Mediu kundër Alibalit: Nuk jam për shkrirje me PD-në, por për Union të së Djathtës

8 Tetor 2013, 10:25Politika TEMA

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, del kundër nënkryetarit të partisë së tij, Neritan Alibali, që deklaroi një ditë më parë se është për shkrirjen e PR-së me PD-në.

Duke folur për GSH, Mediu thotë se nuk është për shkrirje, por për një riorganizim të së djathtës.

“Shkrirja ka konotacion negativ. Ideja është që e djathta të funksionojë si union.

Ka qenë Partia Republikane në kongresin e saj, ajo e cila ka hedhur idenë e një bashkimi të së djathtës; një organizim me standarde, jo vetëm për qëllime elektorale, por mbetet për të parë konkretisht se si do të jetë organizimi i përbashkët i së djathtës, ku duhet të ruhen identitetet politike. Mendoj se këto identitete politike ndihmojnë për një bashkëpunim më të mirë dhe të drejtpërdrejtë, ashtu siç ndihmojnë për të vlerësuar gjykimin politik të subjekteve politike të së djathtës,” tha Mediu.

“PR-ja ka qenë dhe mbetet e idesë që e djathta duhet të funksionojë e unifikuar dhe besoj se nuk do të heqim dorë dhe do të qëndrojmë të tillë në bindjen tonë, që një e djathtë e unifikuar është natyrisht shumë herë më e fuqishme, shumë herë më pretenduese dhe shumë herë më e angazhuar për të realizuar programin e saj.

Një union i së djathtës, që vlerëson çdo individ dhe çdo forcë politike të së djathtës, që mund të japë një kontribut për ato që janë qëllime tonat politike dhe elektorale dhe interesat tona kombëtare! Në këtë pikëpamje, brenda këtij kolori, do të thosha mozaiku të ideve, e djathta do të ishte shumë funksionale, me një organizim qoftë dhe me qëndrime të përbashkëta nga pikëpamja strukturore,” vijoi Mediu./ep

12 komente në “Mediu kundër Alibalit: Nuk jam për shkrirje me PD-në, por për Union të së Djathtës”

  1. Pijaneci says:

    Në Shqipëri nuk ka të djathtë dhe të majtë të mirëfilltë nga ideollogjia. Këto i krijon kapitalizmi, të cilin ne si sistem, nuk e kemi kaluar… Në Shqipëri ka hajdutë e fundërrina (që shumica e tyre vetëquhen të djathtë) dhe njerëz të ndershëm demokratë…Zgjidhni e merrni…

    1. 1 000 000 shqiptare. says:

      republikanen e do si parti mediu,,,por vet, vete dhe mandatin per deputet e mer nga pd-ja.

      e di qe pa parti mediu vete per lesh.

  2. albano says:

    fatmir mediu e ka vendin ne burg’

  3. luli says:

    Medi para se te japesh mendim per te djathten, jep llogari per GERDECIN.
    per ngjarjen me tragjike qe prodhoj pasurimi i klanit tuaj, me ngritjen e fabrikes se vdekjes per shume persona, plagosjen dhe gjymtimin e shume te tjerve dhe shkaterrimin e qindra bizneseve dhe banesa. Drejtesi per familjaret e viktimave qe enden neper dyeret e gjykateve te korruptuara qe keni ngritur.

  4. beri says:

    FATMIR e KE VENDIN NE BURG.

  5. -Deti popull ka shkrire ajsberge te politikes o MEHDI
    dhe nuk pyet per piçiruken e ndohtur PR nga ti..{mund ta shpetosh po u largove}

  6. Homo albanicus says:

    ‘Parti demokratike’ po ta perkthesh ne shqip do te thote ‘Parti e pushtetit te popullit’. Populli nuk e di ku perfshihet ne te majte apo ne te djathte. Gazeta e Partise demokratike quhet ‘Rilindja demokratike’ pra e shqiperuar do te thote ‘ Rilindja e pushtetit te popullit’

    Partia socialiste shqiperuar ‘partia shoqerore’ dhe gazeta e saj ‘Zeri i popullit’ ndersa parulla ‘Rilindje (shoqerore)’
    Pra te dyja partite jane fokusuar tek populli, tek hallet e tij.
    Po atehere perse konfrontohen midis tyre ?

  7. mitat says:

    O medi,ta fillova emrin me shkronje te vogel,pasi edhe ti je kaq i vockel saqe nuk e kupton.Po ç’parti ke ti o lume zi.Edhe kur mblidhesh per ndonje (i thencin) kongres,therret nga e gjithe shqiperia dhe mezi mbushin sallen.Shumica e tyre jane jo republikan. Kete gje ta theme me saktesi pasi edhe une deri para ca kohesh kam perkrahur pr.Rri , bej fresk Sales qe te hash ndonje kocke se perndryshe do vish te punosh puntor tek une.Degjo dhe shoket e tu te partis,se nuk do kesh keq.

  8. KADAFFI says:

    PO RRI URTË O QEN SE SA HERË DEL NË SHTYP E MEDIA I KUJTON DYNJASË QË SJE AKOMA NË BURG!RRI E LËRE DHE ATË QELIBASHIN E SHKRETË TË HAJË CA VJET MINISTËR,
    PËRPARA NË BURG

  9. liri a vdekje says:

    po cfar do kjo plere akoma nuk e keni fut ne burg ,do krijoje dhe union te djathte per llogari te familjes se sali dhise ,ik more qelbesire mos na hap barkun perendoj koha e juaj dhe se ashtuquajtur e djathte

  10. lisdushku says:

    more fund,ti me gjithe llapen tende,kur do te shkrihet ajo partia iote,parti hienash qe kur u formua me hijenen sabri godo,qe si hije i servilosesh ramizit salise fatosit,mos ja pafshim bojen ketyre partive te felliqura,parazite,pa karakter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje