Një çift adoleshentësh në Marok janë arrestuar pasi kanë postuar në Facebook një fotografi ku shihen duke u puthur.
Të rinjtë e moshës 14 dhe 15 vjeç e kanë bërë foton jashtë shkollës së tyre në Nador dhe e kanë postuar në rrjetin social.
Ata janë arrestuar për prishje të sjelljes publike pasi një gazetë lokale e bëri lajm. Çifti do të paraqitet para gjykatës javën e ardhshme. Kjo ngjarje është komentuar në mënyra të ndryshme dhe një gjest i tillë nuk është i tolerushëm në ambiente publike. P.K
as Marokut s’i vijme afer..ehhh