ILDKP, institucioni që nuk funksionon prej 10 vitesh

5 Tetor 2013, 19:28Politika TEMA

Tre kryeinspektorët që janë zgjedhur nga Parlamenti për të kontrolluar pasurinë e zyrtarëve, Fatmira Laskaj, Adriatik Lalla dhe Zana Xhuka kanë gjobitur ose çuar për ndjekje penale vetëm nëpunës të nivelit të ulet duke dështuar të gjejnë shkelje apo pasuri të fshehura tek ministrat, deputetët apo drejtuesit e institucioneve të pavarura, raporton Vizion Plus.

Ekzistenca 10-vjeçare e këtij institucioni vihet në pikëpyetje, po të marrim ne konsiderate faktin se deklarimi i pasurisë se zyrtarëve është tashmë një detyrim ligjor për një shumë të caktuar dysheme. Ndërsa hetimin mund ta kryeje Prokuroria.

Afrim Krasniqi, ish-këshilltar i dy Presidentëve, thotë se kufizimet ligjore, por edhe zgjedhja politike e kryeinspektorit, krijojnë një situatë ku pasuritë e zyrtarëve jo vetëm që nuk kontrollohen, por më së shumti dosjet e tyre mbyllen.

Sipas Krasniqit, e vetmja rrugë që ILDKP të jetë një institucion i vlefshëm është ndryshimi i ligjit dhe mënyrës se si zgjidhet kryeinspektori.

Me gjithë dilemat që shoqërojnë ekzistencën dhe funksionimin e institucionit të saj, kryeinspektorja Zana Xhuka në 9 muajt e punës nuk ka çuar asnjë zyrtar për ndjekje penale dhe nuk ka gjetur asnjë dosje me shkelje ligjore.

E vetmja masë që ajo ka marrë, ka qenë gjobitja me 50 mijë lekë e 35 subjekteve që nuk kanë deklaruar pasurinë, mes tyre 4 ish-deputetë dhe një ish-zv/ministër.

Kjo është situata me ILDKP, e cila me ligj kontrollon 4670 zyrtarë.

Por edhe në raste të rralla kur ILDKP ka denoncuar pasuri të vëna në mënyrë të dyshimtë, si rasti i ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Fatos Lulo, që deklaronte dhurata prej 100 mijë eurosh, politika nuk i ka marrë parasysh dhe e ka emëruar në Gjykatën Kushtetuese, duke legjitimuar dilemën pse shqiptarët paguajnë për ILDKP.

9 komente në “ILDKP, institucioni që nuk funksionon prej 10 vitesh”

  1. Ali Baba Tomori says:

    Kjo hallke e rendesishme per te luftuar korrupsionin, per fat te keq, ben te kunderten, merr ne mbrojtje hajdute e kusare, duke bere nje sy qorr e nje vesh shurdh perpara baterdise qe eshte bere ne kete vend. Nese duhet futur dikush prapa hekurave, te paret duhet te jene kreret e ketij institucioni, pra Fatmira Laska, Adriatik Llalla dhe kjo tyryfycka e tanishme, Zana Xhuka.Po kujt ti thuash, kete vend e ka marre lumi. Ndoshta ben ndonje gje Edi Rama. Koha do e tregoje, madje shume shpejt, nese punet i ka marre seriozisht.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    O shqipo, mos leni Prokurorine te merret me abuzimet financjare te shtetit dhe pushtetit, por Byrose Federale..Pas evidentimeve investiguese nga Byroja ne qofte gjen shkelje me prova per vizjon fiskal, pastaj t’ja japi Prokurorise dhe ta mbaj pergjegjese qe te bej proceset ne vijim..Kallzim penal ne gjykate dhe te gjitha hapat ligjore per ndeshkim..Mos lini nje Prokurori qe s’ka as kapacitetin ose njohurine (se per investigime financjare duhet te jesh jurist-economist) per gjella te tilla..Lere Prokurorine te investigoj c’eshtje ordinere dhe jo ne WHITE COLLOR CRIME..Piquni njehere huhhh boll me cic-mic..

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Shkrini dhe ate dreq ILDPK-e dhe pushoni nga puna te korruptuarit dhe kthejeni ndertesen me emrin e “Byrose Federale”..

  3. malcor says:

    hajduti thirri kapeni hajdutin dhe taksapaguesit paguajne, e io pago…??

  4. B.H.L.P. says:

    B.H.L.P. – Burg Hajduteve Liri e Popullit

  5. leon says:

    PO PSE NUK FUNKSIONOI ILKPD E VURI LLAPEN K/PROKUROR SALIU QE TI FSHINTE BYTHEN ME LLAPE..PO I VIKA FUNDI LLAPES SE SALIUT….DO JA DEGJONI ZERIN///FILLOJE TREGU I HAJDUTEVE TE HAPET,,VETEM SALIUN MOS E LUANI SE EKEMI MODEL TE PP DHE KRIJUES TE PD

  6. Leone-53 says:

    Ne ditet e sotme kur informatizimi ka lehtesuar shume punen shifra e atyre qe mund te kontrollohen nga ILDKP-se mund te arij ne 10000 pa probleme shtim personeli ne kete organ.
    Ketu ne Itali nepermjet KODICE FISKALE qe jemi te pajisur te gjithe jemi shume lehte nen “LENTEN E VEZHGIMIT” nga intitutet kopetente ( psh si ILDKP-ja ne Shqiperi).
    Vullneti politik i atyshem per te pajisur keta 10000 persona ne Shqiperi, duke filluar nga presidenti e deri tek i 10000-ti, me nje dokument analog si KODICE FISCALE ketu ne Itali do ta bente fare transparente e shume pak te kushtushem punen e ILDKP-se gje qe do te “rendonte” me pak xhepin e shqiptarit te thjeshte.
    Shpresojme se politika aty duhet te degjoje sadopak zerin tone qe jetojme jashte e japim ndihmesen tone per Shqiperine. Asgje nuk eshte antikushtetuse kur behet fjale per te miren e pergjithshme. Kuzhdo qe do te jete ne sherbim publik ka detyrime me te medha per ate popull. Milano.

  7. Gezimi says:

    Gjithnje i kam pyetje vehtes: si ka mundesi qe ky Institucion nuk dergoi asnje peshkaqen para drejtesise? Kjo tregon dhe nje here mungesen e plote te seriozitetit te tij. Tani, meqenese nuk kane punuar, te kthejne gjithe te ardhurat shtetit, plus dhe ndonje “hise korrupsioni” qe mund te kene marre.

  8. Trimi says:

    Sa ka vjedhur Bodja dhe shpurra tij me shtepira e vila te reja te faktuara. Turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje