Nishani merr pjesë në “Festën e Mollës”

7 Tetor 2013, 16:53Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka qenë prezent ditën e djeshme në Mollaj të Korçës, me rastin e hapjes së “Festës së Mollës”.

Duke i uruar banorët për traditën e shkëlqyer të “Festës së Mollës”, Nishani u shpreh se përulet me respekt ndaj vlerës së madhe që ata përfaqësojnë, punën e ndershme.

Të nderosh punën e njerëzve është në radhë të parë detyrimi i vetë shtetit dhe institucioneve të tij, por është edhe vlerë e çdo njeriu. Përmes mesazhit të punës dhe rezultateve të saj, ju tregoni se sa mund të zhvillohet shoqëria, sa mund të forcohet ekonomia e familjeve dhe ajo e vendit, sa mund të modernizohet jeta e gjithsecilit. Ju korçarët jeni shembulli i veçantë i vlerës së punës dhe meritoni një respekt të veçantë”, tha Nishani.

Nga takimi me ju, fermerë te suksesshëm të kësaj zone, mora mesazhin e rëndësishëm se duhet të punojmë, të prodhojmë, por mbi të gjitha të mbrojmë fort prodhimin vendas. Ta mbrojmë atë sepse mbrojmë traditat tona të shkëlqyera, mbrojmë identitetin tonë kulturor, mbrojmë punën e njerëzve tanë, zhvillojmë ekonominë e njerëzve tanë, zhvillojmë ekonominë e familjeve tona dhe prosperitetin e vendit”, vijoi ai.

17 komente në “Nishani merr pjesë në “Festën e Mollës””

  1. kuhztanticccceeen says:

    ska faj i shkreti!
    saliu ja zuri festën e pjeshkës!
    pastaj dhe shëndeti nuk e lejon të shkojë deri në festën e pjeshkës e jo më ta shijojë!!

    1. Kulmaku says:

      Jane merzitur shume ata te Komitetit te festes se Kungullit,ku Nishani eshte Kryetar nderi,pritet qe te dalin me deklarate kunder Festes se Molles dhe te rishikojne pozicionin e Nishanit

    2. Gopisti NSHRAK-ut says:

      Ishalla na bo ndonji proze poetike Jari,
      me ket sebepin e molleve them.

    3. kurajo says:

      Kapterr Nishani!!!
      -COHU se te erdhi ora e sherbimit tek POST-BLLOKU!!!

  2. Ani says:

    Edhte fat i madh per kete popull qe ka nje President me aftesi te kufizuar.

  3. henri says:

    Interesant se Nishani paska qejf mollet, ndersa Sala kishe qejf pjeshket e Lapardhase.

    http://www.youtube.com/watch?v=I9FLzUlnW3U

  4. Ani says:

    Presidenti me koti,qe vetem te recitoje dije ,dhe te jete nen urdhrat e KRIMINELIT SALI

    1. kurajo says:

      Yp xhixhi!
      Jari jam! Si me degjon!MARRJE!

  5. Kruja says:

    Parcelat plot me molle, rruget plot me kaminona.

  6. ben says:

    Sa bukur flet Jari,te habit,thote gjona qe nuk i di asnjeri,plot me ide eshte.Eshte shume trap.

  7. kumbulla says:

    kush te mori per dore o malukat?ridvani

  8. utr says:

    Sala ne te pjeshkes dhe Jozi ne festen e leshit.

  9. shpatar says:

    Ore Mero ! A te kujtohet, se nuk e mbaje mend, kur e festojne Lushnjaret festen e Prreshit.OOOO….OOO lere se do pyes Dritanin.Po cfare jane keto festa o derrezinje.Boshatiset arkat e shtetit qe te beni qejfe .Kete pune ka per te bere Pd .Ja te ftohet dhe pak koha kur te shohim Saliun te festoje diten e Geshtenjes e me pas me Lulin te Lendes.Keshtu do e shtyjne se me para e politike jane te ngopur deri ne fyt.

  10. antipod says:

    molloret duhen zevendesuar menjehere me arrore dhe lajthore.

  11. Bujar. says:

    O JARI PALL MER NONJE KILE MOLLE ME VETE TI JAPIN LALKAT PREJ KORCE.

  12. bbb says:

    Presidenti shoku Bujar Nishani ka qenë prezent ditën e djeshme në Mollaj të Korçës, me rastin e hapjes së “Festës së Mollës”. Mendohet se shoku Nishani do te marre pjese ne festen e lajthise javen tjeter, kurse ne Nentor ne festn e arres dhe bajamave…Sipas burimeve presidenciale shoku Nishani i ka debolese frutat dhe perimet. Ndaj mban ne xhep nje tufe me hurdha…Gjithashtu…shoku Nishani i pelqen shume pjesheket

  13. tol francezi it says:

    Po te festa e preshit kush do shkoje tritani .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje