Zyrtarja që fundosi drejtuesit e Kserës, vajza e një prokurori. Nuk pranoi të firmoste, e shkarkuan

7 Tetor 2013, 09:41Politika TEMA
Zyrtarja që fundosi drejtuesit e Kserës, vajza e një prokurori.

Spiro Ksera dhe Kleves Bitro

Ish- zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale janë fundosur nga dëshmia e një ish- punonjëseje të kësaj ministrie.

Panorama raporton se bëhet fjalë për Migena Bakon, vajza e një prokurori.

Asaj iu kërkua që të firmoste dokumentet e pazareve, por ajo nuk pranoi dhe më pas çoi provat në prokurori.

“Në disa momente të akuzuarit kanë përgatitur dokumentet sipas qëllimeve të tyre abuzive dhe kanë dashur të përdorin dy punonjës për firmosjen e letrave. Të dy punonjësit nuk kanë pranuar dhe më pas janë shkarkuar nga detyra. Njëri prej tyre është Migena Bako, e cila ka dhënë shpjegime për grupin e hetimit”, thanë burimet nga hetimi.

Një dëshmitar tjetër i dytë, gjithashtu i shkarkuar nga puna në Ministrinë e Punës, ka dhënë deklarime për Prokurorinë në interes të hetimit. Një tjetër provë ka qenë kontrolli i bërë në zyrat e kompanisë private që ka përgatitur spotin e festës së 1 Majit 2010. Sipas Prokurorisë, kjo kompani dorëzoi vetëm një CD me materialet e spotit dhe asnjë dokument që të tregonte se kishte aplikuar apo konkurruar zyrtarisht për pjesëmarrje në tender./ep

11 komente në “Zyrtarja që fundosi drejtuesit e Kserës, vajza e një prokurori. Nuk pranoi të firmoste, e shkarkuan”

  1. Argita_B says:

    Qe do te vazhdoje te kete klientelizem ne te ardhmen kjo nuk kerkon shume mendt, po te pakten te mos kemi te bejme me metoda ordinere ku shteti te kthehet ne republike bananesh.

  2. Shpresa says:

    Ne Ministrine e Kseres vetem tenderat per Rikonstruksionin e godines se Ministrise dhe tenderat e tjere te puneve publike shikoni dhe do cmendeni nga babzia e Spiridhionit Kseras.

  3. KADAFF says:

    SALIUT, LULUSHIT, IMAMIT, GAZ DIBRES, ARGITES, SHKELZENIT, MEDIUT,METES, QIRJAKOS SE HIPOTEKAVE DHE SHUME TE TJEREVE RREMOJANI LETRAT SE DO GJENI ABUZIME PA FUND, EDHE KETYRE 2 FEMIJEVE QE KANE ABUZUAR ME PUSHTETIN E BABAIT.
    ESHTE SHUME E LEHTE QE TJU A KOPSITESH DOSJET, Z.EDVIN RAMA, NQS EKZEKUTIVI JUAJ KA VULLNETIN E DUHUR NDERKOHE QE U PERGATIT DOSJET KETYRE HAJDUTEVE NDERKOHE MIRATO LIGJIN QE ATA QE DENOHEN PER SHPERDORIM DETYRE TJU SEKUESTROHEN PASURITE E PERFITUARA NE MENYRE TE PALIGJSHME!
    VETEM NESE BENI KETE GJE QE ESHTE ME E LEHTA DHE E DUHURA PROCEDURIALISHT, POR ME E VESHTIRA PRAKTIKISHT, JU DHE EKZEKUTIVI JUAJ DO KENI BESIMIN E POPULLIT MBARE,EDHE TIMIN QE NE FAKT JAM NJE KUNDERSHTAR I JUAJI DHE I POLITIKANEVE TE QELBUR NE PERGJITHESI.
    ME EMERIMET E PUKES, SPIROPALIT DHE ASAJ BRIMSILDES E KE QELB FARE MEGJITHATE DO RROJME E DO SHOHIM!

  4. KADAFF says:

    PRA PO I DENUAT PER ATO QE KANE BERE DHE JA SEKUESTRONI PASURITE UNE THEM QE PA FRIKE DO KENI NE DORE (DMTH PER SHTETIN) RRETH 2 MILIARDE EURO NGA KETA BUKUROSHA QE KANE BO QEJF ME PRONEN DHE PUSHTETIN E SHTETIT.
    HAJDE PERPARA RILINDJE!

  5. toto u kurtu says:

    PO E KA BERE NJE GJE TE TILLE AJO NEPUNESJA BRAVO I QOFTE SE NUK NGOPEN KETA TE BABEZITURIT E DREQIT

  6. Patrioti says:

    E pse duhet te tregoni se kush e ka denoncuar kete rast korrupsioni ?. Kujt i hyn ne xhep ky fakt ?. Me kete shkrim keni ndihmuar te korruptuarit dhe keni trembur te ndershmit qe denoncojne keta te korruptuar. Ju jepni mesazh shume negativ tek ata qe kane ndermend te denoncojne raste te tilla, pasi juve indirekt i thoni atyre “mos denononconi, se pastaj ju del emri neper gazeta”. Turp te keni, gazetar leshi.

  7. tanino says:

    te lumte moj shoqe dhe keshtu duhet te veprojne te gjithe ndryshe nuk kemi per te pasur ndonjehere shtet

  8. Iku Saliu, aliu, liu, iu-iu-iu ........................................................................................... says:

    Z.Rama pse pret, lidhe Kriminelin Shpellar dhe t’i thote popullit ku i ka cuar parate e Shqiperise dhe pse lejoi “fajdet” dhe tani “drogen”.

  9. tiku says:

    Kseren ne burg bashke me ata plerat. Se ai do kete firmosur per keto

    leke qe kane dale. Nese leket kane dal pa firmen e tij, atehere te tjere pervec ketyre duhet te groposen.

  10. Anduena says:

    Burime nga prokuroria thone se ne vjedhjet e kesaj ministrie eshte e perfshire edhe Melisa Cahani, kusherira e Flamur Nokes.
    Jane nje mori dokumentash per aktivitete fiktive te firmosura nga Cahani.

  11. Gjergji says:

    Do zoti qe te veprohet me seriozitet dhe te mos dale si heret e tjera qe mbarset mali dhe pjell miun. Mos perfundoje shume zhurme per asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje