“I dua fëmijët, kam dhe unë një vajzë të vogël”/ Një linçim që tronditi botën

8 Tetor 2013, 12:17Politika TEMA
“I dua fëmijët, kam dhe unë një vajzë të

Një linçim publik në ishullin e Madagaskarit tronditi botën.

Dy persona u dogjën të gjallë nga turma që mendonte se ata ishin pedofilë që kishin gisht në vrasjen e një vogëlushi në atë zonë.

Një nga personat e linçuar ishte edhe francezi Sebastien Judalet, 38 vjeç, babai i një fëmije, që punonte si postier në Paris.

Ai u kap së bashku me Roberto Gianfala-n, një franko- italian, që punonte në një hotel.

Turma prej 300 personash i dogji të gjallë duke i akuzuar se kishin vrarë një djalosh 8- vjeçar, duke i prerë edhe gjenitalet.

Por policia e Madagaskarit bëri të ditur sot se nuk ka asnjë provë që i lidh dy burrat me zhdukjen e djaloshit, i cili me shumë gjasë do jetë mbytur, pasi trupi i tij ishte i lagur.

Ngjarja ndodhi në një vend idilik, ku shkojnë shumë turistë nga Perëndimi.

Ndërkohë sot ka nisur që të qarkullojë një regjistrim audio i Judalet, që bërtet përpara se të digjet.

“Jam viktimë e një konspiracioni. Jam i pafajshëm”.

Më pas, në një konfuzion fjalësh, Judalet ulërin: “Nuk i pëlqej fëmijët”.

Një nga turma ia kthen: “Ti nuk i pëlqen fëmijët?”

“Jo, jo, i dua fëmijët, unë kam një vajzë të vogël,” tha francezi, që ka lënë jetime një 11- vjeçare.

Më tej ai dëgjohet duke qarë dhe duke u lutur për mëshirë.

Turma e zhveshi, i masakroi organet gjenitale dhe më pas e dogji në plazh.

Të dy burrat ishin me pushime në Madagaskar dhe asnjëri nuk kishte ndonjë precedent penal apo ndonjë histori pedofilie.

Policia bëri të ditur se ka arrestuar 26 persona për këtë krim të rëndë.

Fqinjët e Judalet në Paris thonë se ai ishte një njeri shumë i sjellshëm dhe jashtëzakonisht miqësor.

“Sebastien nuk do lëndonte askënd. Është e qartë se ai thjesht ishte në vendin e gabuar, në kohën e gabuar”./ep

22 komente në ““I dua fëmijët, kam dhe unë një vajzë të vogël”/ Një linçim që tronditi botën”

  1. kosta says:

    Jase si mund te nderthuret ne te njejtin vend tmerri dhe bukuria !Fjalet jane shume

    1. Aleksander says:

      Bukuria e krijuar nga natyra ndersa tmerri prej njeriut !

      1. gjergji says:

        Ne nje shoqeri ku sundon Islami keto dukuri jane mese normale. Ne keto vende ekziston akoma ligji i prerjes se kokes. Shiko ne internet video “beheading in Arabia”. Dhe lerini injorantet mesjetare te flasin per “Islamofobi”. Trembemi nga ky realitet dhe me te drejte, sepse ne keto shtete trajnohen Hoxhallaret tane.

        1. ej gjergji .... says:

          Vetem 5% e popullsise jane muslimane, 40% te krishtere.
          Lexoni pak perpara se te flisni pa lidhje.

          1. gjergji says:

            Kame lexuar mire para se te flas.

            Vendi ku ndodhi ngjaria makabre eshte Nosy Be ishull i provinces Antsiranana me popullsi te dominuar Islamike. 7% e popullsise se Madagaskarit jane islamike, ata ndodhen ne provincat Mahajanga Antsiranana. Ndikimi eshte kaq i madhe sa dhe alfabeti (Sorabe) i tyre eshte me shkronja Arabe.

        2. kola says:

          per Gjergjin ,qke me muslimanet bibla jote e shejnt thot prinjani koken atyre qe abuzojn me femit un jam musliman te e them ty se ku e ke te shkruajtur ne bibel eshte turp pef ty prandaj leri myslimanet bej komentin per temen ska te bej me fene

  2. elinor says:

    T’u coje Franca nja dy avione Mirazh atehere zene mend keta fisi Zulu dhe u duken te bardhet si perendi.

  3. tiku says:

    Kjo eshte nje drame dhe nje fatkeqesi.

    Njerez te irrituar, pasi nje femije i vogel eshte masakruar dhe

    kjo turme e irrituar ka pas shume te forte irritimin(flas per vende jo

    shume te emancipuara) dhe nga informacioni i gabuar qe kane patur ne

    momentbene ate krim. Po te kishin vrare kriminelin e vertete, as edhe

    nje njeri ne bote skishte per ti bere pershtypje, edhe pse ekzekutimi

    do ishte cnjerezor.

    1. Argita_B says:

      Hakmarrja eshte ndjenje kafsherore dhe eshte fakt i pamohueshem qe ne kodet gjenetike te tij njeriu nuk arrin dot te mbysi kafshen qe jeton brenda tij.
      Problemi eshte se ne shoqeri me pak te emancipuara hakmarrja ne menyre konfuze ngaterrohet me drejtesine!

      1. Andon says:

        Hakmarrja eshte ndjenje njerezore, jo kafsherore!

        1. U.S.A. says:

          E nje njeriu primitiv, po, eshte; por nje njeri i emancipuar dhe i evoluar shpirterisht, edhe kriminelit te vertete nuk i prek fijen e flokut! Shpresoj qe nje dite jo fort te larget qeniet primitive me dy kembe te jene shuar nga kjo Bote! Esenca e asaj Bote te re do te jete sigurisht respekti, harmonia dhe dashuria per çdo qenie te Krijuesit!

  4. tom says:

    Ok, perjashtohet Madagaskari nga vizita…

  5. kuhztanticccceeen says:

    linçimi,sheriati o gomarllëqe të tilla të që zbatohen në bazë të besimit që ka turma!!
    mjafton që dikush të nxehi turmën dhe ajo nuk të lë vrimë ku të futesh!!nuk të jep arsye,nuk të jep mundësi për tu mbrojtur!!të dënon për një fjalë dhe pa provuar fajsinë tënde!!

  6. Loni Betoni says:

    Te kishte qen sala per pushime aty ne vend te ketyre do kishte qen me mire.

    1. ALpini says:

      Loni Kartoni
      Nuk mund te ishte ne te njejten kohe ne dy vende te ndryshme Saliu se kur ndodhi kjo ngjarje Sala ishte ke jot eme duke ka ngulur fort te terin.

  7. Nuk me prek kjo histori says:

    Ore qe ka pedofile perendimi dhe vene ne keto vende ekzotike kjo nuk diskutohet,ja ky francezi psh pse kish vajtur atje vetem pa familjen……vajti per … dhe i shkulen koqet.

    1. tiger says:

      Po a nuk thuhet per njerin qe punonte ne nje hotel te zones? Ku duhet te rrinte qe te quhej i pafajshem tani?

  8. qytetari vlore says:

    lajmi eshte me vonese prej 6-7ditesh dhe nuk eshte i plote. e kam ndjekur me vemendje e lexuar ne google news. keni haruar te shtoni disa detaje tema. 1-behet fjale per trafik organesh. 2-ne frigoriferin e nje pre viktimave u gjeten organe njerezish. 3-rasti eshte i perseritur edhe me dy raste te meparshe. 4-cv e viktimave mjaft negative, sidomos e sicilianit. po te telexoni bindeni plotesisht. keta nuk ishin shkencetar studiusa mjek botanik etj. per turista as qe behej fjale. cfare ishin???????????

  9. bentirona says:

    Mjere ai qe behet QBJEKTIV i medias sot.Ne bote ndoshta edhe kthehesh e behesh viktime si ky rast,POR NE SHQIPERI mund te vrases si SALIU DHE TE DEKOROHESH.Sot ne perendim kush kontrollon MEDIAN ben QEVERINE,mjere viktimat e ketij realiteti.sms saliut… gjynahet e tuja do ti jajne car ke lene pas……………………..ndoshta e teprova…ti sje prind………je vucidols.

  10. bbb says:

    Ky qe nga fytyra duket qe eshte kopuk e bir kopuku…

  11. esmeralda says:

    Une kame qene me pushime veren e para nje viti,pikerisht ne kte ishull te Madagaskarit i quajtur Nosy Be.Pata mundesi te njifja shume vendas dhe mund t’ju siguroj qe malgashet jane njerez shume te bute,dhe teper mikprites dhe puntor, sidomos femrat.Ama ky popull ka 40 vjet qe jeton me koken ulur sepse francezet, fillimisht si kolonizator, dhe me pas si perendimor te pasur, kane blere dhe ndertuar kudo, duke trasformuar te zotet e shtepise ne skllever.Te bardhet qe kane biznese dhe qe jetojn atje, i trajtojn aq keq, sa qe me vinte turp qe kisha te njejten pamje me kta derra francez dhe italian(sepse ka dhe shume italian).
    Pra, inati qe ata kane ndaj te berdheve, eshte me se e justifikuar.
    Mbi lajmin e trafikut te organeve,miq qe jetojn atje,me than qe tek shtepia e francezit,ne frigorifer jane gjetur copa trupi femijesh.
    Perfundimet e ksaj sjelljeje gjykohini vet.
    Per ke ka mundesi, e keshilloj udhetimin ne Madagaskar sepse do hyni ne kontakt me nje natyr te virgjer,lloj lloj kafshesh, plazhe marramendese dhe nje kultur te bukur dhe teper te vecant.

  12. Anda says:

    Po si ka mundesi qe cdo lajm..i cfaredo problemi qofte do kthehet nga komentuesit ne konflikt politik ose fetar…
    Dhe themi jemi tolerante dhe se jemi me te qyteteruar nga te tjeret..po ne kthejme ne konflikt nje lajm qe nuk ndodh fare tek ne…lere me se cbejme nese afektohemi vete…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje