63- vjeçari deklaron para gjykatës: Ime shoqe peshon 100 kg, s’e rrah dot!

8 Tetor 2013, 09:36Politika TEMA
63- vjeçari deklaron para gjykatës: Ime shoqe peshon 100 kg,

Gjykata e Tiranës është përballur dje me një pretendim të pazakontë nga një 63-vjeçar, i akuzuar për “dhunë në familje” ndaj bashkëshortes, raporton Panorama.

I moshuari ishte arrestuar tri ditë më parë.

Në sallën e gjyqit, i akuzuari është mbrojtur me argumentin se ai e kishte të pamundur të ushtronte dhunë mbi bashkëshorten.

Sipas 63-vjeçarit, bashkëshortja kishte dyfishin e peshës trupore të tij. Ai ka shkuar më tej duke pretenduar se kishte shenja dhune në trup, të cilat ia kishte shkaktuar bashkëshortja. Për të provuar këtë fakt, i akuzuari kërkoi kryerjen e një eksperimenti hetimor. E gjendur ballë të tilla pretendimeve, gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30-ditor.

Gjatë kësaj periudhe prokuroria ka për detyrë të kryejë akt ekspertime për të provuar se cili nga bashkëshortët ka shenja dhune në trup.

Seanca gjyqësore në ngarkim të 63-vjeçarit T. Sula u zhvillua me dyer të mbyllua në gjykatën e kryeqytetit.

Burime të gjykatës sqaruan se ai ishte arrestuar pas një kallëzimi të gruas së tij, T. Sula. Kjo e fundit ka pretenduar në kallëzimin e saj në komisariatin e policisë se bashkëshorti kthehej i pirë në shtëpi dhe e dhunonte fizikisht. Deklarimi i bashkëshortes është përcjellë në sallën e gjyqit përmes aktakuzës së Prokurorisë.

I papritur për gjykatën ka qenë pretendimi i të arrestuarit T. Sula, çka ka sjellë edhe nota humori në seancë.

“Unë jam a s’jam 50 kilogramë, kurse bashkëshortja ime është 100 kilogramë. E kam të pamundur që ta rrah. Bëni një eksperiment që të vërtetoni çka po them”.

Sipas burimeve, në vijim i akuzuari ka pranuar faktin se ndonjëherë konsumonte pije alkoolike.

“Për këtë shkak, gjatë muajve të verës më ka dhunuar im bir, i cili është i gjatë sa ky polici këtu”, ka rrëfyer 63-vjeçari duke iu referuar njërit prej punonjësve të policisë të pranishëm në sallën e gjyqit.

2 komente në “63- vjeçari deklaron para gjykatës: Ime shoqe peshon 100 kg, s’e rrah dot!”

  1. kinezi says:

    Bashkbisedim ciganesh:

    – O Cavo, a e mund ti Herkulin?
    – Po mo shoku, ai ka force … une kam tuknik.

  2. mira says:

    Po pse nuk e shpon me ndonjë mjet të mprehtë që të shfryhet e ta rrahësh më kollaj…?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje