Zv/ministri i Turizmit, i afërm i Jozefina Topallit

6 Tetor 2013, 09:58Politika TEMA

Gjon Radovani, i emëruar ditën e pardjeshme zëvendësministër i turizmit, është kushëri i parë i bashkëshortit të Jozefina Topallit.

Këtë e ka konfirmuar Gjergj Zefi, ish-drejtues i PAD-së së Neritan Cekës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Zefi shkruan: “Gjon Radovani është zv/ministër i Turizmit.

Ai është i biri i Nush Radovanit, akademik i shkolluar në Firence dhe i persekutuar nga regjimi komunist. Gjoni është kushëri i parë i bashkëshortit të Jozefina Topallit, por kjo nuk e ka penguar Rilindjen në përqafimin e vlerave të vërteta të komunitetin e katolik. Gjoni nuk është si Jozefina, ata ndryshojnë si errësira me dritën, si nata me ditën. Unë ndjehem i përfaqësuar“.

 

57 komente në “Zv/ministri i Turizmit, i afërm i Jozefina Topallit”

  1. arianit says:

    Te gjith me nje poc pjerdhin keto. Ketij i them nepotizem
    te hashe me dy luge.

    1. Shkodran safi (prej Puket) says:

      Nuk po marrim dot vesh’
      Kush asht tuj hik për Lesh!

      http://ow.ly/pxALs

      1. Liku says:

        Ti paske ikë vetë për lesh, mor dukagjins!

    2. Alb says:

      Gjykim i gabuar, personalisht te gjithe te afermit e mi pothuajse nuk i njoh si fytyra, ndersa ata qe me ka bere nena gjate rritjes sime vetem njerin kam pasur afer deri ne 14 vjeç, me te tjeret jam takuar vetme gjate veres vetem disa or ene dite. Pra praktikisht nuk i njoh, takohemi per kortezi dhe nuk biem dakord qe ne fjalen e pare. Atehere? Nese nje i afermi im la nje post politik, pse mua me mohohet e drejta per te marre nje pozicion qe e meritoj dhe vendi ka nevoje per kontributin tim?

    3. Xhepisti says:

      Filloi lufta klasave. Po cpune ka ai me gruan e kusheririt te pare o gazetar idiot

      1. Argita_B says:

        E ke te kote qe e shkruan pasi 45 vite komunizem dhe lufte klasash na eshte shkruajtur ne gen dhe e kemi te veshtire ta ndryshojme!
        Eshte ne kulturen ballkanase qe te shohi komplotin kudo.
        ata qe deri dje kritikonin mungesen e meritokracise, sot kritikojne te kunderten.
        Fatkeqesisht gazetaria e 20 viteve te fundit ka per princip te paragjykoje aparencen pasi ne pjesen me te madhe te rasteve e ka mbytur mediokriteti dhe kjo e pengon te analizoje fenoment ne thelb.
        Duke pasqyruar vetem aparencen, ne pjesen me te madhe te rasteve lajmet neper media sgnderohen ne thashethem dhe nuk i japin mundesine lexueseve te kene nje ide te qarte per çka ndodh realisht.

  2. N Shabani says:

    E po mire ka mbaruar lufta e klasave, prandaj quhet rilindje sepse do te behet cdo gje ndryshe nga ajo qe bente Jozefina Topalli qe hakmerrej me te vdekurit dhe coj tek pleherat 5 Heronjte e Vigut. Turpi e mbulofte kete grua gangstere qe na merziti sallen e Parlamentit shqiptar me qendrimin e saj arrogant.

  3. agustin says:

    Do shtoja se Gjon Radovani i ben nder cdo lloj qeverie edhe ne Europe.
    I diplomuar ne arkitekture ne nje nder universitetet me te mira te Gjermanise.
    Me nje karriere te shkelqyer dhe me studio arkitekture te krijuar nga vete ai dhe qe sot mesa kam dijeni ka qender ne Shtutgard dhe me filiale ne Tirane,Shkoder dhe Trieste ne Itali.
    Kam pase rastin te bashkepunoj me Gjonin ne nje projekt dhe po jua siguroj qe eshte nje model profesionisti gjerman qe flet shqip.
    Urimet me te mira Gjonit ne detyren e re,kjo zgjedhje eshte nje nder ato qe te ben te mendosh qe Edi Rama e ka marre seriozisht qeverisjen dhe jo sundimin ne kete vend kaq afer Europes po kaq larg…….

  4. tanino says:

    zoteronj jemi individe dhe per kete arsye skemi pse pergjigjemi per fajet e te tjereve,ndryshe i japim te drejte regjimit te enverit

  5. A. says:

    Gjon Radovani eshte sulmuar dhe penguar ne gjithe keto vite nga Jozefina dhe i shoqi, te cilet e kane konsideruar mungesen e aderimit te tij ndaj politikes berishiane si nje tradheti. Gjon Radovani eshte profesionist me integritet moral dhe kjo ka ndikuar ne vendimin e Edi Rames.

  6. skaran says:

    Z. KM nuk kishte ndonje socialist qe ka kontribuar per Rilindjen. Duhet patjeter te merrje nga fisi I Xhozit.

    Sh.faleminderit per vleresimin qe ju ben socialisteve qe ishin ne vije te pare per fitoren “tende”.

    1. alban says:

      Socialistët votuan për të bërë shtet dhe jo të vazhdohet me praktikat e nepotizmit apo të mitmarrjes politike ” të dhashë votën,më jep punën”. Nuk besoj se në Europë, apo gjetkë veprohet me nepotizëm. Personi në fjalë nëse bën punën do ti bënte nder vetes së vet dhe shtetit, para se ti bënte nder qeverisë ku aderon.

      1. miri bushat says:

        Nuk kam asgje personale me Gjonin e me askend tjeter e respektoj per meritat e tij me sa po thuhet ketu,por nje pyetje kam per Edin:Nga na dolen kaq opozitar keta Radovanet mor mik,ku ishin keta per 8 vjet opozitarizem,po ne qe humbem vendin e punes,riskuam ekzistencen e bizneseve tona te ngritura me shume mund madje vume edhe jetet tona ne rrezik para armeve te Saliut, se nuk po e konsiderojme fare dhunen psikologjike te ushtruar sistematikisht nga ai pushtet qe dhunen kishte metode pune.Personalisht nuk kerkoj asgje nga pushteti
        por edhe pak respekt e mirenjohje per gjithe keto sakrifica e meritojne te gjithe ata opozitar qe nuk u thyen por i dolen perballe rregjimit te eger te Saliut.Nese parimi eshte qe:Burra me te mire jane keta qe na afrohen tani ne pushtet se ata qe qendruan besnik ne opozite kjo eshte e gabuar.

    2. Tori says:

      skaran, mos u “lodh” kot, te gjithe qe i sherbyen………., rama gangsteri i hodhi tutje si limona te shtrydhur. Mos harro se kush eshte rama, dhe bemat e tij prej psikopati te shfrenuar.

  7. Plaku says:

    Po,pse,lufte klasash do behet?
    Radovani eshte kusheri i Zhozefines, e pastaj?

    1. Alb says:

      Pershendetje plaku! Une mendoj se familja eshte ajo qe zgjedhim dhe jo ajo qe na jep fati gjithashtu edhe te afermit.

      Shqiptaret vrasin vellai vellain, i nxjer syte vellai motres, motra motres dhe flasin per nepotizem!!!

  8. bektashi says:

    Çfare shkrimi anadollak! Si jemi katandisur keshtu!

  9. lom deliu says:

    Mos mna ktheni ne kohen e Enverit te pare dhe atij te dyte, por gjykoni aftesine dhe pervojen ne profesin dhe pastaj pas nje fare kohe rezultatet dhe ndershmerine

  10. Shqiptari says:

    Edhe Zhozelina nuk ishte si Gjoni para 2005 po ku eshte tani ??? A sme thua pak of Gjergj??

    1. shkodrani says:

      Jozefina para 2005 e para se shqiptaret ta njihnin, eshte njohur me gisht si kurve ne shkoder. E te gjitheve I vinte keq per burrin e jozit pasi ai eshte njeri I mire.

  11. Kendveshtrim tjeter says:

    Mund te jene dhe vllezer,apo moter e vella dhe pikpamjet politike i kane te ndryshme.
    Nuk ka arsye per te persekutuar te afermit e Jozefines,sepse ajo eshte fashiste.

  12. 1 000 000 shqiptare. says:

    bravo rama,,njerizit me vlera i duhen rilindjes.

    kusheriri nuk zgjidhet por te bie per pjese.

  13. SHEME SHAPKA2 says:

    Po cte keqe ka o njerez se eshte kusheri i JT?A eshte i afte ,a e kryen punen…po shqiptaret po te germosh thelle te tere dalin kusherinj me njeri-tjetrin..une vetem me Salen nuk dua te jem i aferm…

  14. Noli says:

    Po pse nuk thuhet qe ky zoteri Gjon Radovani eshte nje nga arkitektet me te famshem ne Gjermani???

  15. Gezimi says:

    Si ka mundesi, ndoshta eshte specialist shume i kualifikuar. Nuk i a kemi ndegjuar zerin asnjehere!

    1. Gjergj says:

      Gjon Radovani me studion e tij gjermane ka bere planin rregullues te Shkodres ne vitin 2004, qe u miratua nga Fatos Nano dhe u hodhe poshte me pas nga Sali Berisha sepse nuk perfaqesonte interesat korruptive te klikes se tij.

  16. Udheheqesi says:

    SHUME BUKUR! NJERIU ME VLERA DUHET TE UDHEHEQ . Pune e madhe ,se na qenkerka kushuriri i burrit te Jozeines! Populli ka nje shpreje: “MOTRA JEMI,SHOQE S”JEMI.” Edhe Rodovani,po luajti bishtin,ka dhe bicak. Lufte klasash nuk do te bejme me si ne kohen e Enverit dhe aq me keq ne mbreterin e SALIUT,i cili te kujtonte eddhe kushuriin e 7-te.

  17. Hektori says:

    une nuk ndjehem i perfaqesuar. ka shume familje katolike dhe te persekutuara shume here me te iluminuara se familja dhe fisi i asaj bastardes.

  18. M.L says:

    Gjon Radovani eshte nje linje me kulturen dhe etiken e familjave shkodrane te vjetra, ajo e cika nuk eshte brenda ketij rrethi eshte vetem Jozefina, dhe i vellai i saj Gjon Coba (konsulli i shqiperise ne Milano). I ati i Gjonit, Nush Radovani ishte nje doktor i shkencave statistikore, me titull te leshuar nga universiteti i romes, dhe i diplomuar si matematicien nga universiteti i Bolonjes. Nush Radovani ka qene nje nder intelektualet qe u be pjese e levizjeve te 90, dhe normalisht Berisha sic cdo komunist tjeter, nuk mund te pranonte te kishte prane nje intelektual shume me shume intelektual se ai, nje te djathte te vertet pasi kjo per te perbente inferioritet. Gjithsesi per Nush Radovanin mund te flasin me shume nxenesit e tij Rudolf Marku, Aurel Plasari dhe Prec Zogaj. Eshte fat per Ramen qe mori ajken e familjeve shkodrane dhe po ben nje perfaqesim dinnitoz te ketij qyteti, nje perfaqesim larg luftes fetare qe Jozefina ushqeu, larg nepotizmit qe jozefina ushqeu, larg servilizmit qe kultivoj dhe larg hajdutelliqeve qe lulezoj

    1. Tak says:

      ku kishte doktorature ne ate kohe?

      c’na bone me qesh …

      meqe ra fjala ky Prec Zogaj mos ka qene gje Spiun i Sigurimit?

      Mos kerko nga spiunet te na tregojne se sa te mire ishin disa njerez, sepse mund te besohet se spiunet flasin mire vetem per spiunet.

    2. ormir rusi says:

      Mik ,mos me thuaj se ne ajken e familjeve shkodrane eshte edhe Diana Bejko ( e emeruar zv.mininstre e mjedisit )…!!?? Nqs je nga shkodra,duhet ta njohesh Dianen qe nga prinderit e saj…me keq akoma nqs e ke njohur keta 20 vitet e fundit…Diana nuk perfaqeson asgje, vetem se nje ekzemplar nga keta te sotmit,super te korruptuar…mendo se cfare ka bere Diana me fondet e liqenit te shkodres dhe dil e shihe liqenin ne pike te hallit…i rrethuar me plehra dhe pislleqe.

  19. muzapopullore says:

    Gjoni ska perfituar asnje grime nga “kushurira” e leshte Zhele Topalli.
    Ai eshte profesionist dhe ka mbijetuar si te gjithe profesionistet sot, te neperkembur, te menjanuar, nga politikanet pseudo-profesioniste “ad hoc” te tipit Flamur Kuci, Shtylla, Lufi apo Shkreli, gjeologu Lame, bandilli Tare etj dhe me shume gjasa ne te ardhmen nga komsomolsja QemalStafiste Adelin Grenxa qe evetmja gje qe di te beje eshte te lëçisë te gjithe deshirat ne syte e Edvinit, me shikimin e saj te bute prej gezofi.
    Urime Gjon dhe mbijetese ne xhunglen e derdimeneve-medioker autoprofesioniste vs profesionisteve

    1. LORA says:

      Informacioni juaj me gezon,pa mase.Faleminderit.

  20. FREDI says:

    PO PSE MOR VELLA NUK GJETE NDO NJE QE KA MBARU NE MILANO, OSE ME NDO 1 VENDE TJETER, VETEM KY TIPI ISHTE QE MUNDE TE BEJE KETE DETYRE, MENDOJ QE DUHET TE ZGJEDHIM PERSONA QE E KANE MBESHTETUR NDRYSHIMIN, DUA TE THEME ATA QE KANE PUNUAR PER MBARE VAJTJEN E VENDIT…
    MENDOHU EDO SE MUNDE TE IKESH EDHE PER PRESH, ME KETO ZGJEDHJE QE KE BERE….

  21. shkodran i vjeter says:

    jam dakord Gjonin e njoh eshte tamam djale i nje familje te mire qutetare shkodrane urime e suksese ne pune

  22. Mali says:

    Nuk e njoh! Kam degjuar qe ka njerez (si psh Arkitekte qe kane mbaruar ne Bologna…) qe kane punuar per te dhe skane marre as rrogen (per disa muaj..)!!!Ai mund te jete dhe mbret e shume i zoti por nuk besoj qe nje qe ka studiuar ne gjermani te sillej keshtu! Shqiptar ordiner…

  23. Bato Mokra says:

    Per shpirtLAJTHISIT, po ve ketu keto dy materiale, me shprese se moderatori do tregohet i gjere, per te mesuar se ç’prejardhje dhe kush eshte Gjon Nush Radovani. Bukur e kish thene njeri “arkitekt i shquar gjerman”, qe flet shqip.

    Në kujtim të intelektualit Nush Radovani
    nga Ton Koka
    nga Rudolf Marku
    Nush Radovani, i cili veç pak ditë ma parë u nda nga kjo jetë e përkohshme tokësore, asht ndër ata njerëz që lejnë gjurmë të jashtëzakonshme në jetën e të tjerëve. Prandaj për një njeri si ai, që vazhdon me jetue në jetën e të tjerëve, e kemi të vështirë që ta besojmë se nuk ndodhet ma mes nesh… Personalisht kam pasë fatin e madh, fatin ma të madh të jetës time, që ta kem njohur nga afër, vite e vite ma parë, si profesor, dhe ma vonë si mik të afërm…

    Asht ndër fisnikët e rrallë të racës shqiptare, ndër ata fisnikë që i kanë dhanë kuptimin e vetëm Shqipnisë…

    Dhe me vdekjen e Profesor Nushit, të mikut të tij, Padër Zef Pllumit, të Xhenar Topallit, të Ruzhdi Çobës, të Gjon Shllakut, zhduket një brez fisnikësh dhe mbyllet një epokë fisnike që e kam të vështirë me besue se ka m’u përsëritë…

    Të gjithë e kanë njohë me emnin Profesor Nushi. Jo vetëm studentët e tij, por edhe 80 vjeçar-ët, edhe ata që nuk dinin shkrim e këndim. Ngase të gjithë e njihnin se ai qe një intelekt i madh, një dijetar i jashtëzakonshëm, një enciklopedi e gjallë lëvizëse, një kërkues i përjetshëm…

    Dhe të mos harrojmë se ai qe një enciklopedi e gjallë në një kohë kur injoranca lavdërohej si virtyti më i madh dhe më fitimprurës, ishte i ditun kur padituria shpërblehej, ishte kërkues i pandalun në një shoqni të përgjumun. Emnat e njerëzve të mëdhenj të kësaj bote i kam ndi për herë të parë nga Profesor Nushi: Sokratin, Platonin, Niçen, Shopenhaurin, Shën Augustinin. Dija njerëzore tek ai ishte një sfidë ndaj injorancës. Dhe nuk kishte gja që urrente ma shumë se injoranca. Dhe kolimllëkun e injorancës. Shpesh na thoshte në klasë tercetin e Dantes, se kur injoranca bashkohet me pushtetin, nuk i mbetet shpëtim njerëzimit. Me një guxim të jashtëzakonshëm, na thoshte, ne, 14-15 vjeçarëve, se si duhet të dallojmë atë injorantin me kostum dhe kollare nga ai fshatari, i cili, vërtetë nuk din shkrim dhe këndim, jo për fajin e vet, e që ka instiktin e shënoshtë të njeriut të mençun, që ka mburojën e kulturës së paraardhësve të vet, të cilës i beson dhe që ka mendjen e shënoshë e të paprishun nga edukimi gjysmak. Dhe injoranca me kostum dhe me kollare asokohe – dhe besoj se edhe ksaj kohe – identifikohej me pushtetin, me arrogancën e saj dhe me kryetrashësinë e saj…

    Na thoshte me hidhërim, me atë mënyrën e veçantë që mban veç vulën karekterstike të Profesor Nushit, se Shqipnia ka vetëm një dallim të vogël nga vendet e qytetërueme: “Në botë, na thoshte, kalon një i mençum dhe njerëzit i shkojnë mrapa me ndie se çka thotë; shkon rrugës një i marrë, dhe njerëzit e shohin me keqardhje dhe thonë – I shkreti çka e ka gjetë! Asht i marrë! Ndërsa te ne: Kalon një i marrë rrugës dhe tanë i shkojnë mrapa me ndie se çka thotë. Kalon një i mençun dhe tanë i shmangen sikur t’i kishte ra kolera, duke thanë – I shkreti ky çka e ka gjetë! Asht i mençun!”

    Më kujtohet se si në Lezhë – ku ishin mbledhë dhe disa nga karakteret ma të çuditshëm- ishte një plak i mbrrolun dhe i bamë një grusht nga pleqnia. Të gjithë e njihnin me emnin Avokati. Tue kenë i pambrojtun, qe ba gazi i qytetit. Vetëm Profesor Nushi revoltohej dhe i delte zot…

    Ma vonë, shumë e shumë vite ma vonë, kam marrë vesh se kush kishte kenë ky plak me të cilin tallej qyteti, e të cilit veç Profesor Nushi i delte zot: avokati, të cilit teneqexhinjtë i hedhshin minj poshtë derës e që të diplomuemit e Tiranës e tallnin, kishte qenë Benedikt Bilishti, përfaqësuesi i parë i Shqipnisë në Lidhjen e Kombeve të Bashkueme, dhe mik i ngushtë i Fan Nolit dhe i Faik Konicës…

    Disa vite më vonë kam parë të botuar një libër për Historinë e Diplomacisë shqiptare në periudhën 1920-1930 të njërit nga njerëzit që mbahen si tepër të rëndësishëm në Shqipëri, gjysëm filozof, gjysëm sociolog, pak historian e pak profesor, i cili pat botuar librin e shkruar nga po ky avokat veçse nën emrin e vet, madje pa ia përmendur kund emrin autorit të vërtetë…

    Në atë mënyrën e vet të prehtë, me një prehtësi sokratiane, na thoshte shpesh se ne shqiptarët, jemi si ai udhëtari që ec me dy strajca në krahë: njënën, atë të madhen, që ja thyen shpinën, e mban mbas kurrizit. Tjetrën, trastën e vogël, që nuk ka peshë, e mban përpara vetes.

    Te strajca e madhe, që nuk e sheh, ka vu hallet e veta. Te strajca e vogël, që nuk ka kurrfarë peshe, ka hallet e botës. Tanë ditën merret me strajcën e vogël – me hallet e botës – ndërsa me atë që ja thyen kurrizin, me hallet e veta, që nuk i sheh, nuk ka se si të merret, sepse kujton, ngase nuk i sheh, se nuk i takojnë atij.

    Për herë të fundit Profesor Nushin e kam takue në vitin 1990. Kishte ardhë me dy miq të vetë, me Ruzhdi Çobën, dhe me një mikun e vet prift. Më tha se prifti quhet Zef Pllumi. Shumë vite ma vonë, tue lexue kujtimet e Padër Zefit, kam ndesh emnin e Profesor Nushit. Nuk e kisha ditë se kishin kenë bashkë në kënetat e Maliqit. Padër Zefi flet me adhurim për Nush Radovanin e ri, për dijen dhe papërkulshmërinë e karakterit të tij.

    Me një dinjitet të jashtëzakonshëm, Pr. Nushi kurrë nuk fliste se çfarë kishte hekë gjatë jetës. Vuejtjet e jetës për të ishin tepër të vogla që të mund t’ia thyenin besimin se e keqja asht veç një moment i përkohshëm në historinë e njerëzve. Me gjithçka që bante dhe me gjithçka që thoshte, te Profesor Nush Radovani dalloje se dija, intelekti, ishin përpjekja për të kapërcye përtej asaj çka asht materiale dhe përtej asaj çka asht e dukshme, dhe e përkohshme. E gjithë jeta e Profesor Nushit duket se ka kenë një përpjekje kambëngulëse dhe e vazhdueshme, deri në momentet ma të fundit të jetës së vet, për të arritë të padukshmen, spiritualen dhe sublimen, ku fshehet zanafilla dhe arsyeja e mrame e gjithçkaje.

    Po të parafrazojmë John Donn-in, me vdekjen e njerëzve si Nush Radovani, Shkodra, dhe në një kuptim ma të gjanë, Shqipnia, zvogëlohen. Por qiella e amëshueme, ku prehet shpirti i tij, sigurisht do ndjehet ma i madh prej njerëzve si ai.

    Në kujtim të intelektualit Nush Radovani

    — nga Ton Koka, Trieste me 8 Shtator 2008

    Para pak ditësh u nda nga jeta në Trieste intelektuali shkodran Nush Radovani. I rritun në rrethet kulturore katolike të Shkodrës, ai pat studiue në vitet ’30-’40 në Romë dhe në Firence në degët matematikë dhe statistikë. U dënue nga regjimi i E. Hoxhës si antikomunist dhe vuejti dënimin në kampin e Vloçishtit, në Korçë. Ishte nji prej simboleve të rezistencës së heshtun antikomuniste dhe menjiherë pas ramjes së regjimit edhe i organizimit të lëvizjes demokrate në Shkodër.

    Ka qenë përpara 1944 dhe mbas viteve ’90 bashkpuntor i revistës «Hylli i Dritës», ndërsa ka punue për vite me rradhë si mësues matematike në qytetin e Lezhës, tue formue me dashuni dhe pasion breza të tanë të rinjsh, për të cilët qe nji model virtytesh të nalta morale dhe qytetare.

    * * *

    I dashtuni Nush,
    Nji çast i përdhimbëshëm por edhe ma i randë për mue me kthye në shtëpi, pa të përshëndetë si shok i rinisë me fjalë qi dalin nga zemra e gandueme. Jemi njohtë kund perpara 75 vjetve mbrenda atyne mureve të Jezuitve në Shkodrën kreshnike, në Rrethin e Veprimit Katholik “Don Bosco”. Ti nxanës në Kolegjen Saverjane, un ndjekëshe Gymnazin «Illyricum» t’Etenve Françeskan. Na lidhi nji miqësi edhe ma e ngushtë me rrjellje te vend-lindjes të Prindvet t’onë, shirokas.

    Rrethi “Don Bosco” ishte qendra e trajtimit fetar-kultural por edhe me degë Filodramatike e Sportive.
    Zoti të kishte pajisë me nji squetsi të posaçme; ndiqeshe spjegime mbi katekizem me at grupin moshatare tri vjetë mbi ne. U dallojshe per shqise e kuptim të shpejtë, u ndajshe nga tjerët sepse i aft me cilsue probleme mbas vetive tueja. Nuk ishim në gjendje me te ndjekë por këto cilësi tueja na i zbloi ma vonë At Pjetër Mëshkalla.

    Rrethi kishte edhe skuadrën e foot-ball –it; n’at skuadër je kenë hylli i teknikës. Ndeshjet me Antonjan e me Oratorjan sjellshin me qinda shikues.

    Në vjetin 1934 mbyllen Shkollat Fetare e të gjith ndoqëm Gymnazin e Shtetit. More maturen e si student i shkelqyeshem me bursë mbrrijte në Firenze ku u diplomove me notën ma të naltë në Mathematikë dhe pa bjerrë kohë shkruehesh n’Universitetin e Statistikës në Romë. U dallove aq sa me u emnue ndihmes profesor. Nji meritë e jashtëzakonshme.

    Gjatë vjetve të studimeve n’Itali ke lanë emen per urti, ndershmeni, pervuejtni; per këta virtyte je kenë njoftë heret. Në Rrethin “Don Bosco” qarkullonte fjala: “ngjani Nush Radovanit”. Shembulli i jetës s’ate nuk ishte i lehtë me u pervetesue. Kishe le’ me trashigue urti e pjekuni e virtytet ma shejte i a ke rranjosë femijve ne kohë të vishtira në atdhe.

    Nuk i pështove stuhis së kuqe me asgjasimin e mbarë Klerit dhe shekullarve të vlefëshëm tuj pësue burgim e vuejtje pa u përkulë masave shnjerzore sikurse ajo për nji vjetë rresht në burgun e Maliqit me bukë e ujë.

    Kur gjoja u suell kapitulli i mjerimit, me shpresë me e vorrosë të kaluemen, ndodhë e paprituna: njeriu ne sfera të nalta qeveritare, i trokllon derës s’ate, për me harrue të kaluemen tuj të kërkue këshillë e bashkëpunim. At godi’ nuk e more parasysh. Kishe tejpamje politike të shëndoshta.

    Tuj u pasë marrë vesht me Suzin, bashkëshorten bujare, me zemër të këputun ke parapëlqye rrugën e mergimit të çilun nga fëmijët e tu. I pari cak Campo Longhetto, nji konak e nji kopësht të cillin e përpunove me andje e, për ndo’i tërhekje të shatit mendja të fluturonte andej Detit.

    Misjonin ma të vështirë e ma bujar të jetës sate me i dhanë fëmijve dhe nipave edukatën e gdhendun në mend e në zemër e plotsove ma së miri. Dashtnija e dhanun, e, jam dishmitar i lumtun, t’asht shpërblye me të dashtunit tuej për rreth teje në ditë gëzimi dhe të vuejtjeve tueja të bartuna me duresë shembullore për hatër të Zotit.

    E tash vetëm për shembullësi nji grusht dhé Zarufet mbi trupin tand.
    Pushojsh në paqë të Zotit mik i paharrueshëm Nush Radovani.

    1. miri bushat says:

      Me vjen keq se qenke lodh shume por ketu po flitet per Gjonin e jo per Pr.Nushin.Ti ke me than po a asht i biri? Po mor mik i biri asht por femijet shpesh ngjajne edhe nga dajat.

    2. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

      @ Bato Mokra, po per ke e ke shkrue k’te shkrim ?? ja ke shkrue moçalorve e bijve te koleres se kuqe. nuk e shef qe ne kte gazete jane ba bashke te gjithe moçaloret. moçot nuk e njohin kulturen e zhvillimin, ato njohin dhunen e injorancen. nuk ecet perpara me moçalor

  24. loni says:

    o njerez lexoni mire ai eshte kusheriri i te shoqit te Jozefines dhe jo i vete Jozefines gje qe do te thote se eshte leng ster lengu. Pastaj edhe po te ishte direkt i Jozefines nuk do te thote asgje, brenda familjes edhe ka shume mosmarreveshje dhe pikepamje te ndryshme jo me ne fis.

  25. sif says:

    Nuk e njoh Gjonin dhe as e kam degjuar.

    Besoj shume ne vlerat e shkodraneve aq me pak i ketij djali profesor e bir profesori.
    Urime djalosh punoni per Shqiperine. Ka ikur koha e Enverit qe te behet gjuetia e shtrigave.

  26. arjanita says:

    Pyetje.
    Si kushuri i burrit te Jozit a kishte
    ndonje post a favor ky Gjoni ne pushtetin
    e Bishes?
    Natyrisht qe jo.Pasi KuKlusKlani nuk i duronte
    te aftet e te ndershmit.
    Rama kriter baze ka aftesine perkushtimin dhe
    ndershmerine.Jo farefisin.

  27. kamera says:

    Jane makinacionet e Ilir gabuzhelit, i cili ndihet disi borxh tek qeveria e krimit per bisnesin kater vjecar me ta dhe tani shperblen Jozefinen ne fillim me nje zyre ne kuvend dhe tani me kete post te lart, me vone te shohem sa larg do shkoje ky hajdut i diplomuar…

  28. Artan says:

    Dardha bie nen dardhe. Keta te sojit te Zhelefines kane qene gjithe spiune te komunizmit.

    Mund t’i referoheni faqes se internetit me poshte:
    http://www.forumishqiptar.com/threads/28298-Spiunazhi/page3

    Ne kete faqe interneti shkruhet:

    Ndersa Gjon Radovani eshte i biri i nje qytetari shqiptar nga veriu i Shqiperise i cili sipa perkthyesit Petro Zheji ka qene nje punonjes i sigurimit shqiptar i kamufluar nen masken e te persekutuarit ne kohen e monizmit.

    1. Artan ish spiun says:

      Artan,
      nga linku nuk del asnje fakt mbi akuzat e tua. Ku ta dime ne qe ti vete nuk je nje ish sigurims me detyre shpifjen ndaj ish te persekutuarve. Per te mbeshtetur keto akuza po shkruaj edhe une ca ngjarje ne internet dhe ja u provua fajesia jote. Thirrini ore njerez mendjes e mos akuzoni kuturu te tjeret vetem se i keni inat!

    2. durrsak i lindun says:

      o artan kompetenti Gjon Radovani i linkut tend te ndritur s’ka te beje aspak me Gjon Radovanin zv/minister me universitet ne shtutgart,eshte nder per shqiperin te kete nje zv/minister si ai,me kete nuk dua te them qe nuk ka te tjere te te njejtit nivel profesional,ka dhe plot por idiota si puna jote nuk arrijne te shohin me larg se sa hija e vet ne mesdite,Gjon Radovani ka ikur ne gjermani me ambasadat ashtu si une dhe eshte i datelindjes 1963,ai per te cilin flet ti nepermjet linkut tend eshte i lindur ne vitin 1938,ne e meritojm klasen politike qe kemi nga e majta ne te djathte see te gjithe njesoj jane per nga hajdutlleku dhe krimi kur lexoj komente idiotesh si puna jote

  29. detroit says:

    eshte i zoti i takon ajo pune.URIME E PUNE TE MBARE.

  30. Nini says:

    Te gjitha te mirat mund t’i kete ky Gjoni por nese Zefi ndihet i perfaqesuar me te ka nje gje qe nuk shkon

  31. Vladimir says:

    Pershendetje forumit te Temes. Krejt objektiv. Ka dhe ndonje qe e mendon PS-ne çiflig, por shumica vleresojne njeriun, punen e intelektin e tij. Sot PS me Edi Ramen eshte e vetmja force politike progresive dhe si e tille ka gjithe barren ta veri trenin ne shina e veteme. Ne te gjithe njerzit jashte politikes, jemi me te. Perpara, afroni te gjithe shqiptaret e mire, pavaresisht ne jane ose jo antare te PS, kudo qe ndodhen. Kurajo, kembengulje, jo kusherinjve, po vlerave. Forca Edi.

    1. Hamdi says:

      keshtu ka pas thene edhe Vladimir Ilic Lenini, krimineli qe vrau familjen e Carit te Rusise dhe ndertoi burgjet e vdekjes. Pallavrave mos u beso shume, dhe mos na thuaj qe beson se gjatovina lakuriq eshte i moralshem dhe nuk ka vjedhur. Moralin e seksit pervers ia dine te gjithe, kurse per vjedhjen e ka thene Ed Shalsi se dine te vjedhin me bukur se sa raca e shpellarit hajdut e kriminel.

  32. A says:

    Qyteti i Shkodres nuk perfaqesohet vetem nga 2(dy) familje qytetare katolike TOPALLI dhe COBA, duhet dhe mendoj se ka edhe shume te tjera familje te ketij qyteti qe nuk jane bere skllever, sherbetore dhe servila te shpellarit SALI BERISHA. Mund te kete edhe mbrenda llojit qe pikepamjet nuk i kane te njellojta.
    Shtrohet pyetja ky person me emrin GJON RADOVANI, qe qenka i afert i bashkeshortit te ZHELEFENA TOPALLI (COBA), a ka qene ndonjehere komunist si SALI BERISHA dhe me pseudonime si “BISTURIA” dhe “PENICELINA”. A ka qene agjent dhe bashkepunetor i sigurimit te shtetit te Enver Hoxhes, si ZHELEFENA TOPALLI (COBA) me pseudonimin “DESINJATORJA”.
    Cfare ka bere kjo fare zheleje JOZEFINA TOPALLI (COBA) per te persekutuarit dhe te perndjekurit politik, a po bashkohet me shprehjen e halldupit SALI BERISHA, qe shtresa e te persekutuarve jane nje tufe larosh psikopat dhe idjotesh. Qe la ne meshire te fatit deri ne vetesakrifikim te digjen dhe nje njeri si LIRAK BEJKO, u vetedogj dhe vdiq. Bile eshte perqeshur akti i ketij personi, pra LIRAK BEKJO, Deshmore i vertete i Demokracise, nga bastarde ZHELEFEN TOPALLI (COBA) duke thene se e u dogj nga EUROT qe i dha EDI RAMA.
    Shtrohet pyetja kjo fare intriganteje, ngaterrestare, mashtruese dhe e paftyre, te na tregoje si i mori pronat dhe sipas medias thuhet qe jo vetem i merr por ben edhe investime kolosale. Ku i merr te hollat, se meqenese te tilla investime mund te bejne edhe ish pronare te tjere.
    Perseri shtroj pyetjen per maskarain dhe horrin e shtetit shqiptar SALI BERISHA dhe psikopaten ZHELEFENA TOPALLI (COBA) si eshte ILIR META, burre i keq, pastaj burre i mire dhe tani burre maskara??!!
    Prandaj keto lodra qe lozin keto 2(dy) persona bene ate qe populli i dha nje grusht derrmues, te cilen nuk e priteshin dhe jane akoma ne narkoze dhe nuk i dihet se kur do ti dali. Ose nuk do te dalin nga narkoza duke kaluar ne jeten e pertejme per ne …!!
    Tani shumica e popullit ka mesuar se me keto lloj derdimenesh nuk ka ideale por ka vetem pragmatizem real.
    Te shohim, te presim se cfare do te beje EDI RAMA, ne te kundert perseri ne qe i dhame voten do ta rrezojme dhe do ta dergojme per lesh.
    Jemi duke pritur mesime dhe vepra konkrete dhe jo lloqe!!

  33. Shaziman Hoxha says:

    Personalisht me vjen mire qe kryeministri po tregon vlerat e tij prej nje politikani me vizion te gjere.
    Ne duhet te ambjentohemi me politiken e vlerave qe mbart nje individ pavaresisht nga kush zone,rajon apo fis vjen ai ,demokracia eshte gjithperfshirje pavaresisht se njerezitem krahasojn me anarshine berishjane e cila ne mos ishte ndalur me siguri do te kalonte ne diktature .

  34. epson says:

    bobooboo shkoi qeveria me zvministra e ministra 50 vet ca bohet keshtu more kohe krize edhe ne qeveri si me qen ndonje popull kines apo indian me mbi 1 milard banore

  35. Pavarësia says:

    Të urojmë shumë suksese Prof. Gjoni!

  36. Jack says:

    Une nuk kam ndonje gje kundra zotnise. Ai ka pare punen e vet dhe skam ndonje verejtje per kete, por nga sot e tutje ai do te shoh edhe punen time dhe zgjidh edhe hallet e mija, jo hallet e Jozefines. Jozefina e saliu kane problem vetem me drejtesine. Problemi eshte me Edi Ramen. Ne se Edi Rama nuk mbane prane ata qe e prune ne pushtet… heres tjeter do te jete Ilir Meta kryetar I PS dhe Edi Ramen do ta shikoni shume shpejt pensionist si Sala sot.

  37. Gjon Koliqi says:

    Njoh personalisht si znj, Jozefine ashtu dhe z,Gjon Radovani. Me vjen shume keq qe lexoj komente kaq te pa sakta dhe mos vleresues. Si qytetare shodrane me del per detyre te mbroj vlerat dhe virtytet e atyre familje qe per kete vend pranuan te burgosen te pushkatohen me te vetmin motiv FE e ATDHE. Vendosja e z.Gjon ne postin e zv/minister nuk ka lidhje me fisin por me vlerat e tij personale te cila shpresoj qe te vihen ne sherbim te zhvillimit te sektorit qe mbulon. Ndersa familja Coba gezon respektin e gjithe qytetareve shkodrane

  38. Ira says:

    Respekte per Gjonin, qe eshte bere zv/minister dhe besoj se do punoje shume mire, por perfshirja e tij ne qeverisje nuk na impresionon shume. Jane sa te duash djem dhe vajza qe kane studjuar ne vendet e ndryshme te Evopes, punojne atje ne profesionin e tyre dhe kane hyre vetem e vetm nepermjet konkurseve, duke arritur te tejkalojne paragjykimet si ekstrakomunitare.Keta qeverisja e meparshme jo qe jo, por as Rilindja nuk i njeh dhe as qe nuk do qe t’i njohe.Kushedi se ku e ka njohur Gjonin dhe Rilindja na e servir si mbeshtetje ndaj tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje