Tenton të vrasë babanë e alkoolizuar që ushtronte dhunë, arrestohet i riu

6 Tetor 2013, 13:41Politika TEMA

Një krim brenda familjes u parandalua nga forcat e rendit mëngjesin e së dielës në rrethin e Durrësit.

Siç lajmëroi policia, i riu Fatjon Balla u arrestua pasi tentoi që të vriste babain e tij me thikë, pas një zënke për motive të dobëta, raporton TCH.

Mësohet se babai i agresorit kishte probleme me alkoolizmin dhe shpesh ushtronte dhunë kur vinte në shtëpi në gjendje të dehur.

Ishte pikërisht një prej këtyre momenteve, kur Balla tentoi të vriste të atin, por policia e lajmëruar prej familjarëve mundi të ndërhynte në kohë, duke vënë në pranga të riun.

1 komente në “Tenton të vrasë babanë e alkoolizuar që ushtronte dhunë, arrestohet i riu”

  1. qytetari says:

    Ne pranga duhej vene i jati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje