asnjë vendim. Mendoj se të njëjtën rrugë duhet të kishte ndjekur edhe Berisha.

Z.Harasani, kur do i riktheheni jetës aktive politike?

Kurrë mos thuaj kurrë, është një shprehje, por për momentin jo, jam shumë mirë në atë që po bëj.

19 komente në “INTERVISTA/ Harasani: Më pëlqeu kompozimi i kabinetit të ri. Ndarja e mandateve, e drejtë”

  1. Baca says:

    Mund te ma perktheje njeri cfare jane SHBA ve. Shtetet e Bashkuara te Amerikave?

    1. Miri says:

      Hahahha, kjo me vret dhe mua prej kohesh, SHBA-ve!!!!

    2. Pilo Lala says:

      Fotoja e Harasanit, duket sikur ky eshte njeri me prosperitet.
      Ky eshte nje hajdut, qe po kthehet te vjedhi perseri popullin.
      Edi Rama nuk duhet te kete pune me keto lloj shushunjash te Nanos.

  2. Baca says:

    Mesa di une shteti amerikan e ka bllokuar kongresi. Ky i ngjan kryetarit te partise se vet , i dyti ne Europe pas Gjermanise.

  3. Ian says:

    @Baca
    SHBA ve = shteteve te bashkuara te amerikes
    Kerricat e Baces = kerricave te baces
    Dhe jo kerricat e bacave
    Qe ta kesh parasysh ?

    1. Baca says:

      Me sa di une me drejtshkrim shqip, SHBA eshte Shtetet e. Bashkuara te Amerikes.
      SHBA- ve i bije te jete Shtetet e Bashkuara te Amerikave ose Amerikes-ave.
      Po drejtshkrimi ne Shqiperi ka shkuar per lesh. Tani shikon te gjithe qe vene pika mbi E te madhe.

  4. BESIANA GUSHI says:

    HARASANI DUHET ARRESTUAR

    Nepermjet Bankes Indiane ICC me zyra ne Tirane, kur Harasani punonte aty, arriti te transferonte ne Ishujt Vergin shuma kolosale te parave te vjedhura.
    Sipas dokumenteve të zbuluar Balkan Insight , në nëntor 2007 Harasani ka regjistruar një kompani në Ishujt Virgin, White Ebony Holdings Ltd, në të cilën ai është i listuar si drejtor dhe aksioner.Hyrja Baza e të dhënave identifikon Singapori, një tjetër strehë e taksave, si vendi ku kompania është regjistruar e para, dhe përmend si adresën e saj të biznesit një apartament buildingin Franzstrasse në Bon. Motra e Harasanit është një gazetare ne Radio Deutsche Welle në Bon, dhe ajo banon në adresën Franzstrasse. Dy herë u zgjodh në parlament në vitin 2005 dhe 2009, nga shtatori 2002 deri në korrik 2005 Harasani ishte Drejtori i shërbimeve të energjisë elektrike, KESH, kompania më e madhe e Shqipërisë publike, me një gjysmë miliardi euro në shitje. Në shtator 2012, ai dha dorëheqjen vendin e tij parlamentar dhe u zhvendos në Nju Jork për të drejtuar një kompani të quajtur Phoenix Network LLC, në të cilën ai është një partner dhe shefi oficer operativ, sipas profilit të tij në rrjetet sociale. Në një intervistë për të përjavshmen Java e Tiranës në nëntor, Harasani ka deklaruar se ai ishte duke punuar për të ndërtuar një kompani ndërtimi në Nju Jork, që veprojnë në zonën e Manhatanit. Ligji shqiptar i detyron zyrtarët publikë të deklarojnë të gjitha bizneset dhe burimet e të ardhurave, si pjesë e përpjekjeve për krijimin e transparencës në politikë, të zvogëlojë korrupsionin dhe për të shmangur konfliktet e interesit. Por nga të dhënat e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKP, tregojnë se Harasani nuk arriti të zbulojë të kompanisë në det të hapur, pjesëmarrjet e Bardhë zezak, të cilën ai u regjistrua rreth gjashtë vjet më parë. I kontaktuar nga Balkan Insight për t’iu përgjigjur akuzave se ai kishte lënë jashtë të deklarojë veprimtaritë e tij afariste, Harasani nuk përgjigjen.Hyrja bazë të dhënash që lidh Harasani për Holdings Bardhë Zezak dhe e identifikon atë si një aksionar të shoqërisë është pjesë e gati 2 milion email dhe regjistrat të brendshëm, kryesisht nga ofshoret Ishujt e Virgjër Britanikë, te zbuluara nga nje organizate internacionale.

    1. Ariu says:

      E vertete moj mike (Besiana) per c’ka shkruan, por a e mbani mend kur Rama kerkonte falje per korrupsionin e qeverise socialiste dhe ne krah kishte disa ish drejtore dhe ministra ?

      Do i beje pershtypje sot pas 8 vjetesh ?! Te shpresojme!

    2. Prec Ulaj says:

      Shume artikull i forte. Autori ka te dhena te sakta. Aktiviteti i Harasanit ne NY eshte nje kafene, qe mbeshtetet nga ca kriminele.
      Besoj qe Socialistet do i marrin parasysh keto krime financiare te Harasanit, aq me teper qe dihet qe eshte nje kelysh i Nanos, shefit te korrupsionit.
      Menyra e pergjigjeve eshte nga Harasani, qe ai ka shkuar per te ngulur tentakulat si biznesmen ne Shqiperi, me parate qe i ka vjedhur popullit Shqiptar 8 vjet me pare.
      Nuk besoj qe Qeveria e re ka nevoje per kete hajdut.

  5. BESIANA GUSHI says:

    JA DHE ARTIKULLI PER HARASANIN BOTUAR NGA TEMA 22.08.2007

    TIRANE – Një kontroll i ushtruar nga njësia e antikorrupsionit ka zbuluar më herët sesa Kontrolli i Lartë i Shtetit shpërdorime me detyrën të ish-drejtuesve të korporatës dhe të ish-drejtorit të saj, Andi Beli. Të dhëna të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës bëjnë me dije se, nga kontrolli që ushtroi njësia e antikorrupsionit u vërejtën shkelje, të cilat megjithatë ishin të pakta. Raporti që paraqiti njësia e antikorrupsionit ishte një raport përgjithësisht i dobët dhe për këtë shkak, vetë Ministria e Ekonomisë ngriti një grup kontrolli, i cili kreu një auditim shumë më profesional të korporatës në pranverën e vitit të kaluar. Pas këtij kontrolli u vu re se ish-drejtori i korporatës, Andi Beli, kishte kryer një sërë shpërdorimesh të detyrës, sidomos në tendera, duke krijuar mundësi spekulimi. Të dhëna të Ministrisë së Ekonomisë thanë dje se, raporti i cli është paraqitur edhe në Kryeministri fajësonte për një sërë shkeljesh ish-drejtorin Andi Beli, i cili në atë kohë ishte ende në detyrë. Në ato shkelje nuk bëhet fjalë për blerjen e energjisë me prokurim të drejtpërdrejtë, pasi kjo ishte një gjë e ligjshme, por për abuzimi në barazinë në tendera, në shkeljen e disa hallkave që garantonin ndershmërinë në tendera dhe zgjedhjen e çmimit më të favorshëm në blerjen e nergjisë dhe jo vetëm në blerjen e energjisë, por edhe në tendera të tjerë. Në vlerë financiare, dëmi ende nuk është llogaritur dhe të dhëna nga Ministria e Ekonomisë bëjnë me dije se ai mund të luhatet në shifra të mëdha, megjithatë kjo është një gjë u përket organeve të tjera.
    Raporti aktual i Kontrollit të Lartë të Shtetit është një raport më i dobët sesa ai i grupit të kontrollit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës, megjithatë edhe ky raport përmban të dhëna që të çojnë tek shpërdormi i detyrës. Prokuroria shqiptare ka vijuar edhe dje të njoftojë në shtyp dhe të nxjerrë detaje të kallëzimit të bërë për Andi Belin, por ajo nuk ka thënë asnjë fjalë për gjashtë kallëzime penale, me një vlerë dëmi financiar mjaft më të madhe të ish-drejtorit Andis Harasani. Policia Elektrike ka kryer një hetim të imtësishëm për periudhën 2004-2005 dhe ka gjetur shkelje të rënda të ligjit, të cilat kanë shkaktuar, sipas saj, një dëm finanaciar të madh dhe për këtë shkak, Andis Harasani ka gjashtë kallëzime penale në prokurori, për të cilat kjo e fundit asnjëherë nuk ka thënë asgjë. Ndërkohë që, në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Beli bëhet përgjegjës për një dëm finaciar prej 7.5 milionë eurosh. Raporti e cilëson këtë dëm si pasojë të moszbatimit të procedarave të ligjit. Në raport thuhet saktësisht se është evidentuar një efekt negativ për korporatën prej 3.4 milionë eurosh, që kryesisht është shkaktuar nëpërmejt abuzmimeve me tenderat. Konkretisht, KLSH-ja thotë se është abuzuar me ofertën në tender të kompanisë “Interfin:, e cila kishte çmimin më të ulët dhe vlerën më të lartë të energjisë që ofronte dhe ndërkohë KESH-i e bleu energjinë me çmim shumë të lartë në një apo disa kompani të tjera. Vetëm për këtë veprim, KLSH-ja mendon se Beli është përgjegjës për një dëm finaciar prej rreth dy milionë dollarësh.
    Policia Elektrike, 6 kallëzime penale në prokurori për Andis Harasanin
    Burime nga Ministria e Ekonomisë bëjnë të ditur se, drejtoria e Policisë Elektrike ka denoncuar në prokurori për korrupsion ish-drejtorin e KESH-it, Andis Harasani. Kjo polici ka dërguar në prokurori dosjen përkatëse me shkeljet e vërejtura nga ish-drejtori i korporatës, pas një kontrolli të ushtruar për veprimtarinë e korporatës gjatë viteve 2004-2005. Për ish-drejtorin Harasani, kjo polici ka bërë në prokurori gjashtë denoncime për shkelje të ndryshme gjatë veprimtarisë së tij si drejtues i kësaj korporate. Në njërën prej këtyre denoncimeve, Harasani akuzohet për veprën penale të shkeljes së detyrës dhe të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, për një kontratë me vlerë rreth 1 milion dollarë.
    Vlera e punimeve të kontratës, për të cilën Policia Elektrike ka bërë denoncimin në prokurori, shkon në rreth 83 milionë lekë, ndërsa vlera e materialeve shkon në rreth 117 milionë lekë. Në këtë kontratë janë realizuar 266 nënobjekte, ku përfshihen linja dalëse të tensionit të ulët. Kontrata është realizuar nga kompania “Albi-03” sh.p.k, për të cilën raporti i Policisë Elektrike shprehet se është krijuar vetëm 7 muaj përpara tenderit, të cilin e ka fituar megjithë mungesën e dokumentacionit të nevojshëm, mungesën e parametrave për të realizuar kontratën e nënshkruar, si dhe duke shkelur legjislacionin në fuqi.
    Grupi i auditimit kontrolli një investim të realizuar për instalimin e sistemit matës dhe konkretisht në bokse individuale, investimi në rrjetin elektrik shpërndarës (konkretisht rrjeti i tensionit të ulët ABC) dhe investimi në rrjetin e tensionit të mesëm (konkretisht fiderat e zonës Kashar).
    Sipas konkluzioneve të Policisë Elektrike janë vërejtur diferenca nga matjet në terren me ato të projektuara dhe të paraqitura në projekt. Gjithashtu, dokumentacioni i administruar në dosje për projektet ka patur një sërë mangësish. Sipas të dhënave, mungojnë llogaritjet e qëndrueshme mekanike të shtyllëzimit ekzistues, në të cilën do të instalohet rrjeti për elemente të veçantë në fazën e zbatimit të tij. Sipas Policisë Elektrike, dokumentacioni i administruar në dosje nuk plotëson kriteret për të qenë projekt i plotë dhe i zbatueshëm teknikisht dhe ligjërisht. Gjithashtu, vlera faktike e objektit, pa vlerën e projektimit është rreth 188 milionë lekë, ndërkohë që vlera e situacionuar dhe likujduar për projektim në shumën 11.7 milionë lekë përbën një dëm ekonomik të shkaktuar ndaj KESH-it.
    Shkeljet Harasani
    Kompania fituese krijohet 7 muaj para tenderit
    Kompania fituese e tenderit ka konkurruar pa pasur asnjë projekt për ndërtimin e objektit të tenderuar, në kundërshtim të plotë me detyrimet ligjore. Në lidhje me këtë, në vlerësimin e ofertave janë lejuar të përfshihen në tender edhe ato shoqëri që nuk kanë pasur eksperiencën e duhur në këtë fushë, duke shmangur tërësisht kështu detyrimin ligjor. Kjo ka bërë që në tender të mund të marrë pjesë edhe shoqëria “Albi-03” sh.p.k, e cila është krijuar vetëm 7 muaj para realizimit të tenderit dhe nuk ka pasur asnjë eksperiencë në projektim.
    Kompania fituese paguhet me trefishin e lejuar në ligj
    Sipas të dhënave të paraqitura në raportin e grupit të auditimit, për projekte të tilla, shuma e shpenzuar për projektimin nuk duhet t’i kalojë 2.2 për qind të vlerës së investimit, ndërkohë që kompania fituese ka realizuar projektin e saj në një vlerë prej 6.21 për qind të vlerës së investimit. Kjo gjë ka sjellë për kompaninë një shumë prej rreth 7.5 milionë lekësh vetëm nga diferenca mbi masën e lejuar me ligj. Sipas ligjit, shuma e shpenzuar për projektimin nuk duhet të ishte më e madhe se 4.2 milionë lekë, ndërkohë që shuma me të cilën është bërë projektimi i këtij ivestimi shkon në rreth 11.7 milionë lekë. Pra, gati trefishi i shumës së lejuar me ligj.
    Tenderi shmang oponencën në kundërshtim me ligjin
    Procesi i tenderimit ka shmangur edhe oponencën e instituteve studimore shtetërore në varësi të ministrisë përkatëse, gjë që është një detyrim ligjor. Sipas raportit, kjo shmangie është bërë me dashje dhe ka sjellë si pasojë mungesën e transparencës në mënyrën e llogaritjes së vlerës reale të projektit të objektit, e cila do t’u paraqitej firmave konkurruese në tender.
    Fier, blihen 167 transformatorë me cilësi të dobët, kur KESH-i s’kishte nevojë
    Policia Elektrike ka gjetur shkelje të rënda të procedurave dhe shpërdorim të detyrës në tenderin për blerjen e 167 transformatorëve në Fier. Vlera e fondit limit për të gjithë këta transformatoë ka qenë pesëqind e gjashtëdhjetë milionë lekë të vjetra. Pas kontrollit të Policisë Elektrike është vënë re se, “Për realizimin e procedurës së tenderit nga ZSHE Fier nuk rezulton të ketë argumentim të nevojës për mallin e prokuruar nëpërmjet një kërkese me shkrim. Ky argumentim duhet t’i drejtohej KESH sh.a-së dhe ky i fundit do të bënte delegimin e fondit për blerje të transformatorëve të fuqive të ndryshme për sasinë 167 copë”. Pra, shihet se janë blerë 167 transformatorë kur nuk ka qenë nevoja. Më pas, gjatë shikimit të procedurave të tenderit, Policia Elektrike ka vënë re që dokumentet e tenderit i kanë tërhequr pesë firma dhe në fund kanë paraqitur ofertën vetëm dy prej tyre. Këto të dyja kanë paraqitur një ofertë respektivisht të tillë: njëra 56 072 160 lekë dhe tjetra 56 409 30 lekë. Komisioni i vlerësimit të ofertave ka shpallur fituese firmën e dytë. Problemi qëndron më pas, në faktin se firma e parë ka paraqitur një certifikatë ISO 9001:1994, ndërsa në dokumentet e tenderit kërkohej ISO 900:2002. Firma e dytë ka paraqitur certifikatë ISO 9001:2000, ndërkohë kërkohej ISO 9001:2002. Pra, Policia Elektrike, në bazë të këtyre shkeljeve thotë se cilësia e mallit nuk është ajo që është kërkuar. Pra, kompanitë kanë shitur një mall më të dobët sesa ai që ka kërkuar KESH-i dhe ky i fundit, duke qenë se kompanitë kishin probleme me dokumentacionin përsëri nuk i ka skualifikuar ato.
    Nevojat ishin për 26, blihen 234 copë, me vlerë 1.7 milionë dollarë
    Më datën 27 qershor të vitit 2005 (vetëm një javë para zgjedhjeve parlamentare) është lidhur kontrata mes drejtorit të KESH-it për Fierin dhe një kompanie (emrin e kompanisë nuk po e themi për arsye etike) me objekt blerje transformator fuqie në sasinë 234 copë, me vlerën 168 065 520 lekë me TVSH (afërsisht 1.8 milionë dollarë). Afati i lëvrimit të mallit, 10 ditë nga lidhja e kontratës. Në datën 28 të po atij muaji është mbajtuar akti i kolaudimit nga tre zyrtarë të kompanisë (emrat nuk po i themi). Fletëhyrja e magazinës së ZSHE Fier, datë 28 të po atij muaji ka të shkruar shumën 140 054 600 lekë pa TVSH. ZSHE Fier ka likujduar kompaninë nëpërmjet bankës më datë 26 tetor në shumën 20 000 000 lekë dhe më datën 9 nëntor në shumën 10 000 000 lekë. Shuma gjithsej e likujduar është 30 000 000. Policia Elektrike thotë në hetimin e saj se, nga verifikimi i dokumentacionit të realizimit të blerjes është konstatuar se malli i sjellë nga firma fituese nuk është shoqëruar me dokumentacionin e kërkuar në kontratën e lidhur mes ZSHE Fier dhe firmës. Kësisoj, nga dokumentacioni rezulton se nuk janë paraqitur origjinali dhe dy kopje të listëpaketimit, origjinali dhe dy kopje të certifikatës së origjinës së mallit.
    Policia Elektrike në hetimet e saj thotë se nevoja e degës së Fierit për transformatorë ka qenë shumë më e vogël sesa leja që i ka dhënë asaj KESH-i në Tiranë për kryerjen e prokurimit. Kësisoj, thotë Policia Elektrike në kallëzimet që ka çuar në prokurorinë e Fierit për ish-drejtorin Harasani dhe tetë ish-zyrtarë të tjerë, mbështetur në planin e shpërndarjes, Fieri i plotësonte nevojat me 26 transformatorë. Nga sasia prej 234 transformatorësh është konstatuar se janë shpërndarë 194 copë në tetë zona të shpërndarjes elektrike Fier. Policia thotë se në argumentimin e nevojave të ZSHE Fier me shkresën 1520/6 KESH në Tiranë duhet të miratonte “leje-blerje” për vetëm 26 transformatorë dhe jo për sasinë prej 234 transformatorësh.
    Tenderi për 15 mijë bokse me kontator, shkelje procedurash, vlera e tenderit 1 milion dollarë
    Policia Elektrike ka gjetur shkelje gjatë hetimit të saj në degën e Fierit, për të cilat edhe ka kallëzuar penalisht në prokurori ish-drejtorin Harasani dhe disa zyrtarë edhe në tenderin për blerjen e bokseve individuale me kontataor. Edhe në këtë rast, të 15 mijë matësat që janë blerë nga firma fituese e tenderit nuk janë shoqëruar me certifikatën e origjinës. Vlera e fondit me të cilën janë blerë këta matësa ka qenë 77 400 000 lekë rreth një milion dollarë me TVSH). Në këtë tender ka pasur edhe disa shkelje të tjera, të cilat Policia Elektrike e Shqipërisë i ka paraqitur që të gjitha në prokurorinë e Fierit. Tenderat për të cilat ish-drejtori Harasani është paditur në prokurori janë të shumtë edhe në Sarandë, por edhe në Fier dhe nuk përfundojnë vetëm me këto që u përmendën. Policia Elektrike ka përgatitur në kallëzimin e saj një material mjaft voluminoz, ku detajohen me dhjetëra shkelje nëpër dhjetëra tendera, ku fondet publike që janë përdorur shkojnë në disa milionë euro. Prokuroria e Fierit, Sarandës dhe ajo e Tiranës, në drejtimi të Prokurorisë së Përgjithshme as që kanë thënë ndonjë fjalë dhe jo më të shprehen se ç’po bëjnë me këtë dosje të KESH-it, ku gjasat që ajo të jetë hendeku më i madh i korrupsionit në vend janë të shumta.

  6. tani says:

    u kujtua harasani. Ngacmon tani pasi mendon qe te kthehet dhe te kapi ndonje cope.

  7. Liridon says:

    Rames duhet me i kujtuar qe korrupsioni nuk behet vetem ne veten e trete.
    Harasani duket qarte qe do ti beje servilizma Rames,e qeveritarve te tij.Le te shresojme qe Rama s’ka nevoje per te tille tipa,e te filloje sa me pare hetimet mbi vjedhjet qe i jane bere ketij populli.

  8. zhironi says:

    Po kete trogloditin nga e gjetet o Tema??

  9. Stuhia says:

    Ky Gollobordaso-tironsi qe hapet bythesh ne New York
    duhet dhe mendoj qe nje dite do vihet para drejtesise.
    Shpresoj me shume tek organet amerikane te zbatimit
    te ligjit. Pervec fakteve reale qe egzistojne, a mund te
    me jape dikush nje shembull te dyte qe nje deputet le
    mandatin ne gjysem dhe shkon ne gjigandin New York
    ku e sheh gjithe diten kafeve duke u krekos se ka kete
    kompani apo ate restorant!
    Te gjithe njerezit nderkohe e dine se sa e veshtire eshte
    te ingranohesh per 10 apo 15 vjet, ky birboja e ka bere per
    vetem dy vjet!

    1. Prec Ulaj says:

      Ky me duket se ka lidhje me Sal Rusin, nje shqiptar Maqedonije me biznese te medhaja ne NY.

      1. Kapua says:

        Brravo harasani, do eci ky djal

  10. Sefedin Aga. says:

    andis harasani ideatori i pare i piraterise energjitike karshi konsumatoreve ne shqiperi , dhe sot mbas vendimit te tij te famshem per te hequr sahatet nga shtepite e njerezve , ata qe nuk paguanin prape vjedhin , e ata qe jane te rregullt milen akoma si lopet.

  11. Leone-53 says:

    Djemte “e nenave” vertet jane “endur” neper bote si shkak i politikes kriminele shqiptare te ketyre 23 viteve por ndoshta dine me shume per Shqiperine se sa ata qe e kane katandisur keshtu ate vend aty.
    Edi Rama duhet te pastroj ate vend jo vetem nga kriminelet e poshter te Sali shpellarit por edhe mafiozet e Fatos Nanos.
    Te gjitha ne emigrantet kudo qe jemi kur te organizohemi do te dime te “flasim” me Tiranen zyrtare. Milano.

  12. bruins says:

    Do me hy ne qeverisje nepermjet Metes.
    Le te kthehet bashke me pasurine e krijuar jashte e ta investoje ne Shqiperi mbase shlyen mekatet qe ka bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje