Intervista me këshilltarin VIP të qeverisë Rama: Si i përgjigjet ai vetë pyetjes: Kush ia paguan ‘charterin’, hotelin dhe shpenzimet e punës në Shqipëri. A do ketë rol rol konsultativ apo do ndikojë në vendimmarrjen përfundimtare të qeverisë. Si mendon t’u qëndrojë larg sulmeve politike të Berishës. Çfarë e lidhi dhe kush e prezantoi me Edi Ramën. A mendon se do t’ia shtojë apo do t’ia ulë misioni i fundit popullaritetin mes shqiptarëve. Pse thotë që “në Shqipëri ka 150 gjëra që duhen bërë, por do mjaftonin 5 për ta ndryshuar vendin”. Përshtypjet e tij të para 14 vjet pas rikthimit në Tiranë nga “incidenti me gjarpërin” në Elbasan te këshillat që do t’i jepte Ramës për debatin e fundit mbi administratën publike. Cilat janë prioritetet e qeverisë së re sipas tij, a do ketë një grup të vetin që do vendoset në Tiranë dhe sa herë do vijë personalisht? Toni Blair i shpjegoi të gjitha këto në një intervistë për top Channel.
Zoti Blair ju jo vetëm që nuk jeni i panjohur për shqiptarët por jeni edhe shumë popullor, sidomos për shkak të Kosovës, tani ndoshta edhe pak për shkak të Edi Ramës, por do ta shikojmë, por si dhe kur keni dëgjuar për herë të parë të flitet për Shqipërinë dhe shqiptarët?
Kur isha student në Britani, Shqipëria konsiderohej si një vend sekret, askush ç’ndodhte në këtë vend, pastaj befas me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, njerëzit për herë të parë u vunë në dijeni për Shqipërinë. Mbase ishte hera e parë kur doli në skenën ndërkombëtare, ishte një ngjarje tragjike në Kosovë, ndërsa për mua Shqipëria ka qenë një vend magjepsës dhe interesi, por nuk është se dija vërtet ndonjë gjë.
Në fakt Britania e Madhe tek ne është shumë popullore dhe kjo jo vetëm për shkak të Norman Wisdom, Pitkinit…megjithatë meqë ra fjala…
Meqë ra fjala, meqë e përmendet edhe mua më pëlqen shumë Pitkini, Norman Wisdom. Unë dikur u thoja shpesh njerëzve që Norman Wisdom është shumë popullor në Shqipëri. Më thoshin; seriozisht e ke? Po, po është e vërtetë që dhe gjithmonë kërkoja një konfirmim për këtë.
Mund t’ua konfirmojmë që vërtet ishte shumë popullor, por ajo që ne nuk dinim është se sa popullor ishin shqiptarët në popullaritetin e Pitkinit në Britani, pasi kujtoj lajm kryesor në gazetën “The Sun”, “Vdes miku i madh i shqiptarëve”. Këtë nuk e dinim realisht. Megjithatë ne jemi ndjerë më afër Londrës, por nuk e kemi ndjerë Londrën afër nesh. Kemi patur gjithnjë përshtypje që Britania e Madhe nuk ka ndonjë farë interesi për Shqipërinë. Përse ky perceptim sipas jush?
Mbase për një periudhë të gjatë kohore, Shqipëria kishte mbyllur veten e saj ndaj botës. Unë mendoj që sot ka një interes për Shqipërinë, por kjo për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur, pjesërisht edhe për shkak të përfshirjes sonë në Kosovë, por unë mendoj që ekziston një ndjesi që Ballkani po ndryshon si rajon dhe Shqipëria është në qendër të këtij ndryshimi.
Meqë përmendet Kosovën dhe librin tuaj, “A Journey”, unë e kam lexuar në Londër në momentin që ka dalë dhe një nga kapitujt më interesantë të këtij libri është padyshim Kosova dhe më duhet t’ju bëj nja dy pyetje lidhur me atë përvojë të jashtëzakonshme, të atyre viteve tragjike por edhe historike për Kosovën. Ju ishit në Kosovë para pak kohësh dhe u pritët si një perëndi, a ishte ndërhyrja juaj e vlefshme për atë që ju shikoni sot në Kosovë, a ja vleu ndërhyrja në Kosovë?
Po. Fakti është që Kosova sot është e pavarur dhe populli atje ka mundësi të zhvillohet mirë në rajon, të zhvillohet drejt përpara. Më para përballej me persekutimin i patolerueshëm. Unë kam marrë pjesë në shumë ndërhyrje, por mendoj që Kosova ka qenë ndërhyrja e duhur, kështu mendoja atë herë, kështu mendoj edhe tani.
Më kujtohen dy ndërhyrje gjatë kohës të lidershipit tuaj, në Sierra Leone, për shkak të afrimitetit që kishit me atë vend për shkak të babait tuaj, por edhe në Kosovë që e quajtët një luftë morale. Përse?
Sepse ishim në fund të një mijëvjeçari dhe mu në pragun e Bashkimit Europian kishim një spastrim etnik, një persekutim i cili unë mendoj që binte ndesh me çdo vlerë të BE-së, idetë tona, parimet tona që njerëzit të jetojnë në paqe. Për mua ishte vërtet një kauzë morale edhe pse mendoj që disa njerëz nuk e dinë, edhe Bill Clinton në SHBA përballej me disa njerëz që deklaronin “c’më duhet mua”, “nuk është puna jonë”, por për mendimin tim ishte puna jonë, duhet të ndërhynim. Unë besoj që nëse toleron spastrimin etnik atëherë ke lejuar jo vetëm aktin, por ke lejuar të tjerët që të thonë shiko se kjo që bëhet dhe bashkësia ndërkombëtare nuk ndërhyn, dhe ky është një mesazh shumë i keq. Kur kam vizituar kampet e refugjatëve dhe kur e kuptova se çfarë kishin vuajtur, e kuptova që të qëndronim mënjanë do të ishte tërësisht e gabuar sepse është pjesë e sistemit tim të vlerave dhe besimit tim që në fillim të karrierës time politike që bashkësia ndërkombëtare duhet të tregojë autoritet tek ata njerëz që pësojnë shtypjen dhe duhet të qëndrojë në krah të tyre.
Ju vizituat Tiranën në qershor të 1999, megjithatë ju flisni në librin tuaj për vizitat në kampet e refugjatëve në Maqedoni dhe në Kosovë, por pak e përmendni vizitën në Tiranë. Cfarë kujtoni nga ajo vizitë në Tiranë?
Në atë kohë vizita ime në Tiranë ishte një vizitë shumë e shkurtër. Në fakt gjëja që vura re më shumë se sa e pazhvilluar ishte dhe sot që jam rikthyer në Tiranë shikoj me të vërtetë një qytet tërësisht tjetër. Ndonjëherë njerëzit këtu ndoshta mendojnë që po ecim apo jo përpara, por më besoni, dëgjojeni nga një person që ka ardhur këtu 14 vite më parë dhe rikthehet. Nuk do e besoja po të mos më kishin thënë. Nuk kishte shumë për të shkruajtur për Tiranën asokohe, për atë vizitë, por mbase do të shkruaj ndryshe, shumë ndryshe për Tiranën e re.
Do t’ju pyes pak më vonë për këtë. Gjetët një kryeministër shumë të ri atëherë, as 30 vjeç, Pandeli Majko. Si e kujtoni bisedën me të?
Më kujtohet sfida e madhe që ai kishte përpara. Ishte një periudhë shumë e vështirë, vendi sapo kishte dalë nga një periudhë e errët. Por edhe atëherë shikoja një energji, që e shoh edhe sot, e cila më jepte shpresë për të ardhmen. Pra edhe pse vizita ime ishte në një periudhë të vështirë dhe sfiduese, edhe unë vetë ndodhesha në një dilemë shumë të madhe për të marrë një vendim shumë të vështirë se çfarë do të bënim për Kosovën dhe situatën atje. Por edhe një vizitë e shkurtër mund të të prekë.
Zoti Blair, mua disa burime më kanë dhënë që ju keni patur edhe një incident i vogël, për pak sa nuk u pickuat nga një gjarpër, është e vërtetë? Në Elbasan…
Sikur s’më kujtohet. Më duket se të tjerët ishin më të shqetësuar.
Ju folët për ndryshimin e madh që ju gjetët në Tiranë pas 14 vjetësh, në fakt në këto 14 vjet, 11 vjet kryetar i Bashkisë së Tiranës ka qenë Edi Rama dhe megjithëse në Bashkinë e Tiranës prej gati dy vjetësh është dikush tjetër, le të themi Tirana për mirë apo për keq ka gjurmët e Edi Ramës. A është modeli i Tiranës që ju shikoni sot të transformuar një model që duhet aplikuar në të gjithë Shqipërinë dhe a mund ta bëjë Edi Rama këtë?
Zhvillimi që përfaqëson Tirana, është sigurisht zhvillimi që kërkon të ketë i gjithë vendi. Të zhvillosh një qytet është tjetër gjë, të zhvillosh një qytet është diçka tjetër. Por mjetet ekzistojnë për ta bërë këtë gjë dhe unë mendoj që Shqipëria është një vend me një potencial shumë të madhe dhe e rëndësishme është që njerëzit ta kuptojnë këtë. Pozita gjeografike është interesante, shoqëria është interesante, sa i takon fesë shumë tolerante si shoqëri. Është shumë e qartë mundësia juaj për të zhvilluar në perspektivë mbarëballkanike dhe aspiratat për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, unë mendoj që sfidat janë të qarta, janë të dukshme, por edhe potenciali i vendit është shumë i madh dhe e sigurt që është e mundshme që të përsëritet ajo që është bërë në Tiranë të bëhet në të gjithë vendin, por është një sfidë e madhe.
Zoti Blair, çfarë ju lidhi me Edi Ramën, ose me saktë, kush ju lidhi? Si u prezantuat me një politikan shqiptar që thjesht pretendonte të bëhej kryeministër?
Kam ca kohë që e njoh Edi Ramën dhe pas momentin që nuk isha më kryeministër, vendosa që të ndihmoja qeveritë që të realizonin ndryshimin. Pjesë e këtij projektit tim është të ndihmoj Shqipërinë. Unë nuk mbaj anën e asnjë partie politike, kjo nuk është pjesë e detyrës time. Deri në fund të këtij viti mbase do të jenë bërë 20 vende të ndryshme të botës me të cilat punon organizata ime në mënyra të ndryshme, por qëllimi është që të përmbushet sfida e madhe e qeverisë, realizimi i gjërave. Nëse nuk tregohesh i kujdesshëm politika mbetet në nivel fjalësh, në nivel të një vizioni të madh, por puna është ta realizosh këtë vizion, të përmirësosh jetët e qytetarëve, energjinë elektrike, ujësjellësat, arsimi, shëndetësia. Këto janë gjërat më të rëndësishme dhe unë ndihmoj vende në mbarë botën që ta realizojnë këtë. Por unë këtë mund të bëj vetëm në ato vende ku udhëheqësi i vendit është dikush që unë besoj po përpiqet me sinqeritet ta ndihmojë vendin që të ecë në rrugën e mbarë.
Zoti Blair, cfarë roli ka Allister Campbell, ish-guru i juaji i arit dhe i marrëdhënieve me publikun në afrimin me Edi Ramën?
Allister ka punuar, është marrë me fushata dhe për të është e thjeshtë të bëjë politikë. Por unë punoj ndryshe, punoj me qeverisjen. Sigurisht Allister është një mik i mirë i imi dhe me sa duket njihet mirë me zotin Kryeministër. Por ajo që unë bëj me organizatën time është puna me qeverinë. Ne nuk jemi të interesuar pas emrit politik, por në shndërrimin në jetë të realizimit të gjërave.
Dua t’u bëj edhe disa pyetje për mënyrën se si do të funksiononi në Shqipëri dhe natyrisht për hir të transparencës ka patur këtu një debat, kryesisht politik nga opozita pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që Tony Blair do të punojë falas për qeverinë shqiptare. Por për hir të transparencës zoti Blair, mund t’ju pyes se kush paguan ‘charterin’? Kush paguan hotelin? Kush paguan shpenzimet tuaja, të themi gjatë punës tuaj në Shqipëri?
Ne do të mbulojmë një sërë shpenzimesh, por projekti në fakt do të duhet të mbulohet nga bashkësia ndërkombëtare, nga donatorë, nga miq të këtij vendi. Kështu veprojmë në vende të ndryshme të botë. Unë jam në gjendje të financoj infrastrukturën time, por sigurisht që nëse do të marr një person tjetër që do të punojë për vendin, sigurisht që do të kujdesemi që të sigurojmë fondet e duhura nga bashkësia e donatorëve. Këtë e bëjmë në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme. Këtu në Shqipëri nuk dua që të përdor fondet e qeverisë sepse është një vend që ka nevojë deri në qindarkën e fundit kjo qeveri, dhe në rastin e Shqipërisë do të shfrytëzojmë fondet e donatorëve të ndryshëm. Punojmë mbi të njëjtën bazë siç veprojnë edhe të tjerë që bëjnë këtë punë, nuk jemi vetëm ne që bëjmë këtë aktivitet. Mendoj që dallimi mes organizatës time dhe konsulencave tradicionale është se unë besoj që duhet të jetojë një ekip në këtë vend, që të jetojë këtu, pra ekipi që unë do të sjell këtu, do të jetojë dhe punojë krahas shqiptarëve. Së dyti, ajo që unë kam vënë re që shumë këshilla që u jepen qeverive nga ana teorike janë të mira, por nga ana politike janë jorealiste. Kështu që unë mendoj që duke patur parasysh që e di se çfarë do të thotë të ulesh në atë karrige, mendoj që duhet të marrësh këshilla të realizueshme, realiste dhe që fokusohen tek prioritetet e qeverisë. Kështu funksionon.
Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme dhe ju kërkoj ndjesë që po ju bëj disa pyetje, që ndoshta për ju janë të parëndësishme por këtu kanë qenë pjesë e debatit politik. Opozita apo të themi organet mediatike kritike ndaj qeverisë së re kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se përmendja nga ana e tij e disa kompanive britanike që do të merren me sistemin fiskal apo menaxhimin e doganave në Shqipëri, janë në fakt kompani që janë nën influencën tuaj. A është e vërtetë kjo?
Unë nuk jam më kryeministër i Britanisë së Madhe. Nuk ushtroj më ndikim tek shoqëritë tregtare angleze. Por është e rëndësishme të kuptojmë se kur shkon në një vend dhe dëgjon një debat politik të ashpër, mua nuk më intereson kjo. Ka gjithmonë një parti në pushtet dhe një në opozitë, ajo që është në opozitë do të marrë pushtetin, ajo që është në pushtet do të mbajë atë, por ajo që është e rëndësishme për Shqipërinë në disa aspekte është hyrja në Europë, marrja e investimeve të duhura, vendosja e infrastrukturës së duhur në vend. Këto gjëra duhet të shkojnë përtej debatit politik. Unë nuk dua të përfshihem në politikën e brendshme, kjo është puna juaj. Funksioni im, detyra ime, ajo që më pëlqen të bëj në botë sot është që të vendos lidhje dhe t’i ndihmoj qeveritë që të realizojnë programin e tyre për popullin shqiptar dhe jo për një parti politike. Nuk e di fare se për cfarë e keni fjalën kur thoni shoqëri britanike, unë s’kam kompani timen, as tani, as kur isha kryeministër.
Në fakt zoti Blair është e vërtetë që është një cështje që na intereson ne, por duhet t’ju interesojë edhe ju meqë keni vendosur të bëni konsulentin për t’u informuar se cfarë ndodh në Shqipëri. Ju ndoshta nuk e dini, por po ua them unë që fushata e fundit elektorale u quajt “Battle of 2 Tonys”, beteja mes Tony Blair dhe Tony Podesta, sepse këtu në fakt kemi patur një eksperiencë të caktuar, të themi kontraverse me grupet lobuese të paguara nga qeveria shqiptare si “Patton Bogs” apo “Podesta”. Megjithatë e kalojmë këtë, le të flasim pak për rolin që do të ketë organizata juaj, ju dhe stafi juaj pranë qeverisë shqiptare?
Sipas mënyrës që punojmë ne dhe këtë ne e bëjmë në partneritet edhe me elementë të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, është që të ndihmojmë qeverinë që të vendosë dhe të zbatojë pritoritetet e veta. Psh këtu në Shqipëri ka 150 gjëra të ndryshme që duhen bërë, por ajo që unë mendoj që është e rëndësishme për një qeveri është të thotë që; shiko, mund të jenë 150 gjëra të ndryshme për të bërë, por ne do të bëjmë 5 gjëra që vërtet do ta ndryshojnë vendin gjatë 3-4 viteve të ardhshme dhe ajo që bëjmë ne është që të ndihmojmë që të përqendrohet fokusi tek zgjidhjet e duhura pë këto prioritete dhe si të vihen ato në zbatim. Sic e thashë nuk ka të bëjë me një parti politike, cdo qeveri që do vijë, cdo qeveri që do vinte në pushtet do të përballej me të njëjtat përgjegjësi. Puna është të ndihmosh njerëzit në mënyrat se si duhet të përballen me këto prioritete. Psh ju po ecni drejt BE-së, është një pjesë shumë e rëndësishme e progresit të vendit, por cfarë është e nevojshme që të arrijmë që të jemi në atë gjendje që Europa ta mirëpresë hyrjen tuaj? Janë këto lloje gjërash që ne punojmë në mënyrë shumë praktike. Unë u them shpesh njerëzve…unë kur u bëra kryeministër, unë qëndrova 10 vjet Kryeministër, m’u desh ca kohë që të kuptoja domosdoshmërinë e procesit të vendosjes së prioriteteve. Ajo që unë bëj tani me presidentët dhe kryeministrat që punoj është t’u them; më lejoni që t’ua tregoj edhe juve këtë proces mësimi, sepse unë mësova që këto janë mekanizmat që duhen ngritur për të arritur ndryshimin. Nëse ju ndihmon kjo gjë që kam arritur unë, atëherë me kënaqësi do ju ndihmoja edhe unë.
Zoti Blair cilat janë prioritetet që sipas jush duhet të fokusohet qeveria shqiptare për të cilat ju po e këshilloni?
Ne do të punojmë me qeverinë gjatë muajve në vijim për t’i përcaktuar këto prioritete. Ka dy grupe cështjes që janë të lidhura me progresin tuaj drejt Europës, gjërat të lidhura sistemin e drejtësisë dhe pastaj gjërat të lidhura me problemet e jetës së përditëshme të popullit, energjia elektrike, ujësjellësi, arsimi, shëndetësia, punësimi dhe krahas kësaj është edhe perspektiva se si i zhvillon ky vend marrëdhëniet me vendet fqinje për të patur një qasje më mbarëballkanike. Por dy gjërat e mëdha janë dy gjërat që përmenda të parat. Cfarë duhet të bëjë Shqipëria për të qenë në harmoni në rrugën drejt Europës dhe cfarë duhet të bëjmë për të arritur ndryshimin në jetën e përditëshme të njerëzve dhe qëllimi im është të ndihmoj në vendosjen e prioriteteve në këtë vend. Sigurisht që do jem në gjendje të jap një përgjigje më të mirë pas disa muajsh, por këto janë dimensionet që ka sot.
Ju do të keni një grup tuajin që do të vendoset në Tiranë? Një ekip tuaj që do të vendoset në bazë të përherëshme në Tiranë dhe ndërkohë ju do e vizitoni Tiranën sa herë?
Disa herë. Qëllimi i ekipeve që kemi këtu, i ekipeve që vendosim nëpër vende është se vetëm kështu arrihet të ndihmohet për të arritur qëllimet. Ekipi duhet të mësohet edhe me rrethanat lokale. Kur unë udhëtoj nëpër botë dhe shikoj raportet që shkruhen nga këshilltarët ndërkombëtarë, janë raporte të mrekullueshme si raporte, por janë tepër teorike. Duhet të ishin raporte të një bote ideale, por ne nuk jetojmë në një botë ideale, jetojmë në një botë reale. Prandaj ajo që ne përpiqemi të bëjmë ndryshe nga organizatat e tjera është që të ofrojmë zgjidhje të botës reale dhe për këtë duhen njerëz që të jetojnë këtu, të punojnë këtu në krah të vendasve.
Zoti Blair ju thatë që në axhendën e punës tuaj në konsulencë të qeverisë shqiptare do të jenë cështje që lidhen me shqiptarët, pra nuk do të futeni në cështje partizane, pra nuk do të mbani qendrime politike ndaj qeverisë thjesht se e këshilloni atë. Megjithatë këtu ka disa debate që pavarësisht qendrimeve politike, është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Ka një debat ditët e fundit në Shqipëri lidhur me administratën publike. Këtu zakonisht sa herë që ndryshojnë qeveritë, ndryshon gjithë administrata publike. Nëse do të kishi mundësi ta këshillonit Edi Ramën për këtë, cfarë do t’i thonit? Si duhet të sillet ai me administratën publike?
Mendoj që ka disa gjëra të rëndësishme në punën e administratës publike. Unë mendoj që njëra është që sistemi të fokusohet tek realizimi i detyrës. Ana politike e kësaj ju takon juve. Unë këtu jam vullnetar, vij këtu vullnetarisht dhe mua nuk më detyron kush që të vij këtu, ndaj nuk jam i përfshirë në debate politike. Kam fituar përvojë me këtë punë. Gjithëmonë ekziston një situatë ku njerëzit ndonjëherë përpiqen të na tërheqin në arenën politike por unë kam fituar përvojë që të qendrojmë jashtë këtyre debateve. Ne punojmë më mirë atëherë kur fokusohemi tek gjërat praktike, ndaj unë nuk dua të bëjë debat apo diskutim për administratën tuaj publike, ky është debati juaj, diskutimi juaj. Unë mund të ndihmoj ata që të realizojnë detyrën e vet dhe këtë bëjmë ne në atë mënyrë që të jetë e paanëshme sa u takon ngjarjeve politike.
Në programin elektoral të Partisë Socialiste gjatë zgjedhjeve të 2013 u duk një reminishencë shumë e fortë e dickaje të huazuar nga Britania e Madhe, sic ishte shërbimi kombëtar shëndetësor. Sa ju do ta ndihmoni këtë qeveri, që jo thjesht t’i kopjojë këto modele, por t’i përshtasë me shoqërinë?
Në vecanti në kujdesin shëndetësor ka shumë mësime që mund të nxjerrim në mbarë botën. Mund të kesh një sistem të kujdesit shëndetësor komplet publik sic e kemi ne, ose komplet privat sic është në Amerikë ose një kombinim i të dyjave. Ajo që përpiqemi të bëjmë ne është që të mos i themi qeverisë që zgjidh këtë apo atë sistem, por t’i themi shiko, nëse zgjedh këtë sistem, këto janë shembujt më të mirë se ku funksionon më mirë ky sistem. Psh nëse ju do të kaloni drejt një sistemi, sic është i yni kombëtar, ne mund t’ju paraqesim shembujt nga mbarë bota që janë shembuj të mirë që mund të vlejnë edhe për Shqipërinë. Ajo që duhet kuptuar sot për një qeveri të mirë në shekullin e 21 është që po bëhet një debat shumë i ashpër politik, është që puna e qeverisë, detyra e qeverisë në këtë shekull ka të bëjë më pak me ideologjitë e shekullit të 20-të, dmth ajo beteja mes tregut dhe shtetit, ka të bëjë më pak me këtë, por ka të bëjë më shumë me zbatimin e praktikës së mirë, shembullit të mirë. Psh në arsim sot nuk ka një sistem perëndimor që të mos jetë në formim e sipër, sepse ne po mësojmë që në botën e sotme studentët dhe nxënësit të përdorin teknologjinë dhe duhet të strukturojmë ndryshe sistemin arsimor. Këto janë mësime që dalin nga bota, qoftë në Angli, qoftë në Amerikë e në Gjermani, Francë edhe në Shqipëri. Mënyra se si ndihmojmë ne është të themi shiko; nëse ky është sistemi që ti ke vendosur të zbatosh si qeveri, këto janë praktikat dhe shembujt nga e gjithë bota se si realizohet ky objektiv. Zgjedhja i takon qeverisë.
Pra ju do keni rol konsultativ por nuk do të ndikoni në vendimmarrjen përfundimtare të qeverisë?
Qeveria i merr vetë vendimet. Ju keni zgjedhur qeverinë, nuk më keni zgjedhur mua, por detyra ime është e thjeshtë. Ja t’ju jap një shembull klasik. Shpesh na kërkojnë që të mos këshillojmë qeveritë dhe se cila është mënyra më e mirë për të thithur investime cilësore. Është e qartë mënyra si bëhet kjo gjë, njihet. I takon qeverisë që të vendosë pastaj a është apo jo prioritet i saj kjo, detyra jonë është që thjesht të ndihmojmë qeverinë që të realizojë prioritetin e vet. Ne themi që nëse ju si qeveri keni vendosur që të thithni investime cilësore, duhet të bëni 1,2,3 psh rregulla të parashikueshme, lehtësi për biznesin. Nëse e bën këtë përthith biznesin, nëse s’e bën jo. Është e qartë në mbarë botën. Ta realizosh pastaj është e vështirë sepse kur vendos të zbatosh programin, shikon që njerëzit i bëjnë rezistencë ndryshimit. Ka interesa që të mos realizohet ndryshimi, por detyra jonë nuk është t’u tregojmë juve se si të drejtoni vendin tuaj. I takon qeverisë tuaj dhe popullit që e zgjedh atë qeveri. Ajo që mua më pëlqen të bëj është të zgjidh problemin praktik se si të vendosësh ndryshimin.
Zoti Blair edhe në konferencën e sotme për shtyp, edhe në një dokumentar të realizuar nga disa gazetarë anglezë ju flisni me shumë entuziazëm për një shpresë të madhe, për një gjeneratë të re, për mundësinë e rilindjes së Shqipërisë. Ku e bazoni këtë optimizëm zoti Blair?
Unë besoj për një rilindje për Shqipërinë tek përbërja e shoqërisë, tek toleranca fetare që është shumë e rëndësishme në botën ku jetojmë sot, është gjë e rrallë, është shumë e vlerësuar në botë sot dhe ju e keni këtë gjë që vlerësohet dhe është një faktor i vërtetë shitjeje, plus që ju keni një vendndodhje interesante gjeografike. Ballkani që njihet si vendi nga vinin të gjitha problemet më parë, sot vlerësohet si zonë me mundësi rajonale. Së treti është populli shqiptar. Ka shqiptarë që punojnë jashtë dhe konsiderohen si njerëz shumë punëtorë. Pra është kjo ndërthurje mes kulturës, gjeografisë dhe njerëzve që do të thotë se vërtet kemi dicka. Një prej gjërave më të vështira për një vend sot është që të bëjë një hap pas dhe të shikojë veten në mënyrë objektive dhe ju si shqiptarë po të tërhiqeni një hap mbrapa, ta shikoni me ftohtësi vendin tuaj, do të shikoni një vend me potencial shumë të madh. Pyetja që ngrihet është ; a mund t’i bëni ju ndryshimet për ta realizuar këtë potencial? Kjo është cështje, por që ka një potencial? Sigurisht që ka. Ju keni realizuar një ndryshim shumë të madh në 20 vitet e fundit.
Zoti Blair ju thatë që nuk punoni mbi baza partizane dhe do ta bënit këtë për cdo qeveri shqiptare nëse do t’ua kërkonte, megjithatë a keni ju një marrëdhënie personale, një vlerësim ekstra me Edi Ramën që të thoni ky ndoshta është personi i duhur?
Mendoj se ai është një person me vizion dhe aftësi të jashtëzakonshme, është një person që unë e vlerësoj dhe do doja të bashkëpunoja, por sic e thashë unë punoj në një mënyrë të tillë që nuk është me parti, nuk është me njëanëshmëri partiake, por nga ana tjetër është e rëndësishme që të zgjedh njerëzit me të cilët punoj. Unë këtu kam ardhur të punoj për Shqipërinë dhe jo për një parti politike, sepse lidhja ime personale është me vendin në tërësi. Nuk kam asnjë interes për të ndërhyrë në politikën e brendshme të Shqipërisë, edhe pse njerëz si Allister mund të vijnë të ndihmojnë një parti politike, unë dua të ndihmoj vendin, të ndihmoj Shqipërinë. Zoti Edi Rama është një person të cilin kam kohë që e njoh dhe është një person që kam respekt dhe më pëlqen të punoj me të, por unë këtu jam që të realizoj ndryshimet për vendin dhe jo për një parti politike.
Ua bëra këtë pyetje sepse pak me shaka, por mora vesh që për shkak të axhendës tuaj në Londër duhej të jepnit dy intervista për dy dokumentarë, një për Ed Milliband dhe një për Edi Ramën dhe ju zgjodhët të jepnit këtë për Edi Ramën. Ndoshta kjo ka të bëjë me raportet tuaja me Milliband. Zoti Blair sa do të ndikojë impenjimi juaj në Shqipëri në impenjimet tuaja të mëdha në vendet e tjera, pasi ju jeni ndër të tjera I Dërguari i Posacëm i Bashkimit Europian për Lindjen e Mesme?
Ajo që bën organizata ime është të organizojë projektin, puna e përditëshme bëhet nga ekipi në terren, por unë ndihmoj ta drejtoj këtë punë. Sigurisht, Lindja e Mesme është një tjetër cështje si problem. Në Jeruzalem shkoj 1 ose 2 herë në muaj. Kur të shhkoj do jem në vizitën e 106 atje, është tjetër gjë. Është një gjë që jam marrë prej vitesh, është detyrë e vështirë dhe sfiduese, por goxha e vështirë. Por projektet dhe detyrat me qeveri të ndryshme që unë bëj, sic e thashë është që jo vetëm të qëndroj në kontakte të ngushta por edhe të respektoj synimet e mia që të bëj vizita të rregullta dhe të kem marrëdhënie dhe kontakte me qeverinë.
Ju jeni shumë popullor, mes shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri, jeni një figurë karizmatike, mendoni që misioni juaj i fundit në Shqipëri do t’ua shtojë apo do t’ua ulë popullaritetin mes shqiptarëve?
Nuk e di. Më e rëndësishme është që njerëzit të kuptojnë që ekziston një vullnet i mirë i bashkësisë ndërkombëtare për Shqipërinë dhe unë jam pjesë e këtij vullneti të mirë. Unë kam ardhur të ndihmoj. Unë nuk mund të bëj detyrën e qeverisë, është qeveria që do bëjë detyrën e saj sigurisht, por unë do doja të isha pjesë e përpjekjeve për ta ndihmuar këtë vend për të qenë ai vend që do ky popull të jetë dhe kjo do të jetë një kënaqësi dhe nder i madh për mua. Problemi me politikën sot është që nëse përzihesh, gjithmonë kritikohesh, kështu që ende më vijnë kritika në drejtimin tim. Por thjesht duhet të mos mendosh për to dhe të veprosh sic duhet, njeri një jetë ka dhe puna është se cfarë do lësh pas kur të vdesësh.
edi po mer tony blair sala mori damir fazllic!! nuk e di a e dalloni diferencen
Lesh…Nuk bie erë të mirë…
Kujdes !-Ajo qe sapo ktheve me eks nuk ishte nga balli i kazanit,ishte ajo…e analizave ,normal qe era s’eshte e mire !
ASGJE SMOREM VESH EDHE KY SI EDI RAMA, PARA NGA CA DONATORE VULLNETARE (7 MIJE STERLINA NE ORE VETEM AVIONI PRIVAT)
PER DOGANAT QE E KAM THENE I PARI PRAPE SHMANGIE,
ME PAK FJALE ASAJ QE I DRUHESHIM PO VJEN.
PERPARA RIPJERDHJE!
Ti i dhe miliona dollare Sarkozyit , dhe populli si dhurate ta futi thiken ne prapanice. Shtate mije sterlina
per Tonin ja vlen kundrejt ndihmes qe i jep popullit shqiptare.
Bej te fala Ladenit!
PD-ja,para se te kerkoj llogari,duhet te pergjigjet si i ka paguar keshilltaret e Berishes !
PODESTA eshte paguar ne miljona US$,kjo eshte bere trasparente ne faqen zyrtare te Podestes,jo te ish kryeministrit Berisha.
Edhe ne se kushton shume, ja vlen!
Le të themi se Z. Blair bën punë të mirë e ja del mbanë të fusë Shqipërinë në B.E.
Si thoni, a do të emigrojnë legalisht 300.000 shqiptarë, apo dhe më shumë (të kualifikuar e të pakualifikuar) në U.K. më pas? Si do të reagojnë qytetarët britanikë, pasi kjo do të thotë konkurencë nga krahë i lirë pune? Hëpërhë, ne na leverdis B.E., porse po sikur anglezët të votojnë e të dalin jashtë B.E.?
Ne Shqiperi mund te vijne politikan nga gjithe bota ,por
mentalitetin e politikaneve tane nuk mund ta nddyshojne.
Tashme Rama eshte bere i njohur me strategjine e tij . Atij i pelqejne
pompozitetet me personalitete e huaj ,per te treguar qe jam shume vizioner
per te mbushur mendjet e popullit qe po lidhem me perendimin ,e kam filluar
me mish e me shpirt zhvillimin e Shqiperise ,por koha do te tregoje qe jane
pa bereqet keto pritje dhe percjellje .Nuk duhet te harrojme qe interesin me te madh
per te hyre ne Europen e bashkuar e ka vete Europa . ajo nuk do te lere jashte
asnje nga vendet ballkanike .
Toni Blair ka precedent pozitiv qeverisjen e tij.Kjo eshte nje arsye e forte per ne shqiptaret,per te besuar tek ndihma e tij jopolitike,por dashamirese shqiptare.Nuk po flas per komentet e opozites se sitme qe ende pa ardhur ne Tirane Toni Blair,filluan me komentet e kostos .Kjo perforcon edhe me teper se te gjitha lidhjet,marreveshjet,apo kontratat qe ka bere qeveria e meparshem me keshilltare si Podesta,Fazllic etj kane patur ne thelb perfitimet dhe jo dashamiresine shqiptare. Le te vazhdojne,pasi shqiptaret tashme po tallen me menyren se si po opoziton Saliu me Lulin…Gjynah per demokratet e tyre, qe shume shpejt do ti leshojne…Shpresoj shume tek nje nga menyrat e manaxhimit(efektive per kushtet tona)qe ne gjuhen akademike quhet sistemi MAO (Manaxhimi me Anen e Objektivave).Teorikisht kjo eshte teoria manaxheriale qe kerkon te implementoje Toni Blair ne Shqiperi ,dhe une e konsideroj efektive per kushtet ekonomike, politike, sociale ne Shqiperi.Keshtu e njeh edhe teoria e Manaxhimit.Suksese ketij bashkepunimi te efektshem.
Se per pak harrova.Pse nuk po flasin specialistet e Teorise se Manaxhimit?!
Ja dhe albanezet llogjikojne alla albanezçe. Kush do e paguaje, sa do e paguaje dhe pse do e paguaje, jo do mare amron e jo do ti japi Rama mullaret e jonxhes.
Nuk mendojne dot qe eshte nje investim me fitim te garantuar tek ky njeri me eksperience e me nje hale shkolle.
Po me mire ti japim Podestes e Fazllicit se keshtu jemi mesuar, leket na i marin e pastaj ankohemi e fillojm e shajme.
Quhet Investment in Human Resources or popull, nje nga investimet me te veshtira dhe me te lakmuara qe behen per te gjetur burimet e duhura njerezore per te kryer punera te caktuara!
Te veshtira dhe te lakmuara pasi te gjithe kerkojne qe te investojne ne me te miret…
Ketu per mendimin tim, Rama calon investimin qe beri ne emerimet e para ne institucione kyce te vendit, ndofta ngaqe Blair s’ka filluar akoma nga puna aty… Te shpresojme per me mire anyway, per rezultatet ketu jemi e do i diskutojme se shpejti prape… It’s work in progress.
Ca te thuash, ne nuk jemi te zotet ta nxjerrim karron nga balta.
Do vij Tony, si me mision Nene Tereze, se arsye tjeter nuk kuptova, vetem me ndryshimin qe nene Tereza ndenji mes te varferve, kurse Tony do duket ndonjehere. Cfare te thuash… nga mimika e tij nuk pash ndonje ngazellim per aktivitetin e tij, ngazellim qe Tonyn e karakterizon pergjithesisht kur ai perfaqeson dicka. Cfare te thuash….ne nuk jemi te zotet…
Kjo foto nuk eshte kompozuar sic duhet.
Nuk dua ta besoj qe eshte shkrepur nga Jutta e famshme.
Drejtimi i nje mbledhje te qeverise shqiptare nga Toni Bler eshte historike.
Foto ka defekte ne kompozimin teknik dhe te krijon nje pershtypje te keqe. Nivelimi i aparatik eshte skandaloz dhe pjerresia eshte e padurueshme. Edhe foto e Ismail Qemalit duket e pjerresuar.
Nje kritike per Ramen : Foto e Ismail Qemalit eshte teper e madhe dhe krahasuar me permasat e salles, nuk krijon nje gjendje estetike klasi.
Gjithashtu korniza e fotos se Ismailit me duket pa estetike, mendoj se so ishte mire te ishte perdorur nje model kornize i kohes pra i viteve 1912.
Eshte per te ardhur keq per kete opozite qe kemi ne.
pa qellim por mua vetem nga emri me duket me te futme ama pak jo shume , ton i bler nejse tu pa ,tu bo e tu thon ndonje gjo
Kjo opozite idiote nuk e ka hallin se sa paguhet i madhi Toni Blair, por jane xheloze te paskrupullt dhe driteshkurter. Edi Rama ka qene djale me vizion dhe eshte teper i vecante. Per kedo qe do te kuptoje u shpjegua shume qarte tek opinion megjithqe gazetari la per te deshiruar shume.
Cilet jane keta donatore ne vend qe do paguajne Z.Blair?
“Businessmen”shqiptare qe jane te lidhur me krimin e organizuar,qe kane bisnese te dyshimta,qe nuk paguajne taksa shtetit dhe asnje lloj siguracioni per puntoret madje shpesh here nuk u japin atyre as rrogat,e me ne fund bisnesmene qe per shkak te aktiviteteve te pista ne te kaluaren u vjen padia nga vendet fqinje,ja pra keta jane bisnesmenet donatore qe do te paguajne Z.Blair.
Po Blair a e di kete?
Sigurisht qe e di por ai di dhe kete tjetren qe “paraja nuk mban ere”,sa per te tjerat aq i behet anglezit Blair.
si perfundim.kush epaguan kete “VULLNETAR”?
DONATORET? CILET?
SI?
me gjithe respektin per ceshtjen kombetare(per kosoven.por nuk kishe ku t’ja mbaje sepse ishte amrika qe vendosi).
si vjen vullnetar.annullo shoqerite per te marre ne kontoll doganat shqiptare.je ujk e di ku te rrjepesh.
e ky rama eshte i kenaqur sepse atij si intereson shqiperia i intereson xhepi i tij sic beri kur ishte kr bashkiak e merda nano kryeminiser.
po ti mer lal, keq me leka, keq pa leka?!
ik mer futi nai tas dhalle e mos rri dhithe diten para iPadit si Saliu…
RENDESI ka te zhvillohemi se ngelem te fundit te BALLKANIT,FUNDJA DHE Amerika keshtu u zhvillua,ju qe flisni per donatore pak a shume e çoni ujin tek shpella duke e gryer akoma me shumed,d,m,th jo qe u pelqen por doni ta zmadhoni,ne gjithe vendet e BOTES PUNOHET DHE VJEDHIN,KURSE TE NE VETEM ESHTE VJEDHUR,PO TE ZHVILLOHEMI SI THA AI GAZETARI SHQIPTAROAMERIKAN LUKAS der tani keni bere kasino beni fabrika ,hallall ti kene parat po prune zhvillimin.